Shpirti Mistik i Islamit



Shkoni te sektori i librave fetarë në librarinë e vendit tuaj, shikoni raftin ku shkruan "Islam", dhe me shumë mundësi aty do të gjeni njërën nga këto tri tematika: Kurani, Jeta e Muhamedit dhe Sufizmi.

Për shumë myslimanë kjo situatë është e çuditshme, dhe për një pjesë tjetër jo përfaqësuese. Por fakti ngelet: Perëndimorët, jo myslimanët dhe një numër i konsiderueshëm i myslimanëve vazhdojnë të magjepsen nga sufizmi, duke vlerësuar brendësinë e thellë shpirtërore dhe trashëgiminë e pasur kulturore.

Tradicionalisht, sufizmi është definuar si një formë e "misticizmit islam", apo si "rrugë e brendshme" e Islamit. Për shumë njerëz sufizmi është i pranueshëm as më pak e as më shumë, por dimensionit shpirtëror të Islamit, dhe ti japësh atij tjetër emër do të thotë të ngatërrosh çështjen. Këtë po mendonte edhe Fushanji Pers i shekullit 10 kur e tha frazën:

Sot Sufizmi është një emër pa realitet, por më parë ishte një realitet pa emër.
Qëllimi i tij ishte se, në origjinat e Islamit, dimensioni spiritual nuk ishte i ndarë nga rryma qendrore fetare. Muhamedi a.s., sipas tij ishte Sufisti i parë (dhe më i miri).

Akoma për të thënë se Sufizmi është jo më pak se prototip i islamit origjinal, me siguri nuk e kemi kuptuar thelbin. Historikisht sufizmi është zhvilluar i ndarë nga rryma juridike islame, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë traditës legale të trungut Islam (që do të thotë, Islami se Islami ka funksionuar në bazë të parimeve të katër shkollave juridike Sunite dhe dy shkollave juridike shiite).


Pra, Çfarë është kjo formë e veçantë e devotshmërisë?

Disa dijetarë perëndimorë, disa prej të cilëve kanë kaluar në Islam dhe Sufizëm janë munduar të kapin esencën e Sufizmit në një frazë të vetme. Për Martin Lings, nje sufi anglez i cili ka shkruar një numër librash të shkëlqyera, "Sofizmi është mënyra që një njeri ta kuptojë thinjen e Jezuit që 'Mbretëria e Zotit është brenda jush'" (Luka 17:21). Këtu hasim idenë e shprehur me fjalë të njohura për ata të cilët janë rritur në familje tradicionale të krishtere, se Sufizmi është një formë e misticizmit: një mënyrë perceptimi e hyjnores brenda vetes sonë.

Të definosh sufizmin me një fjali të thjeshtë është mosfalenderuese, është e njëjtë sikur ta definojmë islamin me një fjali.

Të tjerë kanë sjellë formula që lidhen më shumë me traditën Islame. Për amerikanin Uilliam Chitick, sufizmi është Ihsan, që vjen pas Islamit (përkushtim ndaj Zotit) dhe Iman (Besim) është niveli i tretë i praktikës Islame. Megjithëse kuptimi themelor të tij nga arabishtja është "arritja e përsosmërisë" Chitick e përkthen fjalën Ihsan "Zhvillim i të bukurës".

Njëri nga aspektet më të mira të definicionit të Chitikun është se ai e kap faktin se sufizmi është përveç të tjerash, një formë e devotshmërisë islame. Kjo është në mënyrën se si ai e praktikon besimin e tij se sufistët dallojnë nga myslimanët jo sufist, gjë që mund të shihet në ritet e veçanta që kryhen nga shumë grupe sufiste. Nga këto, Dhikri, përmendja e emrit hyjnor, ndoshta është më e famshmja.

Në fund të fundit, për të definuar sufizmin me një fjali të thjeshtë është mosmirënjohje, njëlloj sikur të përpiqemi ta definojmë kështu Islamin. Një pjesë e kësaj ka të bëjë me theksin që sufistët vënë në përvojë: autorë të mëdhenj sufistë shumë rrallë për të mos thënë kurrë nuk janë përpjekur të krijojnë një të shkruar. (megjithëse puna e filozofit spanjoll Ibn Arabi i afrohet kësaj ideje) duke preferuar në vend të kësaj të lidhin përvojat e tyre me hyjnoren apo përndryshe të instruktojnë ekspertimet sufiste për mënyrën se si duhet të kryhen ritet kryesore.

