Akideja Maturidite



Falenderimi i takon vetem Allahut! Paqa dhe shpetimi qofshin mbi Pejgamberin Muhamed s.a.v.s., vulen e mbare te derguarve!

Perderisa mbrojtja e fese eshe obligim (vaxhib) per te gjithe te aftet, atehere dhe dallimi apo ndarja mes se drejtes dhe se shtrembres, ne qendrimet e kujtdo qe merr persiper te lancoje nje mendim te tijin apo te pales qe ai vete thote se perfaqeson, ose te pales ku te tjeret thone se i perket ky njeri sipas asaj qe thote apo mbron.

Padyshim qe mbajtja e nje debati i ekuilibruar dhe me menyra te shendosha eshte obligim (vaxhib) per muslimanet, te cilet nuk kane pse e evitojne debatin perderisa jane te pergatitur e te afte per ta zhvilluar ate.

Andaj, edhe kritika ndaj shkrimeve dhe librave konsiderohet pjese e debatit dhe nxjerrja ne pah e se vertetes nga e keqja eshte obligim i cili realizohet permes kritikes. Njeriu e ka per detyre te perkrahe ate qendrim qe ai e sheh si te verteten dhe te luftoje ate qe e mendon si te shtrember. Ai e ka obligim ta luftoje kete te shtrember qofte e ardhur nga nje musliman, qellimi i te cilit mund te kete qene i mire apo nga keqdashesit, madje edhe atehere kur e shtrembeta vjen nga dijetare apo pseudo-dijetare qe skane asnje lidhje me te verteten e ketu hyjne dhe ata qe pretendojne se i perkasin Ehli Sunnetit dhe mendojne qe jane ata te shpetuarit dhe te udhezuarit ne rrugen e drejte.

Duke u nisur nga ky fenomen apo dhe fenomene te ngjashme, e pashe te domosdoshme te radhis disa komente mbi librin "Metodologjia Maturidite ne Akide".

Per mungese kohe e kisha te pamundur per te hedhur ne leter mendimet e mia te detajuara mbi kete ceshtje. Cdo dite, madje per jave e muaj te tere, prisja te gjeja kohe te mjaftueshme qe te thosha fjalen time mbi kete ceshtje, duke u mbeshtetur ne argumente dhe tekste fetare deri ne hollesi ne menyre qe fjala ime, te ishte e mireargumentuar per te gjithe ata qe do e lexonin. Por disa nga vellazeria jone me kerkoi te shprehem mbi kete ceshtje, duke u mjaftuar qofte dhe me nje pergjigje te permbledhur. Kjo me shtyu te ndryshoj synimin tim te meparshem dhe te mjaftohem vetem me disa verejtje te rendesishme dhe sinjale precize me tregues te kendshem duke u nisur nga parimi se dickaje edhe pse nuk i dihet rendesia nuk ka pse lihet pas dore. Une jam i bindur se Allahu xh.sh. nuk e le ate qe ka qellim te paster dhe deshiron te udhezohet ne rrugen e drejte e te qarte nese heq dore nga mekatet. Suksesi vjen vetem prej Allahut e Ai eshte i Gjithefuqishemi, i Urti.


Permbledhje mbi kete Liber - Objekt te kritikes sone

Ky liber eshte pjelle e padijes mbi te verteten e shkences se teuhidit (njeshmerise se Zotit), eshte fryt i imitimit te verber dhe fanatizmit te skajshem dhe te gjitha keto le te mbeten thjesht paragjykime, derisa t'i vertetojme me fakte mirefilli ne vazhdim te ketij shkrimi.

Autori i ketij libri Dr. Muhamed bin Abdurrahman el-Khamis, ndjek hapat e nje shoku te tij Sefer el-Havali, nje tjeter ekstremist ky e i paditur ndaj shume ceshtjeve te cilat trajton ne shkrimet e tij. Ky i fundit ka shkruar me pare nje liber me nje titull te ngjashem "Metodologjia e Esh'arinjve ne akide". Por qe te dy kane karakteristika te perbashketa. Nder to me te rendesishmet permendim:

- Injoranca e thelle mbi akiden (besimin) e Ehlis-Sunnetit ve-l-Xhema'ah te cilet jane ne te verteten (Esh'arinjte dhe Maturidinjte).
- Paaftesia per t'iu qasur ceshtjeve te besimit-akides me nje qasje prej studiuesish. Perkundrazi asnjeri prej tyre, me injorancen dhe mungesen e horizontit te racionales qe i karakterizon, nuk arrijne te kapercejne kufinjte e imitimit.
- Qe te dy i shenjterojne fjalet e Ibn Tejmijes dhe bartin nga ai reagimet dhe kritikat ndaj Esh'arinjve dhe Maturidinjve kur Ibn Tejmije njihet si nje prej kundershtareve me te rrepte ndaj ketyre dy shkollave. Ndersa per ne eshte e qarte se cfare ai bart apo shpjegon mbi Ehli Sunnetin nuk i perket ketij medhhebi qofte ne shprehje qofte ne kuptim. Per nga kuptimi ai nuk sjell thenie te kundershtareve por keto thenie jane te tijat, te cilat me pas i komenton dhe i sqaron si t'i vije atij per mbare dhe ne fund perfundimet qe vete nxjerr, ua mvesh atyre.
- Mbi te gjitha, te dy bashkohen ne nje padije te madhe mbi kuptimin e teksteve te debatieshme fetare islame, si rrjedhim asnjeri prej tyre nuk ka aftesi te mbaje qendrime te drejta e te paanshme mbi ceshtje kontradiktore. Krahas ketyre,ekzistojne dhe arsye te tjera te cilat nuk po i permndim ketu ne menyre qe te jemi sa me koncize.


Metoda jone kritike

Nese ceshtja e cila kundershtohet nga autori i librit ne fjale do ishte e vogel dhe e parendesi dhe kundershtite e tij do ishin pa sens, atehere ne do mjaftoheshim me disa komente te shkurtra e te mjaftueshme per te hedhur poshte pretendimet e tij dhe nxjerr ne pah te verteten mbi kete ceshtje.

Kur autori sjell nje tekst, nuk na le rrugedalje tjeter vecse o te pajtohemi me domethenien, ashtu sic deshiron ai, te thenies se bartur, o t'i pergjigjemi dhe te sjellim tekstin e sakte. Kur autori i librit, prezanton nje argument apo tekst neve debatojme mbi te dhe bejme te qarte dobesine e qendrimeve te tij dhe paqendrueshmerine e kuptimit te perceptuar, e njeherazi sjellim argumentin e sakte si shenje ose si permbajtje.

Ne lidhje me komentimet e shtremberuara neve u kunderpergjigjemi dhe sjellim ate qe eshte e sakte dhe e vertete. Ne rast se ceshtja eshte objekt mendimesh te kunderta atehere nuk i japim rendesi dhe thjesht ia parashtrojme ate ceshtje lexuesit duke i sqaruar qendrimin e sakte mbi te. Keto dhe rregulla te tjera te cilat do i vini re ne kritiken tone perbejne metoden qe neve ndjekim ne kete drejtim. Se pari, ne jemi mbeshtetur mbi synimin per ta kthyer lexuesin tek burimet fondamentale te besimit te Ehlis-Sunneti vel-Xhema'ah - te cilet jane ne rrugen e drejte, ne menyre qe pamja te jete e qarte dhe te pasqyrohet e verteta mbi te humbjen. Do te sjellim ketu theniet e autorit, para se t'i pergjigjemi ne menyre qe pergjigja jone t'i drejtohet atij drejtpersedrejti dhe nuk perfshijme te tjere me te. Padyshim, ai mbetet nje mjet i dobet i injorances prandaj ne disa raste mjaftohemi me permendjen vetem te kuptimit te asaj te cilen kritikojme.


Fillimi i kritikes rreth permbajtjes se ketij Libri

Se pari: Ne fq.5, te librit autori thote: "Nese njerezit do mbaheshin larg stimujve te jashtem qe te gjithe do i permbaheshin Islamit, pra kjo eshte natyra e sakte". Ndersa ne fq.6, thote: " Njeriu nuk ka nevoje per rregullat e ilmul-kelamit as per indekset e filozofeve, teoricieneve e te ngjashem me ta per te arritur ne perfundimin mbi ekzistencen e Zotit, sepse kjo eshte ne vete natyren e shpirtit dhe mendjes se njeriut qe ne krijim".

Me keto fjale ai perserit ate qe kane thene ca te tjere te seres se tij me pare. Te gjithe ata pretendojne se njeriu nuk ka nevoje per ilmul-kelam. Sipas tyre kjo argumentohet me thenien se besimi ne ekzistencen e Allahut xh.sh. eshte pjese e natyres njerezore dhe raca humane eshte e brumosur qe ne krijim drejt ketij besimi. Madje shkojne me tej duke thene se te gjitha bazat e besimit jane ne kete natyre duke e mbeshtetur besimin e tyre ne kete fakt.

Prandaj i shohim sesi i mbeshtesin besimet e tyre mbi natyren, besime qe konsistojne ne perngjasime dhe portretizime te prezences se qenies se Allahut Madhniplote ne nje drejtim te caktuar apo levizja apo ana e Tij, e te tera keto sipas tyre, jane te perceptuara vetevetiu nga natyra e krijimit.

Me se shumti keto i argumentojne me versetin kur'anor ku Allahu xh.sh thote: "Natyre nga Allahu me te cilen Ai drejtoi njerezit", si dhe me thenien e te Derguarit te Allahut s.a.v.s.: "Cdo njeri lind ne natyren e paster (ne Islam), por jane prinderit ata qe e kthejne ne ebre, e kristianizojne ose e bejne mexhuz (adhurues te zjarrit) ...", por hadithin e lene pa perfunduar pasi vazhdimi i tij bie ndesh me ate qe ata duan te vertetojne kurse neve do e sjellim kete hadith te plote.

Gjithashtu, sjellin hadithin kudsij ku thuhet: "Une i krijova te tere robet e mi te drejtuar ne natyren e paster derisa erdhen djajte dhe i devijuan nga feja e tyre", (sic synon te beje dhe autori i ketij libri).

Por neve do te diskutojme permbledhtazi mbi tere keto kendveshtrime. Kuptimi i fjales arabe 'fitre' - natyre (e krijimit) sipas Ibn Farisiut ne librin Mekajis (Standartet), vjen nga folja ne arabisht 'fatare' ku bashtingelloret 'f' dhe 'r' jane shkronja te rregullta dhe tregojne mbi hapjen e dickaje dhe ndricimin e saj. Me tej vazhdon: 'el-fitreh' qe do te thote: 'krijese'.

Nga ana tjeter Ragib el-Esfahani, kuptimin e 'el-fitreh' e sjell tek (el-Mufredat) njenjeset: "Kjo fjale perfshin pergatitjen e brumit dhe pjekjen e tij ne kohen e duhur, kjo eshte natyra apo ajo qe neve e quajme e lindur me njeriun. Allahu krijoi duke ua rrenjosur qe ne brume, natyren e paster qe do thote perfshin gjenezen e krijeses dhe shpikjes se saj ne ate trajte qe te jete e prirur ndaj nje veprimi te caktuar". Ndesa ne kuptimin etimologjik 'el-fitreh' do te thote: 'natyre' krijimi ne nje trajte te caktuar. Ky kuptim etimologjik eshte origjina e domethenies se ajetit apo hadithit te lartpermendur. Pra, Allahu xh.sh. i ka krijuar njerezit ne nje trajte te caktuar si dhe ka vendosur tek njeriu force te atille qe po te perforej ne drejtimin e duhur dhe ne menyre te shendetshme do e shpinte ate tek feja e vertete, tek Islami. Kete nenkupton Asfahani kur thote: "Natyra e vendosur nga Allahu konsiston ne perqendrimin e forces ne njohjen e besimit (si dicka e lindur e jo e fituar)".

