Veshja e pantallonave për gratë



Pyetje:

A është e lejuar veshja e pantallonave për vajzat dhe gratë. Dhe a është e lejuar veshja e tyre poshtë hixhabit apo fustanit?


Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin Muhamed.

Feja Islame nuk ka përcaktuar ndonjë lloj të caktuar veshje për gratë. Gjëja të cilën feja e ka përcaktuar është që veshja të mbulojë trupin e gruas, sepse ajo konsiderohet "avret" përveç duarve dhe fytyrës ashtu siç janë të mendimit një pjesë e konsiderueshme e dijetarëve. Por ka edhe dijetarë të cilët janë të mendimit se fytyra dhe duart janë "avret".

Pra, ajo që kërkohet nga gruaja është që të veshë rroba të gjera që të mbulojë trupin e saj. Madje nuk duhet të veshë as rroba që të tregojnë pjesët e trupit. Nëse mbulimi i trupit arrihet me veshjen e pantallonave të gjera, dhe sipër tyre gruaja vesh një rrobë tjetër që mbulon gjithë trupin e saj deri në gju për shembull, në atë mënyrë që format e trupit nuk i duken dhe pjesët e tjerat të trupit janë të mbuluara, në këtë rast nuk mund të themi që kjo është e ndaluar. Sepse ajo që është e rëndësishme është mbulimi i trupit në çfarëdo lloj mënyre që të jetë e mundur. Ndërsa veshja e streçeve apo pantallonave të ngushta është e ndaluar. Por nëse sipër tyre vishen rroba që e mbulojnë trupin (këmbët), nuk ka asnjë lloj problemi, përderisa synimi i mbulimit të trupit ekziston.

Allahu e di më së miri.



Përgjigjet Myftiu: Abdul Khalik Esh-Sherif

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...