Lindja e Profetit Muhamed a.s. (Mevludi)



Faleminderimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh.. Krijuesit të gjithësisë dhe gjithë asaj që na rethon, Furnizesit, Mirbajtësit të të gjitha gjallëresave, dhe mbi të gjitha, Krijuesit të njeriut në formën më të bukur, duke e dalluar nga të gjitha krijesat, dhe duke e bërë mëkëmbës në tokë. Paqja dhe bekimi i Allahut xh.sh. qoftë mbi më të dalluarin profet të njerzimit, mbi vulën e mbar pejgamberisë, mbi pishtarin ndriçues të fesë Islame, mbi Muhamed Mustafanë s.a.v.s..

Të nderuar besimtar, në këtë javë, që është java e lindjes të njeriut më të mirë dhe më të vaçant, profetit më të dalluar, Muhamedit s.a.v.s., më e mira që mund të bejmë për ta nderuar dhe respektuar këtë profet ashtu siç e meriton ai (a.s.), është të rikujtojmë ditët e lindjes së tij (a.s.).

Muhamedit s.a.v.s. emrin ja vuri gjyshi i tij, Abdul Mutalibi. Kur lindi profeti s.a.v.s., gjyshi thiri për të gostitur gjithë parin e Mekes, udhëheqësit e kurejshitëve. Njëri prej tyre e pyeti atë se ç'far emri do ti vinin. Ai u tha se do të quhej "Muhamed" (I lavdëruar), emër që askush para tij se ka pasur dhe emër që shumë prej njerëzve do të dëshironin në të ardhmen ta kenë. Ata e pyetën se ç'far është ky emër i çuditshëm dhe pse nuk ja ka lënë emrin e baballarëve të tyre ashtu siç ishte traditë? Gjyshi u kthen një përgjigje që në vetvete ka shumë urtësi dhe që i përshtatet pikërisht jetës dhe veprimtarisë së Muhamedit s.a.v.s., ai u tha: "sepse dua që ky fëmij kur të ritet të lavdërohet në tokë nga banorët e tokës dhe në qiell nga banorët e qiellit", (Amër Halid, Gjurmëve të të dashurit tonë, Shkup 2006, faqe 21-22).

Prej këtij shembulli marim dy mësime apo urtësi kryesore:

E para: Allahu xh.sh. dëshironte të lindën Muhamedi s.a.v.s. në një periudhë që kishte një ngjarje të madhe dhe të rëndësishme për mekasit. Ajo tregon që ngjarjet e mëdha që tronditin vendin, bëjnë që të dalin më pas njerëz gjenial, dhe sisteme pozitive. Një ngjarje e rëndësishme që prej saj doli një sistem dhe një kushtetutë që e ka emrin Islam.

E dyta: Ishte dëshira e Allahut xh.sh. që kjo të ishte mrekullia e fundit material/fizike (që kufizohet në kohë dhe vend), dhe pas kësaj mrekullia e ardhshme që do ti jepet Muhamedit s.a.v.s. do jetë Kur'ani, fjala e Zotit, mrekulli shpirtërore që nuk do ketë kufizime por do egzistoj deri sa të egzistoj kjo botë.

Analizë e urtësisë së parë:

Padyshim për ne si shqiptarë, ditët që sapo kaluam janë shumë të rëndësishme, të dyja mund të krahasohen me shembullim e lartpërmendur, ngase është kohë e ngjarjeve të mëdha, nga gjiri i të cilës dalin njerëz të mëdhej dhe sisteme të mëdha, e para ka të bëj me përkujtimin e ditës më madhështore, pra njëzet vjetori i rrëzimin të diktaturës në krye me njeriut më tiran dhe më të pashpirt Enver Hoxhës, dhe e dyta përvjetori i tretë të pavarsisë së shtetit më të ri të Kosovës. Të gjithë ne jemi dëshmitar se sikur të mos ishin çuar vet populli shqiptar për ta rrëzuar sistemin shtypës dhe uzurpues të komunizmit asnjëherë zdo ishim çliruar nga ky sistem. Sikur të mos ishin organizuar bijtë kosovarë për të luftuar kundër ushtrisë mizore sërbe asnjëherë sdo kishte ardhur pavarsia.

