Për kushtetutën Islame - Imami (Kryetari)



Dëgjushmëria ndaj Imamit (Kryetarit)

Neni 44

Shteti ka Imamin (kryetarin) i çili duhet (është vaxhib) të dëgjohet edhe pse ndryshon në ide dhe mendime. Koment:

Emërimi i kryetarit të shtetit mund të quhet Imam, Qeveritar ose Mbret. Kjo është një prej obligimeve për të cilën duhet të angazhohet (ummeti) bashkësia familjare islame për të vendosur rend, paqe e siguri, (në mënyrë) që qytetarët t'i gëzojnë të drejtat e tyre, dhe mbrohet feja.

Imami (Kryetari) i drejtë është njëri prej 7 personave të cilët All-llahu do t'i nderojë në botën tjetër me nder dhe respekt të veçantë. Në një hadith autentik (Buhari dhe Muslimi), transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi a.s. ka thënë:

"Shtatë persona All-llahu do t'i vendosë nën hijen e Tij, në Diten kur nuk ka hije tjetër pos hijes së Tij, e ato janë: - Imami (kryetari) i drejtë,
- I riu i cili e ka çuar rininë me adhurim,
- Njeriu, zemra e të cilit është e ndërlidhur me xhaminë,
- Dy njerëz të cilët e duan njëri-tjetrin për All-llah, bashkohen për All-llah dhe ndahen për All-llah,
- Njeriun, te çilin e ka ftuar një grua e hijshme dhe me fame e ai i thotë: Unë i frikësohem All-llahut,
- Njeriu, i cili jep sadaka aq fshehtë, sa që dora e majtë nuk e di çka ka dhënë dora e djathtë,
- Njeriu i çili kur e kujton All-llahun i pikojnë lotët prej syve"
.

Raportet dhe ndërlidhjet qeveritare dhe qytetarit islam i ka bërë që të jenë lidhje të ndihmës mes vete.

Muhammedi a.s. ka thënë: "Kryetarët (udhëheqësit) më të mirë tuaj janë ata të cilët i doni dhe ju duan, luteni për ta dhe luten për ju. Ndërsa kryetarët (udhëheqësit) më të këqij tuaj janë ata të cilët i urreni dhe ju urrejnë, i mallkoni dhe ju mallkojnë".

Nëse Imami (kryetari) konsultohet me dijetarët (deputetët) dhe në fund merr vendim të drejtë dhe nxjerr ligje, vendime dhe urdhra të cilat nuk janë në kundërshtim me Sheriatin Islam është obligim dëgjimi i tij.

Është e pamundur që gjithmonë të ketë konsensus të plotë mirëpo, pas konsultimeve dhe rrahjeve të problemeve dhe tematikave, ndodhin polemika, mospajtime dhe mendime të ndryshme, mirëpo imami (kryetari) i mbyll (të gjitha ato) kur ta marrë në fund vendimin. Kur Imami (kryetari) merr vendimin është obligim për t'iu përmbajtur të gjithë, e edhe ata të cilët nuk janë pajtuar me atë vendim. Dëshirat e të gjithëve kurrë nuk mund të plotësohen. Ixhmai (Konsensusi) i tërësishëm është i rrallë, prandaj për bazë merret mendimi i shumicës dhe është urtësia ajo që prin. Zoti i Madhëruar thotë: {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ ...} - "O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju, ...", (En Nisa, 59).

Në sahihun e Muslimit transmetohet nga Ibn Umeri r.a. se ka thënë: E kam dëgjuar Muhammedin a.s. duke thënë: "Kush heq dorë nga dëgjueshmëria, në Ditën e Kijametit do ta takojë All-llahun i paarsyeshëm dhe pa argumente. Kush vdes, pa e pranuar imamin (kryetarin), do të vdesë si injorant".

Transmetohet nga Ebi Hurejre r.a. se Muhammedi a.s. ka thënë: "Kush më dëgjon mua, e ka dëgjuar All-llahun, kush më kundërshton mua e ka kundërshtuar All-llahun. Kush e dëgjon prijësin (emirin) më ka dëgjuar mua dhe kush e kundërshton prijësin (emirin) më ka kundërshtuar mua".

Në një rivajet tjetër: "Kush e dëgjon prijësin (emirin) më ka dëgjuar mua dhe kush e kundërshton prijësin (emirin) më ka kundërshtuar mua".

Islami e parasheh dëgjimin ndaj prijësve të zgjedhur si mbyllje të dyerve të ngatërresave. dhe mbyllje të dritareve të sherrit (të keqes) dhe thyerje të epsheve dhe pengim të trillimeve të shejtanit për të mos depërtuar në mesin e muslimanëve.

Dijetarët kanë regjistruar fjalë të mençura dhe të urta përsa i përket emërimit të Imamit (kryetarit) dhe obligimit të dëgjimit ndaj tij. Këtu po përkujtojmë fjalën e imamit El-Amidi: Duke u mbështetur në thëniet e dijetarëve, të cilat janë përcjellë në mënyrë të pakontestueshme prej "ixhamit" të muslimanëve, në gjeneratën e parë menjëherë pas vdekjes së Muhammedit a.s. për të mos mbetur pa Imam (kryetar) ose Halif as për një kohë të shkurtër. Ebu Bekër Es-Sidiku ka thënë fjalën e urtë të njohur pas ndërrimit të jetës së Muhammedit a.s.: "Muhammedi a.s. ka ndërruar jetë. Patjetër nevojitet ta zëvendësojë dikush sa më shpejt për t'u kujdesur për çështjet e kësaj feje".

Të gjithë e dëgjuan, e pranuan dhe e përkrahën këtë thënie dhe asnjëri prej muslimanëve nuk e ka kundërshtuar, por i janë bindur plotësisht. Ndërsa ngritja e Havarixhëve kundër Imamit (Halifit) nuk ka qenë për ta kundërshtuar si Imam (halif), por (ata) kanë kundërshtuar dhe nuk janë pajtuar me emërimin dhe mënyrën e emërimit, por ata prapë se prapë kanë vazhduar dhe kanë qenë këmbëngulës për forcimin e fesë dhe të akides (besimit) dhe nuk janë larguar nga feja, por kanë luftuar familjen e farefisin vetëm e vetëm për t'i ndihmuar fesë dhe muslimanëve.

Natyrisht logjika ndonjëherë e paramendon se është obligim ajo çka nuk është obligim. Kur'ani dhe sunneti i Muhammedit a.s. ka treguar se ata kanë gabuar në veprim por nuk kanë gabuar në qëllim.

Pas tyre Tabi'inët kanë vazhduar po të njëjtën mënyrë dhe kështu, gjeneratë pas gjenerate, është përcjellë emërimi i Imamit (kryetarit) deri tek ne.

Urtësia e kësaj është se ne e dimë se kjo është dituri, e cila është e përafërt me dituritë e domosdoshme dhe se qëllimi i ligjvënësit nëpërmjet urdhëresave, ndalesave dhe të gjitha mjeteve të tjera të cilat i ka ligjësuar, si dënimet e caktuara (hudud), dënimet e tjera penale (Kisas). aktet kontraktuese, statusin personal (martesa, aktet kontraktuese, trashëgimia), ligjet e luftës, manifestimi i simboleve islame në ditët e festive (Xhumaja dhe Bajrami), të gjithë këto janë në interes të qëllimeve të tyre për të pasur një jetë sa më të mirë dhe më të lumtur.

Kjo nuk mund të arrihet pa Imamin (Kryetarin) e respektuar dhe të qytetarëve të dëgjueshëm, e kjo arrihet nëpërmjet ligjvënësit (Sharië) dhe për çdo vështirësi apo problem i drejtohen atij dhe i mbështeten atij në zgjedhjen e atyre problemeve.

Ngase ata vetë (shoqëria) për shkak të dëshirave të shumta të tyre, mendimeve të shumta dhe kundërshtimeve të shumta dhe për shkak të armiqësisë dhe konfrontimeve në mes vete, mund të shkojnë në shkatërrim të përgjithshëm, për këtë arsye udhëheqësia është e domosdoshme. Këtë e shohim vazhdimisht pasi kur (ndodh që) vdes udhëheqësi i ndonjë shoqërie, fillojnë ngatërresat, trazirat, tollovitë dhe mospajtimet e shumta, derisa të emërohet Imami (kryetari) i ri, sepse për shkak të trazirave të shumta, mospajtimeve të shumta secili angazhohet për të ruajtur kokën e vet, pasurinë e vet, me armë në dorë, e kjo shpie në mosrespektimin e fesë dhe shkatërrimin e të gjithëve. Për këtë është thënë: Feja është hapësira, udhëheqësi është ruajtësi i fesë. Feja dhe mbreti janë si dy binjak. Nuk ka më mirë se Imami (kryetari) që punon për interes të muslimanëve dhe qëllimet e tyre i ka prioritare. (kjo është fjalë e urtë popullore). [1]


Imami (Kryetari) nuk dëgjohet në Mëkate

Neni 45

Krijesa nuk dëgjohet për të bërë mëkat ndaj Krijuesit, po ashtu edhe Imami (Kryetari), në çfarëdo çështje e cila është në kundërshtim me Sheriatin.

Koment:

Të gjithë dijetarët janë pajtuar se Imami (Kryetari) dëgjohet në atë çka është e mirë, e dobishme dhe e drejtë, ndërsa nuk dëgjohet në çështjet të cilat janë në kundërshtim me ligjet e fesë. Dëgjueshmëria ndaj tyre është e kushtëzuar që mos të jetë në kundërshtim me urdhrat e All-llahut.

Imam Neveviu tregon se të gjithë ekspertët e jurisprudencës islame janë pajtuar (ixhmai) për këtë. Ai thotë: Dijetarët janë pajtuar unanimisht (ixhmai) në dëgjimin e Imamit (kryetarit) jo në mëkate, ndërsa e kanë ndaluar unanimisht për ta dëgjuar në mëkate. [2]

Po ashtu, edhe Kadi Ijad dhe të tjerët, kanë thënë po ashtu se të gjithë dijetarët unanimisht (ixhmai) janë pajtuar në këtë. Po shpjegojmë thënien e Muhammedit a.s. që thotë: "Dëgjo dhe bindju (Imamit) në rrezik, vështirësinë tënde, apo në lehtësi, në atë që të pëlqen, apo nuk të pëlqen, në atë që të le mbresa (brenga)".

Pasi vështirësia, rreziku, e papëlqyera dhe ajo që le mbresa kanë të bëjnë në atë, që nuk pajtohesh me mendimin e Imamit (kryetarit) dhe idetë e tij.

Shtetasi ndonjëherë nuk mund të arrijë pozitën të cilën e meriton, ose pengohet në detyrën për të cilën ka aftësi, kjo nuk mund të ndikojë që Kryetari (Imami) të mos dëgjohet, dhe të mos i bindet.

Për këtë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka marrë vendim të prerë dhe këtë në rastin e mirënjohur, të cilën e tregon Ali bin Ebi Talibi r.a.: "Muhamedi a.s. ka dërguar një ekip (togë) për një detyrë, ndërsa udhëheqës të tyre ka caktuar njërin prej ensarëve dhe i ka urdhëruar për ta dëgjuar dhe për t'iu bindur urdhrave të tij. Ata e kanë hidhëruar udhëheqësin, ndërsa ai u ka thënë: tuboni dru, ata kanë tubuar, pastaj u ka thënë: ndizini drutë, ata i kanë ndezur dhe është formuar flakë e madhe, pastaj u ka thënë: A nuk ju ka thënë i Dërguari s.a.v.s. që të më dëgjoni dhe të më bindeni? Ata i thanë: Gjithsesi po. Ai u tha: Hyni në zjarr! Ata shikuan njëri tjetrin dhe thanë: Ne prej zjarrit (xhehennemit) kemi ikur te i dërguari i Allahut dhe nuk e dëgjuan. Ai u qetësua nga mllefi dhe e fiku zjarrin. Kur janë kthyer te Muhammedi a.s. i kanë treguar për këtë ndodhi, ndërsa Muhammedi a.s. ka thënë: Po të hynin në zjarr nuk do të dilnin, pasi bindshmëria është në çështje të lejuara dhe logjike (jo në çështje të ndaluara dhe të palogjikshme)".

Nga një transmetim tjetër, rasti ka qenë kështu: "Disa kanë dashur të hyjnë në zjarr, ndërsa të tjerët kanë thënë: po ne prej zjarrit kemi ikur".

Kur ia kanë përmendur këtë ngjarje Muhammedit a.s. ai u ka thënë atyre që kishin dashur të hyjnë në zjarr: "Sikur të kishit hyrë në zjarr, do të ishit aty deri në Ditën e Kijametit". Ndërsa të tjerëve u ka thënë: "Nuk duhet të bindesh (ndaj udhëheqësit) në mëkat ndaj All-llahut, por të bindesh në çështjet e logjikshme dhe të lejuara".

Largimi, ndarja, veçimi nga udhëheqësi dhe ngritja e armës kundër tij, sjell shkatërrim në shoqëri, ndërsa shkatërrimi sjell urrejtje të vazhdueshme, kështu që shoqërinë e ndanë në grupacione dhe parti. Për këtë arsye është thënë: Është më mirë të jetë udhëheqësi i keq, sesa të ketë shpartallim të përgjithshëm.

Historia dhe praktika ka vërtetuar se ngritja e armëve kundër udhëheqësit e than të njomën, dhe e zhduk të thatën dhe shkatërron çdo gjë.

Mjetet paqësore dhe kushtetuese janë mjete për reformuesit, pasi kushtetuta jep të drejtë për lirinë e fjalës dhe të mendimit, lirinë e kërkimit të të drejtave. Shpata dhe kryengritja sjell shkatërrim, ndërsa urtësia dhe durimi janë çelësi i zgjidhjeve të problemeve. Për këtë ka këshilluar edhe Muhammedi a.s.: "Kthejani dhe jepjani të drejtën secilit prej jush dhe luteni All-llahun për t'iu kthyer e drejta të cilën e meritoni".

Ekzistojnë hadithe, të cilat tregojnë për mosbindje ndaj Imamëve (kryetarëve), nëse vërtetohet haptazi se ata kanë kaluar në pabesim. Muslimi transmeton nga Ibadete bin Samed se, Muhammedi a.s. na ka thirrur: Ne e kemi uruar dhe e kemi pranuar dhe kemi premtuar se do ta dëgjojmë dhe do t'i bindemi në atë çka na pëlqen, e çka nuk na pëlqen, në kohë të mira dhe në kohë të vështira, por nëse është edhe në dëmin individual (e në dobinë e përgjithshme) dhe nuk do ta kthejmë urdhrin. Muhammedi a.s. na ka thënë prapë: "Nëse shihni pabesim të qartë, ju keni argument te All-llahu (për mosbindje)".

