Mevludi sipas Mulla Ali el-Karij el-Hanefij



Një skjarim nga libri që është shkruar vetëm për Festimin e Mevludit nga Mulla Ali el-Karij: "Festimi i Mevludit nga banorët e Medinës".

Sahaviu vazhdon: "Banorët e Medinës, Allahu ua shtoftë mirësitë, festonin Mevludin me entuziazëm të madh. Mbreti Muzafer, Allahu e pastë mëshiruar atë, bënte shumë për manifestimin dhe përgatitjet për të (mevludin)".

Eruditi Ebu Shameh, njëri prej mësuesve të Neveviut, i njohur për devotshmërinë e tij, e lavdëron Muzaferin në librin e tij "el-Ba'ith ala el-bid'a we el-hawadith" dhe thotë: "Veprat si kjo janë të mira dhe të rekomanduara dhe ata që i bëjnë këto vepra duhet lavdëruar".

Ibn el-Xhezari shtone: "Pa qoftë edhe nëse vetëm e tërbon shejtanin dhe u sjell gëzim besimtarëve". El-Xhezari po ashtu ka thënë: "Nëse njerëzit e kryqit (të krishterët) e morën natën e lindjes së Pejgamberit të tyre (Isait) si festë të madhe, muslimanët kanë edhe më shumë të drejtë që ta nderojnë Pejgamberin (s.a.v.s.)".

Mirëpo, kësaj dikush mund t'i përgjigjet që ne jemi urdhëruar të jemi ndryshe (pra, të dallojmë) nga Njerëzit e Librit (ehli kitab), dhe nuk duket në fjalët e shejhut ka përgjigje për këtë.

Ky është një argument retorik, sepse shejhu i shejhëve të Islamit, vula e imamëve të nderuar, Ebu Fadl Ibn Haxher (el-Askalanij), mësuesi të cilit mund t'i mbështetemi (r.a.), thotë që ai ka gjetur një tekst ligjor mbi të cilin dijetarët fisnik mund të mbështetën. Është transmetimi që gjendet në dy koleksionet e Buhariut dhe Muslimit. Aty përmendet që Pejgamberi (s.a.v.s.) erdhi në Medine dhe i gjeti çifutët duke agjëruar ditën e Ashurës.

Kur Pejgamberi (s.a.v.s.) i pyeti ata rreth kësaj, ata u përgjigjen: "Kjo është dita në të cilën Allahu e fundosi Faraonin dhe shpëtoi Musain, kështu që ne agjërojmë këtë ditë në falënderim ndaj Allahut të lartësuar". Pejgamberi (s.a.v.s.) tha, "Unë kam më shumë të drejtë tek Musai sesa ju të gjithë", dhe ai agjëroi atë ditë dhe i urdhëroi të tjerët ta agjërojnë atë. Agjërimi i parë i tij (s.a.v.s.) përkoi me (ditën e) tyre të agjërimit për hir të afrimit të tyre (kah islami) dhe pastaj më vonë ai e agjëroi atë ditë në një ditë tjetër për t'u dalluar prej tyre.

Ai (ibn Haxheri) thotë: "Falënderimi ndaj Allahut të lartësuar mund të tregohet (shfaqet) përmes shumë akteve të adhurimit, si sexhdja, agjërimi, sadaka (lëmoshë), ose recitimi (i Kuranit). E çfarë mirësie më të madhe ka sesa bekimi nga lindja e këtij Pejgamberi - Pejgamberit të mëshirës - në këtë ditë?", (përfundon fjala e Sahaviut).

Unë (mulla Ali el-Karij) them: Ajeti "Ju erdhi një i Dërguar ..." (9:128), tregon për këtë dhe sugjeron që koha e ardhjes së tij duhet të festohet me nderim.

Ibn Haxheri vazhdon: "Sa i përket asaj çfarë duhet bërë në mevlud, duhet të kufizohet në gjërat që tregojnë falenderim Allahut të lartësuar, si praktikat e sipërpërmendura të leximit të Kuranit, të ushqyerit e tjerëve, dhënia e lëmoshës, dhe këndimi i këngëve që lavdërojnë Pejgamberin (s.a.v.s.) dhe lavdërojnë zuhdin (veçimin nga dynjaja), dhe këngë që lëvizin zemrën dhe inkurajojnë atë të bëj vepra të mira dhe të punoj për botën tjetër. Ndërsa gjërat që i shtohen (mevludit), si këndimi dhe zbavitja e të ngjashme, në lidhje me to duhet të thuhet është që të lejuarat prej tyre që shprehin gëzim në atë nuk ka asgjë të keqe nëse i bashkëngjiten (mevludit), ndërsa të ndaluarat, ose të urryerat ose të shëmtuarat janë të ndaluara".

Kjo, po ashtu vlen edhe në fushat ku ka mospajtim në mes dijetarëve (khilaf). Me të vërtetë, ne duhet të jemi të fokusuar që të bëjmë vepra të mira çdo ditë dhe natë të muajit, siç është transmetuar nga Ibn Xhema'a, i cili shpresonte ta bënte një gjë të tillë. Na kanë treguar që kur asketi dhe i devotshmi Ebu Is'hak Ibrahim ibn Abdurrahim ibn Ibrahim ibn Xhema'a ishte në Qytetin e Pejgamberit (Medine) (s.a.v.s.), ai përgatiste ushqim për festimin e Mevludit dhe thoshte, "Sikur të mundja, do organizoja një festim mevludi çdo muaj".

Unë them: Meqë e kam të pamundur të pres njerëzit fizikisht për festim të mevludit, i kam shkruar këto faqe që t'i presin njerëzit [si mysafirë] metaforikisht dhe me dritë për të gjitha kohët që do vijnë - pa kufizim në ndonjë vit ose muaj të caktuar. Unë e kam quajtur këtë vepër "El-Mewrid el-Rawi fi Mewlid un-Nebij".



Përktheu: Fatih IBRAHIMI



_________________________

Shkëputur: "El-Mewrid el-Rawi fi Mewlid un-Nebij", fq. 11-12, Mulla Ali el-Karij.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...