Por gjithashtu për ne si musliman, trazirat dhe demostratat që kanë fillaur të marin përmasa trishtuese në lindje, duke nisur nga Tunisi, Jemeni, Egjipti, Bahrejni dhe ditët e fundit edhe Irani dhe Libia, bëjnë që ne të mos ndjehemi krenar për gjendjen që sot kalon bota e dikurshe islame. Kjo le të jetë një mësim edhe për popullin musliman të këtyre shteteve se sikur ato vet të mos organizohen për ta larguar të keqen dhe krimin, askushi sdo i ndihmojë, ngase kjo është edhe porosi kur'anore "Allahu nuk do ta ndryshoj gjendjen e një populli nëse ata vet nuk e ndryshojnë gjendjen e tyre", (Kur'an, kaptina Rad: 11).

Analizë e urtësisë së dytë:

Përmendëm se Allahu xh.sh. vendosi që mrekullia e fundit material/fizike (mrekulli që kufizohen në kohë dhe vend) të ishte shkatrimi i ushtrisë zullumqare të Ebrehës, dhe pas kësaj mrekullia e fundit jomateriale por shpirtërore të ishte zbritja e Kur'anit, udhërëfyesi ynë për në rrugën e shpëtimit, kështu që kjo na jep një mësim jetësor se për ndryshime të rëndësishme siç ishte rrëzimi i diktaturës dhe pavarsia e Kosovës nuk erdhi si shkak i ndonjë mrekullie, por fal angazhimit dhe sakrificës tonë, dhe kur Allahu xh.sh. e pa vullnetit tonë atëherë edhe Ai lishoi ndihmën ndaj nesh. Ndodhitë e fundit në Tunis, Egjipt, Bahrejn, Jemen, Libi, etj., na japin një mësim të madh që mrekullia më e madhe që Allahu xh.sh. e la në mesin e njerzve është Kurani, e ai na mëson se duhet çdoherë të kemi vullnet dhe forcë për ta luftuar të keqen dhe të ligën. Prandaj nuk na ngelet tjetër veç ti lutemi Allahut xh.sh. që mundin, sakrificën dhe vuajtjen e këtyre studentëve, puntorëve dhe popullit të atyre shteteve në përgjithësi, që tentojnë ta luftojnë të keqen dhe zullumin e udhëheqësve tiran dhe sistemin uzurpues, ti ndihmon, tu jep forcë dhe ti shpërblen me fitore të së vërtetës dhe të drejtës, ashtu siç e ndihmoi edhe popullin tonë. Kurse neve si shqiptar të na bën prej atyre që të mos e harojmë të kaluarën tonë dhe gabimet tona, me të vetmin qëllim që të mos biem edhe njëherë në humnerën e njejtë të sistemeve djallëzore, por të kuptojmë se e ardhmja e sigurtë e popullit tonë nuk mund të paramendohet pa Islam.

Muhamedi s.a.v.s. ka lindur pesdhjet ditë para ngjarjes së "poseduesve të elefantit", ku një ushtri mizore me një udhëheqës tiran, i quajtur Ebreha, kishin pushtuar Meken me pretendimin për ta shkatruar Qaben, ngase ajo kishte ndikim të fortë politik, tregtar dhe fetar në gjithë gadishullin, edhe më tej. Ai para se të tenton të shkatron Qaben kishte sekuestruar gjithë pasurin e mekasve dhe askush prëveç Abdul Mutalibit nuk guxoi prej frige që të bisedon me Ebrehën. Abdul Mutalibi pa mos me ju trembur syri i drejtohet tiranit dhe i kërkon ti kthej devetë dhe pasurinë që ua kishte uzurpuar atij dhe mekasve, kur Ebreha e ndigjoi i tha: "Unë mendova se ke ardhur të më lutesh që të mos shkatroj Qaben kurse ti brengosesh për pasurinë tënde". Abdul Mutalibi ja kthen: "Unë jam pronar i deveve, kurse Qabeja ka Pronarin dhe Zotin e saj që e mbron. Ti kurrë nuk mund ta shkatrosh atë", (Amër Halid, Gjurmëve të të dashurit tonë, Shkup 2006, faqe 22). Pikërisht ashtu edhe ndodhi, Allahu xh.sh. me këtë rast bëri mrekulli, që do ishte mrekullia e fundit "materiale/fizike" në botë, Zoti dërgon zogj me emrin "Eba Bil" ku çdo zog mbante në sqepin e tij nga një gurë të vogël, të cilin e hidhnin sipër ushtrisë së Ebrahës. Çdo gurë binte mbi ushtarët e tij, duke ia djegur trupin, (Kur'an, kaptina Fil: 1-5).



Autor: Mr. Xhemail ÇUPI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...