Kjo eshte fuqi e brendshme e rrenjosur tek qenia humane dhe nuk eshte rezultat i ndikimit te tokesores. Eshte dhurate dhe preference nga Allahu xh.sh. e kur mireperdoret kjo fuqi sjell perfundime te dijes rreth Zotit dhe fese se Tij madje dhe njohuri te tjera.

Ne kerkimin tim te shkurter kam sjell tekste te mjaftueshme nga Kur'ani dhe Sunneti mbi natyren e krijimit.

Eshte per tu cuditur se as autori ne fjale as autore te tjere te ngjashem me te nuk e citojne hadithin deri ne fund te rivajetit dhe ta komentojne sakte. Madje deri tani nuk hasim asnje nga keta autore ta bejne kete, pasi e dine qe pjesa e fundit e ketij hadithi bie ndesh me perfundimet qe ata nxjerrin nga pjesa e pare.

Ne e prezantojme kete hadith te plote ne kerkimin tone mbi natyren e krijimit, sebashku me komentet e dijetareve mbi kete ceshtje. Andaj, mjaftohemi me konkluzionet e nxjerra ne baze te argumentimit. Ne pjesen e fundit te hadithit, sic transmetohet ne disa rivajete te sakta te sjella nga Muslimi e te tjere si Bejhikiu apo ate qe permend Imam Sujutiu ne el-Xhami-l-Sagir ku i Derguari s.a.v.s. thote pas shprehjes: "... e kthjene ne ebre, e kristianizojne apo e bejne meshus (zjarrputist) ...", hadithi vazhdon me: "... e nese prinderit jane muslimane atehere ai mbetet musliman". Ky eshte dhe fundi i ketij hadithi i cili tregon qarte ndikimin e femijes nga mjedisi i familjes ku vjen. Nese lind nga prinder ebrenj ebreizohet, nese jane kristian apo adhures te zjarrit atehere ai behet i tille. E njeta gje ndodh edhe tek prinderit muslimane. Kjo tregon se femija ne origjinen e vet, nuk konsiderohet as besimtar e as kafir. Dhe, qendrimi mbi besimin apo mosbesimin e tij eshte qendrim i pervetesuar apo i shtuar nuk i perket gjenezes. Thene ndryshe, femija lind nga prinder me fe te caktuar e ne nje mjedis te caktuar, andaj ketij femije i mvishet apo identifikohet qe ne femijeri fene e prinderve dhe mjedisit ku lind e rritet, sic permendet ne librat e Fikhut.

Per mendimin tim, ceshtja eshte me e thjeshte se kaq dhe nuk ka nevoje per tregues sepse edhe vete ata qe mendojne se njeriu eshte i prirur nga vete natyra e tij te njohe ekzistencen e Allahut xh.sh. dhe atributet e Tij hyjnore, nuk e kane ndjere apo ditur nje gje te tille kur ishin femije dhe njeherazi, nuk e gjejne as tek femijet e tjere kete dhunti per te njohur Zotin vetvetiu. Perfundimisht, keto njohuri jane te fituara tek njeriu dhe kush mendon ndryshe, mbetet pre e imagjinates se tij apo mendjengushtesise qe ate vete e karakterizon. Gjejme shume qe mendojne keshtu por ata mendojne ose thone ate qe kane degjuar nga te tjeret, pra thjesht eshte ndikim i jashtem. Asnjeri nga ne, nuk i sjell me vete keto njohuri nga barku i nenes.

Ne kete bote njeriu lind i zhveshur nga keto dije duke qene i hapur per te mesuar keto njohuri qe ata mendojne se jane te lindura me njeriun, qe prej krijimit te ketij te fundit dhe sipas tyre nuk ka asnje dyshim se te dhena te tilla, jane pjese e njeriut qe prej krijimit dhe lindjes. Por kjo eshte e gabuar. Si mund te merret dicka e tille si e pademantueshme kur Allahu xh.sh. thote ne Librin e Tij te Madhnueshem: "Allahu ju nxjerr juve nga barku i nenes e ju nuk posedoni asnje dije ...". Pra juve e shikoni se ajeti ne fjale e mohon ekzistencen e cfaredo lloj dijeje tek njeriu ne castin e lindjes. Dhe mohimi mbi asgjene fiton karakter pergjithesimi. Njeriu nuk di asgje ne momentet e lindjes por thjesht posedon fuqi per te dijtur e per tu njohur me gjerat dhe kete fuqi e ka te lindur.

Kam takuar njerin nga ithtaret e idese se dija mbi ekzistencen e Zotit eshte e lindur dhe e pyeta:

- A mendon se keto njohuri per te cilat po flasim jane te krijuara me njeriun qe prej lindjes se tij?
- Ai u pergjigj: Po.
- A mendon se ato jane dije te caktuara, si p.sh. ekzistenca e Allahut e dije te ngjashme me te?
- Po, ma ktheu serish.
- Atehere i thashe, ti thua se njeriu lind duke bartur me vete dije qe ne momentin e daljes nga barku i nenes?
- Po tha ai.

Kjo bie ndesh hapur me ajetin kur'anor ku Allahu xh.sh. thote: "Allahu ju nxjerr juve nga barku i nenes e ju nuk posedoni asnje dije ...". Ai heshti. Ngeci per nje cast pastaj e pranoi se e kishte gabim.

Nderkohe vazhdova duke i thene: Natyra per te cilen flitet ne tekstin e atij verseti kur'anor, nuk i perket asesi llojit te dijeve por duhet te jete nga lloji i kushteve ose shkaqeve drejt ketyre dijeve. Qofte te hershmit qofte te mevonshmit prej dijetareve dhe studiuesve, qe te gjithe arrijne ne kete perfundim mbi 'natyren e krijimit'. Kjo do te thote qe kjo natyre eshte e prirur kah feja me ane te forces se brumosur tek njeriu dhe jo permes veprimit.

Me pas, autori i librit vazhdon duke thene: Eshte fakt qe njeriu eshte i orientuar qe nga lindja te priret kah Islami nga vete forca qe sjell me vete ne kete bote por eshte e domosdoshme qe ketij atij t'i mesohet Islami ne realitet.

Pra, nese thuhet se Allahu xh.sh. e krijoi njeriun me dhuntine e te prirurit kah feja e vertete kjo. Eshte e sakte nese thuhet ndryshe, se ajo dhunti do e shpjere ne iman ose se paku do e shpjere ne perfundimin se Islami eshte e verteta.

Kete nenkupton shprehja e ajetit kur'anor 'i paster (nga lindja), musliman'. Pra, nje vecori e tille eshte tipar i ngjitur, jo i zbuluar dhe vetem keshtu rritet vlera e kesaj dhuntie e jo thjesht te vertetuarit qe kjo cilesi ekziston.

Qe te gjithe e dine se Ibrahimi a.s. ishte i paster (ne besim) qe nga lindja, vete shprehja ketu tregon prirjen ndaj dickaje nga ana gjuhesore. Prirja i perket natyres. Kjo prirje eshte e pergjithshme ndersa njohja vete eshte me e vecante e ne e dime qe e vecanta nuk e perfshine te pergjithshmen. Keshtu, besimi i paster i lindur ngjan me i pergjithshem se Islami edhe pse mund te thuhet qe te dyja hyjne tek njera-tjetra. Pavaresisht se Islami e orienton, e drejton kete prirje te lindur dhe nuk i bie ndesh asnjehere. Duket qarte se autori mbron idene se me njeriun lindin dije e njohuri, por ne e treguam qe nje qendrim i tille eshte i pabaze.

Nese autori ne kete liber nenkupton faktin qe natyra e paster eshte prirje dhe kualifikim qe ne lindje per t'iu bindur fese se vertete dhe ndjekur ate, atehere neve nuk kemi asnje kundershtim, por jo kur autori synon te na binde me dicka tjeter. Neve jemi kunder mendimit te tij pasi natyra eshte thjesht kompetente absolute per te drejtuar njeriun kah feja por dhe kjo kundrejt rregullave logjike, sentimentale e shpirterore. Prirje qe shfaqen qartazi me vullnet te forte njerezor te orientuar drejt perfitimit te dijeve dhe njohurive e njekohesisht ky vullnet eshte perforcues dhe ruan ate prirje te lindur drejt se mires.

Ketu vertetohet se kerkimi dhe hulumtimi jane te domosdoshem dhe njeru nuk mund te heqe dore prej tyre. El-Arabiu nenkupton pikerisht kete kur pyetet mbi menyren e tij te njohjes se Allahut xh.sh.. Ai e argumenton kete njohje me ekzistencen e universit dhe madhesise se tij si dhe funksionimit te gjithesise ne baze te nje urtesie te vecante. Edhe pse autori e citon dhe kete interpretim te El-Arabiut por ky nuk eshte nje argument pro apo kunder mendimit te tij. Me kaq besojme se kemi dhene pika referimi te mjaftueshme per te drejtuar ata qe duan te dijne te verteten mbi kete ceshtje.


Se dyti: 'Pendimi' i Esh'arinjve

Kemi degjuar fjale mbi shume dijetare te Esh'arinjve se ata paskan hequr dore apo jane penduar nga qendrimet qe kane patur si dhe flitet se ata i kane shoqeruar dyshime e turbulenca mendore ne jeten e tyre. Keto thenie nuk jane te verteta dhe neve kemi folur mjaft mbi kete ceshtje ne shume vende. Gjithsecili prej tyre qe shoqerohet me thashetheme te tilla, ka lene thenie ose mesazhe te qarta qe verteton gjendjen e tyre dhe se c'eshte thene per ta nuk perben realitetin qe ata jetonin apo mendonin.


Se treti: Qendrimi mbi Ilmul-Kelam

Perderisa njohurite dhe dija nuk eshte e lindur me njeriun, atehere shkencat fetare jane me te vlefshme per te, pasi nuk mund te flitet per rregullim total te njeriut pervecse permes fese. Nga ketu lind domosdoshmeria e presences se nje dijeje te posacme qe sjell argumente te pademantueshme dhe lufton dyshimet qe mbjellin ateistet, mohuesit e feve e te devijuarit nga rruga e drejte. Keshtuqe njeriu nuk mund te pretendoje se natyra e krijimit mjafton per ta bere gjithe kete e nese dikush prape pohon se ajo natyre mjafton atehere thjesht tregon thellesine e injorances ku eshte zhytur dhe fjalet e tij bien poshte menjehere.

E nese do ishte ndryshe atehere nuk do kishim gjithe ate numer ajetesh nga Kur'ani i Lavdishem te cilat flasin qarte mbi perpikmerine e krijimit nga Allahu xh.sh. si dhe apelojne per meditim mbi qiejt e token apo tregojne shenja madhore per t'i sjelle ne diskutime me ebrenjte, kristianet e te tjere.

Shkenca e cila e kryen kete funksion ne fene Islame e tek muslimanet, quhet Ilmul-kelam (Antropomorfologjia), ose shkenca e tevhidit (njeshmerise se Zotit), shkenca e bazave te fese, madje kjo shkence njihet dhe me emertime te tjera. Askush nuk mund ta hedh poshte me fakte nevojen per kete shkence te vecante. Eshte mese e pranueshme qe disa qendrime apo mendime qe gjenden ne librat e disa dijetareve te kesaj shkence, te jene diskutabile, objekt diskutimesh e debatesh por eshte larg mendsh qe te mohohet nevoja baze per kete dije. Nje ide e tille eshte e cuditshme dhe kjo asesi nuk mund te thuhet nga njerez te mencur.

