Pejgamberët e dalluar (Ulu'l-azm)



Dërgimi i pejgamberëve (resulë apo nebijë) është urtësi dhe mëshirë e jo pamundshmëri as anakronizëm, për shkak të pamjaftueshmërisë së njeriut [1] që t'i perceptojë dhe përvetësojë të gjitha gjerat që i sheh apo jo, që janë shpirtërore apo materiale, të kësaj apo asaj bote.

Në besimin islam të gjithë pejgamberët në parim janë të barabartë. Të tillë duhet t'i besojmë pa përjashtim. Por, sikur që në botën njerëzore disa njerëz kanë nivele shoqërore dhe shpirtërore më të larta, ashtu edhe në botën pejgamberike disa prej tyre kanë nivele më të larta se disa të tjerë. Kur'ani lidhur me këtë thotë: تِلْكَ الرُّسُلُ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۘ مِّنْهُم مَّن كَلَّمَ اللَّـهُ ۖ وَرَفَعَ بَعْضَهُمْ دَرَجَاتٍ ... - "Ata të dërguar ne i kemi dalluar disa nga të tjerët. Me disa prej tyre ka folur Allahu e disa i ka ngritur për disa shkallë ...", (El-Bekare: 253).

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِّن قَبْلِكَ مِنْهُم مَّن قَصَصْنَا عَلَيْكَ وَمِنْهُم مَّن لَّمْ نَقْصُصْ عَلَيْكَ ۗ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأْتِيَ بِآيَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّـهِ ... - "Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e Allahut ...", (Gafir / Mu'min, 78).

Në mesin e pejgamberëve me nivel të dalluar, të vendosmërisë së lartë, sipas numrit më të madh të dijetarëve muslimanë أُولُو الْعَزْمِ - 'ulu'l-azmi' bëjnë pjesë: "Ademi, Nuhiu, Musai, Ibrahimi, Isai dhe Muhammedi a.s.". [2]

Këta janë ata që e kanë zbatuar detyrën për ta komunikuar te njerëzit fenë me vendosmëri të lartë, pa shfaqur shenja tërheqjeje para sfidave dhe problemeve, para përgjegjësive të marra përsipër. Kur'ani përmend se sabri (durimi) dhe takvallëku (devotshmëria) janë veçoritë thelbësore të 'azmit (vendosmërisë).

Kur'ani e përshkruan këtë çështje në ajetin vijues: وَإِذْ أَخَذْنَا مِنَ النَّبِيِّينَ مِيثَاقَهُمْ وَمِنكَ وَمِن نُّوحٍ وَإِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ۖ وَأَخَذْنَا مِنْهُم مِّيثَاقًا غَلِيظًا. - "Ne nga pejgamberët kemi marrë zotimin. Edhe prej teje, edhe prej Nuhiut, Ibrahimit, Musait dhe prej Isait, të birit të Merjemes, kemi marrë prej tyre zotim të fortë", (El-Ahzab: 7).

فَاصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُولُو الْعَزْمِ مِنَ الرُّسُلِ ... - "Ti kij durim siç kanë duruar pejgamberët më të vendosur ...", (El-Ahkaf: 35). [3]


1). Ademi a.s.

Kur'ani flet për Ademin a.s. në disa sure dhe atë si për qenie njerëzore. Sipas të dhënave kur'anore Ademi është njeriu i parë dhe i dërguari i parë i Zotit. Emri i tij jep dy kuptime kryesore:

1. Adem do të thotë qenia e krijuar nga dheu, sepse edhe sipërfaqja e dheut quhet edim.
2. Adem do të thotë qenie e krijuar nga hiçi, asgjëja, me vullnetin e Krijuesit: إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئًا أَن يَقُولَ لَهُ كُن فَيَكُونُ. - "Kur ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm të thotë: Bëhu! Dhe ai bëhet", (Ja Sin, 82).