Ka dallim të qartë në mes të mëkatit dhe pabesimit. Mëkati mundet të jetë dëmtim individual, ku e keqja dhe nënçmimi shkon drejtpërsëdrejti në veten e tij, por mund të dëmtojë edhe të drejtat e qytetarëve, por ka shpresë për t'u përmirësuar ose mundet për t'u tejkaluar, ndërsa sa i përket pabesimit, ai del prej të gjitha normave të karakterit të ummetit, çka nuk mund të pranohet kurrsesi, sepse ai e ka poshtëruar ummetin dhe e ka nënçmuar atë, i ka poshtëruar vlerat më të larta dhe më të shenjta të tij.

Pasi që udhëheqësia (Imami-Kryetari) e ka për detyrë për ta ruajtur fenë dhe për ta udhëhequr politikën e kësaj bote, si mund ta kryejë këtë detyrë pabesimtari, si mund ta mbrojë heretiku i fesë, si mund ta sigurojë atë idhujtari, si mund ta mbrojë ai i cili nuk ka fe dhe nuk e pranon shenjtërinë e saj?


Mënyra e emërimit të Imamit (Kryetarit)

Neni 46

Mënyra e emërimit të Imamit (kryetarit) dhe zgjedhjes së tij sqarohet me ligj. Emërimi bëhet nën përkujdesjen e gjyqit dhe emërohet pas votimit të shumicës së votuesve.

Koment:

Mënyra e emërimit (votimit) të Imamit (kryetarit) është prej çështjeve të ixhtihadit, gjë që do të thotë se nuk është e përcaktuar saktësisht, për të qenë ajo një mënyrë obliguese.

Nga sahabët r.a. kemi disa mënyra të emërimit (votimit). Muhammedi a.s., kur ka ndërruar jetë, ka lënë opsionin konsultativ për shumë çështje në mesin e muslimanëve.

Nuk ka argument të prerë rreth obligimit të përcaktimit të Imamit (kryetarit) të muslimanëve. Ndërsa, disa argumente, të cilat tregojnë se disa sahabë janë më të vlefshëm se tjerët, nuk do të thotë se është e domosdoshme që ata të jenë Imam (kryetar) të muslimanëve. Udhëheqësi apo prijësi, në çdo vend dhe në çdo kohë, asnjëherë nuk është as më i dituri, as më i mençuri dhe as më i devotshmi ndaj All-llahut të Lartmadhëruar. Kjo është çështje normale, pasi ka dallime të llojllojshme të njerëzve, por edhe (sepse) pas pejgamberëve nuk ka njerëz të pagabueshëm.

Ensarët janë tubuar në Sahife për të zgjedhur Imamin (kryetarin) prej mesit të tyre, për muslimanët. Aty janë propozuar Ebu Bekri, Umeri dhe Ebu Ubejdete r.a. Aty janë bërë diskutime të nxehta për sa i përket zgjedhjes së Imamit (kryetarit): ose vetëm prej ensarëve, ose vetëm prej muhaxhirëve, ose të zgjedhin dy imamë (kryetarë) prej të dy palëve. Tubimi ka përfunduar me emërimin e Ebu Bekrit Halif (kryetar) të muslimanëve.

Imam Ahmediju thotë: Të gjitha kushtet e parapara për kryetar (imam) kanë qenë në favor të tij: Ai ka qenë mashkull, i lirë, kurejshit, me familje të dëshmuar, i moshës madhore, i mençur, musliman, i drejtë, i besueshëm, ndihmëtar dhe mbrojtës i islamit, përmbajtës i ligjeve, dëshmues i shehadetit, mbrojtës i çështjeve të fesë, nuk ka bërë mëkate të mëdha, po ashtu nuk i ka përsëritur shumë gabimet e vogla. Të gjitha këto janë cilësi të muslimanit të drejtë dhe të besueshëm.

Ka qenë prej të zgjedhurve "ehlil hal vel akd" dhe muxhtehid, rreth çështjeve të ixhtihadit dhe çështjeve të tjera. Ka pasur mendime të drejta dhe ide të mira në zgjidhjen e çështjeve të Sheriatit, të cilat janë të njohura si në çështje të trashëgimisë ashtu edhe në çështje të tjera. Ia shtojmë edhe atë se ai ka pasur njohuri për gjendjen e arabëve të mëhershëm dhe mendimet e tyre. Ka pasur njohuri në çështje të politikës, ka qenë mendjemprehtë dhe orator, ka qenë strateg ushtarak, organizues i ushtrisë, diplomat, gjatë udhëheqjes së tij nuk dihet të ketë bërë ndonjë lëshim apo gabim, ka qenë trim, i fuqishëm, i vendosur, i durueshëm, sidomos në çastet më të vështira me Muhammedin a.s., kur është strehuar në shpellë prej ndjekjes së idhujtarëve. Gjatë qëndrimit në shpellë e ka mbyllur vrimën e gjarprit me thembrën e këmbës së tij, dhe pasi që e ka kafshuar gjarpri nuk ka lëshuar asnjë ofshamë, vetëm e vetëm për të mos e zgjuar Muhammedin a.s., derisa ai ishte duke fjetur. Është i njohur edhe veprimi me heretikët, kur ai ka thënë se: do t'i luftoj ata, nëse është në pyetje edhe vetëm me dy vajzat e mia. Ka marrë pjesë në të gjitha betejat me Muhammedin a.s.. Në çdo rast ai ka qenë i pari dhe i ka ndihmuar më së shumti fesë dhe muslimanëve, ka qenë i dëgjueshëm, ekzekutues i urdhrave dhe vizionar. Kur ka ndërruar jetë Muhammedi a.s. sahabët shpresën e kanë pasur te Ebu Bekri, po ashtu edhe kur kanë vendosur për mënyrën dhe vendin e varrimit të tij, por edhe për çështjet e tjera e kanë pyetur dhe kanë pasur mbështetje të fortë te ai për çdo problem. [3]

Kjo ka qenë forma apo mënyra e parë e angazhimit të sahabëve në zgjedhjen apo emërimin e kryetarit (halifes).

Pastaj vjen forma e dytë, apo mënyra e dytë, pas vdekjes së Ebu Bekër Es-Sidikut. Sahabët janë konsultuar, janë angazhuar dhe pas ixhtihadit kanë marrë vendim të emërohet Umer bin Hatabi r.a. dhe emërimin e kanë bërë prej minberit të xhamisë, duke e lexuar letrën e Ebu Bekër Es-Sidikut:

Bismil-lahirr-rrahmani-rrahim

"Ky është vendim, të cilin e ka marrë Ebu Bekër bin Ebi Kuhafe, në frymën e fundit të kësaj bote dhe të parën e botës tjetër, të cilin duhet ta pranojë edhe çdo kriminel e çdo pabesimtar: Unë e emëroj Halif (Kryetar) Umer bin Hatabin. Nëse ka biografi të mirë ky është mendimi im, unë dëshiroj çdo gjë të mirë, nëse është ndryshe atëherë ata që bëjnë mizori do ta kuptojnë se në çfarë drejtimi janë duke shkuar".

Për këtë letër është regjistruar edhe teksti me variant tjetër:

Bismil-lahirr-rrahmani-rrahim

"Ky është propozimi (vendimi) i Ebu Bekër Es-Sidikut, zëvendësit të Muhammedit a.s. të dërguarit të All-llahut, i fundit në këtë botë dhe i pari pas shkuarjes në botën tjetër, të cilin duhet ta besojë çdo kriminel e çdo pabesimtar. Unë e emëroj Umer bin Hatabin. Nëse është i mirë dhe i drejtë, ky është mendimi im, nëse është mizor dhe kriminel unë të fshehtën nuk e di. Unë kam dëshiruar çka është më së miri, çdo njeri shpërblehet për punën e tij dhe ata që bëjnë mizori do ta kuptojnë se në çfarë drejtimi janë duke shkuar". [4]

Ekziston edhe forma e tretë apo mënyra e tretë e emërimit të Uthman bin Afanit r.a. Kur është therë Umer bin Hatabi nga mexhusiu Ebi Lului, ka propozuar për kryetar (halif) 6 sahabë: por ka refuzuar që në mesin e tyre të jetë djali i tij, dhe po ashtu ka thënë fjalën e njohur: Prej familjes së Hatabit (mjafton) është propozuar një për kryetar (halif) të ummetit Muhammed s.a.v.s..

Gjashtë të propozuarit kanë qenë: Ali Ibn Ebu Talibi, Uthman bin Afani, Sead bin Ebi Vekasi, Abdurrahman bin Aufi, Zubejn bin El-Avami dhe Talhatu bin Abdullah.

Me këta të gjashtë, Muhammedi a.s., ka qenë gjithmonë i kënaqur, derisa ka ndërruar jetë - ka thënë Umer bin Hatabi.

Pastaj i ka thënë Suhejbit: Tri ditë bëhu Imam në Xhami dhe fale namazin me xhemat. Nëse në Xhami hyn ndonjëri: ose Uthmani, ose Zubejri, ose Seadi, ose Abdurrahman bin Aufi, ose Talha jepi përparësi atyre për të dalë Imam (sepse asnjëri prej tyre nuk ka qenë prezent). Nëse hyn Abdullah bin Umejri (djali im) ai nuk ka çka të kërkojë, ti bëhu Imam.

Nëse pesë (5) pajtohen, njeri refuzon, atëherë refuzuesin dënojeni me vdekje.

Nëse katër (4) pajtohen dy refuzojnë, ata të dy dënojini me vdekje.

Nëse tre pajtohen për njërin, ndërsa tre të tjerë për tjetrin atëherë vjen në ndihmë votimi i Abdullah bin Umerit, dhe cili prej atij grupi fiton, ai e emëron Halifin (kryetarin).

Nëse nuk pajtohen me votimin (vendimin) e Abdullah bin Umerit, atëherë bëhuni në anën e Abdurrahman bin Aufit dhe nëse pajtohet populli dhe ata nuk pajtohen kurrsesi, atëherë ekzekutojini ata që nuk lejojnë që të formohet kurrsesi pushteti.

Kështu Umeri r.a. ka qenë rigoroz në mendim, i mençur dhe i ka ditur pasojat e mosekzistimit të kryetarit në shoqëri dhe e ka ditur se karrierizmi sjell ngatërresa, ndarje dhe shkatërrime dhe nuk ka dashur që në asnjë moment të ndodhë një gjë e tillë.

Pasi, Umeri r.a., ra dëshmor porosia e tij u krye me përpikëri. Janë tubuar të kandiduarit dhe e kanë zgjedhur Uthmanin r.a. Ka ndodhur ngatërresë e madhe, është vrarë halifi (kryetari) dhe është ndarë dhe përçarë ummeti (shoqëria familjare muslimane).

Nga kjo rezulton se cilado mënyrë e zgjedhjes dhe emërimit të halifit (kryetarit) është e pranuar, nëse pajtohet shoqëria islame. Pasi me sheriat lejohet apo pranohet mendimi i shumicës absolute, nëse kandidati për halif (kryetar) i plotëson kushtet e parapara me Sheriat, pa marrë parasysh nëse zgjedhja e kryetarit bëhet me referendum, apo me vendimin e Kuvendit, apo me votimin e parlamentit, apo me votimin e kuvendit dhe parlamentit, dhe pa marrë parasysh a e fiton kandidati shumicën absolute 2/3, apo shumicën e votave të votuesve.

Ajo çka është e kërkuar me Sheriat është uniteti i shoqërisë dhe siguria e tyre. Islami nuk i refuzon rregullat të cilat i parashohin të mençurit dhe të urtit e shoqërisë.


Kushtet e Imamit (Kryetarit)

Neni 47

Kandidati i propozuar për kryetar shteti duhet t'i plotësojë këto kushte: të jetë musliman, mashkull, i moshës madhore, i mençur, i shëndoshë, pa të meta, dhe i specializuar (i ditur) në ligjet e Sheriatit Islam.

Koment:

Emiri i besimtarëve ose halifi i muslimanëve ose Imami i përgjithshëm, ose kryetari i shtetit duhet të plotësojë një sërë kushtesh, për të qenë i aftë për të organizuar çështjet shtetërore, organizimin e mbajtjes së rendit dhe për të siguruar zhvillimin dhe progresivitetin e shoqërisë. Kushtet ndahen në:

- Kushte në të cilat janë pajtuar të gjithë dijetarët, dhe

- Kushtet në të cilat nuk janë pajtuar të gjithë dijetarët.

Në këtë nen janë përfshirë vetëm kushtet për të cilat janë pajtuar dijetarët dhe ekspertët e Fikhut islam, e ato janë:

E para: Islami

Shoqëria islame ka specifikat e veta për të vendosur në tokën e All-llahut, të bazuar në Kur'an dhe sunnet. Për këtë arsye nuk është e logjikshme që udhëheqësi apo kryetari të jetë jomusliman, pasi ai nuk do të ishte besnik ndaj rregullave të fesë dhe ndaj bazave të Sheriatit.

Shoqëritë muslimane janë sprovuar pas kolonializmit bashkëkohor, ku në vendet e kolonializuara të vendeve islame (si kryetar) janë emëruar priftërinj, si prifti Sengur është emëruar kryetar në Senegal dhe Julios Nijriu në Tanzani.

E dyta: Të jetë mashkull

Natyrshmëria dhe pozita e Imamit (kryetarit) është që të ballafaqohet drejtpërdrejtë me çështjet e shtetit, ndërsa kjo është vështirë për femrën, si p.sh. komandimi ushtarak në përgatitjen e çështjeve të luftës, ku nevoja e kërkon të jesh e vetmuar me të huajin, udhëtimi zyrtar në shoqëri me të huajt, pastaj natyrshmëria e grave është se atyre u vijnë menstruacionet, lehonia, gjendje në të cilat femra nuk mund të qëndrojë në tubime dhe mbledhje.

Ata të cilët argumentojnë për barazinë e mashkullit dhe femrës, duke sjellë shembuj se në disa vende femra ka udhëhequr shtetin, ata e teprojnë sepse rastet e rralla nuk llogariten si rregull. Ata sprovojnë karakterin dhe i shkelin parimet e saj të rëndësishme, si shenjtërinë e saj në fenë islame, të cilën jomuslimanët nuk e njohin.

E treta: Mosha madhore

Derisa fëmija nuk mund të ketë të drejtë për çështjet e vetes së tij dhe nevojitet për të pasur prindin apo kujdestarin për kontratat e rëndomta dhe prindi kujdeset për edukimin e tij, atëherë si mund të bëhet fëmija udhëheqës i tërë shoqërisë islame (ummetit), komandant i ushtrisë?!