Nese nuk biem dakord me thenie te ndonje dijetari, kjo nuk ka asgje sepse kjo ka lidhje me te hulumtuarit e njeriu dihet qe njeriu eshte i gabueshem por te vesh ne dyshim ekzistencen e asaj morie rregullash themelore te kesaj shkence, per te cilat kane dhene kontribut te gjithe muslimanet eshte e patolerueshme. Eshte e qarte se kolegu jone ketu, shan ilmul-kelamin sepse nuk ka dije mbi te. Ai thjesht di fjale te degjuara andej kendej mbi kete shkence. Vertet, kush nuk di dicka behet i pari kundershtar i saj pasi e imagjinon si te keqe.

Duhet te dihet fakti qe dijetaret e shkences se tevhidit nuk kane obliguar asnje njeri nga njerezit e thjeshte qe ta njohin Allahun xh.sh. permes kesaj shkence por keta njerez e kane obligim ta njohin Zotin sakte e ne menyre te plote pa percaktuar se si ta bejne kete. El-Arabiu eshte i qarte ne mesazhin e tij kur shkruan: "Deveja eshte tregues mbi devete e gjurmet tregojne ecjen, emrat e shenjat e balta e papjekur, a nuk tregon gjithcka mbi me te Dashurin, te Gjithedijshmin?!". Dijetaret shpjegojne ne librat e tyre se nje argumentim i tille gjitheperfshires eshte i mjaftueshem mbi kete ceshtje por kaq mjafton sipas tyre ne te gjitha temat e trajtuara nga lenda e tevhidit.


Se katerti: Sherbimi i dijetareve te Tevhidit ndaj Fese

Jane te perhapura mes njerezve shprehjet se dijetaret e kelamit jane ndjekes te filozofeve dhe kane imituar keta te fundit ne dije. Nese kjo akuze synon te vertetoje dicka, verteton vetem injorancen mbi filozofine e kelamin te atyre qe e thone. Te paret qe treguan defektet e devijimit te sjella nga drejtimet e ndryshme filozofike jane dijetaret e kelamit. Ata iu kundervune qe heret filozofeve ateiste te lindjes e perendimit dhe cdo njerit qe pretendonte urtesi e i binte ndesh ndonje ceshtje nga ceshtjet e fese. Librat e tyre mirefilli e vertetojne kete. Te afermit e te largetit i kane pare sesi ithtaret e filozofise jane thyer nga sulmet e kelamisteve.

Keta dijetare ndertuan teori te tyre te pavaruara me argumente te forta te mbeshtetur me se shumti ne ate cfare ata kishin kuptuar nga tekstet fetare vecanerisht ne fushen e hyjnores. Persa i perket logjikes, retorikes apo programit te argumenteve apo rrugeve te mendimit te shendoshe, ata na bejne nje sherbim te pamase ne keto fusha perderisa teorite e mendimet e tyre kane sherbyer si baza te studimit te perendimoreve per te ngritur teorite e tyre te shkencave eksperimentale moderne. Kete smund ta mohoje askush qe posedon sadopak dije.

Persa i perket trajtimit te se vertetes mbi ekzistencen e Zotit, le ta pyesim kete njeri (autorin e librit) se cila eshte ajo gje qe dijetaret e ilmul-kelamit jane te te njejtit mendim me filozofet pervecse kur qendrimi i tyre eshte i njejte me ate qe thote Sheriati dhe nuk lejohet mohimi i atij qendrimi (pasi eshte ne perputhje me Kur'anin e Sunnetin). Kurse bazat e shtrembeta mbi te cilat ndertuan mendimet e tyre filozofet, dijetaret islame i hodhen poshte duke u mbeshtetur ne logjiken e shendoshe.


Se pesti: Interpretimi dhe pamja e jashteme

Kur Ehli Sunneti i rruges se drejte, pra Esh'arinjte dhe Maturidinjte thone se ka njerez qe besojne ne personifikimin e meshirimin apo paraqitjen me forma te Zotit, kjo kurrsesi nuk do te thote se tekstet qe sjellin ata njerez vertetojne mendimet e tyre por ata i kuptojne ne ate menyre te gabuar ato ajete. E kur Ehli Sunneti kundershton me force mendimet e tyre te gabuara dhe u kundervihet nuk do te thote se u kundervihet ajeteve te Kur'anit ku ata mbeshtesin gjoja theniet e tyre te personifikimit.

Dijetaret hedhin poshte duke u mbeshtetur ne Kur'an e Sunnet, vetem kuptimin e gabuar te personifikuesve dhe atyre qe e misherojne Zotin ne forma, duke e bere te qarte se ata njerez marrin kuptimin e fjaleperfjalshem te verseteve kur'anore pra mbeshteten vetem ne kuptimin e drejtperdrejte te teksteve fetare. Pra,ata besojne ate qe vete kuptojne nga leximi i ajeteve kur'anore pa asnje interpretim apo kuptim me te thelle. Neve e quajme mendimin e personifikimit te gabuar dhe te mbeshtetur thjesht ne hamendje e jo ne hulumtime te sakta apo ne tekste fetare.

Marrja e fjaleve sic shfaqen ne pamje te pare eshte versioni i tyre, ndersa neve themi qe duhet te merret kuptimi e nese themi qe ata dhe ne jemi ne natyren e paster atehere themi se ose neve ose ata jane gabim. Ata i marrin ajetet ashtu fjale per fjale kuptimin e tyre. Mbase 'natyra e tyre' i shpie ata ne misherim te Zotit e kufizim te Tij e per me teper kete e 'mbeshtetkan' ne Kur'an e Sunnet. Por kjo eshte e gabuar. Nese ajetet kur'anore do e thonin dick a te tille do e kuptonin te gjithe jo vetem nje grup i caktuar njerezish. Prandaj dijetaret i kane cilesuar ide te tilla si pjelle e imagjinates se personifikimit.

Ithtaret e personifikimit, pasi arrijne vete ne keto konkluzione menjehere kalojne ne akuza te renda ndaj gjithe atyre qe e kundershtojne misherimin e limitizimin e Allahut se gjoja kundershtokan Kur'anin dhe Sunnetin. Per neve, ky grup nuk kane ndjekur vijat e shendosha te mendimit per kuptimin e drejte te ketyre teksteve te shenjta. Pasi nje njeri me logjike te shendoshe eshte e pamundur te arrije ne pershkrim te limiteve Allahut, trup e gjymtyre, levizje e ndenje, apo zgjidhje aksidentale ne qenien e Tij hyjnore.

Besimtaret ne rrugen e drejte ne te njejten kohe thone se kush kundershton ate cfare eshte e ngulitur ne tekst fetar ose ate, besimi i se ciles eshte obligim absolut, konsiderohet sipas Sheriatit, kafir. Andaj, nuk lejohet te akuzohen se kundershtojne tekstet fetare pasi u njohen me permbajtjen e tyre.

Prandaj, Ehli Sunneti nuk i mvesh apo ngjit askujt kundershtine ndaj Kur'anit apo gjerave, imani ndaj te cilave eshte obligim kur behet fjale per ata qe konsiderohen muslimane. Mbi tekfirin (te nxjerresh dike jashte fese si kafir) ka shume thenie dijetaresh por qendrimi i sakte thote se nuk lejohet te konsiderohet muslimani si kafir pervecse kur ai ploteson disa standarte te permendura ne librat e fikhut dhe bazave te fese.

Kurse neve shohim sesi keta ithtare te personifikimit qe i perkasin Islamit i konsiderojne Esh'arinjte e Maturidinjte (keta jane Ehli Sunneti ne rrugen e drejte) se u bien ndesh teksteve duke i dhene perparesi logjikes duke kundershtuar cdo transmetim nese bie ndesh me mendimet e tyre. Madje shkojne me tej duke i paraqitur ata si ateiste e pabesimtare te cilet nuk u permbahen teksteve fetare. Por e verteta eshte absolutisht krejt ndryshe. Ata dhe ketu shpifin ndaj te drejteve sikurse e kane kthyer ne zakon tashme ne literaturen e tyre. Per ta bere me te qarte kete fakt do sjellim mjaft shembuj ne vazhdim me ndihmen e Allahut.


Se gjashti: Ehli Sunneti dhe ithtaret e personifikuar

Ne fq.9, autori i ketij libri thote: "Me cuditin pretendimet e disave nga ata se Ehlis-Sunneti vel-Xhema'ah, qenkan Esh'arinjte dhe Maturidinjte ndersa Selefeve u ngjesin personifikimin dhe perngjasimin".

Ja e cituam e madje ishte cuditur pasi kishte degjuar keto fjale, por cuditja e tij verteton padijen ne te cilen ka rene pasi keto fjale prej te cilave ai habitet sot, jane perhapur me kohe ne librat e dijetareve. Ketu behet e qarte background-i (prapavija ose potenciali) i njohurive te ketij te surprizuari mbi temen qe synon te trajtoje. Tani sjellim verejtjet tona mbi thenien e mesiperme. 'Disave' te cilet pretendojne se Esh'arinjte e Maturidinjte jane Ehli Sunneti, kjo eshte e gabuar pasi kete nuk e pretendojne vetem 'disa' por kete e pohojne masat e gjera te Ehli Sunnetit. Si dhe masa absolute e dijetareve muslimane.

Ne ketu nuk mund te renditim emrat e te gjithe dijetareve te medhenj te Esh'arinjve apo te atyre qe jane ne nje linje me ta ne lidhje me akiden (kredon ose besimin) sepse kjo ceshtje eshte me e njohur sesa te ceket ketu. Madje, shumica e studiuesve e dijetareve te Islamit nuk kundershtojne Esh'arinjte pervecse ne te shumten e rasteve mbi ceshtje qe kane te bejne me deget e fese e jo me bazat e saj e kjo eshte e pranueshme per te gjithe. Kurse per ata qe i marrin gjitha rregullat e fese si baza pa i ndare e renditur ato sipas rendesise, kjo qe sapo thame nuk ka fare kuptim. Madje arrijne deri aty sa njeri nga ata u shpreh nje rast se ai nuk e kuptonte fare se cdo te thoshte baze e fese apo dege e saj.

Mjafton ta vertetosh fjalen tone mbi klasifikimin e rregullave fetare ne librat e dijetareve qofshin te hershmit qofshin te vonshmit sic jane: Ibni Sebeki, Ibni Asakir, Ibni Haxheri, Sahaviu, Kadiu Ajad, Tash Kibri Zad, Nexhmedin el-Gazi e te tjere e te tjere.

Kurse pretendimi se Esh'arinjte e Maturidinjte akuzojne Selefet (brezat e pare te Islamit) per personifikim te Zotit, eshte i pabaze pasi termi 'selef' perfshin vetem ata qe jetuan ne tre shekujt e pare te Islamit, sahabet, tabi'inet e tebei tabi'inet. Cilin nga keta tre breza u akuzuan nga Esh'arinjte apo Maturidinjte per personifikim?! Nuk ka patur e nuk do te kete asnjehere dicka te tille, atehere si ia lejon vetes ky njeri te shprehet ne ate menyre. Gjithsesi kjo tregon se ai eshte nje fanatik e ekstremist e asgje me teper.

Nese autori me keto fjale, do te thote qe ne kohen e Selefeve te paster ka patur njerez qe besonin ne forma e personifikim te Zotit, kjo eshte me se e sakte por ai nuk synon te tregoje kete fakt. Ne te vertete qe ne ate kohe, kane ekzistuar rryma te ndryshme fetare si Havarixhet apo ata qe pretendonin ne pejgamberine e Imam Ali bin Ebu Talib r.a., madje ka patur nga ata qe e kane besuar ate si hyjnor. Qe ne ate kohe jane shfaqur Mu'tezilet apo Xhehemijte dhe Xheadinjte e te tjere sekte te shtrmbeta, linden pikerisht ne periudhen e Selefeve te paster.

