Dallimi mes Te'vilit dhe Tefsirit



Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Dallimi mes te'vilit dhe tefsirit, sipas një mendimi të dijetarëve që thuan se tefsir (komentimi i Kur'anit) është komentim nga sahabet (shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) [1] ndërsa te'vil (komentim i Kur'anit) është komentim nga dijetarët. [2]

Kjo do të thotë se sahabet kanë qenë prezent të ngjarjeve dhe kanë kuptuar çështjen se çka është zbritur nga Kur'ani për atë. Kështu që tefsiri i ajetit është më i rëndësishëm për atë çka kanë përcaktuar dhe dëshmuar, e cila kjo është kuptimi i vërtetë të kësaj. Sepse kjo është si diçka që është treguar, se nuk mund të të tregon për atë veçse ai i cili e dinë. Në lidhje me këtë ashtu siç është thënë (hadithi në lidhje me këtë): [3] "Kush e komenton Kur'anin sipas racios së tij le të përgatit vendin në zjarr". Sepse në lidhje me atë çka komenton do të dëshmon All-llahut atë.

Ndërsa te'vil do të thotë: sqarim i përfundimit të çështjes. Kjo fjalë rrjedh nga fjala "ale" - "jeulu" e cila do të thotë me kthye, referuar, me përsërit. Ndërsa kuptimi i saj është ashtu siç thotë Ebu Zijadi: "Në qoftë se një fjalë posedon kuptime të ndryshme do të trajtohet në bazë të atyre që i posedon". Kjo do të thotë: Trajtimi i fjalës në atë çka drejtohet asaj.

Kështu që për këtë nuk ka dënohet ashtu si për tefsirin, sepse kjo nuk i dëshmohet All-llahut, sepse nuk tregon për çka është për qëllim, e as nuk thotë: All-llahu ka për qëllim këtë, ose thotë kështu, por (komentuesi) thotë: kjo për nga aspekti trajtohet kështu, e kështu. Kjo është atë çka e thotë njeriu e All-llau e di nga urtia se cila është e saktë.

Ehlut-Tefsir (komentatorët tradicional) p.sh. janë në mos pajtim në lidhje me ajetin e parë të sures "el-Fatiha" El-hamdu lil-lahi rabbil-alemin (Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut). Kështu që disa prej komentarëve tradicional thuan se All-llahu e falënderon vetveten. Ndërsa disa të tjerë thuan se All-llahu ka urdhëruar të falënderohet Ai. Kështu që kush thotë njërën prej tyre ai është muffesiri (komentuesi) e jo mu'evvil.

Nga kjo kuptohet se tefsiri është vetëm një aspekt, ndërsa te'vil me shumë aspekte.



Autor: Ebu Mansur EL-MATURIDI
Burimi: Te'vilat Ehlis-Sunne



_________________________

[1] - Tefsir bi'l-me'thur (komentim tradicional).
[1] - Tefsir bi'r-re'j (komentim racional).
[1] - Transmeton Abdullah bin Abbasi, Sunen et-Tirmidhi, vëll. 5, fq: 199, nr. hadithit, 2951.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...