Duke u nisur nga kjo, trashëgimia e fronit të fëmijës së mbretit nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin.

E katërta: Mençuria

Mendja e shëndoshë është domosdoshmëri për udhëheqjen e ummetit (shoqërisë islame). Derisa mendjelehti nuk ka të drejtë të kujdeset për familjen e tij dhe derisa mendimi i tij nuk merret për bazë për çështje të thjeshta, ashtu nuk mund të merret për bazë për udhëheqjen e ummetit (shoqërisë islame).

Zoti i Madhëruar thotë: {وَلاَ تُؤْتُواْ السُّفَهَاء أَمْوَالَكُمُ الَّتِي جَعَلَ اللّهُ لَكُمْ قِيَاماً وَارْزُقُوهُمْ فِيهَا وَاكْسُوهُمْ وَقُولُواْ لَهُمْ قَوْلاً مَّعْرُوفًا} - "Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkëmbje, por ata ushqejini nga ajo, vishini dhe thuajuni fjalë të mira", (En-Nisa, 5).

E pesta: Vendosmëria, sinqeriteti, karakteri janë prej veçorive të Kryetarit të drejtë (Imamit)

Të pamoralshmit janë shkatërrimtarë të tokës, ndërsa Zoti nuk iu ndihmon shkatërrimtarëve. Përpos kësaj Imami apo Kryetari është shëmbëlltyrë për të tjerët, dhe derisa është i pamoralshëm ai e humbet besimin te të tjerët dhe interesi kombëtar luhatet dhe e merr era.

Në hadithin sahih, Ebi Jeali Muakil bin Jesari r.a., transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin a.s. duke thënë: "Çdo udhëheqës, i cili e udhëheq një popull dhe e tradhton popullin e tij, Zoti atij ia ndalon të hyjë në xhennet".

E gjashta: Të ketë njohuri për ligjet e Sheriatit

Udhëheqja e ummetit (shoqërisë islame) ka nevojë për vizion në çështjet e fesë dhe njohjen e ligjeve të All-llahut dhe ixhtihadin për çështjet në të cilat ka dobi shoqëria në sferat e lejuara me Sheriat.

Ata, të cilët nuk e njohin fenë, nuk mund t'i bëjnë dobi vetes së tyre, e si mund ta udhëheqin Ummetin (shoqërinë islame) dhe ta gjykojnë popullin!? Është normale, çdo kushtetutë e çdo populli duhet të ketë të specializuarit, të cilët e ruajnë dhe e praktikojnë. Kushtetuta e muslimanëve është Kur'ani dhe sunneti dhe është obligim apo urdhër i prerë që Kryetari (Imami) të ketë njohuri për ligjet e Sheriatit.

Këto janë kushtet për të cilat janë pajtuar dijetarët, dhe secili kandidat i propozuar për kryetar shteti duhet t'i plotësojë, ndërsa "ehlil hal vel akd", komisioni i veçantë duhet të jetë ai i cili, para se të zgjidhet kryetari, duhet t'i shqyrtojë a i plotëson këto kushte. Përsa i përket kushteve për të cilat nuk janë pajtuar të gjithë juristët islamë janë:

- Të jetë kurejshit

- Të jetë i pagabueshëm

Ne mendojmë, sikurse mendon shumica e dijetarëve, se nuk është kusht i domosdoshëm që kryetari (imami) të jetë kurejsh. Këtë e tregojnë qartë tekstet fetare, të cilat shpjegojnë për çështjen e Imamit, se këtë amanet mund ta kryejë çdokush, me emrin e All-llahut. Në Sahihun e Muslimit, Umi Husejn ka thënë: "E kam kryer haxhin së bashku me Muhammedin a.s. në haxhin e lamtumirës, Muhammedi a.s. ka mbajtur një fjalim ku, në mes tjerash, ka thënë: Nëse ju udhëheq robi i zi i Mexhdid-it dhe vepron me librin e All-llahut dëgjojeni dhe bindjuni".

Në fe nuk lejohet fanatizmi dhe në sheriatin islam është i papranuar. Kur ka zbritur ajeti kur'anor: {وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ} - "Thirr (në fe) dhe tërhiqja vërejtjen familjes dhe të afërmve", (Esh-Shuaraë, 214).

Muhammedi a.s. i ka thirrur kurejshitët, i ka tubuar dhe e ka emëruar secilin veç e veç:

"O bijtë e Keab bin Luit, shpëtojeni veten tuaj nga zjarri.
O bijtë e Murreh bin Keabit, shpëtojeni veten tuaj nga zjarri.
O bijtë e Abdu Shemsit, shpetojeni veten tuaj nga zjarri.
O bijtë e Abdu Menafit, shpëtojeni veten tuaj nga zjarri.
O bijtë e Hashimit, shpëtojeni veten tuaj nga zjarri.
O bijtë e Abdul Mutalibit, shpëtojeni veten tuaj nga zjarri.
Oj Fatime, shpëtoje veten tënde nga zjarri se unë nga All-llahu nuk kam asgjë, vetëm se jam i mëshirshëm ndaj jush"
.

Dashuria ndaj familjes së Muhammedit a.s. është vetëm respekt, nder dhe simpati, por nuk është adhurim, ne dërgojmë salavate për ta, lutemi për ta dhe nuk i marrim për zota përpos All-llahut. Udhëheqja e popullit nuk varet nga gjaku, lloji apo ngjyra.

Porosia e fundit e Muhammedit a.s. ka qenë: Shpëtojeni Usamen, ndërsa Usamja nuk ka qenë kurejshit, por vetëm një djalosh i cili e ka dashur All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe ka pasur aftësi për udhëheqjen dhe komandimin e ushtrisë, ndërkohë që nën komandën e tij ka pasur kurejsh, muhaxhirë dhe ensarë. Ai ka qenë saktësisht Usamete bin Zejd bin Harithi, rob i Muhammedit a.s..

Disa dijetarë mendojnë se Imami (kryetari) duhet të jetë kurejsh, duke u bazuar në dy pika:

E para: Se çështja e Imamit (kryetarit) është çështje me rëndësi dhe duhet të pranohet dhe respektohet nga të gjithë njerëzit. Kjo është më e sigurt për ruajtjen e reputacionit të shtetit, ndërsa hadithet për këtë janë më shumë këshilluese se sa obliguese.

E dyta: Çështja e Imamit (kryetarit) është çështje e diturisë për fenë islame dhe kurejshitët janë më prioritarë për t'i ditur vendimet e All-llahut dhe fikhun (e jurisprudencës) e sheriatit islam.

Çështja e pagabueshmërisë është e papranuar, sepse pas pejgamberëve nuk ka (njeri) të pagabueshëm. Nuk mund të ketë kryetar (imam) të pagabuar. por duhet të jetë kryetar (imam) muxhtehid aktiv, i ditur, i cili diskuton dhe konsultohet me të urtit dhe të mençurit dhe i cili merr vendim të shëndoshë në kohën e duhur.

Nuk do të thotë që udhëheqësi të jetë patjetër më i dituri, më i urti dhe më i afërti te All-llahu, por çështja është që të zgjidhet i afti, që ka mundësi ta kryejë amanetin dhe i cili korr suksese dhe nuk dështon.

Ebu Bekër Es-Sidiku, pasi është emëruar Halif (kryetar) ka thënë: Edhe pse jam emëruar, unë nuk jam më i miri, më dëgjoni në çështjet të cilat janë në përputhshmëri me ligjet e All-llahut.


Pjesëmarrja gjithëpopullore (e Ummetit) në zgjedhjen e Kryetarit (Imamit)

Neni 48

Emërimi i Imamit (kryetarit) bëhet me votim gjithëpopullor nga të gjitha shtresat e ummetit, sipas rregullores.

Edhe femra ka të drejtë pjesëmarrjeje në votim, nëse i plotëson kushtet.

Koment:

Ky nen përbëhet prej dy pjesëve:

- Zgjedhja e Imamit (kryetarit) bëhet me votim gjithëpopullor ku marrin pjesë të gjitha shtresat e ummetit.

- Femra ka të drejtë të kërkojë të marrë pjesë në zgjedhje, nëse i plotëson kushtet.

Ne mendojmë se pjesa e parë e nenit duhet të hiqet dhe të thuhet kështu:

Ligji e sqaron mënyrën e votimit në zgjedhjen e Imamit (kryetarit) në mbikëqyrjen e organit juridik. Emërimi bëhet me shumicën e kërkuar nga numri i votuesve.

Sa i përket pjesës së dytë, për pjesëmarrjen e femrës në zgjedhje, komisioni për vendosjen e kushtetutës mendon se projektuesit e kushtetutës vendosin për këtë çështje pas një analize të thellë.

Pasi ky projekt nuk është shqyrtuar në Institutin për Hulumtime Islame ne mendojmë se femra ka të drejtë të kandidohet dhe të marrë pjesë në zgjedhje dhe kjo në bazë të rregullave islame, mirëpo kur themi "nëse i plotëson kushtet" kemi për qëllim që kandidati t'i plotësojë kushtet pa marrë parasysh a është femër apo mashkull.

Kur'ani famëlartë ka regjistruar shumë raste kur femra ka pasur mendime të përkryera, ka pas mendime të drejta, (ka raste) ku dhe Muhammedi a.s. është pajtuar apo e ka marrë mendim të drejtë të femrës, të cilat janë të njohura në historinë islame.

"Dhihari" në jurisprudencën islame është i ndërlidhur me rastin kur femra është ankuar te Muhammedi a.s. dhe ka zbritur Kur'ani dhe e ka përkrahur atë. Zoti i Madhëruar thotë: {قَدْ سَمِعَ اللَّهُ قَوْلَ الَّتِي تُجَادِلُكَ فِي زَوْجِهَا وَتَشْتَكِي إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ يَسْمَعُ تَحَاوُرَكُمَا إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ} - "Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te All-llahu, prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu e dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë", (El-Muxhadele, 1).

Gjatë marrëveshjes së "Hudejbijes" Umi Selemete ka dhënë mendim, të cilin e ka pranuar Muhammedi a.s., kështu që ai mendim i ka shpëtuar edhe sahabët që të mos vepronin në kundërshtim me Sheriatin.

Pasi e ka nënshkruar, i dërguari i All-llahut s.a.v.s. u ka thënë sahabëve: "Ngrihuni, prejini kurbanët, dhe rruani kokat tuaja". Pra, i ka urdhëruar që me këto dy veprime ta përfundojnë "Umren" për të cilën ishin nisur për të shkuar në Mekke.

Transmetuesi tregon: Për Zotin, nuk është ngritur asnjeri prej vendit, derisa u ka thënë tri herë dhe prapë kur e ka pa se asnjëri nuk ka lëvizur prej vendit, ka hyrë te Umi Seleme dhe i ka treguar se nuk e ka dëgjuar asnjëri.

Umi Seleme i ka thënë Muhammedit a.s.: O i Dërguari i All-llahut, a dëshiron që të të dëgjojnë. Dil ti i pari, mos i fol askujt asnjë fjalë, shko dhe preje devenë tënde kurban dhe rruaje kokën.

Muhamedi a.s. ka dalë, nuk i ka folur askujt deri sa ka vepruar ashtu. E ka prerë devenë kurban dhe është rruar. Kur e kanë parë të tjerët, janë ngritur, i kanë prerë kurbanet, dhe janë rruar.

Gjatë tërë historisë islame femra ka qenë aktive në institucione shkencore, në shkencën e fikhut, ka pasur mendime politike dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore.


Kritika ndaj të kandiduarve për Imam (Kryetar)

Neni 49

Nuk është gabim për të dhënë mendim kundër të kandiduarit për Imam (kryetar) para se të votohet.

Koment:

Është e sigurt se zgjedhja e Imamit (kryetarit) duhet të kalojë nëpër disa faza të cilat i hulumton komisioni zgjedhor (EHLUL AKD VEL HAL), për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet për të qenë Imam (kryetar) dhe e meritojnë për t'u kujdesur për ummetin. Gjatë hulumtimit, të kandiduarit duhet t'i nënshtrohen rregullit të kritikës, pra të shikohen anët pozitive dhe negative.

Kjo tolerohet në zgjedhje dhe kritikuesi nuk dënohet, nëse ka qëllim të mirë, për t'u zgjedhur më i merituari, ai i cili e meriton dhe është në kënaqësinë e All-llahut të Lartmadhëruar. Dijetarët kanë përmendur edhe çështjet kur është e lejuar përfolja apo përgojimi (gibeti). Imami Neveviu përmend shtatë shkaqe:

E para: Përfolja për të padrejtin apo zullumqarin. Lejohet për padrejtësinë e mbretit, gjykatësit, apo funksionarit për të thënë se më ka bërë padrejtësi në këtë çështje, apo në atë çështje.

E dyta: Lejohet përgojimi për largimin e kriminelit nga krimi, p.sh. për të thënë filani është duke vepruar kështu dhe largoje nga ajo udhë e keqe, pra qëllimi është për ta larguar atë nga e keqja, nëse nuk është ai qëllimi, përgojimi është i ndaluar.

E treta: Për të kërkuar fetva: p.sh. për t'i thënë Muftisë: Babai im, ose vëllai im, ose burri im, më ka bërë këtë padrejtësi, a lejohet që të veproj në këtë, apo në atë mënyrë, apo cila është rruga për ta kthyer të drejtën time, apo për ta penguar që të mos më bëhet padrejtësi. Pra kjo lejohet pse e kërkon nevoja. Mirëpo, më së miri, është me thënë: çka mendon për njeriun, apo personin, apo për burrin, nëse vepron kështu, pra për t'ia arritur qëllimit pa e treguar personin, mirëpo përkundër kësaj, është e lejuar edhe të tregohet personi (për ta përgojuar) siç tregohet me rastin e Hindit, e cila i tregon të dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: Vërtet Ebu Sufjani, burri im, është njeri koprrac dhe nuk më jep çka më nevojitet mua dhe femijëve të mi, vetëm se unë i marr atij pa e pyetur dhe pa e ditur ai. Muhammedi a.s. i ka thënë: "Merr çka të nevojitet ty dhe aq sa është më së miri", (Buhari dhe Muslimi).

E katërta: të këshilluarit e muslimanëve dhe të bërit vërejtje atyre për të mos vepruar keq. Kjo bëhet në dy mënyra:

- Mënyra e parë: Duke shpjeguar dobësitë dhe të metat e transmetuesve të haditheve, po ashtu duke treguar dobësitë dhe të metat e trashëgimtarit. Kjo është e lejuar me mendimin unanim të dijetarëve (ixhma) muslimanë, bile është obligim nëse e kërkon nevoja.