Më shumë se sa tërë kjo, megjithatë është fakti se sufizmi, si të gjitha mënyrat fetare, ka qenë pjesë e procesit historik. Sufistët, të quajtur kështu për shkak të gunave të leshit që ata vishnin si shenjë për mospranimin e tyre të gjërave të kësaj bote (suf është fjalë arabe për leshin), në fillim u paraqitën si grupë e ndarë në Irakun e sotëm në mes të shekullit 18.

Në mënyrë origjinale, Sufizmi ishte një formë personale e devotshmërisë: sufisti i parë, ndoshta i ndikuar nga monasticizmi kristian (dhe jo nga gunat e leshit), dëshiroi të largohej nga gjithçka tjetër përveç Zotit.

Në shekujt e mëvonshëm u pa shpallja e rregullave sufiste (tarikate), nga dishepujt që mblidheshin nëpër shtëpiza, e që quheshin Zavije ose Teqe, për të mësuar nga udhëheqja shpirtërore dhe për të kryer ritet e veçanta të Tarikatit. Shumë nga këto rregulla luajtën një rol të rëndësishëm për konvertimin e jo-myslimanëve në Islam, veçanërisht në Azinë qendrore, Magreb dhe Afrikën e nën-Saharasë, veçanërisht duke përshtatur traditat popullore me procesin, dhe kështu duke i dhënë sofizmit një ngjyrë të dalluar e cila mund të shihet sot.

Rruga Sufiste gjithmonë ka qenë për zbulimin e mënyrës më të mirë, për të jetuar si mysliman.

Sic mund të pritej, rregullat individuale u zhvilluan në mënyra të ndryshme në varësi të rrethanave historike dhe socio-politike të rajonit. përveç ofrimit të udhëheqjes fetare, rregullat sufiste luanin rol të rëndësishëm edhe në tregti, politikë dhe kulturë artistike të komunitetit, shpesh duke nxitur dyshimin e politikanëve dhe dijetarëve fetarë për shkak se ata tërhiqnin një numër të konsiderueshëm të pasuesve të rinj. Shumë nga këta pasues, nga ana e tyre, synonin të kontribuonin për zhvillimin e mendimit dhe kulturës Islame, dhe shumë figurave të shquara politike të kohës. Revolucionari algjerian Abd al Karid dhe Hassan al-Banna, themeluesi i Vëllazërisë myslimane, ishin anëtarë të Rregullit Sufist.

Ajo që duhet vënë re për progresin historik të sufizmit është se, në të gjitha kohët dhe në të gjitha format e ndryshme të saj, rruga sufiste gjithmonë ka qenë për zbulimin e mënyrës më të mirë për të jetuar si mysliman. Nëse është mistike, asketike, agjente provokative apo lider komuniteti kjo ngelet plotësisht anash. Sot, një sufist është asgjë më pak se një njeri që ndjek Tarikatin, i kryen ritet kryesore sufiste, dhe e shfaq besimin e tij tek Zoti dhe Profeti Muhamed a.s.. E parë nga ky aspekt, ndoshta nuk është gabim që librat mbi sufizmin vazhdojnë të dominojnë në raftet e shumë librarive në perëndim. Ju sigurisht nuk mund ta kuptoni Islamin në thellësinë e tij të mrekullueshme pa e vlerësuar kontributin e dhënë nga sufistët në vite.



Autor: Fitzroy Morrissey



(Fitzroy Morrissey ligjëron për Studime Islame në Kolegjin "Pembroke" në Oksford. Ai është autorë i shumë publikimeve në lidhje me sofizmin dhe kulturën islame. Ai është autor i vepër "Sofist për një javë" si dhe i shumë blogjeve në lidhje me sofizmin).



Bibliografia:

Adonis, Sofizmi dhe Surrealizmi (2005.)
Uilliam Chitick, Sofizmi, Udhërrëfyes Për Fillestarë (2007).
Leonard Leuison, Trashëgimia E Sofizmit Persian Mesjetarë (1992).
Martin Lings, Një shenjt Sofist i Shekullit 20, botimi i tretë (1993).
Çfarë Është Sofizmi?, Botimi i dytë, Shoqëria e Tekstit Islam (1999).
Ana-Maria Schimmel, Dimensioni Mistik i Islamit (1978).
Faouzi Skali, Rruga Sofiste (1993) (në gjuhën Frënge).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...