E verteta qendron ne faktin se Esh'arinjte e Maturidinjte vertet i kane akuzuar ato sekte per kapje pas aparences se verseteve kur'anore e haditheve. Autorin nuk e le injoranca e fodulleku qe te ftillohet pasi ne kete rast, e me plot te drejte, jane akuzuar vetem ata qe e kane humbur vetveten duke i pershkruar perngjasime Allahut xh.sh.. Personifikuesit e Zotit ne cdo kohe perpiqen t'i legjitimojne theniet e besimin e tyre permes kuptimeve te fjaleperfjaleshme te ajeteve e haditheve e duke u mveshur atyre kuptime te paqena. Demonstrimi i devotshmerise, butesise e miresise apo moralit te larte jane aparence kur ata jane te zhveshur nga te gjitha keto.

Ka te tjere te cilet pretendojne se u perkasin Selefinjve te sotem te cilet fatkeqesisht ndjekin apo jane dege e Keraminjve apo Muxhesemive (ithtare te personifikimit te Zotit) duke marre si shembull gjoja Imam Ahmedin e ky i fundit eshte i paster nga ata e ajo qe ata besojne. Gjithashtu, nuk mund te hidhet poshte se Esh'arinjte e Maturidinjte jane mbrojtesit e akides (besimit) te Ehlis-Sunnetit vel-Xhema'ah, ne te gjitha kohrat. Kete smund ta injoroje njeri pervecse ndonje i pavlere, ziliqar e fanatik.

Autori e nderton librin e tij me ndarje ne kapituj e tema te vecanta e neve sna mbetet gje tjeter vecse ta ndjekim e japim argumentet tona per cdo ceshtje.




Kapitulli i pare

A - Burimi i perceptimit tek Maturidinjte

Ne librin e tij, autori thote se logjika eshte burimi themelor, ku Maturidinjte mbeshteten ne shumicen e ceshtjeve te tevhidit (shkenca e njeshmerise se Zotit). Mbeshteten ne logjike e jo ne transmetim (tekstet e bartura nga Kur'ani dhe Sunneti) pasi tek ata - shpjegon ai, argumentet logjike jane absolute ndersa ato qe vijne nga transmetimi konsiderohen si supozime e hipoteza. Keshtu i paraqet ai drejtimin esh'arit e ate maturidit. Nje paraqitje e tille, nese besojme ne qellimet e tij te mira tregon ne cektesine e njohurive ku ata mbeshtesin mendimet e tyre.

Nuk ia vlen te flasim gjate mbi temen e raporteve te logjikes e transmetimit tek trajtimet e Esh'arinjve e Maturidinjve te ceshtjeve te caktuara pasi do te perserisnim cfare kemi thene por ne menyre koncize do te njaftohemi me sqarimin mbi bazen e kuptimeve pavaresisht se kete e kemi bere me pare ne shkrimet e librat tane e ne reagimet ton ate meparshme ne librat e akides apo bazave te fikhut.

Autori zgjedh rrugen e perlyerjes sic eshte zakon nder ta, duke i paragjykuar Esh'arinjte e Maturidinjte. Sipas tij, baza themelore e tyre eshte logjika ne shumicen e ceshtjeve te akides qe gjithnje sipas tij, keta i mbeshtesin thjesht ne logjike besimin, fene, Sheriatin dhe religjonin e tyre. Pra, shperblimi dhe ndeshkimi mbeshteten mbi cfare thote mendja e tyre e jo c'thone librat. Por nese kjo do te ishte e vertete, kjo do ishte nje gabim i rende.

Por ajo qe mendojne Esh'arinjte e Maturidinjte mbi logjiken eshte komplet ndryshe pasi logjika per ta eshte thjesht instrument per te njohur obligimin e patjetersueshem ndaj Allahut xh.sh.. Ajo eshte zbuluese e jo ngulitese. Madje Maturidinjte specifikojne fjalet duke thene se mendja apo racionalja ne menyre te vecante, kupton vertetesine e domosdoshmerise se njohjes se Allahut xh.sh..

Prandaj Imam El-Bejadi, ne Isharati-l-Muram ne fq.75, thote: "Logjika eshte mjet per te njohur domosdoshmerine e vulosur per Allahun Madhniplote, per te njohur te miren e kerkuar, e jo mjet kategorik (jo i padyshimte apo i prere) sic thone Mu'tezilet". Pastaj thote: "Ajo eshte peshoje e mjet per te realizuar 'njohjen' pa degjuar lajmet mbi te".

Ja cfare thone Maturidinjte! Tani, me thoni se ku thuhen ato fjale te atribuara ndaj Maturidinjve nga autori i libri? U siguroj se eshte ai qe nuk di mbi c'teme po flet e ne c'det eshte zhytur.

Ky njeri synon t'ua mveshe hanefive maturidinj se logjika per ta qenka feja e jo ligji (Kur'ani e Sunneti). Ai, ne librin e tij qellimisht synon t'i paraqese lexuesit se Maturidinjte i japin perparesi logjikes ndaj teksteve fetare madje kete te fundit e neglizhojne dhe e lene pas dore.

Pastaj shikoje cfare mendjelehtesie ne mendim, paraqitje apo perpjekjet per t'i perlyer me fjalet: "Arsyeja, qe ata shprehen ashtu - vazhdon ai, vjen pasi ata thone se argumentet logjike jane kategorike ndersa ato te teksteve fetare jane te hiptoteza". Gjithe kete e shikoj si demonstrim mendjelehte ne ngritjen e problemeve e trajtimin e tematikave apo ne prezantimin e fakteve mbi medhhebet.

Ceshtja e pare qe shtrohet nuk ka fare lidhje me te dyten pasi ajo eshte krejt tjeter. Pasi mbeshtetja tek argumentet apo marrja si te mireqena te ketyre fakteve perfshin devotshmerine, bindjen e nenshtrimin. Jo vetem kaq, por argumentet merren qofshin kategorike, qofshin hipotetike mjafton qe baza e tyre te jete nga Allahu xh.sh. ose i Derguari i Allahut s.a.v.s.. Pastaj, nuk ka fare rendesi nese argumenti eshte marre si kategorik apo hipotetik sikurse ndodh rendom kur behet fjale per ceshtjet e adhurimit.

Por kur behet fjale per ceshtje te akides (kredos) kushti ne pranimin e nje argumenti eshte te qenit e tij kategorik per nga vete rendesia qe akideja ze ne fushen e fese. Thene ndryshe ajo eshte baza themelore e fese. Kushtezimi i kategorikes ne argumentet e akides nuk do te thote te mos jene nga Allahu xh.sh.. Absolutja kerkohet ne ceshtje te fetares. Ajo gjendet ne tekstet e transmetuara prandaj kushtezohet te jete mirefilli nga Allahu xh.sh. ose Pejgamberi s.a.v.s. pasi per ceshtjet baze te fese nuk vlen thjesht logjika. Eshte e njohut tek dijetaret e Ehli Sunnetit se nuk ka qendrim pervecse qendrimit te Allahut te Lartesuar e jo qendrim mbi baza thjesht logjike. Kuptohet se ketu qendrim do te thote qendrim fetar mbi te cilin mbeshtetet feja.

A thua nuk e di autori faktin se studiuesit Esh'arinj e Maturidinj thone se disa tekste e shkrime te bartura tregojne absoluten e disa te tjere mundesine varet nga forca e transmetimit i shkeputur nga transmetimi i panderprere deri ne detajet me te holla. Nuk besoj se ekziston dikush qe nuk e di kete sepse kjo eshte e qarte si rrezja e diellit por synohet devijimi nga e verteta e turbullimi auditorit te njerezve te thjeshte te cileve u drejtohet ky liber.

Ehli Sunneti - Esh'arinjte e Maturidinjte kane vendosur qe para se shejhet te cileve u referohet ky autor te kene lindur, se teksti i sakte e me kuptim te qendrueshem asesi nuk mund te jete ne kundershtim me argumentet logjike. Pastaj askush nuk mund te konkludoje se cdo argument logjik eshte dhe kategorik ne te njejten kohe, prandaj i kane kushtuar aq rendesi klasifikimit ne nivele te provave si dhe diferencimit te tyre ne te forte e te dobet ne librat e logjikes, ata te bazave te fikhut apo ne librat e shkences se tevhidit. Baza me e perfolur sidomos ne kohet tona nga keta ithtare te misherimit eshte ajo qe njihet me emrin 'ligji i pergjithshem' (Kanunu-l-Kul-lij) te cilin e kemi trajtuar ne mjaft studime tonat duke shpjeguar per te gjithe kuptimin e kesaj baze.

Kur Allahu i Lartesuar e krijoi njeriun dhe e pajisi ate me mjete qe e cojne tek dija dhe Ai e ngarkoi njeriun mbi bazen e ekzistences se ketyre instrumentave te njohjes e ndergjegjesimit qe i kishte dhuruar. Kjo tregohet qarte ne tekstin e versetit kur'anor ku thuhet: "Dhe Allahu u nxjerr juve nga barqet e nenave e ju nuk posedoni asnje dije e Ai u dha degjim, shikim e zemer ne menyre qe te falenderoni". Shiko sesi Allahu e beri falenderimin pasoje te ekzistences instrumenteve te permendura te njohjes sic eshte degjimi, shikimi dhe zemra (shpirti, ndergjegja, brendia, ana shpirterore).

Kurse Allahu xh.sh. na urdheron te mos ndjekim asnje perfundim pervecse kur arrijme permes ndonjerit prej ketyre instrumenteve. Allahu Madhniplote thote: "E mos iu mbaj asaj per te cilen nuk ke dije. Vertet per degjimin, shikimin e zemren ka pergjegjesi". Kjo eshte dhe levdate per gjithescilen prej ketyre ndjesive si rruge te njohjes e dijes. Allahu i diskrediton pabesimtaret sepse mbeshteten tek e pabaza por thjesht ne egon e epsheve te tyre duke e beret e qarte se ata nuk posedojne dije. Prandaj ketu terhiqet vemendja per domosdoshmerine e perdorimit te ketyre ndjesive per te arritur tek dija.

Eshte Allahu Madhniplote qe i emertoi keto ndjesi si menyra e rruge njohjeje e dijeje. Ai denon popuj te tere sepse nuk logjikojne e kjo sherben si prove per bazat e logjikes. Nuk mund te ekzistoje logjika e demshme apo logjika e mbrapshte pervecse shprehje figurative pasi si mund te jete dicka edhe logjike dhe e demshme sic nuk mund te thuhet 'shkence e gabuar'. Shprehje te tilla bashkojne dy te kunderta gje qe eshte e pamundur.

Logjika ne vetvete eshte e levduar dhe e vleresuar. Allahu xh.sh. e ka vleresuar ne forme absolute. Pra, vleresimi eshte i lidhur ngushte me logjiken. Ne asnje tekst fetar nuk gjejme sharje ose nenvleresim te logjikes. Nje gje e tille madje eshte e ndaluar nga Sheriati.

Nuk ka asnje kundershti mes dijetareve ne lidhje me faktin se logjika nuk eshte bashkesia e tre ndjesive e as njera prej tyre por eshte shoqeruese e pashmangshme e ketyre ndjesive. E cfare eshte domosdoshmeri per te verteten eshte e vertete. Eshte e pamundur te ekzistoje domosdoshmeria e se drejtes dhe te jete ne vetvete e shtrember. Kur Zoti Madhniplote na orienton kah tre mjetet e njohjes ne emertimin arab te ketyre ndjesive i bashkon me njera tjetren duke krijuar nje shumes te perbashket qe do te thote se ato misherohen tek njera tjetra. Kjo tregon se asnjera prej tyre nuk eshte kontradiktore e as qe mund te kishte dick ate tille ne kete treshe karakteristike.