- Mënyra e dytë: Për të marrë informata nga familjarët, shokët, bashkëpunëtorët e tij, etj. etj.. Pas informatave nuk lejohet të fshehet asgjë, por të tregohet realiteti i tij saktësisht.

Me hadithin Sahih, Fatime bint Kajs r.a., ka thënë: E kanë kërkuar dorën time për fejesë edhe Eba Xhehmi, edhe Muaviju. Muhammedi a.s. i ka thënë: "Sa i përket Muavijës ai është njeri i cili nuk ka pasuri, ndërsa Ebu Xhehmi është i vështirë nuk e heq shkopin prej dorës", (Muslimi).

Pra Ebu Xhehmi është rrahës (keqtrajtues) i grave, ky është komentimi i fjalës "nuk e heq shkopin prej dorës".

Nëse eksperti jurist mendon për fjetrin (udhëheqësin) se është kriminel apo bid'atxhi (risisjellës) merr dituri prej tij, mirëpo frikësohet se dëmtohet, atëherë ai (eksperti) këshillon, mirëpo këshilla duhet të jetë e kujdesshme, sepse tjerët mendojnë se ajo këshillë apo vërejtje është për shkak të xhelozisë, kështu që shejtani ndërhynë dhe bën ngatërresa dhe përçarje në mes tyre.

Nëse ka marrë një detyrë me përgjegjësi dhe nuk e kryen atë, e ai mund të jetë: ose i mirë, ose shkatërrimtar, ose injorant, (prandaj) nevojitet që ai të përgojohet dhe të përgjohet, ose të detyrohet që ta kryejë përgjegjësinë, ose të shkarkohet nga detyra e atë detyrë ta marrë ndokush tjetër.

E pesta: Nëse është i njohur për mëkatar, ose për bid'ate (risi) si p.sh. pin haptazi alkool, ose ua merr haptazi të tjerëve pasurinë në mënyrë të palejuar, ose kryen punë të pamoralshme, atëherë lejohet për ta përfolur dhe për ta përgojuar për atë çka ka vepruar, por është e ndaluar të përmenden të metat e tjera të tij, vetëm nëse këtë e kërkon nevoja, sipas rasteve të Sheriatit të cilat i kemi përmendur më parë.

E gjashta: Përcaktimi apo identifikimi i personit. Nëse një njeri është i njohur në bazë të pseudonimit si p.sh. "Qorri", "Shurdhi", "Memeci", etj. etj., lejohet që të përmenden apo të identifikohen në bazë të pseudonimeve, por është e ndaluar të përmenden si të meta apo mangësi të tij. Nëse ekziston ndonjë mënyrë tjetër e identifikimit, do të kishte qenë më mirë.

Çka do të thuhet gjatë fushatës zgjedhore, votimi apo emërimi bëhet me shumicën e votuesve. Pas emërimit paraqiten dy probleme:

E para: Që pjesa opozitare të vazhdojë aktivitetin e vet kundër Imamit (kryetarit) për të shkaktuar ngatërresa, mospajtime dhe mosdëgjueshmëri ndaj Imamit (kryetarit).

E dyta: Që udhëheqësi të mos hakmerret për të kaluarën dhe tëjetë armik i opozitës.

Këto dy probleme duhet të eliminohen në atë mënyrë që Imami (kryetari) i emëruar të dëgjohet, dhe opozita t'i nënshtrohet vendimeve të tij, pasi ai ka fituar shumicën e votave. Ndërsa Imami (kryetari) duhet të sillet korrekt, duhet të jetë i drejtë edhe ndaj të afërmve edhe ndaj të largëve, dhe ndaj pozitës edhe ndaj opozitës, me një fjalë, të jetë i drejtë për të gjithë: {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُونُواْ قَوَّامِينَ لِلّهِ شُهَدَاء بِالْقِسْطِ وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلاَّ تَعْدِلُواْ اعْدِلُواْ هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ} - "O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke vepruar dhe dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë, bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kijeni droje All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni", (El Maide, 8).


Shkarkimi i Imamit (Kryetarit)

Neni 50

Ata të cilët kanë pasur të drejtën e emërimit (të votimit) kanë edhe të drejtën e shkarkimit, nëse ekzistojnë shkaqet dhe arsyet, dhe sipas mënyrës së rregullave të ligjit.

Koment:

Në kushtet e zakonshme dhe të paqes bëhet votimi, respektivisht, emërimi i Imamit (kryetarit) i personit adekuat, dhe nuk emërohet personi (kandidati) tjetër, pasi nuk ka fituar sipas rregullave kushtetuese, pa i bërë padrejtësi, pa e nënçmuar dhe pa e diskriminuar.

Personi i emëruar e pranon përgjegjësinë, duke iu mbështetur dhe duke kërkuar mbrojtje prej All-llahut, dhe kur të tërhiqet e lë përgjegjësinë për tjerët pas tij, pa pasur zili dhe pa pasur lajkatime dhe tradhti.

Ai (ata) i cili ka të drejtë emërimin e Imamit (kryetarit) ai (ata) ka të drejtë shkarkimin e tij, nëse ekzistojnë arsyet dhe faktet. Shkaqet e mosemërimit i kemi shpjeguar më herët, tek votimi i imamit (kryetarit) e ato janë: Islami, të jetë mashkull, të jetë i moshës madhore, të jetë i mençur, të ketë aftësi profesionale, dhe ta njohë Sheriatin.

Këto kushte, pra, kanë qenë te kandidimi, apo para emërimit, ndërkaq, lëshimi apo mangësia e ndonjë kushti të cilin e vërteton komisioni zgjedhor (Ehlul Hali vel Akdi), atëherë Komisioni Zgjedhor shikon a i mungon kushti prej të cilit shkarkohet menjëherë, apo i mungon kushti me të cilën mungesë mund ta vazhdojë detyrën. Shembull mund të marrim pabesimin. Nëse kalon në pabesim, nuk ka të drejtë ta vazhdojë detyrën, por patjetër duhet të shkarkohet. Populli (ummeti) bënë mëkat nëse nuk e shkarkon.

Përveç pabesimit, fisku (krimi), nuk mund të jetë shkak i domosdoshëm shkarkimi, por mund ta vazhdojë detyrën.

Kadiu Ebi Jeali el Hanbeliu thotë: "Pa marrë parasysh krimin apo mëkatin që ka të bëjë me çështjet trupore, siç janë përdorimi i çështjeve të ndaluara, apo që ka të bëjë me çështjet e besimit, por të cilat janë të dyshimta, jo të sigurta".

Ebu Jeali argumenton me faktin se Imami Ahmed bin Hanbeli e ka quajtur Mu'tesimin emir të besimtarëve, edhe pse e ka dhënë mendimin se Kur'ani është i krijuar.

Juristët (fukahatë) e Bagdatit kanë shkuar te Imam Ahmedi dhe i kanë thanë: Kjo çështje është e paskrupullt (mendimi për krijimin e Kur'anit në kohën e qeverisë së Vathikut) dhe ne nuk pajtohemi që ai të jetë udhëheqës dhe të na prijë.

Ai u ka thënë ruajuni nga emocionet e juaja, mos hiqni dorë nga bindshmëria ndaj Imamit (kryetarit), mos e ndani trupin e myslimanëve. [5]

Nëse te Imami (kryetari) paraqitet diçka që e dobëson ummetin (bashkësinë familjare islame) dhe interesin gjithëpopullor, siç janë: verbëria, çmenduria, sëmundja e rëndë, atëherë shkarkohet nga detyra, me procedurë të rregulluar sipas ligjit.

Nëse ata të cilët kanë pasur të drejtë votimi dëshirojnë shkarkimin e Imamit (kryetarit), për çfarëdo shkaku tjetër, atëherë ummeti (bashkësia familjare islame) ka të drejtë referendumi dhe vendimi i tyre ekzekutohet.

Prej asaj dite, qeveritari e kupton amanetin dhe përgjegjësinë, dhe i frikësohet All-llahut e ruhet prej Tij, dhe veten e konsideron shërbyes të ummetit, dhe nuk krenohet kur të emërohet, dhe nuk brengoset kur të shkarkohet. Marrjen e postit e merr duke iu lutur All-llahut dhe duke kërkuar ndihmë prej Tij, ndërsa për shkarkimin nga posti e falënderon All-llahun, pasi e ka shpëtuar.

Mirëpo epshi, karrierizmi bën që disa të këmbëngulin për postin, t'i diskreditojnë ata që kërkojnë shkarkimin e tij, (të tillët) e çnderojnë veten e tyre, fenë e tyre, shkatërrojnë e dëmtojnë vetëm e vetëm për ta mbajtur karrigen.

Në Sahihun e Buhariut, nga transmetimi i Ebu Hurejres r.a., Muhammedi a.s. ka thënë: "Ju do të dëshironi postin dhe karrigen, por nuk e dini se do të pendohenipër këtë në Ditën e Kijametit".

Në Sahihun e Muslimit, nga Ebu Dherri r.a., transmetohet se ka thënë: kam thënë të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: Më cakto një post! Muhammedi a.s. e vendosi dorën e tij mbi supet e mija dhe më tha: "O Ebu Dherr, tije i dobët, nuk ke aftësi për pozitë, pasi pozita është amanet dhe përgjegjësi (në këtë botë), ndërsa në botën tjetër nënçmim dhe pendim, përveçse nëse ndonjëri e kryen me përgjegjësi, me sinqeritet dhe drejtësi".

Nëse ndonjëri bën puç ushtarak dhe uzurpon pozitën e kryetarit, ndërsa ummeti nuk mund ta shkarkojë dhe ta largojë nga pozita, nuk është mëkat për ta dëgjuar dhe për t'iu bindur në çështjet të cilat janë të lejuara sipas Sheriatit islam, si në mirësi. Kjo si shkak i përtypjes së dëmit më të vogël.

Kadiu Ebu Jeali e pranon marrjen e pushtetit me dhunë, edhe pse nuk është e lejuar, ndërsa Imam Ahmedi, nga rivajeti i Abdu bin Malik el Asarit, ka thënë: Kush e merr pushtetin me tehun e shpatës (me dhunë) dhe bëhet Halif, dhe e shpall veten emir të besimtarëve, nuk lejohet për askënd i cili i beson All-llahut dhe Ditës së Kijametit ta konsiderojë Imam, pa marrë parasysh a është i mirë apo i keq.

Në rivajetin e Ebi Harithit, përsa i përket (çështjes se) a është i pranueshëm Imami nëse e kërkon sundimin, ndërsa populli ndahet në dysh, thuhet: Atëherë namazi i xhumasë është me grupin i cili fiton. Argument për këtë merr veprimin e Ibn Umerit, i cili është falur me banorët e Medinës në kohën e "Hirres" dhe ka thënë: Ne jemi me ata që kanë fituar. [6]

Vërtet, Iargimi i Imamit nga qëllimet e Sheriatit, ose shkarkimi i Imamit me kundërrevolucion, ummetit i sjell shkatërrim dhe shpie në shfarosje, zhduken të mirat dhe humbet qetësia, armiqtë krekosen dhe e sulmojnë shtetin për t'i pasur muslimanët nën kontroll dhe nën okupim. Tek ne ka ndodhi të vërteta, që intelektualit i vjen turp edhe t'i përmendë, sepse prezanton faqen e zezë të historisë bashkëkohore të ummetit islam.

Në Afganistan populli ka luftuar kundër okupimit komunist, heronjtë janë ngritur kundër një superfuqie botërore - pra kundër Bashkimit Sovjetik dhe pas një periudhe ia kanë arritur t'i mposhtin dhe t'i largojnë atë kokulur dhe të nënçmuar, por brenda natës liderët e luftës filluan të grinden mes vete për pushtet, filluan grindjet klanore të injorancës, grindje të cilat shkatërruan shtëpi dhe dogjën tokën për përfitime individuale dhe për marrjen e pushtetit.

Njësoj ka ndodhur në Somali, pas largimit të pushtetit të Muhamed Sidarit, i cili ka vrarë dijetarë dhe e ka torturuar popullin tejmase, ndërsa udhëheqësit e grupeve (partive) nuk janë pajtuar mes vete, se cili lider do ta udhëheq shtetin dhe si pasojë e asaj çështje janë përçarë, dhe prapë kanë filluar të luftojnë mes vete, duke vrarë gra, duke lënë jetimë dhe duke varrosur të rinjtë. Një pjesë e madhe e popullatës vdiq urie, ndërsa pjesa tjetër mbeti pa kulm mbi kokë, pa veshmbathje e pa barna. ndërsa liderët vazhduan prapë me injorancën dhe me kokëfortësinë e tyre, me vrasje e gjakderdhje.

Umer Ibn Hatabi ka qenë i urtë, vizionar dhe i përpiktë, dallues i së mirës ndaj të keqes, kur ka urdhëruar që, nëse nuk bëhet pajtimi, të ekzekutohet kandidati i propozuar për hilafet, pasi po të lihet ashtu shpërthen lufta qytetare, fillojnë trazirat dhe lëkundet shteti. Hilafeti nuk është pjesë e trashëguar personale dhe ummeti mund të vazhdojë edhe pa ata karrieristë, sepse ka qenë para tyre, e do të jetë edhe pas tyre.

Nëse shikojmë Algjerinë, shteti i cili ka dhënë një milion dëshmorë për t'u çliruar nga kolonializmi francez, vërejmë se, në fund, udhëheqësit ushtarak dëshiruan ta mbajnë në gjendje lufte dhe nën udhëheqjen ushtarake, mirëpo si kompromis lejuan që të zgjidhen çështjet me zgjedhje të lira demokratike, kur papritmas partia islame arriti të fitojë shumicën e vendeve në Parlament, mirëpo karrieristët, pushtetarët dëshironin demokraci,e cila u shërbente interesave të tyre dhe që e forconte pozitën e tyre, ashtu siç kishte dëshiruar Naseri në Egjipt, që i kishte mjaftuar demokracia false dhe në zgjedhje fitonte 99.999% të votave!

Pasi fitoi partia islame, pushtetarët në Algjeri i shpallën zgjedhjet të pavlefshme, dhe prapë e shndërruan shtetin në vend të trazirave, dhe e detyruan forcën islame të kalonte në ilegalitet dhe në luftë të armatosur kundër partisë në pushtet, kështu që të dy palët kanë dalë prej binarëve dhe qëllimeve të Sheriatit dhe nuk i kanë shërbyer Islamit.