Një pjesë e madhe e ajeteve kur'anore flasin për të, por rrëfimi kryesor është zhvilluar ndërmjet Krijuesit, melekëve dhe Iblisit. Ky shqyrtim është simbolik, por mjaft ilustrues për të vërtetat besimore paraekzistenciale dhe për psikologjinë dhe fatin e gjinisë njerëzore: وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَائِكَةِ إِنِّي جَاعِلٌ فِي الْأَرْضِ خَلِيفَةً ۖ قَالُوا أَتَجْعَلُ فِيهَا مَن يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ الدِّمَاءَ وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ ۖ قَالَ إِنِّي أَعْلَمُ مَا لَا تَعْلَمُونَ . وَعَلَّمَ آدَمَ الْأَسْمَاءَ كُلَّهَا ثُمَّ عَرَضَهُمْ عَلَى الْمَلَائِكَةِ فَقَالَ أَنبِئُونِي بِأَسْمَاءِ هَـٰؤُلَاءِ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ . قَالُوا سُبْحَانَكَ لَا عِلْمَ لَنَا إِلَّا مَا عَلَّمْتَنَا ۖ إِنَّكَ أَنتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ . قَالَ يَا آدَمُ أَنبِئْهُم بِأَسْمَائِهِمْ ۖ فَلَمَّا أَنبَأَهُم بِأَسْمَائِهِمْ قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ إِنِّي أَعْلَمُ غَيْبَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَأَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ . وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ أَبَىٰ وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ . وَقُلْنَا يَا آدَمُ اسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ وَكُلَا مِنْهَا رَغَدًا حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَـٰذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الظَّالِمِينَ . فَأَزَلَّهُمَا الشَّيْطَانُ عَنْهَا فَأَخْرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِ ۖ وَقُلْنَا اهْبِطُوا بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ ۖ وَلَكُمْ فِي الْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّ وَمَتَاعٌ إِلَىٰ حِينٍ. فَتَلَقَّىٰ آدَمُ مِن رَّبِّهِ كَلِمَاتٍ فَتَابَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ . قُلْنَا اهْبِطُوا مِنْهَا جَمِيعًا ۖ فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدًى فَمَن تَبِعَ هُدَايَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ. وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا أُولَـٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ . - "Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë do të caktojë përfaqësuesin në tokë" - Ata thanë: "A do të jetë përfaqësuesi yt ai që në të do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak? Na të madhërojmë e të lavdërojmë dhe të ngremë ashtu si të takon Ty". Ai tha: Unë di atë që ju nuk dini. Allahu ia mësoi Ademit të gjithë emrat e pastaj ata ua paraqiti engjëjve dhe u tha: "Nëse e keni thënë të vërtetën, m'i tregoni emrat e këtyre sendeve". "Qofsh i lavdëruar"! - thanë ata - "ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Ti je mendjemprehtë dhe i gjithëdijshëm". O Adem - tha Ai - tregoju emrat e tyre! - Kur ai u tregoi emrat e tyre, Allahu tha: "A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di atë që tregoni haptazi dhe atë që e fshihni". Kur u thamë engjëjve: "Përuluni para Ademit" - ata u përulën, por Iblisi nuk deshi, ai e rriti mendjen dhe u bë i pafé. Ne thamë "O Adem të jetosh ti dhe gruaja jote në xhenet dhe të hani në të sa të doni dhe kur të doni, por mos iu afroni këtij lisi sepse i bëni keq vetvetes". Shejtani për shkak të këtij lisi i shtyri të gabojnë e t'i nxjerrë nga vendi ku ishin. "Zbritni - u thamë Ne - do të jeni armik i njëri tjetrit e në Tokë do të qëndroni dhe do të jetoni deri në afatin e caktuar". Ademi dëgjoi disa fjalë (Urdhra) e i zbatoi nga Zoti i vet, Ai ia pranoi pendimin dhe i fali gabimin. Ai shumë i pranon pendimet, Ai është i mëshirshëm. Ne u kemi thënë: "Zbritni të gjithë prej (xhenetit) tij". Juve me të vërtetë do t'ju vijë një dirigjues prej meje dhe ata që i përmbahen dirigjimit Tim nuk do të kenë frikë dhe nuk do të hidhërohen. Ata që nuk do të besojnë dhe i mohojnë argumentet tona do të jenë banorë të zjarrit, a në të do të mbesin gjithmonë", (El-Bekare, 30-39).

Ademi a.s. është pejgamber kyç, i vendosur (ulu'l-azm) për shkak të disa pikave kryesore:

1. Allahu xh.sh. e ka krijuar Ademin me (dorën) e Tij, pa model pararendës dhe pa nevojë për të.
2. Allahu xh.sh. te Ademi e frymëzoi shpirtin e tij (ruhi), duke e dalluar nga krijesat e tjera.
3. Melekët u urdhëruan t'i bëjnë sexhde njeriut, jo për adhurim, por për falënderim ndaj Krijuesit dhe,
4. Allahu i madhërishëm ia mësoi njeriut të gjitha emërtimet e gjësendeve, për dallim prej engjëjve të cilët kanë dije të kufizuar.

Nga tërë e theksuara mund të kuptohet:

- Zoti e krijoi njeriun me synim dhe cak të qartë dhe nuk është qenie rastësie.
- Njeriu është përfaqësues, zëvendës i Zotit në Tokë; posedon aftësinë e mësimit dhe meditimit.
- Njeriu është qenie e respektuar, në shkallë më të lartë se engjëjt para syve të Krijuesit.
- Njeriu ka aftësi të mendojë, t'i dallojë fenomenet apo shfaqjet dhe gjerat rreth vetes.
- Ademi a.s. menjëherë pas krijimit ka jetuar në xhenet, në gjendjen e mosfrikës, mosprovokimit dhe vështirësive të shumta.
- Ademi është qenie e veçantë, por që në provokimin e shejtanit për një çast rrëshqiti dhe iu afrua pemës së ndaluar, duke shfaqur në këtë mënyrë instinktet anomale në qenien e tij.
- Pema e ndaluar dhe shijimi i saj paraqet kufirin apo ligjet e Zotit të cilat do të latohen në natyrën njerëzore dhe simbolizon tendencën për jetën në këtë botë, që karakterizohet me dëshirën për përjetësi dhe pushtet sikurse edhe instinktin seksual, që do të rezultojë me dramën që e njohim si "bota jonë".
- Femra është e llojit të mashkullit, respektivisht e një substance (مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ) dhe nuk është qenie më e dobët se mashkulli. Edhe ajo është joshur nga pema e ndaluar e xhenetit, edhe ajo është penduar dhe së bashku me Ademin janë dëbuar nga xheneti, femra është e barabartë me mashkullin në çdo gjë: edhe në detyrime edhe në përgjegjësi.
- Pendimi (tevbeja) është institucion që garanton kthimin njerëzor në xhenet dhe e kundërta, mospendimi (pasimi i shejtanit) rezulton me vendosjen e njeriut në zjarr. [4]


2). Nuhiu a.s. dhe mrekullia e tij

Sipas disa burimeve ndërmjet Ademit a.s. dhe Nuhiut a.s. kanë kaluar dhjetë breza. Në këtë etapë kohore jetëgjatësia e gjinisë njerëzore ka qenë shumë më e gjatë krahasuar me kohën tonë. Kur'ani njofton për jetëgjatësinë e tyre, kurse për Nuhiun a.s. thotë se ka ftuar në besimin në Zotin Një dhe të Vetëm: وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَلَبِثَ فِيهِمْ أَلْفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمْسِينَ عَامًا ... - "Ne e kemi dërguar Nuhiun te populli i tij - e ai qëndroi në mesin e tyre një mijë pa pesëdhjetë vjet", (El-Ankebut, 14), që do të thotë se ai ka jetuar 950 vjet.

Nuhiu a.s. është pejgamberi i dytë (krahas Ademit a.s.) që pranoi mesazh hyjnor në Tokë, por pejgamberi i parë që iu drejtua njerëzisë me një platformë të qartë monoteizmi dhe që u përball në mënyrë këmbëngulëse me idhujtarinë (shirkun), amoralin dhe dhunën e vrazhdë: لَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّـهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَـٰهٍ غَيْرُهُ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ . قَالَ الْمَلَأُ مِن قَوْمِهِ إِنَّا لَنَرَاكَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ . قَالَ يَا قَوْمِ لَيْسَ بِي ضَلَالَةٌ وَلَـٰكِنِّي رَسُولٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ . أُبَلِّغُكُمْ رِسَالَاتِ رَبِّي وَأَنصَحُ لَكُمْ وَأَعْلَمُ مِنَ اللَّـهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ. - "Na me të vërtetë, ua kemi dërguar Nuhiun popullit të tij, i cili u tha: "O populli im! Adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij! - Unë frikësohem për ju nga dënimi në Ditën e madhe"! Paria e popullit të tij thanë: "Na me të vërtetë, të shohim ty në humbje të madhe". Ai tha: "O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbje, por jam pejgamber nga ana e Zotit të gjithësisë, ju sjell urdhrat e Zotit tim dhe ju dëshiroj çdo të mirë, unë di nga Allahu atë që nuk e dini ju"", (El-A'raf, 59-61).

Mendohet se dhjetë brezat e parë kanë pasuar udhëzimet e Ademit a.s., por pastaj ka pasuar neglizhenca, harresa dhe zbehja e besimit dhe shtrembërimi nga rruga e vërtetë. Ibn Abbasi kështu e komenton ajetin mbi idhujtarinë e popullit të Nuhiut a.s.: "Assesi mos i braktisni zotat tuaj! Assesi mos e braktisni Veddanë, as Suvanë, as Jegusin, as Jeukin dhe as Nesranë!", [5]

Nuhiu a.s., i njohur si "robi i cili gjithnjë ka falënderuar Allahun", i ftonte popullin e tij të besojnë në Zotin, i cili krijon dhe i cili nuk ka rival, që pos Tij mos të adhurojnë zot tjetër.

Mirëpo, ftesa e Nuhiut a.s. nuk dha rezultate. Vetëm një numër i vogël i pasardhësve të tij iu përgjigj thirrjes pejgamberike. Këtë e thotë Kur'ani: ...وَمَا آمَنَ مَعَهُ إِلَّا قَلِيلٌ. - "... E pak ka pasur të atillë, që kanë besuar me të", (Hud, 40).

Natyra e popullit të devijuar kishte arritur shkallë të lartë të degjenerimit. Ata përbuznin fenë, pejgamberin Nuhi dhe çdo udhëzim e mësim fetar.