Perderisa gjendet kontradikte ne te atehere eshte i pamundur propabiliteti (gjasa per perparesi te njeres ndaj tjetres) pasi kjo do ishte pjese e kontradiktores e kush u perqaset atyre me gjasa e preference te caktura bie ne kundershtim me tekstet e Kur'anit. Kete rregull nuk mund ta kundershtoje askush pervec atij qe nuk arrin te kape thelbin e kuptimit te tij. Kjo hyrje ishte shume e rendesishme per shpjegimin e principit mbi te cilin ngrihet e tere ceshtja ne fjale. Cdo njeri me vetedije gjykon mbi ceshtje te caktuara duke qene i sigurt e here duke u mbeshtetur ne mendime (dyshuese). Keshtu behet e qarte ndryshimi i domosdoshem mes dy niveleve dyshimit dhe atij kategorik.

Gjithashtu eshte e qarte per cdo njeri se shprehjet kane nivelet e tyre te domethenieve. Madje me kete mendim jane pajtuar dijetaret e fese. Disa shprehje bartin vetem nje kuptim te vetem ne domethenien e tyre. Kurse te tjera shprehin apo nenkuptojne me shume se nje kuptim e me gjasa ne dometheniet qe sjell. Edhe kjo dihet por qe ta themi me qarte, nuk eshte kusht qe nje shprehje duhet te barte nje kuptim te vetem pa probabilitete apo nenkuptime e domethenie te dyta apo me shume.

Nga ajo qe sqaruam me siper eshte e qarte se dija mund te thithet vetem nga te degjuarit ose vetem nga brendia, por edhe pse menyra se si jane perfituar ndryshon, asesi nuk do te thote qe ato njohuri do te jene kontradiktore me njera tjetren. E nese hasim kundershti mes njohurive ne kete rast duhet te kerkojme gabimin ne proporcionin e vertetesise se njeres apo tjetres prej dy kuptimeve te perftuara nga perdorimi i rrugeve te ndryshme te njohjes.

Kur kundershtia eshte e pashmangshme atehere duhet te perzgjedhim dijen dhe kategoriken pasi te jete studiuar mire burimi i seciles prej tyre. Nese kontradikta ekziston mes dy supozimeve atehere duhen shikuar kontekstet dhe dominimi. Grada, me te cilen me se shumti vleresohet fjala ne ligjin e pergjithshem (Kanun-l-kuli) qe perdorin dijetaret, eshte kunderthenie e kategorikeve me hamendjet (supozimet). Kush perzgjidhet ne kete rast? Shumica e mbeshtetur mbi kategoriken e prere pavaresisht nga burimi i saj.

Kjo eshte ceshtje, shkurt e qarte. Ky eshte kuptimi edhe tek Imam er-Rraziu ne 'Ligjin e Njohur' (Kanun-el-Ma'lum) ku ai sjell nje rastin kur kemi kundershti mes kategorikes logjike e kuptimit te drejtperdrejte te teksteve fetare pra te supozuares, atehere thote ai, duhet te merret per baze kategorikja, jo se ajo eshte frut i logjikes por sepse eshte kategorike. Pasi teksti fetar i bartur mund te jete transmetuar gabim ose kuptimi eshte rezultat iluzioni ose imagjinar nga aparenca e tekstit. Madje kuptimi real i tekstit nga ai i drejtperdrejte mund te jete krejt tjeter duke e krahasuar me kontekste te tjera.

Ky ehste ligji gjithperfshires, mbi te cilin keta ithtare te misherimit kane ngritur boten e tyre. Kjo nxjerr ne pah sa te ceket i kane shpirtrat e ne c'mjegull jetojne. Imam err-Rraziu ne librat e tij flet mbi nje mundesi te vetme mes shume sosh duke e trajtuar kete tematike ne librin 'Bazat e Shenjterimit' (Esas-el-Takdis) fq.172: "Kapitulli XXXII - Si trajtohen argumentet logjike nese bien ne kundershtim me kuptimin ne dukje te teksteve fetare".

Ligji i lartpermendur mbeshtetet mbi kete propabilitet te mundshem e duke qene i mundshem kap thjesht kuptimet e drejtperdrjeta dhe ate te argumentit sic e treguam. Por aparenca eshte shprehje e mundshme me propabilitet nese merret si kuptim i vecuar. Kurse argumenti nuk perdoret pervecse kur ai eshte kategorik ne treguesit e tij perberes dhe mund te vendoset si vijon:

Nese kategorikja dhe hamendja (e supozuara) cila merret per baze? Kush pretendon qe i japim perparesi te supozuares ndaj kategorikes (se padyshimtes) gabon rende. Ceshtja eshte kaq e vetvetishme, kaq e qarte pervecse pervecse per ithtaret e misherimit qe duan te luajne me fjale. Me pare, ne komentet e mia mbi librin 'Shmangiet e Kundershtive' (De'r-el-Tearud) te Ibnu Tejmijes, kam shenuar:

Nga fjalet e Imam Rraziut arrijme ne perfundimin qe logjika kategorike dhe teksti kategorik, kategorikisht nuk kundershtohen mes vete. Nje gje e tille eshte e pamundur te ndodhe. Cdo argument ose eshte argument i prere pra kategorik ose jo kategorik apo i supozuar. E njejta gje ndodh dhe me argumentin e tekstit fetar. Ose eshte kategorik e i qendrueshem per nga teksti dhe kuptimi eshte fjala, ose eshte jo kategorik per nga te dyja. Kundershtia eshte e paimagjinueshme mes argumenteve te mireqene qofshin logjike qofshin transmetimi. Pra, perparesia e preference ne marrjen e nje argumenti nuk ka te beje me faktin nese ai eshte logjik apo i tekstit fetar. Nese dy argumente jokategorike perbejne kunderthenie atehere perparesi ka ai qe eshte me i forte.

Ne dukje, ky eshte konkluzioni i nxjerre nga fjalet e Rraziut i cili e ka vecuar trajtimin e tij per nje rast te vetem, kur kontradikta ekziston mes kategorikes logjike dhe hamendjes se perftuar nga teksti fetar. E sakta konsiston ne perparesine qe ka kategorikja logjike gjithsesi e jo pranimi i verber i nje kuptimi te supozuar te tekstit fetar, domethene mosrenia pre e nje kuptimi te drejtperdrejte i tekstit te transmetimit. Madje nuk eshte as kuptim i drejtperdrejte perderisa vertetohet se eshte e pamundur qe teksti i transmetuar te nenkuptoje dicka te tille ose sic thuhet kuptim i deleguar.

Kurse Ibn Tejmije me fjalet e tij nuk synon ndertimin e nje teorije mbi njohjen universale apo te pergjithshme por mbrojtja e besimit te tij. Besim te cilin e sqaruam me lart ku perfshihet anshmeria, drejtimi, gjymtyret e te ngjashme me to nga misherimi. Ne librin e tij, ai perpiqet ta paraqese Rraziun e perkrahesit e tij nga Ehli Sunneti, si mbeshtetes se perparesise se logjikes ndaj teksteve fetare edhe atehere kur logjika e tyre eshte e dobet dhe tekstet jane te qarta. Ky eshte sulm i rende ndaj tyre dhe i pabaze sic do e shohim me poshte.

Kushdo qe lexon librin e tij - De'r Tearud, i cili bie ne te njejten pozite kur shprehet se ata dijetare i japin perparesi logjikes ndaj tekstit fetar e sulme te tilla vijne nga mosnjohja sensit real te trajtave.

Ketu autori i bie ndesh ligjit ku mbeshtete Ehli Sunneti pasta e sjell me kuptimin e tij ne fund te fjales se vet sic ben dhe kolegu i tij Sefer Havali ne librin Mutehafet (Dyndjet) per te cilin folem ne fillim.


B - Qendrimi mbi interpretimin e teksteve fetare

Ceshtja e interpretimit nuk ka nevoje per shpjegime prandaj nuk do debatojme me autorin mbi te. Pasi dijetaret e hershem e te vonshem e kane lejuar interpretimin ne baze te kueshteve te caktuara e te njesuara mirefilli ne librat e tyre. Motivi i autorit e kolegeve te tij ne trajtimin e kesaj ceshtjeve na ben te konkludojme se:

Ata jane mbetje te Muxheseminjve (misherues e ithtare te personifikimit) e Keraminjve, ringjallje e tyre ne kohen tone. Per ta nuk ka rendesi shkenca e tevhidit pervecse kur behet fjale per ane, limite, vend e gjymtyre te Allahut Madhniplote. E ngaqe nuk posedojne logjike e shpirt te paster e te kthjellet qe do ua mundesonte atyre te mbronin qendrimet e tyre me argumente te mireqena, ata hedhin poshte cdo mjet qe masat e gjera te muslimaneve perdorin sic eshte kendveshtrimi logjik e menyrat e ndryshme linguistike e te tjera metoda te interpretimit. Metoda qe rrjedhin nga ekzistenca e te shprehurit figurativ, metaforik e metonimise ne gjuhen arabe te paster. Ata perflasin te gjitha keto qe te mund te vertetojne pretendimet e tyre mbi ate qe u ngjan si kuptime te drejtperdrejta te teksteve nga Kur'ani e Sunneti.

Ne fakt Selefet nuk kane percaktuar menyre por e deleguan dijen direkt ndaj Allahut xh.sh., madje as qe jane shprehur mbi kete ceshtje pasi i ndoqen tekstet sic ishin per nga vete qartesia e tyre ne pamje te pare e kjo eshte rryma e delegimit te cilin e hedh poshte autori pasi e ka prezantuar kete drejtim, ne forme te shtrember. Ai thote se ky drejtim i kalon ajetet diskutabile duke u mbeshtetur mbi delegimin njesoj sic kalohen shkronjat e fillimit te disa sureve. Pra, ajete si ai i qendrimit mbi Arsh (el-istiva'), ajeti i duarve e ajete te tjera si keto merren sikur te ishin pa pike kuptimi. Ne fakt pretendimi i tij eshte rrenjesisht e kunderta e kesaj pasi dijetaret e Ehli Sunnetit jane te gjithe te te njejtit mendim se delegimi eshte ose komentim i permbledhur ose i detajuar.

Selefinjte e sotem thone mbi Ehli Sunnetin cfare nuk eshte e vertete dhe ua mveshin ate qe nuk e kane qofshin keto mendime e kuptime, jo per gje por imagjinata e tyre u thote se vetem ata jane ne te verteteten e medhheb i sakte. Kjo mbetet thjesht thenie, pretendim e mendjelehtesi.

Selefet e drejte nuk kane thene se qendrimi mbi Arsh do te thote ulje apo ndenje e qendrueshme e as nuk kane thene se Allahu eshte ne filan vend ose filan drejtim e as qe ka kufi ne te gjitha anet apo leviz e transportohet nga nje ane ne tjetren. E as qe me te shkaktohen incidente e ndryshime e as qe krijesat ndikojne tek Ai, apo ndikohet nga dicka apo te tjera blasfemi si keto. Persa i perket akides se Ehli Sunnetit, ajo eshte e qarte per kedo qe ka logjike.


C - Ilmul-Kelami qendrimi rreth tij

Qendrimi i Selefinjve ne lidhje me shkencen e tevhidit e sipas tyre rrejdh nga qendrimi i Selefit te drejte qe konsiston ne refuzim te plote, shpallja si bidat e mekat i rende (fisk) e ne te shumten e rasteve edhe si kufr Zotit xh.sh..

Ky qendrim perben tallje per dijetaret e hershem e te vonshem e me te tmerrojne gjithe ata qe i afrohen shkences se tevhidit. Ne te vertete, dijetaret e Islamit e nuk po them ketu vetem Esh'arinjte e Maturidinjte por te gjithe dijetaret qe i perkasin Islamit i mbahen kesaj dijeje dhe i ndjekin bazat e saj. E padyshim qe cdo grup apo rryme ka kontribuar ne te. Kurse Esh'arinjte e Maturidinjte sic e pranojne te gjithe pa perjashtim, kane arritur nivelet me te larta argumentuese ne kete lemi.