Ja çka shkruan Historiani algjerian Muhamed Tahir Udvaniju në gazetën El Ahram, të datës 30-12-1994: 'Sot, pas tri vitesh lufte Algjeria është e shkatërruar, e dobësuar ekonomikisht, e dobësuar moralisht por edhe në aspektin edukativo arsimor, sepse në luftë vritet posaçërisht një pjesë e madhe e intelektualëve'.

Kjo luftë nuk ka kurrfarë arsyetimi dhe as që ka fitore islame në zgjedhje, mirëpo nuk mund të arsyetohet që të vihet në pushtet me dhunë, vetëm pse është shpallur i pavlefshëm raundi i parë i zgjedhjeve të lira. Secilën arsye prej këtyre arsyetimeve nuk mund ta pranojë logjika, pasi për tejkalimin e ndonjë krize shtetërore nuk lejohet të ngrihen armët dhe të luftohet kundër vëllezërve dhe me vëllezërit.

Edhe pse zgjidhja e krizës politike mund të zgjasë shumë, prapë se prapë, është një mijë herë më mirë se sa lufta vëllavrasëse.

Pasi të gjithë e pamë se çfarë mund të ndodhë, sa mund të kushtojë, atëherë del se këto veprime kanë qenë të gabuara, nuk na mbetet asgjë tjetër, veçse t'i kthehemi së kaluarës dhe të shohim se sa ka kushtuar lufta, e cila zgjati tri vite:

- tre miliardë dollarë tridhjetëmijë të vrarë
- pesëmbëdhjetëmijë të plagosur pesëmbëdhjetëmijë të burgosur
- pesëmbëdhjetëmijë të ikur nga vdekja, pjesa ma e madhe e tyre profesorë të universiteteve.

Sot, në dritën e ditës, e kuptojmë se sa kanë gabuar ata, të cilët kanë menduar vazhdimisht se lufta do të marrë fund së shpejti.

Duhet të kuptojmë dhe të mësojmë mirë nga praktika e popujve të mëhershëm, se zgjidhja e problemit nuk arrihet as pas dhjetë viteve, por edhe lufta nuk mundi ta rrëzonte qeverinë në pushtet, sepse aty është një përqindje e barabartë në mes të anës së forcës dhe anës së frikës. Përfundimi nuk është në fushë të betejës, por në tavolinën e bisedimeve.


Organi juridik mbi Imamin (Kryetarin)

Neni 51

Imami (kryetari) i nënshtrohet ligjit, dhe del para gjykatës me mbrojtësin e tij.

Koment:

Gjyqi është zgjedhës i problemeve të qytetarëve të konfrontuar mes vete. Imami (kryetari) është person në dy forma:

- Ai është qytetar dhe si qytetar i ka raportet dhe marrëdhëniet shoqërore.
- Ai është udhëheqës dhe ka përgjegjësi për atë çka është emëruar.

Në të dyja rastet, ai nuk mundet të jetë edhe udhëheqës edhe palë, në të njëjtën kohë. Nëse është palë e gjyqit për një çështje dhe në anën tjetër pala tjetër, atëherë procedura është e njëjtë sikurse në mes të dy qytetarëve të rëndomtë. Ai del para gjyqit personalisht me mbrojtësin e tij, e mbron të drejtën e tij dhe i paraqet faktet mbrojtëse, dhe gjyqi ka fjalën përfundimtare. Pra, askush nuk është mbi gjyqin.

Muhammedi a.s. na ka mësuar se njerëzit janë të barabartë para gjyqit dhe ligji i All-llahut nuk bën dallim në mes të funksionarit (sherij) dhe të qytetarit (vedie), as në mes të pasurit dhe të varfrit dhe as në mes të ziut dhe të bardhit.

Buhariu ka regjistruar me senedin Sahih nga Urvete, se në kohën e Muhammedit a.s., një grua ka vjedhur dhe kjo saktësisht (ka ndodhur) në luftën e çlirimit. Populli i saj ka shkuar te Usame bin Zejdi r.a. për të ndërmjetësuar te Muhammedi a.s., për mos ta dënuar. Urvete thotë: Kur ka kërkuar Usame bin Zejdi te Muhammedi a.s. Muhamedit a.s. i është ndryshuar fytyra në të kuqe dhe ka thënë: "Po më flet për vendimin e prerë, të cilin e ka vendosur All-llahu"? Usame ka thënë: "Pendohem te All-llahu për këtë, o i Dërguari i All-llahut".

Pasi është falur namazi i jacisë Muhammedi a.s. ka mbajtyr një ligjëratë, (në fillim) ka falënderuar All-llahun dhe ka vazhduar: "Vërtet, popujt janë shkatërruar për faktin se kur ka vjedhur i ndershmi (prej parisë ose funksionari) nuk e kanë ekzekutuar dënimin, ndërsa kur ka vjedhë i dobëti e kanë ekzekutuar dënimin menjëherë. Pasha Zotin, në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit a.s., sikur të kishte vjedhur Fatimja, bija e Muhammedit (a.s.), dënimi do të ekzekutohej dhe do t'i pritej dora".

Pastaj Muhammedi a.s. ka urdhëruar të ekzekutohet dënimi për vjedhje i asaj gruaje. Pastaj ajo është penduar, dhe më vonë ka dashur Zoti dhe ajo është martuar.

Aishja r.a. ka thënë: Ajo pastaj vinte te i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i tregonte për gjendjen e saj dhe se ishte e lumtur në jetë.

Muhammedi a.s. na ka mësuar se është e domosdoshme ekzekutimi i vendimeve dhe të kthyerit e të drejtës pronarëve të saj, dhe për të patur tolerancë njerëzore.

Është vërtetuar në një hadith Sahih, se Muhammedi a.s. kur kishte dhembje të lehtë të kokës, pak ditë para vdekjes ka hyrë në xhami, është ulur në minber, ka mbajtur një ligjëratë dhe në fund ka thënë: "Cilit i kam mëshuar në shpinë, cilin e kam ofenduar jam i gatshëm të ofendohem në të njëjtën masë prej tij".

Pastaj ka zbritur prej minberit, është falur dhe prapë ka hipur në minber dhe prapë ka kërkuar prej të pranishmëve se mos i kishte borxh ndokujt. Njëri prej të pranishmëve ka thënë: Mi ke borxh tre dërhem, ndërsa Muhammedi a.s. ka thënë: "Jepjani borxhin".


Të drejtat e Kryetarit të barabarta me të drejtat e Qytetarit

Neni 52

Kryetari i shtetit i ka të gjitha të drejtat që i ka qytetari dhe i realizon si i realizojnë të tjerët. Ai ka të drejtë në realizimin e të ardhurave ashtu siç e parasheh ligji.

Koment:

Kryetari i shtetit ka të drejtat e qytetarit në të gjitha sferat e jetës, ai blen, shet, martohet, shkurorëzohet, merr pjesë në gëzime, ka të drejtën e qarkullimit, të drejtën e shoqërimit, ai bën përjashtim vetëm në çështjet të cilat janë të domosdoshme për kryetarin, pra në detyrat dhe obligimet e kryetarit.

Muhammedi a.s. ka qenë i dërguar i All-llahut, por në të njëjtën kohë ka qenë njeri modest, i thjeshtë, ka qenë i lumtur, i hidhëruar, është martuar, ka bërë shaka por shakaja e tij ka qenë reale, i është bashkuar sahabëve në kuvendime, është përmalluar për ndonjërin kur ka munguar, ka vizituar të sëmurët, iu ka ndihmuar të tjerëve, dhe ka ecur i lirë në rrugë.

Kur'ani e ka refuzuar logjikën e pabesimtarëve të cilët kanë dëshiruar që i dërguari të jetë engjull, pra jashtë qenies njerëzore dhe thotë: {وَمَا أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ إِلاَّ رِجَالاً نُّوحِي إِلَيْهِمْ فَاسْأَلُواْ أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ - وَمَا جَعَلْنَاهُمْ جَسَدًا لَّا يَأْكُلُونَ الطَّعَامَ وَمَا كَانُوا خَالِدِينَ} - "Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz (pejgamberë) të cilëve u kemi zbritur shpalljen, pra pyetni njerëzit e dijshëm nëse ju nuk dini! Ne nuk i kemi bë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm)", (El Enbija, 7-8).

Kur'ani shpesh e ka vërtetuar se i dërguari është vetëm rob, njeri të cilin e ka zgjedhur All-llahu dhe e ka frymëzuar, ashtu siç thotë Zoti i Madhëruar: {قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا} - "Thuaj (o Muhammed): Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm Zoti Një është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet le të bëjë vepër të mirë e në adhurimin në Zotin e Tij të mos e përziejë askë", (El Kehf, 110).

Ligji islam nuk njeh njeri të pagabuar, ose të shenjtë, ose sistem mbretëror të cilët pretendojnë se kanë të drejtë mbretërie, apo të drejtë sundimi prej Zotit (teokraci), ose të veçuar për qeverisje prej të tjerëve.

Duke u nisur nga ky rregull i kushtetutës islame, i cili i bën të barabartë qeveritarin dhe të qeverisurin në të drejta, detyra dhe obligime, ajo çka veprojnë disa, duke paraqitur fjalë boshe, duke e ngritur veten në liderizëm bosh, me mashtrime e tradhti, të gjitha këto janë të ndaluara me Sheriat dhe fetarisht. Kjo trajtohet veçse hipokrizi ndaj qytetarëve.

Imam Neveviju në librin "Rijadus Salihin" thotë: Ndalohet, pretendimi "Shahimshah" (mbreti i mbretërve), etj. etj., sepse me këtë cilësi emërohet vetëm All-llahu i Lartmadhëruar. Ai citon hadithin e Ebu Hurejres r.a., se Muhammedi a.s. ka thënë: "Emrin të cilin më së shumti nuk e pranon Zoti i Madhëruar është "Malikul Mulk" (mbreti mbretërve)", (Buhari dhe Muslimi).

Sufjan bin Ijnetu thotë: Mbret i mbretërve është sikurse me thënë: "Shahinshah".

Tema: Ndalimi i thirrjes së kriminelit dhe atij i cili sjell risi e të ngjashme: "o zotëriu im".

Nga Berurete r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. ka thënë: "Hipokritit mos i thoni zotëri, sepse edhe nëse është zotëriu juaj, ju e keni hidhëruar All-llahun e Larmadhëruar", (Ebu Davudi me isnad sahih).

Ne të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. e kemi shëmbëlltyrën më të mirë, kur thotë: "Mos më konsideroni të shenjtë sikurse e konsiderojnë të krishterët djalin e Merjemes, se në të vërtetë unë jam rob (njeri), por thoni "Abdullah ve resuluhu" (Rob i Zotit dhe i dërguar i Tij)".

Muhamedi a.s. ka hyrë në një vend dhe aty një njeri ka filluar të dridhet dhe të frikësohet. Muhammedi a.s. i ka thënë: "Qetësohu se unë nuk jam mbret (Zot), por vërtet unë jam djalë i një nëne kurejshite, i cili han ushqim sikurse të gjithë të tjerët".

I dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka shkuar te sahabët dhe ata i janë ngritur në këmbë. Muhammedi a.s. u ka thënë: "Mos u ngritni në këmbë sikurse të tjerët i ngrihen njëri tjetrit në këmbë duke e madhëruar".


Të ardhurat e Imamit (Kryetarit)

Neni 53

Nuk lejohet të lihet testament për Imamin (kryetarin), as vakëf, as të afërmve të tij, deri në lozen e katërt, përpos testamentit prej të cilit ka të drejtë trashëgimie. Po ashtu, Imami (kryetari) nuk ka të drejtë të blejë ose të marrë me qira diçka që është pronë shtetërore, ashtu siç nuk lejohet ta shesë pronën shtetërore.

Koment:

E para: Të vepruarit e Imamit në familje dhe në farefis posaçërisht qysh parashihet me Sheriat.

Imami i nënshtrohet veprimeve ashtu siç i nënshtrohen të gjithë qytetarët si p.sh. e drejta e bashkëshortes ndaj bashkëshortit, të drejtat e fëmijës, trashëgimia, shit-blerja. Ligji është i barabartë për të gjithë.

E dyta: Të vepruarit e Imamit (kryetarit) në postin dhe detyrën të cilën e kryen. Për këtë nevojitet imtësi dhe precizitet, me qëllim, që të mos e shfrytëzojë pozitën e tij për gjëra të ndaluara, të përfitojë prej pozitës dhe të mos lejojë që tjetri të realizojë të drejtën e tij.

Nuk lejohet për Imamin (kryetarin) të lejë testament, as vakëf, as për të, as për farefisin e tij deri në shkallën e katërt, sepse kështu keqpërdoren qëllimet e Sheriatit dhe nijetet mund të jenë të këqija. Imami (kryetari) nuk ka të drejtë të ketë lidhje me testament, as vakëf, pasi testamenti dhe vakëfi, në Sheriatin Islam, janë caktuar për të përfituar kënaqësinë e All-llahut dhe është e paraparë për të varfrit, nevojtarët, të paaftit dhe për interesin e përgjithshëm të muslimanëve.

Po ashtu, Imami (kryetari) nuk mundet të jetë palë (blerëse) tregtare me shtetin, me qëllim që të mos keqpërdoret pozita dhe të përfitojë atë që nuk e meriton. Imami (kryetari) nuk ka të drejtë të blejë ose të marrë me qira pasurinë e shtetit.

Të gjitha këto janë të ndaluara për pastërtinë e postit, për sigurimin dhe mbrojtjen e pasurisë shtetërore, për mbrojtjen e të drejtave të qytetarit dhe për t'u ikur thashethemeve. Ligji për këto çështje është bazuar për heqjen e dyshimeve, ruajtjen e postit të Imamit (kryetarit) dhe ruajtjen e fesë.

Në një hadith Sahih, transmetohet nga Nu'man bin Beshir r.a., se Muhammedi a.s. ka thënë: "Vërtet, hallalli është i sqaruar, po ashtu edhe harami është i sqaruar, në mes tyre ka gjëra të dyshimta të cilat shumica e njerëzve nuk i dinë, kush ruhet nga çështjet e dyshimta ai është pastruar në fenë dhe nderin e tij, e kush bie në gjërat e dyshimta ai ka rënë në haram. Sikurse bariu i cili ruan bagëtinë buzë (rreth) një gremine dhe shumë lehtë mund t'i bierë bagëtia në të. Pra, çdo post, ka greminë, ndërsa gremina e All-llahut është veprimi i harameve, po ashtu, në trup është një pjesë mishi me gjak, nëse ajo është e mirë, i tërë trupi është i mirë, nëse ajo pjesë mishi me gjak është i prishur, i tërë trupi është i prishur, e ajo pjesë mishi me gjak është zemra".

