Testamenti i Imamit Ebu Hanife



Është transmetuar nga Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë) se, kur është sëmurë nga një sëmundje e rëndë, ai ka thënë: "Dijeni shokë dhe vëllezër të mi (Allahu ju ruajt) se medh'hebi i ehli sunneh wel xhemaah është në dymbëdhjetë rregulla (dispozita)".

Ai i cili iu përmbahet këtyre rregullave nuk ka për të qenë prej bidatxhinjve (novatorëve), e as pronar i epsheve. Përmbajuni këtyre rregullave në mënyre që ta meritoni shefatin (ndërmjetësimin) e Pejgamberit a.s., në Ditën e Kiametit.

E para: Imani (besimi), kurse imani është: Të dëshmosh me gojë dhe të besosh me zemër (ikrar bi lisan ëe tasdijk bil xhenan).

Vetëm dëshmia me gojë nuk është iman, sepse sikur të ishte iman, atëherë te gjithë mynafikët do te ishin besimtarë, gjithashtu edhe vetëm te njohurit nuk është iman, sepse sikur te ishte iman atëherë te gjithë ithtarët e librit (krishterët dhe hebrenjtë) do te ishin besimtarë. Thotë Allahu xh.sh., për mynafikët: "Allahu dëshmon se mynafikët janë gënjeshtarë", ndërsa për ithtarët e librit thotë: "Atyre te cilëve u kemi dhënë librin ata e njohin atë (Muhamedin), ashtu siç i njohin bijtë e tyre".

Imani nuk shtohet as nuk pakësohet (la jezidu ve la jenkus), sepse nuk mund te paramendohet pakësimi i imanit përveç me shtimin e kufrit (mosbesimit) (Allahu na ruajt), e as nuk mund te paramendohet shtimi i imanit përveç me pakësimin e kufrit, e si është e mundur qe i njëjti person ne te njëjtën gjendje te jetë edhe besimtar edhe qafir?!!

Besimtari është besimtar i vërtetë, ndërsa qafiri është qafir i vërtetë, dhe në iman nuk ka dyshim ashtu siç nuk ka dyshim edhe në qufër, duke bazuar në fjalët e Allahut xh.sh.: "Ata janë besimtarë të vërtetë", dhe: "Ata janë pabesimtarë te vërtetë".

Ndërsa, mëkatarët nga ummeti i Muhamedit a.s., të gjithë janë besimtarë të vërtetë dhe ata nuk llogariten si pabesimtar. Dëshmojmë se punët nuk janë iman, dhe imani nuk është punë.

Duke argumentuar se: në shumë raste mundet që të ngrihet puna nga besimtari, por nuk lejohet të thuhet: është ngritur nga ai imani. Gruaja e cila është në të përmuajshmet e saja lejohet t'i themi se Allahu xh.sh., e ka ngritur nga ajo namazin dhe agjërimin, por nuk lejohet të themi se e ka ngritur Allahu xh.sh., nga ajo imanin, pra e ka urdhëruar me lënien e punës, e jo me lënien edhe te imanit.

Ligjvënësi i ka thënë lere agjërimin pastaj plotësoje atë (kur te pastrohesh) por nuk lejohet t'i thuhet lere imanin dhe pastaj plotësoje atë. Lejohet të themi se për të varfrin nuk është obligim zekati, por nuk mund të themi se për të nuk është obligim imani. Besojmë se përcaktimi i së mirës dhe i së keqes është nga Allahu xh.sh., dhe sikur të pretendon dikush se përcaktimi i së mirës dhe i së keqes është nga dikush tjetër pos Allahut xh.sh., ai është qafir (mohues i Allahut). Allahu e di me se miri!

E dyta: Dëshmojmë se punët janë tre lloje: Obligative (farz), të mira (fadilije), dhe këqija (ma'sijeh).

Pune obligative janë ato punë të cilat janë me urdhrin e Allahut xh.sh., me dëshirën e Tij, me dashurinë e Tij, me kënaqësinë e Tij, me vendimin dhe përcaktimin e Tij, urtësinë dhe diturin e Tij, si dhe të qenit e shkruar në Lehvi Mahfudh.