Kjo gjendje e pashpresë dhe e rëndë psikike dhe fizike e Nuhiut a.s. përballë idhujtarëve dhe idhujtarisë e detyroi Nuhiun a.s. t'i drejtohet Allahut xh.sh. për ndihmë. Ndihma nga Allahu ishte si vijon. Allahu xh, sh. e mësoi Nuhiun a.s. të ndërtojë një anije në një ambient të thatë ku nuk kishte ujë (deti, liqen apo lum të madh) dhe e urdhëroi që brenda saj të fusë nga një çift prej të gjitha gjallesave. Brenda saj urdhëroi të futen edhe besimtarët. Pas hyrjes në anije, do të pasojë një vërshim i paparë deri atëherë. Këtë të vërtetë hyjnore kundërshtarët e refuzuan dhe Nuhiut a.s. nuk i mbeti tjetër pos të kërkojë fillimin e zbatimit të kërcënimit hyjnor.

Ja si e përshkruan Kur'ani ngjarjen e Nuhiut a.s.: قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّي وَآتَانِي رَحْمَةً مِّنْ عِندِهِ فَعُمِّيَتْ عَلَيْكُمْ أَنُلْزِمُكُمُوهَا وَأَنتُمْ لَهَا كَارِهُونَ. وَيَا قَوْمِ لَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مَالًا ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّـهِ ۚ وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الَّذِينَ آمَنُوا ۚ إِنَّهُم مُّلَاقُو رَبِّهِمْ وَلَـٰكِنِّي أَرَاكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ . وَيَا قَوْمِ مَن يَنصُرُنِي مِنَ اللَّـهِ إِن طَرَدتُّهُمْ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ . وَلَا أَقُولُ لَكُمْ عِندِي خَزَائِنُ اللَّـهِ وَلَا أَعْلَمُ الْغَيْبَ وَلَا أَقُولُ إِنِّي مَلَكٌ وَلَا أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزْدَرِي أَعْيُنُكُمْ لَن يُؤْتِيَهُمُ اللَّـهُ خَيْرًا ۖ اللَّـهُ أَعْلَمُ بِمَا فِي أَنفُسِهِمْ ۖ إِنِّي إِذًا لَّمِنَ الظَّالِمِينَ . قَالُوا يَا نُوحُ قَدْ جَادَلْتَنَا فَأَكْثَرْتَ جِدَالَنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ . قَالَ إِنَّمَا يَأْتِيكُم بِهِ اللَّـهُ إِن شَاءَ وَمَا أَنتُم بِمُعْجِزِينَ . وَلَا يَنفَعُكُمْ نُصْحِي إِنْ أَرَدتُّ أَنْ أَنصَحَ لَكُمْ إِن كَانَ اللَّـهُ يُرِيدُ أَن يُغْوِيَكُمْ ۚ هُوَ رَبُّكُمْ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ . أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ إِنِ افْتَرَيْتُهُ فَعَلَيَّ إِجْرَامِي وَأَنَا بَرِيءٌ مِّمَّا تُجْرِمُونَ . وَأُوحِيَ إِلَىٰ نُوحٍ أَنَّهُ لَن يُؤْمِنَ مِن قَوْمِكَ إِلَّا مَن قَدْ آمَنَ فَلَا تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُوا يَفْعَلُونَ . وَاصْنَعِ الْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا وَلَا تُخَاطِبْنِي فِي الَّذِينَ ظَلَمُوا ۚ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ . وَيَصْنَعُ الْفُلْكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيْهِ مَلَأٌ مِّن قَوْمِهِ سَخِرُوا مِنْهُ ۚ قَالَ إِن تَسْخَرُوا مِنَّا فَإِنَّا نَسْخَرُ مِنكُمْ كَمَا تَسْخَرُونَ . فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌ مُّقِيمٌ . حَتَّىٰ إِذَا جَاءَ أَمْرُنَا وَفَارَ التَّنُّورُ قُلْنَا احْمِلْ فِيهَا مِن كُلٍّ زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ الْقَوْلُ وَمَنْ آمَنَ ۚ وَمَا آمَنَ مَعَهُ إِلَّا قَلِيلٌ . وَقَالَ ارْكَبُوا فِيهَا بِسْمِ اللَّـهِ مَجْرَاهَا وَمُرْسَاهَا ۚ إِنَّ رَبِّي لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ . وَهِيَ تَجْرِي بِهِمْ فِي مَوْجٍ كَالْجِبَالِ وَنَادَىٰ نُوحٌ ابْنَهُ وَكَانَ فِي مَعْزِلٍ يَا بُنَيَّ ارْكَب مَّعَنَا وَلَا تَكُن مَّعَ الْكَافِرِينَ . قَالَ سَآوِي إِلَىٰ جَبَلٍ يَعْصِمُنِي مِنَ الْمَاءِ ۚ قَالَ لَا عَاصِمَ الْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ اللَّـهِ إِلَّا مَن رَّحِمَ ۚ وَحَالَ بَيْنَهُمَا الْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ الْمُغْرَقِينَ . وَقِيلَ يَا أَرْضُ ابْلَعِي مَاءَكِ وَيَا سَمَاءُ أَقْلِعِي وَغِيضَ الْمَاءُ وَقُضِيَ الْأَمْرُ وَاسْتَوَتْ عَلَى الْجُودِيِّ ۖ وَقِيلَ بُعْدًا لِّلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ . وَنَادَىٰ نُوحٌ رَّبَّهُ فَقَالَ رَبِّ إِنَّ ابْنِي مِنْ أَهْلِي وَإِنَّ وَعْدَكَ الْحَقُّ وَأَنتَ أَحْكَمُ الْحَاكِمِينَ . قَالَ يَا نُوحُ إِنَّهُ لَيْسَ مِنْ أَهْلِكَ ۖ إِنَّهُ عَمَلٌ غَيْرُ صَالِحٍ ۖ فَلَا تَسْأَلْنِ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۖ إِنِّي أَعِظُكَ أَن تَكُونَ مِنَ الْجَاهِلِينَ . قَالَ رَبِّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَسْأَلَكَ مَا لَيْسَ لِي بِهِ عِلْمٌ ۖ وَإِلَّا تَغْفِرْ لِي وَتَرْحَمْنِي أَكُن