Nëse çështjet janë stabile dhe të qëndrueshme, dhe zemrat janë të mbushura me iman dhe njerëzit i frikësohen All-llahut, atëherë nuk do të kishte qenë e ndaluar për Imamin (kryetarin) për të blerë prej pasurisë shtetërore, sepse ai është pjesë e shoqërisë, me fjalë të tjera qytetar dhe njësi e popullit, i cili i gëzon të gjitha të drejtat sikurse të tjerët.


Kryetari nuk ka të drejtë të pranojë dhurata

Neni 54

Imami (kryetari) nuk ka të drejtë dhurate, çka i dhurohet atij është mashtrim, për këtë arsye derdhet në fondin e arkës shtetërore (bejtul-mal).

Koment:

Gulul do të thotë tradhti.

Në terminologjinë e Sheriatit është tradhti e pasurisë së luftës, të cilën muslimanët e fitojnë me betejë kundër armikut. Kjo fjalë ka ardhur në ajetin kur'anor: {وَمَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَغُلَّ وَمَن يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ثُمَّ تُوَفَّى كُلُّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لاَ يُظْلَمُونَ} - "Është e pamundur për ndonjë pejgamber të bëjë mashtrim e të keqpërdorë (pasurinë e luftës-shtetërore) e kushdo që bën mashtrim e keqpërdorë do të vijë i ngarkuar (me mëkat) në Ditën e Kijametit, e pastaj do t'i jepet çdo kujt ajo që ka punuar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi", (Ali imran, 161).

Ajeti ndalon që muslimanët ta keqpërdorin pasurinë e luftës (Ganimeh).

Zoti i Madhëruar në Kur'an thotë: {وَاعْلَمُواْ أَنَّمَا غَنِمْتُم مِّن شَيْءٍ فَأَنَّ لِلّهِ خُمُسَهُ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ إِن كُنتُمْ آمَنتُمْ بِاللّهِ وَمَا أَنزَلْنَا عَلَى عَبْدِنَا يَوْمَ الْفُرْقَانِ يَوْمَ الْتَقَى الْجَمْعَانِ وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ} - "Ta dini se nga ajo që fituat (prej pasurisë së luftës), një e pesta i takon Allahut (në rrugën e Tij), të dërguarit të Tij, të afërmve (të dërguarit) të Tij, jetimëve, nevojtarëve dhe udhëtarëve në rrugë të drejtë të cilët nuk kanë mjete (për të mbijetuar), nëse keni besuar Allahun dhe atë (Kur'anin) që ia zbritëm robit tonë (Muhamedit) ditën e Furkanit (dita e fitores së Bedrit kur u menjanua e pavërteta nga e vërteta) e cila ishte ditë e konfrontimit të dy grupeve. Allahu është i fuqishëm për çdo gjë", (El Enfal, 41).

I dërguari i All-llahut e ka ndaluar rreptësishtë këtë lloj të keqpërdorimit (gulul).

Në sahihun e Muslimit, transmetohet nga Umer bin Hatabi r.a., se kur ka ndodhur beteja e Hajberit, një grup i sahabëve kanë shkuar te Muhammedi a.s. dhe i kanë thënë: Filani është shehid, edhe filani është shehid, deri sa kanë kaluar pranë njërit dhe kanë thënë: edhe ky është shehid. Muhammedi a.s. u ka thënë: "Jo Ky nuk është shehid, unë këtë e kam parë duke u djegur nëxhehennem".

Imami (kryetari) e ka përgjegjësinë më të madhe për ruajtjen e pasurisë shtetërore dhe është më prioritari për qeverisje të sinqertë e të pastër dhe për përgjegjësi, për këtë arsye nuk lejohet të pranojë dhurata nga populli, ose prej atij i cili ka interes. Nëse i dhurohet diçka, ajo dhuratë derdhet, apo kalon në arkën qendrore të muslimanëve (Bejtul-mal). Është e ndaluar për çdo njeri, me pozitë të lartë shtetërore, të pranojë dhurata prej qytetarëve, ose prej atij të cilit i ka kryer ndonjë nevojë.

Muhammedi a.s. i ka ndaluar rreptësishtë të gjitha format e mashtrimit dhe të keqpërdorimit dhe i ka mbyllur të gjitha dyert që të shpien aty. Në sahihun e Muslimit, Adij bin Amirete r.a. transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin a.s. duke thënë: "Cilin e emërojmë në ndonjë post dhe fsheh diçka ose mashtron, në Ditën e Kijametit do të vijë me atë keqpërdorim".

Kam parë se si një njeri i zi, prej ensarëve, i tha Muhammedit a.s.:

- O i dërguar iAll-llahut më cakto në ndonjëpost.
- "Po çfarëposti"?
- Të kam dëgjuar se si ke thënë kështu, e ashtu.
- Muhammedi a.s. tha: "Unë prapë po e them: cilin e caktojmë në ndonjë detyrë me përgjegjësi, le të sjellë pak apo shumë, çfarëdo që ijepet dhuratë merretprej tij dhe i ndalohet atij".

Ne kemi edhe një rast tjetër shembullor: Muhammedi a.s. ka emëruar në detyrë për të tubuar zekatin, njërin prej fisit Esed, të quajtur Ibnu Letijbete. Pasi ka ardhur nga terreni ka thënë kjo është tubuar dhe mbetet në administratat, ndërsa kjo më është dhuruar mua. Muhammedi a.s. ka hipur në minber e ka falënderuar All-llahun dhe ka thënë: "Si është puna me punëtorin, i cili thotë kjo është për administratën, ndërsa kjo më është dhuruar mua, e pse nuk është ulur në shtëpinë e babës së tij, apo nënës së tij dhe të kishte shikuar a do t'i jepnin dhuratë apo jo? Pasha Zotin, në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit a.s., çdo njeri i cili keqpërdor, ose përfiton diçka nga posti, në Ditën e Kijametit do ta ketë të varur për qafe, qoftë deve, lopë apo dele".

Pastaj i ka ngritur duart lart, sa që i janë parë shpatullat dhe nënsqetullat dhe është lutur: "O Zot, a e kreva kumtesën? O Zot, a e kreva kumtesën?", (Transmeton Muslimi).


Përgjegjësia e Imamit (Kryetarit) para Ummetit islam

Neni 55

Imami (kryetari) duhet të jetë shëmbëlltyrë për qytetarët hë drejtësi, mirësi dhe vepra të mira. Ai i bashkëngjitet muslimanëve në të gjitha çështjet e shoqërisë islame, sikurse të dërguarit e delegacioneve për haxh për çdo vjet, të marrurit pjesë në kongreset islame zyrtare dhe jo zyrtare.

Koment:

Është obligative për imamin (kryetarin) të jetë shembull i mirë në praktikimin e ligjit dhe kryerjes së detyrave fetare, të jetë i drejtë me qytetarët, i butë ndaj ummetit, dhe të angazhohet maksimalisht për të sjellë paqe dhe siguri.

Imami (kryetari) i prin popullit në punë të mira. Çdo urdhër në Kur'an i është drejtuar, në rend të parë, të dërguarit të All-llahut s.a.v.s., e pastaj iu është drejtuar të gjithë besimtarëve, përpos që ka pasur raste të veçanta vetëm për Muhammedin a.s..

Imami (kryetari) shkon pas hapave të Muhammedit a.s. Ai është Halif në politikën e kësaj jete dhe të fesë. Imami (kryetari) duhet të jetë më i devotshmi, ai duhet t'i frikësohet më së shumti All-llahut, dhe ai duhet t'i mbështetet më së shumti All-llahut, dhe ta ketë (gjithmonë) parasysh se All-llahu e përcjell në çdo moment, dhe t'i përulet dhe t'i bindet Atij. Zoti i Madhëruar thotë: {يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ اتَّقِ اللَّهَ وَلَا تُطِعِ الْكَافِرِينَ وَالْمُنَافِقِينَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا - وَاتَّبِعْ مَا يُوحَى إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا - وَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ وَكَفَى بِاللَّهِ وَكِيلًا} - "O pejgamber! Frikësoju All-llahut dhe mos i përfill mosbesimtarët dhe hipokritët, All-llahu me të vërtet i di të gjitha dhe është i Urtë. Dhe paso atë, që të shpallet nga Zoti yt! All-llahu pa dyshim është i informuar për atë çka punoni. Dhe mbështetu në All-Ilahun. All-llahu të mjafton për mbështetje", (El Ahzab, 1-3).

Imami (kryetari) duhet të prijë në drejtësi, ai duhet t'iu përmbahet më së shumti ligjeve të All-llahut. Zoti i Madhëruar thotë: {فَلِذَلِكَ فَادْعُ وَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءهُمْ وَقُلْ آمَنتُ بِمَا أَنزَلَ اللَّهُ مِن كِتَابٍ وَأُمِرْتُ لِأَعْدِلَ بَيْنَكُمُ اللَّهُ رَبُّنَا وَرَبُّكُمْ لَنَا أَعْمَالُنَا وَلَكُمْ أَعْمَالُكُمْ لَا حُجَّةَ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ اللَّهُ يَجْمَعُ بَيْنَنَا وَإِلَيْهِ الْمَصِيرُ} - "Andaj ti thirri dhe bëhu i vendosur, ashtu siç je urdhëruar, e mos i ndiq epshet e tyre dhe thuaj: Unë besoj çdo libër që ka shpallur All-llahu Dhe më është urdhëruar që të gjykoj drejtë. Ne kemi përgjegjësi për veprat tona, ju keni përgjegjësi për veprat tuaja: Në mes nesh dhe jush nuk duhet të ketë kurrfarë mosmarrëveshje. All-llahu do të na tubojë të gjithëve dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë", (Esh Shura, 15).

Imami (kryetari) duhet të jetë më i buti, më i mëshirshmi, më bamirësi se të gjithë të tjerët, më fisniku dhe më bujari. Zoti i Madhëruar thotë: {لاَ تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَى مَا مَتَّعْنَا بِهِ أَزْوَاجًا مِّنْهُمْ وَلاَ تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِلْمُؤْمِنِينَ} - "E ty të mos të shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta, kurse ndaj besimtarëve jij i përulur dhe i butë", (El Hixhr, 88).

Imami (kryetari) i drejtë është i pari prej shtatë personave të cilët do ta kenë fatin të jenë të sigurtë, të qetë dhe të ndiejnë aromën e Rejhanit.

Në hadithin (Buhari dhe Muslimi)i, nga Ebu Hurejre transmetohet se Muhammedi a.s., ka thënë: "Shtatë persona do të hyjnë nën hijen e All-llahut, Ditën kur nuk do të ketë hije tjetërpos hijes së Tij, e ata janë:

- Imami (kryetari) i drejtë,
- I riu i cili kalon jetën në adhurim ndaj All-llahut,
- Njeriu i cili e ka zemrën të lidhur me xhaminë,
- Dy shokë të cilët e duan njeri tjetrin vetëm për All-llah, por edlie ndahen për All-llah,
- Njeriun të cilin e kërkon dhe e thërret një femër me famë dhe e bukur, ndërsa ipërgjigjet (refuzon) se ifrikësohet All-llahut,
- Njeriu i cilijep sadaka dhe efsheh aq shumë, sa që dora e majtë nuk e di se çka ka dhënë dora e djathtë,
- Njeriu i cili kur e kujton All-llahun i skuqen dhe i lotojnë sytë"
.

Imami (kryetari) i drejtë është njëri prej tre të parëve të cilët do të hyjnë në xhennet. Në sahihun e Muslimit, Ijadi transmeton se e ka dëgjuar të dërguarin e All-llahut duke thënë: "Banorët e xhennetit janë tre:

- Udhëheqësi i drejtë,
- Njeriu i mëshirshëm, zemër butë për të gjithë, për të afërmit dhepër muslimanët,
- Ai i cili shpenzon përfamMjen e tij"
.

Imamët (halifët) muslimanë, në çdo kohë dhe në çdo vend, gjithmonë, qëllim kryesor kanë pasur për t'i shërbyer Islamit, për t'ua lehtësuar gjendjen muslimanëve, ndërtimin e shoqërisë në besim në Zot Një dhe në një bashkësi familjare të vetme, duke iu përmbajtur ajetit kur'anor: {إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ} - "Me të vërtetë, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!", (El Enbija, 92).

Kurrë muslimanët nuk kanë pasur nevojë më shumë se sot për mëshirë mes vete, ndihmë mes vete, mbështetje mes vete, në kohën kur popujt e tjerë i kanë shpërndarë, i kanë përçarë, i kanë shkelur parimet e muslimanëve dhe ndjenjat e tyre dhe dëshirojnë ta fundosin ummetin islam.

Është bërë obligim i domosdoshëm që të bëhet unifikimi i sistemit të arsimit në botën islame, të përsosen ligjet ekonomike, të kihet një politikë e përbashkët, me qëllim që muslimanët të ballafaqohen me sistemin e ashtuquajtur rendi i ri botëror, i cili ka filluar pas fundosjes apo pas dështimit dhe shpartallimit të Bashkimit Sovjetik më 1991 dhe është paraqitur dhuna e kryqëzatave, dhe terrori botëror me të ashtuquajturat shtete perëndimore krishtere.

Sezoni i Haxhit konsiderohet takim ndërkombëtar islam, i cili i bashkon zemrat, qëllimet dhe i zgjeron kraharorët. Muslimanët, gjatë sezonit të haxhit, duhet të përgatisin vendet për t'i kryer farzet, të përfitojnë prej haxhit teorikisht dhe praktikisht në sjellje, edukatë, në ekonomi, politikë, në organizimin shoqëror dhe ushtarak, për të realizuar thënien e Zotit të Madhëruar: {وَأَذِّن فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالًا وَعَلَى كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ - لِيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَّعْلُومَاتٍ عَلَى مَا رَزَقَهُم مِّن بَهِيمَةِ الْأَنْعَامِ فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْبَائِسَ الْفَقِيرَ - ثُمَّ لْيَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ وَلْيَطَّوَّفُوا بِالْبَيْتِ الْعَتِيقِ} - "Dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty - në këmbë dhe (duke shaluar) në deve të rraskapitura, duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta. Që të prezantojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e All-llahut në ditët e caktuara dhe nga që i ka furnizuar me kafshë. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër! Pastaj, le të heqin ndyrësirat nga trupi i tyre dhe le t'i kryejnë zotimet e tyre dhe le të bëjnë tavaf shtëpinë e lashtë (Qaben e nderuar)", (El Haxhxh, 27-29).