Punët e mira janë ato punë që nuk janë me urdhrin e Allahut xh.sh., por janë me dëshirën e Tij, me dashurinë e Tij, me kënaqësinë e Tij, me vendimin dhe përcaktimin e Tij, me urtësinë dhe diturin e Tij, si dhe të qenit e shkruar ne Lehvi Mahfudh.

Punët e këqija janë ato punë që nuk janë me urdhrin e Allahut xh.sh., janë me dëshirën e Tij, por nuk janë me dashurin dhe kënaqësinë e Tij, janë me vendimin dhe caktimin e Tij, me urtësinë dhe diturinë e Tij, dhe të qenit e shkruar ne Lehvi mahfudh.

E treta: Dëshmojmë se Allahu xh.sh. qëndron mbi Arsh (Alel arshi isteva), pa pasur nevojë për të dhe qëndrim në të. Ai është krijues i Arshit dhe i çdo gjeje tjetër, pa pasur nevojë për diçka, sepse sikur të ishte i nevojshëm për diçka atëherë nuk do të ishte i mundshëm për të krijuar dhe për të mbikëqyrë krijesat e Tij. Dhe sikur të ishte i nevojshëm për ulje dhe për qëndrim atëherë para krijimit të Arshit ku ishte Allahu?! Ai është i paanshëm, dhe i Lartësuar është Ai prej çdo të mete.

E katërta: Dëshmojmë se Kur'ani është fjala e Allahut xh.sh., e pa krijuar, ndërsa shkronjat ngjyrat, fletët, shkrimi, të gjitha këto janë të krijuara, sepse këto janë vepra të njerëzve, ndërsa gjithashtu edhe veprat e njeriut janë te krijuara, kurse fjala e Allahut xh.sh., është e pa krijuar. Shkrimi, shkronjat, fletët janë mjete të Kuranit për nevoja të njeriut ndaj tyre, ndërsa fjala e Allahut xh.sh., ekziston vetvetiu ashtu si të gjitha cilësitë e tjera të Allahut xh.sh.. Ai që thotë se fjala e Allahut xh.sh., është e krijuar ai është qafir-mohues i Allahut., xh.sh..

E pesta: Dëshmojmë se me te mirët e këtij umeti pas Muhamedit a.s. janë: Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu (Allahu qofte i kënaqur me të gjithë këto), siç thotë Allahu xh, sh., në Kur'an: "Të parët e të parëve ata janë me të afërmit, në mirësitë e xhenetit". Secili që është më i pari në punë të mira është më i miri tek Allahu xh.sh.. I duan ato çdo besimtar i devotshëm, kurse i urren çdo mynafik fatkeq.

E gjashta: Dëshmojmë se njeriu me punët e tij, me fjalët dhe njohurit e tij është i krijuar, pra nëse vepruesi është i krijuar padyshim se edhe veprat e tij janë të krijuara.

E shtata: Dëshmojmë se Allahu xh.sh., i ka krijuar të gjitha gjallesat, dhe ato nuk kanë fuqi sepse janë të dobëta, të pamundura. Allahu është krijues dhe furnizues i tyre, siç thotë Allahu xh.sh., në Kur'an: "Allahu ju krijoi, pastaj ju vdes,dhe ju ngjall përsëri". Përfitimi me dituri është e lejuar, tubimi i pasurisë me hallall është i lejuar, ndërsa tubimi i pasurisë me haram është i ndaluar.

Njerëzit janë tre llojesh: besimtar i sinqertë, pabesimtar këmbëngulës ne qufrin e tij, dhe mynafik i thelluar ne nifakun e tij. Allahu xh.sh., ka obliguar për besimtarët vepra, për qafirët iman, dhe për mynafikët sinqeritet. Thotë Allahu xh.sh.: "O ju njerëz kini frik Zotit tuaj", d.m.th: "O ju besimtar nënshtrohuni", "O ju qafirë besoni" dhe "O ju mynafikë bëhuni te sinqertë". Allahu e di me se miri!