مِّنَ الْخَاسِرِينَ . قِيلَ يَا نُوحُ اهْبِطْ بِسَلَامٍ مِّنَّا وَبَرَكَاتٍ عَلَيْكَ وَعَلَىٰ أُمَمٍ مِّمَّن مَّعَكَ ۚ وَأُمَمٌ سَنُمَتِّعُهُمْ ثُمَّ يَمَسُّهُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌ. - "Ai (Nuhiu) tha: "O populli im, ç'mendoni ju, nëse unë i përmbahem dokumentit të qartë të Zotit tim, madje Ai më ka dhënë nga Vetja mëshirë - e ju jeni të verbër për të, a mund t'jua imponojmë juve atë, kur ju nuk e dëshironi"? O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Perëndia. E, unë nuk mund t'i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se ju, me të vërtetë, jeni popull që nuk di. O populli im kush do të më mbroj mua nga Perëndia, nëse unë ata (besimtarët) i dëboj? A nuk doni të këshilloheni"? Unë juve nuk dua t'ju them: "Unë kam thesarin e Perëndisë, as që di të padukshmet, as që do të them se unë jam engjëll, as që do t'u them atyre, të cilët, sytë tuaj i poshtërojnë: se Perëndia nuk do t'u japë kurrfarë të mire. Perëndia di më mirë se ç'ka në shpirtrat e tyre. (Sikur unë të veproja ashtu), atëherë do të isha, me të vërtetë, njëri nga zullumqarët". Ata thanë: "O Nuhi, ti bëre polemikë me ne, dhe madje u zgjerove në polemikën tonë. Sillna ti atë premtim (dënim), nëse thua të vërtetën"! Tha (Nuhiu): "Vetëm Perëndia do t'ua sjellë atë, nëse dëshiron, e ju Atij nuk mund t'i ikni. Këshilla ime, nuk do t'ju bëjë dobi, edhe sikur të doja t'ju këshillojë - nëse Perëndia do t'ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni". Ose ata thonë: "Ai (Muhammedi) e ka trilluar (Kur'anin)". Thuaj: "E nëse unë e kam trilluar, mëkati im bie mbi mua, e unë jam larg nga mëkatet që bëni ju". Dhe Nuhiut i qe shpallur: "Nga populli yt askush nuk do të besojë, përpos atyre që kanë pranuar fenë, andaj mos u pikëllo për atë që punojnë ata, dhe ndërto anijen nën mbikëqyrje dhe udhëzimin Tonë, dhe mos m'u drejto më për ata që janë zullumqarë! Ata me siguri do të fundosen". Dhe ndërtonte anijen. Dhe sa herë që kalonin pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshnin atë. (Nuhi) tha: "Nëse ju talleni me ne, edhe na do të tallemi me ju, ashtu si talleni ju, dhe së shpejti, me siguri, do të dini, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe në kë do të bie dënimi i përhershëm". Dhe, kur arriti urdhri Ynë, e uji nga sipërfaqja e tokës nisi të gufojë. Ne thamë: "Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përveç atyre që ka qenë fjala (e dënimit) për ta, - dhe besimtarët"! E pak ka pasur të atillë, që kanë besuar me të. (Nuhiu) tha: "Hipni në të! Me emrin e Perëndisë ajo lundron dhe ndalet! Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues". Dhe, ajo lundronte me ta nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhiu thërriste birin e vet, i cili ishte tërhequr (anash): "O biri im, hip me ne e mos u bënë me mohuesit"! (I biri) tha: "Unë do të strehohem në bjeshkën, e cila do të më ruajë nga uji", (e Nuhiu) tha: "Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Perëndisë, përveç atë që e mëshiron Ai"! E, një valë në mes tyre i ndau dhe ai (i biri) - u fundos. Dhe është thënë: "O Tokë, gëlltitë ujin tënd, dhe ti o qiell, ndaloje (shiun)"! Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhri (i Perëndisë), e anija u ndal në malin Xhudij, dhe është thënë: "Le të jetë larg populli zullumqarë"! E Nuhiu iu lut Zotit të tij dhe tha: "O Zoti im, me të vërtetë, biri im është nga familja ime dhe premtimi Yt, është i vërtetë, e Ti je gjykatësi më i drejtë"! (Perëndia) tha: "O Nuhi, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe (që nuk ka ardhur me ty). Mos më pyet për atë që nuk e di ti. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga ata që nuk dinë". (Nuhiu) tha: "O Zoti im, unë mbështetem te Ti (për t'u ruajtur) nga pyetjet që nuk i di, e nëse Ti nuk më falë dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit". Është thënë: "O Nuhi - zbrit me përshëndetjen Tonë dhe dhuntitë Tona për ty dhe pasardhësit e atyre që gjende me ty". E, disa popujve, Na do t'u japim kënaqësi (në këtë botë), e që pastaj, do t'i goditë nga Ne dënimi i dhembshëm!", (Hud, 28-48).