Kjo shkence nuk mund te jete tjeter pervecse, ose e vertete ose e gabuar. Nese eshte e gabuar atehere duhet te pranojme se shumica e dijetareve te Islamit qenkan dhene pas se gabuares e kjo eshte e pamundur, andaj sna mbetet gje tjeter vetem te pranojme se kjo dije eshte e vertete.

Kundershtimi ndaj saj qe hasim tek disa dijetare te hershem eshte i orientuar ndaj atyre qe jane shprehur mbi kete shkence dhe kane gabuar dhe jo ndaj atyre qe kane arritur te verteten si rezultat i hulumtimit, perndryshe kush flet thjesht per te folur nuk i merret per baze. Faktikisht,shkenca e teuhidit, eshte lemi e kerkimit te argumenteve te pademantueshme logjike apo fetare qe mbeshtesin bazat e fese. Ajo nuk eshte mori shprehjesh te ngurta, as qendrime inatcore apo fanatizma te verbera. Kjo shkence konsiston ne kerkim, hulumtim dhe novatorizem aq sa mund te themi se ne asnje shkence islame nuk shfaqet me qarte identiteti islam sic manifestohet ne kete shkence.

Kete dije nuk e sulmon askush vecse injorantet ose te painformuarit reth saj. Mi kete ceshtje neve jemi shprehur gjate ne shume studime te vecanta. A mundet te permenden dijetare tjere pervec dijetareve te Kelamit qe i bene balle filozofeve ne kohra?

A keni degjuar se ndonje personifikues e misherues apo nga ata qe sulmojne bazat e deget e fese, t'i jete pergjigjur teorive te ateisteve pabesimare, qofte ne kohet e hershme, qofte ne kohet moderne.

Duhet ta kuptojme, qe ne kohet ne te cilen jetojme kemi me shume nevoje per kete dije, shfaqjen e kultivimin e saj tek te zgjuarit, perhapjen e bazave te fese dhe mbrojtjen e kesaj shkence mbi ato baza ku ajo mbeshtetet.

Kush pretendon se dijetaret e kelamit kane imituar filozofet greke, indiane etj. shfaq injorancen e tij ne lidhje me kete teme. Pasi ata s'kane asgje te perbashket me ta dhe s'kane bere tjeter vecse ndaj mendimeve te gabuara te tyre, kane drejtuar kritika dhe qendrime te rrepta e te mireargumentuara ne menyre logjike. Pergjigje te argumentuara e te qarta. Studiuesit e mirefillte te librave te tyre e vene re se nuk ka asnje demantim te forte pervecse kundershtimet e dijetareve te tevhidit ndaj filozofive te devijuara te grekeve te lashte, indianeve, etj..




Kapitulli i dyte prezantim i pergjithshem i Akides Maturidite


A - Argumenti mbi ekzistencen e Allahut

Dihet qe dijetaret muslimane me ne krye Esh'arinjte dhe Maturidinjte kane ndjekur metoda te ndryshme per te vertetuar ekzistencen e Allahut xh.sh. dhe treguesit mbi sifatet e Tij hyjnore. Madje ata nuk jane kursyer ne numrin e ketyre treguesve e nese jane treguar doreshtrenguar mbase kjo ka ndodhur ne percaktimin e argumenteve duke i sjelle ata te prere ose tregues te drejtimeve te caktuara dhe specifike e jo duke perdorur tregues te pergjithshem e te shumekuptimshem. Sikurse vertetohet ekzistenca absolute permes vertetimit qe bota mund te jete ose mund te mos jete (mumkin el-vuxhud), ose treguesi tjeter mbi faktin qe bota eshte e krijuar (hadith). Apo kur tregohet mbi nevojen e Qenies Absolute ne bote ose te urtesise se manifestuar ne gjithesi, etj..

Por ky lloj drejtimi i perzgjedhur ka forma te panumerta. Nga argumentet e shumta te realizuara nga ana e Ehli Sunnetit jane nje numer i caktuar argumentesh qe u bene me te njohura se tjeret sic eshte e reja e njohur ne formen e saj te patjetersueshme. I tille eshte argumenti mbi ekzistencen e Allahut xh.sh. dhe atributeve te Tij permes vertetimit te faktit se bota eshte e krijuar (hadith). E kjo arrihet permes formave te shumta te analogjise e permes prezantimeve e shtjellimeve te llojllojshme por asenjehere kundershtuese apo antagoniste mes njera tjetres.

Mes morise se argumenteve, me i njohuri eshte ai qe i ndan gjerat ne te dukshme, apo trupa sebashku me pjeset e tyre specifike dhe ne simptoma ose shfaqje sic jane menyrat qe ndiqen ne verejtjen e drejtperdrejte. Ky argument eshte me i njohuri me te gjitha shfaqjet dhe pershkallzimet e tij te njohura tek te gjithe. Kaq shume u perhap ky argument logjik saqe njerezit menduan se tek dijetaret Esh'arinj apo Maturidinj nuk ka ndonje argument tjeter apo tjeter analogji pervec kesaj qe te vertetonin me metoda logjike ekzistencen e Allahut Madhniplote.

Kjo vjen si rezultat i mosnjohjes se tyre me cfare dijetaret e Ehli Sunnetit prezantoje ne morine e thenieve te cilat bartin mirefilli kuptime te drejtperdrejta ndersa dashkeqet mbeten ne paragjykimet e tyre.

Me kete hyrje te shkurter ne lidhje me kete ceshtje, duam te themi se autori i librit te lartpermendur, me kundershtimin e tij ndaj dijetareve te Islamit te cilet t'i prezantuam ty, me akuzat e tij ndaj tyre duke thene se keta dijetare nuk ndjekin rrugen e Kur'anit per te treguar bindshem se Allahu ekziston, e akuza te tilla jane shume te cuditshme.

Eshte Kur'ani ai qe, me shume se njehere e ne shume versete te tij, i ben thirrje mendjes njerezore per te shikuar e hulumtuar universin dhe vete qenien njerezore dhe te meditoje mbi gjithesine qe funksionon ne menyre perfekte ne baze te nje urtesie te plote. E kjo eshte nje thirrje e qarte per te vertetuar ekzistencen e Krijuesit. Sic e kemi thene dhe me pare, dijetaret e Ehli Sunnetit nuk i kundeshtojne keto forma e keto dukuri. Madje ne shumicen e rasteve, argumentet qe ata sjellin me te gjitha detajet jane te nxjerra nga Kur'ani i Lavdishem.

E si atehere ky njeri ia lejon vetes te pretendoje se rruga e dijetareve te Ehli Sunnetit nuk qenka rruge e Kur'anit te Shenjte? Por cfare nenkupton ai me 'rruge e Kur'anit'? Le ta shohim sebashku cfare thote ... Ne fq.33, ne lidhje me rrugen e Selefit, se ciles ai vete pretendon se i perket dhe se vetem ajo eshte rruga e Kur'anit thote: "Ata marrin si baze natyren e paster e cila eshte e damkosur qe ne brume per te besuar ne ekzistencen e Allahut dhe te njohe Krijuesin".

Le ta pyesim cka kupton ai me 'natyre te paster' dhe ka nje tjeter natyre 'te papaster'? Si mund te kete ne ekzistence nje natyre te papaster kur ne te njejten kohe thote se natyra eshte ai brume me te cilin Allahu xh.sh. i ka brumosur njerezit qe ne gjeneze dhe konsiston ne dije dhe njohuri. A mundet qe keto dije qe Allahu xh.sh. i hodhi ne brumin e krijimit per t'i treguar atij rrugen e drejte te jene jo te sakta? Pastaj a ka mundesi te ndryshohet brumi me te cilin Allahu xh.sh. e krijoi njeriun per nje qellim te caktuar, sic pretendojne ata, te kthehet ne natyre te papaster e ne kete menyre njeriu te mos orientohet andej nga lipset!

E gjitha kjo eshte shume e paqendryeshme, ndersa e verteta mbi natyren njerezore eshte ajo qe shpjeguam ne fillim te ketij shkrimi. Dijetaret e Ehli Sunnetit nuk kane perdorur anje argument tjeter pervecse forca te cilat Alahu xh.sh. ua ka mundesuar atyre per te arritur tek njohja e Krijuesit.

Me kaq eshte e mjaftueshme per te kuptuar mendimet e prishura te ketij autori dhe shokeve te tij.

Ne nuk themi se cdo gje qe thuhet ne librat e kelamisteve eshte e lehte te kuptohet nga kushdo me nje shikim te vetem apo me pak perpjekje. Jo, neve themi se mjaft argumente te tyre, qe te kuptohen qarte kerkojne nje nivel te larte logjike, zgjuarsi dhe mund. E te gjitha keto elemente nuk gjenden tek cdo njeri. Megjithate ka mjaft argumente te cilat jane te kapshme per te gjithe. Ketu qendron dhe gjenialiteti i kelamisteve, te cile verejten nivelet e ndryshme te njerezve dhe per secilin nivel zgjodhen argumentet qe u pershtaten logjikes se tyre. Prandaj kush kerkon precizitet ne fjalet e tyre e gjen ate, e kush kerkon argument te pergjithshem e universal prape e gjen, por edhe per ata qe duan thjesht keshille ose argumenta predicative serish nuk mbeten pa gje.

Asnje njeri me logjike nuk ka pse te kundershtoje kete menyre te arsyetuari. Madje nuk lejohet qe dikush te thote se argumenti duhet te jete i njejte per te gjithe njerezit pasi kush thote kete injoron plotesisht logjiken dhe realitetin. Prandaj neve themi se programi i kelamisteve ka arritur shkalle te larta te urtesise, ndryshe nga te tjere qe as mund tu afrohen fare.




B - Njeshmeria e Zotit - Tevhidi


Deget e Tevhidit

Tevhidi dhe njeshmeria e Zotit, tek Ehli Sunneti ndahet ne disa ceshtje. Disa prej tyre kane te bejne me qenien, unin e te tjera kane te bejne me krijesat e lidhjet e tyre me Qenien Hyjnore. Ne ceshtjen e vetes se Allahut, duhet te besohet fuqishem se qenia e Tij hyjnore eshte Nje, e Vetme Absolute. Qenie e Vetme e cila ka atributet e veta hyjnore, e paster nga mangesite, e paster nga e paplota. Jo e krijuar dhe mbi ligjet e se krijuares, larg cdo ngjashmerie me te krijuaren pavaresisht nga forma e lloji i kesaj te fundit. Duhet te shprehemi per vecantesine e Allahut xh.sh. dhe njeshmerine ne qenien e Tij atributet dhe veprat e Tij sepse Allahu Madhniplote ekziston dhe ka atribute e vepra dhe njeshmeria e Tij ka te beje me secilen prej tyre. Njeshmeria ne Qenien e Tij Hyjnore: Ekzistenca e Qenies Hyjnore nuk perngjan me asgje dhe nuk ekziston ndonje qenie me perkryeshmeri absolute si qenia e Allahut Madhniplote. Eshte Nje. Nuk formohet nga pjese. Nuk eshte perberje. Perberja dhe pjeset jane veti vetem te te krijuares.

Njeshmeria ne Atributet e Tij Hyjnore: Qenia Hyjnore ka atribute e cilesi te plotshmerise absolute e keto atribute nuk i ka askush te ngjashme me Te. Njeshmeria ne Veprat e Tij Hyjnore: Allahu xh.sh. me sifatet (atributet) e Tij, si krijues, gjitheveprues, absolute ne zgjedhje. Nuk e ndalon asgje ne ate qe deshiron. Nuk ka tjeter pervec Tij. Prandaj nuk ehste e lejueshme te quhet dikush tjeter pervec Tij si 'krijues' apo 'shpikes'.

