Imam Keutheriu ndër shqiparët



Me gjithë popullaritetin e tij të gjerë, Imam Keutheriu mbeti i panjohur për studiuesit shqiptarë të shkencave islame,qofshin në Egjipt, Siri apo Turqi. Për këtë, vendosëm të bëjmë këtë përkthim të librit të Dr. Ammar Xhidelit mbi jetën dhe veprën e Imam Keutheriut me dëshirë që të plotësohet boshllëku i përmendur te studiuesit dhe lexuesit shqiptarë.

Me prezantimin e jetës dhe veprës së Imam Keutheriut ndër ne shqiptarët, popullit tonë i vjen një imam i madh i cili i ka munguar e iu desh gjatë gjithë shekullit të kaluar në problematikat me të cilat është përballuar dhe i duhet veçanërisht sot, kur mendimi islam te ne është futur në trazirat dhe krizat ideore dhe kulturore në të cilat ishte në kohën kur jetoi vet Imam Keutheriu.

Islami si tërësi, çështje të akides: Zoti, njohja dhe vetitë e Tij, selefi dhe qëndrimi i tij mbi Allahun dhe çështjet e besimit, Ehli Sunneti, mësimet e drejta të Ehli Sunnetit,përfaqësuesit e vërtetë të Ehli Sunnetit, fraksionet e vjetra dhe të reja në çështjet e akaidit, veprat e besueshme të kësaj lëmie, fikhu dhe krizat e tij: historia, zhvillimi i mendimeve të fikhut dhe shkollave te tij, medhhebet, zhvillimet e tyre, medhhebet sot, afrimi i medhhebeve, asgjësimi i tyre dhe rrymat e lamedhhebijes, sheriati përballë sfidave dhe zhvillimeve të reja, trashëgimia kulturore shkencore, ahlaku dhe vlerat morale, çështje të cilat gjatë gjithë shekullit të kaluar do të paraqiten si fusha të minuara për studiuesit dhe njeriun e zakontë, sot janë shtruar përpara zhvillimit kulturor e ideor islam të popullit tonë dhe shumë kush mund të bjerë pre e tyre.

Në të gjitha këto problematika, Imam Keutheriu, me dijen e tij të gjërë dhe mendimin e tij të pjekur, me përvojën e një eksperti dhe dijetari hulumtues të rallë, i vjen popullit tonë si fekih, muhadith, mutekelim, mufesir e mendimtar. Studiuesve të rinj shqiptarë Imam Keutheriu tani u paraqitet si udhëzues i profesionalizur dhe çelës i tyre. ImamKeutheriu si një hanefi i madh, më në fund, vjen te populli ynë si imam në xhematin e vet.

Vepra e gjerë e Imam Keutheriut dhe personaliteti i tij i shquar nuk mund të ngërthehen me një vepër modeste si ky përkthim. Njohja e mirëfilltë e tij kërkon një studim të gjerë e të detajshëm të të gjitha veprave të imamit, rresht për rresht, dhe jetës së tij dinamike në Turqi, Egjipt e Siri. Përkëtë, kemi shpresë që në një të ardhme të bëjmë një studim të këtillë mbi Imam Keutheriun dhe t'i përkthehen veprat në gjuhën shqipe si dëshmi më e mirë për të arriturat e tij shkencore dhe personalitetin e tij gjenial.



Përgatiti dhe përshtati: Ahmed M. MEHMEDI



_________________________

Shkëputur nga Libri: "Shejhu i Ulemave të Islamit Imam Keutheriu", faqja 64-65.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...