Detyra dhe përgjegjësia e Imamit (Kryetarit) në mbrojtje të Popullit dhe Shtetit

Neni 56

Imami (kryetari) ka për detyrë të udhëheqë ushtrinë në rast lufte kundër armikut, (ka për detyrë) mbrojtjen territoriale dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit, të bëjë marrëveshje dhe të bashkëpunojë me shtetet e tjera.

Koment:

Në këtë nen janë përmendur përgjegjësitë kryesore të Imamit (kryetarit) e ato janë:

- Përgatitja dhe udhëheqja e forcës ushtarake,
- Ekzekutimi i vendimeve,
- Bërja e marrëveshjeve dhe bashkëpunimi me shtetet e tjera Prej përgjegjësive më të mëdha dhe më të rëndësishme që ka Imami (kryetari) është që të përgatitë, të përforcojë dhe të strukturojë ushtrinë, ta profesionalizojë atë, të krijojë kuadro dhe të përforcojë mbrojtjen e plotë të tokës së muslimanëve, nga çdo okupator dhe kolonizator.

Zoti i Madhëruar në Kur'an thotë: {يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ حَرِّضِ الْمُؤْمِنِينَ عَلَى الْقِتَالِ ...} - "O i dërguar! Inkurajo besimtarët në luftë. ...", (El Enfal, 65).

Muhammedi a.s. ka marrë pjesë në vijën e parë të frontit, ka caktuar udhëheqësit e betejave, ka shpallur fitoret, ka ndarë pasurinë e luftës, ka bërë apel për përgatitjen e luftëtarëve, ka bërë apel për ta ndihmuar luftën si në aspektin material, ashtu edhe në atë ushtarak, për të mbrojtur Islamin dhe tokat e muslimanëve.

Kur'ani na ka mësuar edukatën e udhëheqjes së ushtrisë, rregullat e lëvizjes së ushtarëve, ligjet e frontit. Sa për ilustrim, po përmendim fjalën e Zotit të Madhëruar: {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُواْ وَاذْكُرُواْ اللّهَ كَثِيرًا لَّعَلَّكُمْ تُفْلَحُونَ - وَأَطِيعُواْ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَلاَ تَنَازَعُواْ فَتَفْشَلُواْ وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ وَاصْبِرُواْ إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ - وَلاَ تَكُونُواْ كَالَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَارِهِم بَطَرًا وَرِئَاء النَّاسِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللّهِ وَاللّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ} - "O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqendrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun që të arrini fitoren e dëshiruar. Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit. Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t'i parë njerëzit, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë me atë veprim të tyre", (El Enfal, 45-47).

Luftëtari musliman është guximtar dhe i pari në front, nuk bën padrejtësi, nuk sulmon askënd dhe nuk i tejkalon kufijtë, mirëpo nëse i obligohet lufta për të mbrojtur vendin ai përforcohet si hero, lufton i patrembur dhe sakrifikon veten dhe pasurinë e tij në rrugën e All-llahut.

Luftëtari është i lidhur me zemër te All-llahu. Atë nuk mund ta mashtrojë dhe nuk mund ta tradhtojë kënaqësia e kësaj bote, ai nuk angazhohet për të okupuar, as për të kolonizuar, as për të nënçmuar dhe as për të poshtëruar popujt. Qëllimi i tij është feja e All-llahut ndërsa njerëzit kanë nderin dhe krenarinë e tyre, të drejtën për të jetuar të qetë, të sigurtë dhe në paqe.

Ushtarët janë të ndërgjegjshëm dhe janë të një mendimi e të një fjale, ata nuk njohin konflikt dhe përçarje, nuk njohin pushtet e karrierizëm.

Sa i përket ekzekutimit të vendimeve dhe praktikimit të Sheriatit, kjo është detyrë me rëndësi e cila ndikon në mirëqenien, në stabilitetin dhe sigurinë e ummetit. Imami (kryetari) e ka për obligim të veprojë sipas Sheriatin të All-llahut dhe për t'iu përmbajtur vendimeve të All-llahut, për të bërë ekzekutimin e tyre dhe për të mos lejuar që në vend të tij të vendosen (të zëvendësohet me) ligje dhe vendime njerëzore, të cilat janë në kundërshtim me ligjet e All-llahut dhe në kundërshtim me drejtësinë, pasi All-llahu është Ai i cili e ka krijuar njeriun dhe Ai e di më së miri atë që është më e mira dhe më e dobishmja për të. Çdo vendim, apo ligj, i cili është larg fesë së All-llahut është injorancë, padrejtësi dhe krim. Zoti i Madhëruar thotë: {وَأَنِ احْكُم بَيْنَهُم بِمَآ أَنزَلَ اللّهُ وَلاَ تَتَّبِعْ أَهْوَاءهُمْ وَاحْذَرْهُمْ أَن يَفْتِنُوكَ عَن بَعْضِ مَا أَنزَلَ اللّهُ إِلَيْكَ فَإِن تَوَلَّوْاْ فَاعْلَمْ أَنَّمَا يُرِيدُ اللّهُ أَن يُصِيبَهُم بِبَعْضِ ذُنُوبِهِمْ وَإِنَّ كَثِيرًا مِّنَ النَّاسِ لَفَاسِقُونَ - أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللّهِ حُكْمًا لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ} - "Që të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos paso epshet e tyre dhe ruaju rrezikut që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata nuk pranojnë gjykimin tënd, ti dije se All-llahu ka për qëllim t'i ndëshkojë ata për disa mëkate të tyre. Vërtet shumica e njerëzve janë mëkatarë. A gjykimin siç ka qenë në injorancë e kërkojnë? Po ku mund të gjendet gjykim më i mirë se gjykimi i All-llahut për një popull që i bindet urdhrave të Tij?", (El Maide, 49-50).

Sa i përket marrëdhënieve dhe kontratave me shtetet e tjera Imami (kryetari) i përcjell me vëmendje, i formulon nenet dhe vërteton interesin e ummetit dhe realizimin e qëllimeve të tij.

Nuk pranohet marrëveshja për ndarjen e ndonjë pjese toke të tokës së muslimanëve, ose ndonjë marrëveshje e cila e humb pasurinë shtetërore, ose e humb dinjitetin kombëtar, ose dinjitetin fetar. Imami (kryetari) i nënshkruan vetëm ato kontrata të cilat janë në përputhje me vendimet e kushtetutës, të cilat janë të parapara me ligj.

Zoti i Madhëruar na ka urdhëruar për t'i kryer premtimet dhe për t'i realizuar kontratat. Zoti i Madhëruar thotë: {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَوْفُواْ بِالْعُقُودِ ...} - "O besimtarë! Plotësojini obligimet dhe kryejini premtimet (marrëveshjet) ... ", (El Maide, 1).

{وَأَوْفُواْ بِعَهْدِ اللّهِ إِذَا عَاهَدتُّمْ وَلاَ تَنقُضُواْ الأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا ...} - "Dhe, zbatoni obligimet e All-llahut, të cilat i keni marrë përsipër dhe mos e thyeni betimin pasi që e keni forcuar ...", (En Nahl,91).

{وَلاَ تَقْرَبُواْ مَالَ الْيَتِيمِ إِلاَّ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ حَتَّى يَبْلُغَ أَشُدَّهُ وَأَوْفُواْ بِالْعَهْدِ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْؤُولاً} - "Mos iu qasni pasurisë së bonjakut, përpos në mënyrën më të mirë, për derisa të mos arrijë moshën e pjekurisë. Dhe kryeni obligimet. Me të vërtetë për obligime jeni përgjegjës", (El isra, 34).


Përgjegjësia morale e Imamit

Neni 57

Imami (kryetari) ka përgjegjësi për t'iu mundësuar personave dhe grupeve për të urdhëruar në punë të mira dhe për të ndaluar nga punët e këqija, po ashtu edhe për kryerjen e obligimeve. Koment:

Prej përgjegjësive të Imamit (kryetarit) është që t'iu mundësojë bamirësve të ndalojnë nga punët e këqija dhe të urdhërojnë në punë të mira. Nuk mjafton për qeveritarin që, ummetit dhe popullit, t'iu mundësojë vetëm plotësimin e nevojave elementare të jetës, siç janë ushqimi, veshmbathja dhe banimi. Vetëm këto çështje nuk e ndërtojnë civilizimin dhe nuk i zhvillojnë popujt dhe nuk i mundëson njerëzve të kalojnë jetë të ndershme.

Këto gjëra (ushqimi, veshmbathja dhe vendstrehimi) janë të mjaftueshme vetëm për kafshët shtëpiake, kafshët e egra dhe shpendët, ndërsa njeriu përbëhet prej trupit dhe shpirtit, ai ka mendje dhe trup, zemër dhe trup, ai ka ndjenja dhe emocione, ai ka nevojë për moral dhe karakter.

Edukimi i njeriut është më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm se ndërtimi i fabrikave, rrugëve e urave. Ky edukim ka nevojë për burra të cilët i zbatojnë ligjet e All-llahut, i përmbahen vendimeve të All-llahut dhe praktikojnë Sheriatin e All-llahut, i cili siguron dhe garanton fenë e Allahut.

Këta burra duhet të nderohen dhe respektohen prej qytetarëve, prej Imamit (kryetarit) dhe prej funksionarëve, për ta kryer punën e tyre të ndershme, largimin nga punët e këqija dhe urdhërimin në punë të mira.

Këta burra mund të jenë dijetarë të cilët e sqarojnë të vërtetën, e nxjerrin në shesh të mirën, i lartësojnë vlerat dhe pengojnë të keqen, mëkatin, krimin, fitnen dhe ngatërresat, por mund të jenë edhe prej njerëzve të rëndomtë, të cilët iu tregojnë përgjegjësve se si është gjendja me qytetarët, çfarë padrejtësie bëhet, çfarë imoraliteti, çfarë krimi dhe çfarë shkatërrimi. Mund të jenë edhe inspektorë dhe kontrollues në fushat e arsimimit, kulturës, shëndetësisë ose bujqësisë. Mund të jenë oficerë të policisë, ose inspektorë, të cilët janë të obliguar për mbajtjen e rendit dhe sigurisë së popullit, dhe për përcjelljen e organeve apo individëve, të cilët nuk e zbatojnë ligjin e All-llahut.

Zoti i Madhëruar në Kur'an thotë: {وَلْتَكُن مِّنكُمْ أُمَّةٌ يَدْعُونَ إِلَى الْخَيْرِ وَيَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ} - "Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron në punë të mira dhe parandalon krimin. Të tillë janë ata të shpëtuarit", (Ali ilmran, 104).

Në hadithin, të cilin e transmeton Muslimi nga Ibn Mesudi, Muhammedi a.s. ka thënë: "Çdo pejgamber, të cilin All-llahu e ka dërguar para meje, ka pasur Havarijunë (ndihmëtarë faqebardhë) ose shokë të cilët e kanë pasuar rrugën e tij dhe i janë përmbajtur urdhrave të tij, ndërsa pas tyre kanë ardhur të padëgjueshmit të cilët kanë thënë diçka tjetër dhe kanë vepruar krejt diçka tjetër, kanë vepruar çka nuk janë urdhëruar. Kush i lufton ata është besimtar, kush i lufton ata me gjuhën e tij është besimtar, kush i lufton me zemrën e tij është besimtar, përndryshe, ai i cili nuk është prej këtyre kategorive e ka imanin sa kokrra e bizeles".

Prej detyrave parësore të ummetit (familjes ndërkombëtare islame) është kryerja e farzeve, manifestimi (përdorimi) i simboleve islame, praktikimi i fesë dhe përforcimi i besimit. Udhëheqësi duhet të përkujdeset për së tepërmi për këtë çështje, ndërsa neglizhentët, dhe shkatërrimtarët duhet t'i izolojë dhe t'i pengojë. Njësoj duhet të veprojë edhe me ata të cilët tallen me fenë, me qëllim që ta pastrojë shoqërinë prej ndyrësirave.

Pas shehadetit, shtyllat kryesore të Islamit janë: Namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi.

Përkujdes të veçantë duhet pasur në politikën shtetërore, ndërtimin e xhamive dhe caktimin e ligjëruesve, ndërtimin e qendrave për mësimin e Kur'anit përmendësh, publikimin e kulturës islame në mjetet e informimit, themelimin e bankave të zekatit për tubimin dhe shpërndarjen e tij, po ashtu edhe në lehtësimin e shërbimeve për haxh.

Këto shtylla të jetës islame nuk lejohet të anashkalohen për asnjë çast, për këtë arsye, udhëheqësit të cilët nuk i kryejnë këto obligime fetare duhet të largohen nga detyra.

Në sahihun e Muslimit, Auf bin Malik r.a. transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin a.s. duke thënë: "Më të mirët prej udhëheqësve tuaj janë ata të cilët i cloni dhe ju duan, ju luteni për ta dhe ata luten për ju, ndërsa më të këqijtëjanë ata udhëheqës që i urreni dheju urrejnë, i mallkoni dhe ju mallkojnë".

I thamë: O i dërguari i All-llahut, a t'i shkarkojmë prej detyre? Muhammedi a.s. ka thënë: "Jo, deri sa e falin namazin. Jo, deri sa e falin namazin".


Pergjegjesia e Imamit (Kryetarit) ne sistemin organizativ

Neni 58

Imami (kryetari) emëron nëpunësit shtetërorë (formon kabinetin). Lejohet që, sipas ligjit apo sipas rregullores, të emërojë nëpunësit e tjerë shtetëror (krahas posteve të larta-kabinetin).

Koment:

Prej përgjegjësive të Imamit (kryetarit) është se ai personalisht formon kabinetin e tij, pra i cakton ministrat me qëllim që të jetë lidhja e drejtpërdrejtë dhe konsultimi i vazhdueshëm. Ai, në rend të parë, konsultohet me personin para emërimit të tij dhe pas emërimit, të gjitha punët të cilat ai nuk i kryen në mënyrë të drejtpërdrejtë i kryen nëpërmjet tyre (ministrave).

Lejohet që Imami (kryetari) të emërojë zëvendësit (ministrat) që ata vetë, pastaj, të emërojnë nëpunësit shtetërorë. Me ligj, apo rregullore, caktohen kushtet e secilit nëpunës, për të qenë profesional, i sinqertë, me karakter, sakrifikues për kryerjen e detyrave shtetërore.

Le të përkujtojmë hadithin e të dërguarit të All-llahut i cili transmetohet nga Ajshja r.a., e cila ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, në shtëpinë time, duke u lutur: "O Zoti im, kush emërohet në post të ummetit tim dhe u vështirëson diçka, vështirësoja atij jetën dhe kush emërohet në post të umetit tim dhe sillet me butësi, mëshiroje dhe sillu butë ndaj tij", (Muslimi).