Keto pak fjale sqarojne kuptimin e njeshmerise (tevhidit) tek Ehli Sunneti. Keto kuptime jane gjithandej te pranueshme tek te gjithe muslimanet, por mosmarrveshjet linden rreth ceshtjeve te ngritura nga jashte Ehli Sunnetit qe thone se tevhidi ndahet ndryshe:

Njeshmeri ne krijim (Tevhid Rububuje)
Njeshmeri ne qenie (Tevhid Uluhije)
Njeshmeri ne emra dhe atribute (Tevhid Esma ve Sifat)

Ndarja e tevhidit ne kete menyre pretendohet se eshte ndarje e Selefit, sic thuhet ne librat e disave por ne fakt kjo nuk eshte e vertete pasi nuk faktohet asesi. Ne fakt neve kemi folur mbi kete ceshtje por mjaftohemi me fjalet: Nese me nje ndarje te tille te tevhidit synohet lehtesimi i te kuptuarit apo i te mesuarit te tij per njerezit e thjeshte, eshte e mirepritur me kusht qe nje ndarje e tille te mos jete e kufizuar nese nuk gabojne ne ndarjen e kuptimeve. Por realiteti qendron ndryshe.

Ne e kemi sqaruar se nje ndarje e tille nuk eshte e drejte dhe as e plote e ka shum mangesi. Kjo ndarje eshte shfaqur ne shekullin e VIII (sipas Hixhretit) nga disa ithtare te personifikimit te Zotit, te cilet donin te kundershtonin Ehli Sunnetin ne kete ceshtje. Me kete nuk u synua te vendosej kuptimi i mirefillte i Sheriatit mbi kete ceshtje por realizimi i qellimeve te tjera. Edhe nese e pranojme ndarjen e tyre te mesiperme por te pretendohet se eshte ndarja e Sahabeve, Tabiineve apo Tabei-tabieineve eshte e tepert, pasi ajo nuk ka ekzistuar ne ata breza por eshte shfaqur vetem nga Ibn Tejmije.

Cdo gje e thene mbi njeshmerine ne krijim, ne hyjnoren apo ne emra dhe atribute nuk thuhet per te nxjerre ne pah te verteten por per te pretenduar se kjo eshte ndarja reale e tevhidit. Madje ata thone se njeshmeria ne krijimtari nuk mjafton per te hyre ne iman e Islam, pasi edhe mushriket (politeistet) kane besuar ne njeshmerine e Zotit ne krijimtari. Por kjo nuk eshte e vertete pasi Kur'ani e hedh poshte kete kur thote qe kristianet kane marre per zotra popet e prifterinjte e tyre pervec Allahut. Edhe mushriket arabe adhuronin ata qe as s'u benin dobi e as dem. Detaje te tjera ne lidhje me kete ceshtje kemi dhene ne vende tjera.

Me pas shtuan dhe mendime te tilla si Esh'arinjte e Maturidinjte nuk kane arritur ta ndajne tevhidin vetem ate (rububije) keshtuqe i barazuan me mushriket? Shumica e dijetareve te fese jane esh'arinj ose maturidinj te cilet kontribuan ne dije dhe do jene krenaria e umetit dhe hale ne syte e atyre ithtareve te shembellimit te pa frut. Ata nuk mund ta mohojne faktin se shumica e dijetareve e te gjitha koherave e deri ne ditet e sotme, jane ose esh'arinj ose maturidinj por per ata kjo nuk ka rendesi edhe nese i kundershton shumica e umetit qofte edhe dijetaret me te medhenj te muslimaneve.

Gjithsesi eshte per tu cuditur se emrat e atyre qe dallohen nder ta jane te paket edhe pse u lejohet te flasin me mendjen e tyre e si te duan pa ndonje rregull te vecante, por ata e shohin veten si me te ditur se te hershmit e te vonshmit. E kjo seshte tjeter vecse kulmi i humbjes e injorances.

Jane ata qe kane future shembellime ne atributet e Allahut xh.sh.. Thone qe Ai ka ane e kufi ne te gjitha drejtimet. Ai thone eshte ne nje drejtim dhe ne nje vend qe quajne disa askerkund e disa te tjere e quajne ekzistencial. Ata i pershkruajne Allahut levizje dhe zhvendosje nga nje vend ne nje vend tjeter. Ata thone qe cdo gje ndodh me qenien e Allahut. Ndryshimi bie mbi te e te tjera blasfemi si keto, si mveshja e duarve, syve pa i mohuar keto si gjymtyre por ata i besojne ato si gjymtyre e shqisa e pjese te Allahut xh.sh.. Ata i mveshin Allahut qendrueshmeri dhe ndenje mbi fron (Arsh).

Tere keto shtremberime i futin tek dega e emrave dhe atributeve te Zotit dhe thone se kjo eshte nje nga deget e tevhidit. Ata thone qe jane ne te verteten duke mos i bere asgje mendimet e dijetareve te umetit, madje duke thene se ata jane ne humbje dhe asnje nuk hyn ne xhenet pervecse kush beson sic besojne ata.


Obligimi i pare ne Islam

Ne mesimet e Ehli Sunnetit eshte e njohur se obligimi i pare (vaxhib) eshte njohja e Allahut xh.sh.. Por nuk kushtezohet qe kjo njohje te mbeshtetet ne argumente apo fakte por preferohet te jete e tille. Qe njeriu te fitoje shperblimet e deshmise (la lahe il-la Allah) duhet ta dije kuptimin e saj sepse po e tha pa e kuptuar ate apo pa e besuar plotesisht, ajo nuk i vlen gje.

Por dijetaret jane te vendosur se nuk i njihet ligjerisht hyrja ne fene islame askujt qe nuk shqipton shehadetin (deshmine islame te njeshmerise se Zotit). Prandaj thuhet qe shqiptimi i dy deshmive eshte kusht qe mbi njeriun te aplikohen ligjet e Islamit. E kjo eshte me se e vertete.

Kurse fjalet qe sjell autori i librit ne fjale stregojne tjeter vetem se injorancen e tij mbi librat e dijetareve e fjalet e tij sjane vecse thashetheme rrugesh. Askush s'mund te mohoje se shqyrtimi i vertetesise se fese nuk eshte obligim (vaxhib) ose te mbeshtetesh mbi argumente seshte obligim (vaxhib). Te dyja jane vaxhibe ne Islam por edhe imani i imituesit (besimi i trasheguar) eshte i sakte pavaresisht nga mangesite e tij ne shqyrtime e hulumtime.

Asnje dijetar esh'arit apo maturidit nuk thote se shqiptimi i deshmise nuk eshte obligimi i pare per pabesimtarin (kafir) qe ky i fundit ta kete te siguruar gjakun e tij nga muslimanet. Kundershtimi eshte se deshmia nuk vlen tek Allahu xh.sh. nese nuk thuhet duke e besuar ate sakte e duke qene i bindur ne kuptimin e deshmise. Zgjatja e metejshme mbi kete ceshtje nuk eshte e vlefshme.


C - Atributet

Cilesite dhe mosperputhjet e mendimeve mbi to. Esh'arinjte dhe Maturidinjte mohojne cdo perngjasim te atributeve te Allahut xh.sh. me atributet e krijesave ose trupave si kufizimet, masen, levizjen, anen, drejtimin, perberjen, gjymtyret, reagimet e ndikimet ndaj Tij. Kurse kundershtaret e tyre ia pohojne Allahut tera keto.

Nuk ka kundershti mbi ndonje atribut te mireqene te Allahut xh.sh.. Nese tere keto atribute qe i permendem me lart ia mohojne Allahut edhe ithtaret e shembellimit, atehere cdo mosmarreveshje e kundershti bie.

Mos mendoni se mosmarrveshja qendron mbi ate qe a ka dore e fytyre Allahu xh.sh.. Shumica e Esh'arinjve thone se Allahu ka fytyre por kundershtimi konsiston nese kjo fytyre eshte nga lloji i gjymtyreve e pjeseve apo jo? Te gjithe Esh'arinjte e mohojne kete dhe gjithe ithtaret e shembellimit nuk e mohojne ate.

E njejta gje mund te thuhet edhe per doren etj.. 'Qendrimi mbi Arsh' (istiva'e), ithtaret e shembellimit thone se ajo eshte ndenje, ulje dhe qendrim stabil mbi fron dhe qendrim ne vend. Esh'arinjte thone: Te thuash per Allahun se 'qendron mbi Arsh' nuk ka asgje, perkundrazi duhet te pranohet ky qendrim por jo ne formen e uljes ne nje vend dhe ndenjes sic thone shembellyesit.

Ketu qendron origjina e gjithe ketij diskutimi te tjerat jane mendjelehtesira qe nuk synojne fytyren e Allahut xh.sh..

Perderisa keshtu qendron ceshtja a eshte ne te drejten ai qe i mohon Allahut xh.sh. cdo ngjashmeri me krijesat apo ai qe e perngjason me to?

Kur thone se Esh'arinjte nuk i permendin Allahut vetemse shtate atribute ose tete nuk eshte tjeter vecse genjeshter. Pasi te gjithe dijetaret e Ehli Sunnetit jane te te njejtit mendim se perfeksionet e Allahut xh.sh. pra atributet e Tij hyjnore nuk kane kufi sepse Ai nuk ka kufinj dhe nuk ka fund ne plotshmerine e Allahut xh.sh.. E persa i perket numrit te atributeve te permendura ne librat e tevhidit s'jane kufizim i vetive hyjnore por sqarim dhe mesim per njerezit e zakonshem, minimumi i asaj qe duhet te dine ne menyre qe imani i tyre te jete i pranueshem e Islami i tyre i sakte. Perndryshe Allahu Teala nuk na ka obliguar neve per te njohur te gjitha atributet dhe emrat e Tij pasi ky do ishte nje obligim i paarritshem.


D - Imani

Ne baze te shqyrtimit te kesaj ceshtjeje nga Ehli Sunneti, pas studimit me themel te saj arriten ne tre dimensione te imanit (besimit):

1. - Besimi me zemer me vendosmeri e bindje.
2. - Shqiptimi me gjuhe i deshmise.
3. - Te punuarit sipas rregullave te Sheriatit sic eshte mospirja e alkoolit e falja e namazit.

Duke pare qe Sheriati nuk e gjykon si pabesimtar (kafir) nje njeri qe pi alkool e as ata qe lene ndonje urdher nga urdheresat islame pervecse kur ai eshte talles, perbuzes ose intacor ndaj tyre. Pra, e pane qe puna nuk hynte ne esencen e imanit ne baze te te cilit njerezit sigurohen nga perjetesia ne xhehenem. Ja menyra logjike e arsyetimit: Te gjithe e pane se veprat nuk hynin ne esencen e besimit dhe vertetesine e tij dhe ketu ska patur asnje mosmarreveshje mes dijetareve.

Por pane se as shqiptimi nuk ishte pjese e essences se imanit pasi imani i pranohej edhe nje memeci prandaj u pa se baza e imanit ishte ne zemer. Por duke vene re se Sheriati gjykon me pabesim ose jo mbi nje njeri ne baze te shqiptimit ose jo te deshmise thane se shqiptimi eshte kusht per te zbatuar mbi te ato rregulla qe zbatohen mbi besimtaret. Pasi neve nuk mund te dallojme besimtarin nga pabesimtari pervecse nese thote ose vepron dicka qe verteton ate qe ka ne zemer besim apo pabesim qofte. Prandaj me e gjetura eshte shqiptimi i deshmise (shehadetit).

Besimi me zemer e bindje sic u permend me lart hyn ne vertetesine e imanit e per kete ska mospajtime mes dijetareve muslimane. Ne baze te saj njeriu shpeton ose hyn ne zjarr perjete ose hyn per mekatet por del nje dite nga besimi qe ka patur ne zemer. Ky eshte qendrimi i dijetareve dhe shumices se ulemave. Ky eshte shqyrtimi i plote i kesaj ceshtjeje. Percimi i kundershtimit te Ebu Hanifes, i cili e konsideron shqiptimin me fjale te deshmise si pjese te vertetesise se imanit eshte si te themi, dallim shprehjesh e jo kundershti mes tij dhe shumices se dijetareve.