E teta: Dëshmojmë se mundësia (për të bërë diçka, sh.p.) është me veprën, as para e as pas saj, sepse sikur të ishte para veprës atëherë njeriu do të ishte i panevojshëm për Allahun, e kjo është ne kundërshtim me dispozitat e tekstit të shenjtë, thotë Allahu xh.sh.: "Allahu është i pasur, ndërsa ju jeni te varfër". E sikur mundësia të ishte pas veprës kjo është e pamundshme, sepse kjo d.m.th., të bësh një vepër pa pasur mundësi dhe fuqi për ta bëre atë vepër.

E nënta: Dëshmojmë se mes'hi mbi meste është vaxhib për vendasin një dit e një natë, ndërsa për udhëtarin tre ditë e tre net. Kështu kanë ardhur hadithet, kurse ai që e mohon këtë kam frikë për qufrin e tij, sepse këto hadithe janë shumë afër mutevatirit. Shkurtimi i namazit dhe lenia e agjërimit për udhëtarin është Ruhsa - e lejuar - me tekst nga Kur'ani. Allahu xh.sh., thotë: "Kur të udhëtoni nëpër tokë nuk është mëkat për ju të shkurtoni nga namazet", ndërsa për agjërimin thotë: "E nëse dikush prej juve është i sëmur ose në udhëtim le ta plotësoj me një ditë tjetër".

E dhjeta: Dëshmojmë se Allahu xh.sh., e ka urdhëruar lapsin që të shkruaj dhe lapsi i ka thënë: "Çka të shkruaj"? "Shkruaj atë që do të ndodh deri në Ditën e Kiametit"! Dhe lapsi do të shkruaj, ashtu siç thotë Allahu xh.sh.: "Çdo e vogël dhe e madhe është e shkruar".

E njëmbëdhjeta: Dëshmojmë se dënimi i varrit do të ndodh padyshim. Pyetjet e Munkirit dhe Nekirit janë te vërteta, xheneti dhe xhehenemi janë te vërteta dhe ato janë te krijuar. Thotë Allahu xh.sh., për xhenetin: "I përgatitur për besimtaret", dhe thotë për xhehenemin: "I përgatitur për pabesimtarët".

Allahu i ka krijuar ato për shpërblim dhe ndëshkim. Sirati është i vërtetë, edhe leximi i librave ditën e kiametit është i vërtetë.

E dymbëdhjeta: Dëshmojmë se Allahu do t'i ringjall shpirtrat pas vdekjes, do ti tuboj në një ditë e cila do të zgjas 50 mijë vjet, për t'u shpërblyer dhe për t'u dhënë haket. Thotë Allahu xh.sh.: "Allahu do të ringjall ato që janë ne varreza". Takimi i ithtarëve të së vërtetës me Allahun është e vërtetë, pa pyetur "si", pa përngjasim dhe pa drejtim. Ndërmjetësimi (shefaati) i Pejgamberit a.s., është për të gjithë ata që janë banorë të xhenetit edhe nëse kanë bërë ndonjë mëkat të madh.

Aishja r.a., është gruaja më e mirë në botë pas Hatixhes r.a., ajo është nëna e besimtarëve, e pastër nga zinaja dhe e pastër nga ajo për çka u akuzua. Kush e akuzon atë për zina ai është fëmijë nga zinaja.

Banorët e xhenetit do të jenë të përhershëm në xhenet, ndërsa banorët e xhehenemit do të jenë të përhershëm në xhehenem, siç thotë Allahu xh.sh., për besimtarët: "Ata janë banorë të xhenetit në të cilin do të jenë të përhershëm", dhe thotë për pabesimtarët: "Ato janë banorë të zjarrit në të cilin do të jenë të përhershëm".



Shkëputur nga libri: Min vesaja el-Ebi HANIFE
Prezantuar dhe redaktuar nga: Abdurrahman Hasan MAHMUD
Përktheu në gjuhën shqipe: Mafiz RUSTEMI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...