Po ashtu, edhe Jeali Muakal bin Jesari r.a., transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: "Çdo udhëheqës i cili caktohet për t'u kujdesur për ummetin ndërsa ai i mashtron, kur të ringjallet në Ditën e Kijametit, Zoti i Madhëruar do t'ia ndalojë të hyjë në xhennet", (Buhari dhe Muslimi).

Në një hadith tjetër, Pejgamberi a.s. thotë: "Çdo udhëheqës i cili i merrpërsipër çështjet e muslimanëve dhe nuk e kryen me përgjegjësi dhe nuk angazhohet për ta, ai nuk do të hyjë në xhennet me ta".


E drejta e Imamit (Kryetarit) për të falur gabimin dhe rregullat e faljes së gabimit

Neni 59

Falja për thyerje të ligjeve, me përjashtm të vendimeve të prera dhe të përcaktuara (Hudud), rregullohet vetëm me ligj. Imami (kryetari) ka të drejtë faljeje për krime në raste të posaçme, përpos në vendimet e prera dhe të përcaktuara (Hudud) dhe të tradhtisë shtetërore.

Koment:

Krimet janë dy lloje:

- Krimet të cilat ndëshkohen me ndëshkim (Ta'zir) ashtu siç e parasheh Imami (kryetari) në dobi të interesit individual dhe të përgjithshëm, siç janë: sjellja e ashpër ndaj prindërve, veprimi me kamatë, nënçmimi i fqinjit, keqpërdorimi i pasurisë shoqërore, etj..
- Krimet të cilat ndëshkohen me ndëshkim, siç e ka përcaktuar All-llahu i Lartmadhëruar dhe nuk lejohet që të mos ndëshkohet nëse për atë krim janë plotësuar kushtet siç janë, hakmarrja për vrasje (kisasi), dënimi për shpifje të prostitucionit, dënimi për vjedhje, etj..

Të drejtat janë dy lloje, njashtu edhe mëkatet të cilat meritojnë ndëshkim janë dy llojesh:

- Të drejtat dhe detyrat ndaj njeriut të cilat shkaktohen në konflikte, dëme materiale e fizike dhe të cilave patjetër duhet t'u rikthehet e drejta ose t'u kompensohet dëmi.
- E drejta dhe obligimi ndaj All-llahut që mund të zgjidhen me tolerancë dhe falje, pasi vërtet All-llahu është i mirë dhe i mëshirshëm.

Nëse ndodh krimi, atëherë jemi para dy gjendjeve apo mënyrave:

- Të bëhurit në mënyrë të fshehtë dhe që nuk e di askush.
- Të bëhurit haptazi sa që e sheh dhe e dëgjon çdokush.

Për të dy rastet, ekzistojnë dy mënyra të veprimit:
- Ose të zgjidhet problemi dhe të ndreqet rasti, pa hyrë në procedurë gjyqësore dhe administrative.

- Ose të ngrihet çështja në gjykatë, për ta shqyrtuar çështjen dhe për ta ekzekutuar vendimin, pa marrë parasysh a e ka ngritur vetë aktpadinë kundër vetes, apo e kanë ngritur të tjerët duke sjellë fakte, dëshmi dhe dëshmitarë.

Muslimani këshillohet të falë, për të arritur shkallën e lartë të moralit dhe të fituar shpërblim prej All-llahut. Zoti i Madhëruar thotë: {خُذِ الْعَفْوَ وَأْمُرْ بِالْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ الْجَاهِلِينَ} - "Bëhu i matur (dhe sillu me kujdes ndaj tyre), urdhëro vepra të mira dhe largohu nga injorantët", (El A'raf, 199).

Zoti i Madhëruar, në një ajet tjetër, thotë: {وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَلِكَ لَمِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ} - "E ai që duron dhe fal, këto, në të vërtetë janë virtyte të larta", (Esh Shura, 43).

Muhammedi a.s. në një hadith, të cilin e transmeton Ebu Hurejrete r.a. thotë: "Nuk është trim, trimi në konfrontim dhe dyluftim, por trim është ai i cili e sundon veten e tij kur është i hidhëruar", (Buhari dhe Muslimi).

Kur'ani ka treguar mundësinë e faljes në rast të vrasjes me qëllim: {يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الْقِصَاصُ فِي الْقَتْلَى الْحُرُّ بِالْحُرِّ وَالْعَبْدُ بِالْعَبْدِ وَالأُنثَى بِالأُنثَى فَمَنْ عُفِيَ لَهُ مِنْ أَخِيهِ شَيْءٌ فَاتِّبَاعٌ بِالْمَعْرُوفِ وَأَدَاء إِلَيْهِ بِإِحْسَانٍ ذَلِكَ تَخْفِيفٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَرَحْمَةٌ فَمَنِ اعْتَدَى بَعْدَ ذَلِكَ فَلَهُ عَذَابٌ أَلِيمٌ} - "O besimtarë, është vendosur ligji për ju për sa i përket vrasjes: I liri për të lirin, robi për robin dhe femra për femrën; e atij që ia fal familja e të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm (për dëmshpërblim) dhe le të zbatohet dëmshpërblimi me të mirë. Kjo falje është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E Kushdo që pas kësaj (faljeje) e tejkalon kufirin, për atë ka dënim të rreptë", (El Bekare, 178).

Kjo për arsye se shoqëria e muslimanëve është shoqëri e mëshirës, (ata) përforcohen dhe ndërlidhen mes vete, ndërsa rastet patetike janë të rralla. Thyerja e ndonjë ligji, nuk paraqet shoqërinë islame në përgjithësi.

Nëse vjen puna deri në gjyq dhe pala e cila ka të drejtë dëshiron ta tërheqë aktpadinë, atëherë kushtetuta i propozon dhe i jep të drejtë të falë për krimet e papërcaktuara (T'azir), të cilat mund të rregullohen me ligj dhe rregullore dhe me kusht që falja të mos keqpërdoret dhe të mos shfrytëzohet për t'u rritur krimet, e keqja dhe shkatërrimi dhe që shteti ta humbë vlerën e vet.

Lejohet që Imami (kryetari) të falë dënimet e papërcaktuara të Sheriatit Islam (T'azir), në raste të veçanta, ku shkak mund të jetë bashkimi i shoqërisë dhe uniteti i fjalës.

Përsa i përket dënimeve të prera dhe të përcaktuara (Hudud) të cilat ngrihen në procedurën gjyqësore, Imami (kryetari) nuk ka të drejtë t'i falë, sepse atëherë do të ndodhte mosekzekutimi i ligjeve të All-llahut, dhe vazhdimi i krimeve, gjë që kërcënon qetësinë dhe sigurinë e vendit.

Imam Neveviu sqaron hadithin sahih të koleksionit të Muslimit:

Janë të njohura transmetimet e haditheve në rastin e femrës Mahzumije, e cila kishte vjedhur. Ndërsa Usame bin Zejd ka ndërmjetësuar te i dërguari i All-llahut s.a.v.s., Muhammedi a.s. është hidhëruar dhe nuk i është përgjigjur, por përkundrazi i ka thënë: "A po ndërmjetëson në dënimet e prera dhe tëpërcaktuara të All-llahut"?!

Muslimi përmend hadithin i cili ndalon ndërmjetësimin në dënimet e prera dhe të përcaktuara dhe ai ka qenë shkak i shkatërrimit të Beni Israilëve. Eshtë ixhma (mendim unanim i të gjithë dijetarëve islamë) se ndërmjetësimi i Imamit (kryetarit) në dënimet e prera dhe të përcaktuara (Hudud) është i ndaluar dhe ai nuk ka të drejtë t'i falë, ndërsa para se të ngrihet aktpadia në gjyq, Imami (kryetari) ka të drejtë të falë. Këtë mendim e përkrahin shumica e dijetarëve. nëse ai (delikuenti) nuk është i njohur për krime, dhe nënçmues i vazhdueshëm i të tjerëve.

Në krimet, për të cilat nuk është i paraparë dënimi i prerë dhe i përcaktuar (T'azit), lejohet falja dhe ndërmjetësimi. pa marrë parasysh a ka arritur lënda në gjyq apo jo, sepse dënimet janë më të lehta. Në këto raste falja dhe ndërmjetësimi është e pëlqyeshme (mustehab) nëse pala nuk është dëmtues. Ndoshta bazë për ndërmjetësim është fjala e Zotit të Madhëruar: {مَّن يَشْفَعْ شَفَاعَةً حَسَنَةً يَكُن لَّهُ نَصِيبٌ مِّنْهَا وَمَن يَشْفَعْ شَفَاعَةً سَيِّئَةً يَكُن لَّهُ كِفْلٌ مِّنْهَا وَكَانَ اللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُّقِيتًا} - "Kush ofron ndihmë të mirë do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë për ndonjë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi", (En Nisa, 85).

Po ashtu, edhe hadithi i Muhammedit a.s. "Ndërmjetësoni dhe falni, do të shpërbleheni, ndërsa All-llahu nëpërmjet fjalës së të Dërguarit të Tij cakton çka dëshiron", (Sahih).

Ligjet e jashtëzakonshme

Neni 60

Imami (kryetari) patjetër duhet t'i marrë parasysh rastet e jashtëzakonshme, të cilat parashihen me ligj. Nëse paraqitet rreziku i tronditjeve shtetërore, ose parashihet se ndodh kërcënim i shkatërrimit të shtetit, ose Iuftës qytetare, ose rreziku prej sulmit të ndonjë shteti, (atëherë Imami) merr vendime të shpejta dhe të jashtëzakonshme, me kusht që t'i paraqesë në parlament brenda një jave prej marrjes së vendimit. Nëse parlamenti nuk është formuar ende, atëherë thërret ish-parlamentin. Ligji i përcakton këto ngjarje të jashtëzakonshme dhe pasojat të cilat mund të ndodhin, po të mos merren vendime të tilla, specifikat dhe veçoritë dhe (përcakton) mënyrën e marrjes së vendimit.

Koment:

Ky nen i gjatë mund të përkufizohet kështu: Në raste të domosdoshme, Imami (kryetari) merr vendime të jashtëzakonshme të cilat i parasheh ligji, sikurse i parasheh rastet për marrjen e vendimit dhe mosmarrjen e vendimit, brenda një jave nga marrja apo mosmarrja e vendimit.

Sa i përket këtij neni sqarojmë si vijon:

"Domosdoshmëria i lejon të ndaluarat", "Domosdoshmëria i lejon të ndaluarat aq kohë sa zgjat domosdoshmëria".

Bazë për këtë është ajeti kur'anor: {إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةَ وَالدَّمَ وَلَحْمَ الْخِنزِيرِ وَمَا أُهِلَّ بِهِ لِغَيْرِ اللّهِ فَمَنِ اضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلاَ عَادٍ فَلا إِثْمَ عَلَيْهِ إِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ} - "(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që thërret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu fal, është mëshirues", (El Bekare, 173) . Domosdoshmëria e shpëtimit të jetës e lejon ushqimin e ndaluar si cofëtinën, gjakun, mishin e derrit, mirëpo kjo leje vazhdon aq sa shpëtohet jeta, e jo për t'u ushqyer për së tepërmi me ushqimet e ndaluara. Duhet që ky lejim të caktohet deri sa të tejkalohet rreziku i jetës dhe menjëherë ato ushqime ndalohen. Nga kjo, nëse shtetit i kërcënohet rreziku për të ndodhur trazira brenda natës, ose ndonjë shtet e sulmon vendin, atëherë Imami (kryetari) merr vendime aty për aty, për ta përballuar gjendjen, për ta evituar rrezikun dhe për ta mbrojtur ummetin nga e keqja.

Situata nuk jep rast për të pritur, ajo çka kërkon një situatë e tillë është intervenimi i shpejtë.

Kushtetuta e kushtëzon Imamin (kryetarin) që brenda javës të sqarojë arsyen përse e ka marrë një vendim të tillë, me qëllim që dijetarët, të urtit, ekspertët dhe juristët të konsultohen për vazhdimin e mëtutjeshëm të situatës.

Këto situata të jashtëzakonshme dhe mënyrat e tejkalimit të tyre, fillim e mbarim, përcaktohen dhe sqarohen me ligj.

E gjithë kjo (bëhet) për të ruajtur unitetin e ummetit, ndalimin e ambicieve personale e grupore, ruajtjen e konsultimeve dhe të parlamentit.

Për këtë kemi shembull të shkëlqyeshëm te i dërguari i All-llahut s.a.v.s., se si ka vepruar ai në situatat e paqes dhe të luftës, të shpresës dhe të frikës. Ai ka qenë shëmbëlltyrë e udhëheqësit të drejtë, i afërt me sahabët, ka dhënë mendim, por edhe ka pranuar mendimin e tjerëve. Ka qenë me mish e me shpirt i angazhuar për të mirën e ummetit. Zoti i Madhëruarthotë: {فَبِمَا رَحْمَةٍ مِّنَ اللّهِ لِنتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِي الأَمْرِ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى اللّهِ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُتَوَكِّلِينَ} - "Në saje të mëshirës së All-llahut, (o Muhammed) u solle butësisht me ta, e sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Falua gabimin atyre dhe kërko falje te Allahu për ta, e konsultohu për çështje të mira të jetesës me ta. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu te All-llahu, se All-llahu me të vërtetë i do ata që mbështeten tek Ai", (Ali imran, 159).



Autor: Dr. Muhamed Sejid Ahmed El-Musejer, Përktheu: Dr. Musli Vërbani.
Shkëputur nga Libri: "Për kushtetutën Islame, Kapitulli i Pestë, Imami (Kryetari)",
Nenet i hartoi dhe i renditi Univerziteti i famshëm i El-Ez'her-it.



_________________________

[1] - "El-Imametu min Ebkarul Eftar fi Usuli Dijnë. Nga autori Sejfud-din El-Amedin, i cili ka vdekur në vitin 631 h. Korrektoi Muhamed Ez-Zebedij. Botoi "Kitabul Arabij". viti 1412 h..
[1] - "Sahih Muslim bi sherh En-Neveviju", vëll.XI, fq.222, botoi "Darul Fikri li Suneti", viti 1403 h..
[1] - "El-Imametu min Ebkarul Efkar fi usuli dijnë", fq.243.
[1] - "Raxhin Rivajat fi Esedil Gajat", nga Ibni Ethiri dhe Tarihu Taberiju dhe po ashtu Imametu ve Sijasetu nga Ibni Kutejbetu.
[1] - "El-Ahkam Sultanije", nga Ebi Jeali El-Ferai, korrektoi Muhamed Hamid El-Fekiju.
[1] - "El-Ahkam Sultanije", nga Ebi Jeali El-Ferai, korrektoi Muhamed Hamid El-Fekiju.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...