Veprat, thone ithtaret e shembellimit, hyjne ne kornizen e besimit por pavaresisht kesaj ata nuk gjykojne per kufr (pabesim) dike qe le nje veper te obliguar, e ky kjo tregon per kundershti mes mendimeve te tyre. Arsyeja e gabimit te tyre qendron ne mosndarjen nga ana e tyre nese punet jane iman apo jane pjese e imanit. Kjo eshte baza e krejt kesaj ceshtjeje. Nuk ka dyshim se veprat nga ana ligjore dhe linguistike hyjne tek imani, madje edhe fjalet sic hyjne vertetesite por cdo perfshirje behet ne baze te nje kendveshtrimi te caktuar. Por debate ndizet mbi zanafillen e ceshtjes e cila eshte gjeja me e thjeshte qe nje musliman duhet te shqyrtoje ne menyre qe te mos hyje perjete ne zjarr. Kjo eshte baza e ceshtjes dhe jo nese puna i perket imanit a jo.

Fjalet e autorit ne lidhje me kete ceshtje jane te padrejta, te pavlefshem e rrjedhimisht jo te verteta. Cdo gje qe mund te thuhet tjeter ne lidhje me kete teme mbetet thjeshte fjale qe ska pse merren fare ne considerate.


E - Pejgamberite dhe pagabushmeria

Shejhul-Islami Zekerija El-Ensari i kushton nje hapesire te gjere ceshtjes se pagabueshmerise se te derguarve te Zotit. Ne fq.91, ne librin e tij ai shkruan: Pejgamberet jane te mbrojtur nga gabueshmeria qofte dhe gabime te vogla. Qe do te thote ata nuk mekatojne as mekate te medha e as te vogla as me qellim e as pa qellim. Nese thua: Kjo perben problem pasi i Derguari i Allahut s.a.v.s. ka harruar ne namaz dhe ka falur namazin e drekes pese rekate ose ka dhene selam ne namazi drake ose iqindije pas dy rekatesh. Une ju pergjigjem: Kjo nuk perben problem pasi sic vjen ne Sahihul-Buhari "Une harroj sic harroni ju, e nese harroj ma kujtoni".

Kur thuhet nuk harrojne do te thote nuk kane humbur kujtesen e jo se nuk kane harruar sic harrohet ndonjehere rendom ne fjale. Ne fjale s'ka harruar asnjehere e ne veprime kur ceshtja ka te beje me shfaqjen e nje qendrimi te Sheriatit, e pamundur qe ai s.a.v.s. te harronte pasi eshte derguar qe te shpjegonte qendrimet e Islamit.

Me pas kemi thenien e famshme: "Harresa ne veprime nga Pejgamberi s.a.v.s. nuk bie ne kundershtim me mrekulline e tij dhe nuk ve ne dyshim besueshmerine e tij s.a.v.s.". Shumica besojne se gjera te vogla edhe mund te kene ndodhur nga harresa, por jo ato harresa qe mund te vijne nga gjymtyret sic eshte marrja e kafshates se dikujt tjeter ose nje hurme. Qe edhe po te kishin ndodhur ne harrese do te tregonin per to. Ky eshte qendrimi i Esh'arinjve dhe Maturidinjve.

Nuk mund te konsiderohet nje qendrim i tille as si pamundshmeri e as si nenvleresim te teksteve fetare sic pretendon autori ne fjale, te thuash se qendrimi i Esh'arinjve dhe Maturidinjve ndaj kesaj ceshtjeje do te thote se pejgamberet sipas tyre kane gabuar por kjo nuk eshte e vertete dhe te thuash keshtu do te thote tu hysh ne hak atyre dijetareve pa ua vene veshin fare se cfare kane thene imamet e medhenj.

Ehli Sunneti sic thame, ka percaktuar qendrimin dhe menyren e tyre ne te kuptuarit e teksteve duke u mbeshtetur ne leximin mes rreshtave dhe kuptimin e argumenteve. Imam Sa'ad Teftazani ne fq.191, thote:

Nese merret kjo metode atehere nuk do tu mvishet pejgambereve te Zotit as genjeshtra e as mekati e cdo transmetim i huaj nuk pranohet e cka transmetohet me hallka te plota atehere merret si e mundshme. E cka nuk konfirmohet ka perparesi te lihet ose te konsiderohet e para dergeses apo para pejgamberise.

Keto lloj qendrimesh autori ne te ashtuquajturin liber te cilin e percollem me kete kritike, i konsideron si devijime te uleta. Kurse fjalet e tij tregojne mendjelehtesine e tij dhe mendimet e tij per te ardhur keq.

Kaq kishim per te thene ne kete koment te shkurter dhe e lutim Allahun Madhniplote qe kjo te na vleje ne dhe gjithe muslimaneve.


Mbyllje kush konsiderohet si Ehli Sunnet

Deshirojme ta mbyllim kete koment te shkurter dhe kete fryme kritike me nje paraqitje te shkurter mbi Ehlis-Sunneti vel Xhema'ah e kush hyn ne kete grup. Permendim ketu fjalet e sjella nga Ibn Sebeki Et-Taxh (Allahu e meshirofte!) ne shpjegimin e akides se Ibn El-Haxhib, qe i gjejme edhe tek libri "Shenja treguese ne shprehjet e imamit" e Alame El-Bejadi ne fq.298: "Kur thuhet Ehli Sunneti nenkuptohet Esh'arinjte dhe Maturidinjte" Ibn Sebek ne shpjegimin e Akides se Ibn Haxhibit thote:

"Dije se Ehlis-Sunneti Ve el-Xhema'ah qe te gjithe kane nje besim te vetem mbi cfare eshte obligim (vaxhib), lejohet (ixhaz) dhe e pamundur (istihal) edhe nese dallojne per nga menyrat dhe principet qe shpien deri atje".

Ne baze te mbeshtetjes se te kuptuarit kemi tre dege:

I pari: Ndjekesit e Hadithit (ehlul-hadith) bazat e principeve te tyre jane argumnetet e degjuara - Kur'ani, Sunneti dhe Ixhma'a (qendrimi i shumices se dijetareve).

I dyti: Ndjekesit e arsyetimit logjik. Keta jane Esh'arinjte dhe Hanefite (Maturidinjte). Themeluesi i Esh'arinjve eshte Ebu Hasen El-Esh'ariu, ndersa per Hanefite eshte Ebu Mensur El-Maturidiu. Keta kane te njejtin mendim ne principet logjike ne cdo ceshtje te bazuar ne degjimin ose lajmin. Nga principet e lajmit lejojne vetem ate qe logjika njerezore arrin ta perceptoje e ne te tjera mbeshteten tek logjika dhe lajmi. Keto dy drejtime akaidi kane nje qendrim te vetem ne ceshtjet baze te besimit pervecse ne detajet e thella.

I treti: Ithtaret e shpirterores dhe zbulimit. Keta jane Sufite te cilet kane te njejtat principe sikurse te Ndjekesit e arsyetimit logjik dhe Hadithit, fillojne me ato pincipe e mbarojne me zbulimin e inspirimin (ilham).

Ky pasqyrim i perberjes se Ehli Sunnetit eshte shume i vlefshem pasi veme re se keto tre grupe te Ehli Sunnetit jane percaktuar ne baze te llojit te burimit ku jane mbeshtetur per akiden e tyre. Me nje fjale i gjithe Ehli Sunneti mbeshtetet ne Kur'an, Sunnet dhe ne logjike por nje grup perqendrohet ne meshtetje te plote te akides mbi tekstet e fese, pra ne Kur'an dhe Sunnet, si Imam Bejhikiu me shoke te cilet nuk e injorojne logjiken dhe arsyetimin logjik por shumica e besimit te tyre mbeshtetet tek transmetimi apo teksti. Keta quhen ndryshe ndjekesit e Hadithit (ehlul-hadith).

Nje grup tjeter i Ehli Sunnetit perqendrohet me shume tek argumentet logjike e shqyrtimet studimore te arsyetimit si Imam Raziu, Imam Gazali, Imam Teftazani e dijetare te tjere. Per keta nuk thuhet se nuk mbeshteten ne transmetimin (Kur'anin e Sunnetin) e as thuhet se e nenvleresojne ate por orientimi i tyre eshte mbeshtetja mbi argumente te arsyetimit teorik. Mund te themi se keta plotesojne grupin e pare dhe quhen ndjekes te arsyetimit logjik (ehlul-kelam).

Nje grup i Ehli Sunnetit perqendrohen tek nderverpimi. Domethene ata kane te njetat principe te besimit si ehli hadithi e ithtaret e arsyetimit por dallohen nga demonstrimi i efekteve te besimit fetar mbi shpirtin e njeriut. Ata perpiqen te shpjegojne me fjale ate qe arrijne te ndjejnene shpirt. Ketu hyn Ebu Kasim El-Xhenid dhe Harith El-Muhasebi e te tjere. Keta perpiqen te orientojne njeriun tek rruget praktike te cilat ndihmojne ne forcimin e besimit te perftuar nga rruget e lartpermendura. Quhen shkurt Sufinj ose shijues (te embelsise se besimit).

Sic e pame, besimi i te tre ketyre grupeve eshte i njejte vecse rruget e ndjekura deri tek ai ndryshojne. Verehet fakti se asnje prej ketyre grupeve nuk e mohon apo perjashton rrugen e tjetrit pasi te gjithe kane te njetat baza thjesht dallojne ne dozat e perqendrimit te tyre mbi lloje argumentesh te caktuara. Ky variacion eshte rezultat i diversitetit te menyrave te argumentimit e jo nga ndonje ndryshim themelor mes ketyre tre grupeve. Pra, besimi tek te gjithe keta eshte i njejte. Nuk lejohet qe nje ndjekes i hadithit te besoje ndryshe nga kelamisti apo sufiu te dalloje me kelamistin per nga besimi.

Te tere kane nje besim,jane si nje trup i vetem, ndryshojne mes tyre ngaqe tabiatet apo natyrat njerezore jane te ndryshme mes tyre. Disa njerez jane te prirur nga vete natyra e tyre per te shijuar, te tjere jane te dhene pas arsyetimit e te tjere thjesht drejt transmetimit apo tekstit fetar. E te gjithe jane te lavderuar ne rrugen e tyre e asnje prej tyre nuk kundeshtohet pasi besimi eshte i njejte. Te gjithe sebashku perbejne nje rruge te vetme - Ehli Sunnetin.

Nuk mund ta fhsehim se disa nga ndjekesit e Islamit qe gjoja pasojne ehli hadithin kane devijuar dhe jane dhene pas paraqitjes se Zotit ne forma e misherimeve te qenies hyjnore e bidate te tjera. Te tjere te cilet gjoja i perkasin arsyetimit logjik kane humbur mes morise se thenieve e rrugeve filozofike e rruge te tjera te ngjashme me to, duke kaluar ne dalalet te plote. Edhe nga ata qe pretendojne se jane sufinj jane shfaqur njerez qe thone ca fjale te dalaletit e humbjes por edhe pse shfaqen te tille njerez te devijuar e te humbur ne radhet e ketyre tre grupeve asnjehere nuk duhet te hidhet poshte e gjithe rruga e tyre.

E lusim Allahun Madhniplote ta beje kete liber miresi ne peshojen e veprave ne Diten e Gjykimit dhe muslimanet te kene dobi prej tij. Askush prej nesh nuk ka nevoje apo orientim per dike pervec nga Allahu xh.sh..



Autor: Shejh Said FEUDA
Përktheu: Ilir CURRI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...