فَكَذَّبُوهُ فَنَجَّيْنَاهُ وَمَن مَّعَهُ فِي الْفُلْكِ وَجَعَلْنَاهُمْ خَلَائِفَ وَأَغْرَقْنَا الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۖ فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُنذَرِينَ. - "Por, ata, e quajtën gënjeshtar, kurse Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin në anije me të. Dhe i bëmë ata zëvendës (të atyre që u zhdukën) kurse, i fundosëm ata që përgënjeshtruan dokumentet Tona. Shikoje se si ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar", (Junus, 73).

Përkundër thirrjes këmbëngulëse të Nuhiut a.s. thirrjes së tij iu përgjigj vetëm një numër i vogël njerëzish. Kjo ishte e mjaftueshme që të filloi vërshimi dhe të gjithë jobesimtarët u përmbyten. Shpëtuan vetëm besimtarët dhe gjallesat në anijen që e ndërtoi pejgamberi Nuhiu a.s. Kur'ani e rrëfen këtë ngjarje në mënyrë mbresëlënëse dhe optimiste. Mbetën gjallë besimtarët. Ndër ta edhe tre djemtë e Nuhiut a.s.: "Semi, Hami dhe Jafeti", nga të cilët tërë gjinia njerëzore mbanë prejardhjen. [6]

Këta janë të parët që hodhën gurëthemelin e një shoqërie të re fetare nga e para me prirje të qartë drejt fesë së vërtetë. Për shkak të shërbimeve dhe kontributit të tij të vlefshëm për fenë islame, ai është graduar nga All-llahu ndër pejgamberët e dalluar, si një falënderim që do të mbeten gjallë për aq kohë sa njerëzimi të ekzistojë. [7]


3). Ibrahimi a.s. dhe mrekullia e tij

Nga Nuhiu a.s. deri te Ibrahimi a.s. kishte kaluar një kohë e gjatë. Edhe pse shumë pejgamberë të Zotit, si Hudi, Salihu dhe të tjerë, ftuan drejt të vërtetës dhe drejtësinë, politeizmi dhe idhujtaria lulëzuar nga dita në ditë dhe më në fund mosbesimi u bë traditë universale. Nga urtia dhe mëshira e Tij e pafundme, Allahu e zgjodhi Ibrahimin për pejgamber, i cili do të ftonte në braktisjen e të keqes dhe pranimin e të mirës.

Sipas burimeve biblike Ibrahimi ishte i biri i Tarehut, i biri i Nahorit. Madje, gjenealogjia e Ibrahimit shkon deri te Semi, i biri i Nuhiut. U lind në Babil (Babiloni), më tokën e kaldejëve, të cilët adhuronin shtatë yje. Ibn Kethiri thotë se "në atë kohë, deri sa edhe banorët e Haranit (qyteti ku u shpërngul familja e Ibrahimit - N. I.) adhuronin yjet dhe idhujt, të gjithë njerëzit në Tokë qenë jobesimtarë pos Ibrahimi, gruaja e tij dhe kushëriri Luti. Ibrahimi ishte ai nëpërmjet të cilit Allahu xh.sh. i mënjanoi ato të këqija dhe e hoqi atë mashtrim". [8]

Kur'ani njofton se Allahu e ka përgatitur Ibrahimin qysh në vegjëli për një mision të madh. E pajisi me mendjemprehtësi dhe maturi të pashoq. Kjo bëri që ai mos të bie në grackat e kohës së tij dhe të besojë idhujt e popullit të tij.

وَإِبْرَاهِيمَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ اعْبُدُوا اللَّـهَ وَاتَّقُوهُ ۖ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ . إِنَّمَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّـهِ أَوْثَانًا وَتَخْلُقُونَ إِفْكًا ۚ إِنَّ الَّذِينَ تَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّـهِ لَا يَمْلِكُونَ لَكُمْ رِزْقًا فَابْتَغُوا عِندَ اللَّـهِ الرِّزْقَ وَاعْبُدُوهُ وَاشْكُرُوا لَهُ ۖ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ. - "Dhe (kujtoje) Ibrahimin kur i pat thënë popullit të vet: "Adhurojeni Allahun dhe druajuni Atij. Kjo është më së miri për ju, nëse e dini. Ju, pos Allahut, me të vërtetë, po adhuroni idhuj dhe po shpifni gënjeshtra. Me të vërtetë, ata që po i adhuroni ju pos Allahut, nuk kanë pushtet t'ju furnizojnë juve, andaj, te Allahu kërkoni furnizimin dhe adhurojeni Atë dhe falënderohuni Atij. Tek Ai do të ktheheni", (El-Ankebut, 16-17).

Prej çastit të konfrontimit me idhujtarët Ibrahimi ishte monoteist i pakompromis. Ai përkundër torturave, përndjekjeve dhe ofendimeve të pafund nga ana e politeistëve zgjodhi anën e dashurisë me Allahun. AI sikur e dinte se Allahu do ta mbrojë nga dhuna e llahtarshme e bashkëkombasve të vet. Edhe pse kundërshtarët e vendosën në turrën e drunjve për ta djegur, zjarri nuk e dogji, sepse Allahu i tha zjarrit: يَا نَارُ كُونِي بَرْدًا وَسَلَامًا عَلَىٰ إِبْرَاهِيمَ. - "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!", (El-Enbija, 69).

Mospajtimi i Ibrahimit a.s. me gjendjen besimore të popullit të tij babilonas e solli atë në konflikt të hapur me të gjithë, madje edhe me babanë / xhaxhanë e tij. Përkundër paaftësisë së tyre për ta dënuar atë dhe mposhtjes së tyre nga ai (mu'xhizet e Allahut), kundërshtarët nuk u pajtuan ta lënë të qetë, por e dëbuan nga vendlindja. Për këtë arsye, ai mori rrugën duke kërkuar vend ku ai dhe populli që e ndiqte do të mund ta adhurojë Allahun pa pengesa. Në shtegtim e sipër Ibrahimi a.s. u vendos në luginën e Mekës. Për shkak të përkushtimit ndaj Krijuesit dhe këmbënguljes drejt të vërtetës, Allahu e quajti Ibrahimin mik të Tij (Halil'ull-Llah). Për më tepër, Allahu i porositi: وَوَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَجَعَلْنَا فِي ذُرِّيَّتِهِ النُّبُوَّةَ وَالْكِتَابَ وَآتَيْنَاهُ أَجْرَهُ فِي الدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُ فِي الْآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ. - "Dhe, Ne ia kemi dhuruar Is'hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u kemi dhënë pejgamberinë dhe Librin, e i kemi dhënë atij shpërblimin në këtë botë. Me të vërtetë, ai edhe në jetën tjetër do të jetë prej njerëzve të mire", (El-Ankebut, 27).

Së këndejmi, Ibrahimi a.s. u quajt "baba i pejgamberëve", sepse të gjithë pejgamberët e tjerë kanë prejardhje nga pasardhësit e tij, Ismaili dhe Is'haku.

وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِ لَإِبْرَاهِيمَ . إِذْ جَاءَ رَبَّهُ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ .﴾ إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَاذَا تَعْبُدُونَ . أَئِفْكًا آلِهَةً دُونَ اللَّـهِ تُرِيدُونَ . فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ الْعَالَمِينَ . فَنَظَرَ نَظْرَةً فِي النُّجُومِ . فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٌ . فَتَوَلَّوْا عَنْهُ مُدْبِرِينَ . فَرَاغَ إِلَىٰ آلِهَتِهِمْ فَقَالَ أَلَا تَأْكُلُونَ . مَا لَكُمْ لَا تَنطِقُونَ . فَرَاغَ عَلَيْهِمْ ضَرْبًا بِالْيَمِينِ . فَأَقْبَلُوا إِلَيْهِ يَزِفُّونَ. قَالَ أَتَعْبُدُونَ مَا تَنْحِتُونَ . وَاللَّـهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ . قَالُوا ابْنُوا لَهُ بُنْيَانًا فَأَلْقُوهُ فِي الْجَحِيمِ . فَأَرَادُوا بِهِ كَيْدًا فَجَعَلْنَاهُمُ الْأَسْفَلِينَ . وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهْدِينِ . رَبِّ هَبْ لِي مِنَ الصَّالِحِينَ . فَبَشَّرْنَاهُ بِغُلَامٍ حَلِيمٍ . فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ السَّعْيَ قَالَ يَا بُنَيَّ إِنِّي أَرَىٰ فِي الْمَنَامِ أَنِّي أَذْبَحُكَ فَانظُرْ مَاذَا تَرَىٰ ۚ قَالَ يَا أَبَتِ افْعَلْ مَا تُؤْمَرُ ۖ سَتَجِدُنِي إِن شَاءَ اللَّـهُ مِنَ الصَّابِرِينَ . فَلَمَّا أَسْلَمَا وَتَلَّهُ لِلْجَبِينِ . وَنَادَيْنَاهُ أَن يَا إِبْرَاهِيمُ . قَدْ صَدَّقْتَ الرُّؤْيَا ۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ . إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ الْبَلَاءُ الْمُبِينُ. - "Dhe, me të vërtetë, nga ithtarët e tij është edhe Ibrahimi, kur Zotit të vet i erdh me zemër të pastër, kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: "Çka adhuroni ju? Vallë, a dëshironi hyjni të rrejshme në vend të Allahut? E çka mendoni ju për Zotin e gjithësisë"? Pastaj u hodhi një shikim yjeve, dhe tha: "Unë jam i sëmurë". Dhe, ata u larguan prej tij, duke e lënë pas. Pastaj, ai u përvodh te hyjnitë e tyre dhe u tha: "A nuk po hani? Ç'keni, përse nuk flisni"? Ju afrua tyre tinëzisht, duke i goditur me dorë të djathtë. Dhe ata (njerëzit) nxituan kah ai. Ibrahimi tha: "Vallë, a i adhuroni ju ato që i keni gdhendur (putat)? E, Perëndia u ka krijuar juve, dhe ato që i bëni ju". (Jobesimtarët) thanë: "Përgatitni për te një godinë (vatër) dhe hidheni atë në zjarr"! Dhe ata dëshiruan t'i bëjnë dinakëri, por Ne i bëmë ata më të poshtëruarit. (Ibrahimi) tha: "Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë. O Zoti im, dhuroma një fëmijë të mirë (e të ndershëm)"! Dhe Ne e sihariquam atë me një çun të urtë. Dhe kur fëmija u rrit aq sa t'i ndihmojë në punë, Ibrahimi i tha: "O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të presë, çka mendon ti"? - O baba, - tha: "vepro ashtu siç je urdhëruar, njëmend do të bindesh, - nëse do Perëndia, se unë jam i durueshëm". Pasi e pranuan që të dy urdhrin, e rrëzoi (djalin) në krah, Ne e thirrëm: "O Ibrahim, ti madje e realizove ëndrrën. E, Ne, me të vërtetë, kështu i shpërblejmë bamirësit, kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë"!", (Es-Saffat: 83-106).

Një çështje e re në temën Ibrahimi a.s. është ndërtimi i Qabesë dhe vendi ku do të ndërtohej. Aty erdhi Ibrahimi a.s. me Haxheren dhe të birin Ismailin.

وَإِذْ بَوَّأْنَا لِإِبْرَاهِيمَ مَكَانَ الْبَيْتِ أَن لَّا تُشْرِكْ بِي شَيْئًا وَطَهِّرْ بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْقَائِمِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ . وَأَذِّن فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالًا وَعَلَىٰ كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ. - "(Kujtoje, o Muhammed!) kur Na i patëm përgatitur Ibrahimit vendin e faltores (duke i thënë): "Mos më përshkruaj Mua shok asgjë, dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që e vizitojnë, që rrinë aty dhe që bëjnë namaz, dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty - në këmbë dhe (duke shaluar) në çfarëdo deve, duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta"", (El-Haxhxh, 26-27).

Sipas traditës islame, Qabeja gjendet në mesin e rruzullit tokësor. Ajo është e vendosur nën Qabenë qiellore, e ashtuquajtur Bejt'ul-Ma'mur.

Allahu xh,. sh. e përmbushi duanë e Ibrahimit a.s., duke e bërë të birin e tij, Ismailin gjithashtu pejgamber të Zotit, nga gjinia e të cilit ka prejardhjen edhe vetë Muhammedi a.s.. Gjatë jetës së këtij të fundit, Qabeja sërish është pastruar nga idhujt, dhe ka vazhduar të vizitohet nga haxhinjtë për çdo vit. Me ndërtimin e Qabesë lidhet edhe burimi i ujit të Zem-Zemit, në luginën e thatë të Mekës.

Po ashtu, nga i biri i Ibrahimit a.s., Is'haku rrjedhin shumë pejgamberë të ardhur te hebraikët: Jakubi, Jusufi, Sulejmani, Musai dhe Isai a.s.. [9]


4). Musai a.s. dhe mrekullia e tij

Musai a.s. i përkiste popullit izraelit. U lind në Egjipt në kohën e sundimit të faraonit, njërit nga kundërshtarët më rigoroz të fesë së vërtetë. Për shkak të jetës tejet dinamike, Musai a.s. trajtohet intensivisht në Kur'an, si për jetën para shpalljes së Tevratit ashtu edhe për pjesën pas shpalljes dhe bënë pjesë në mesin e pejgamberëve të vendosur.

Allahu xh.sh. në Kur'an na ofron të dhëna autentike rreth Musait dhe faraonit: نَتْلُو عَلَيْكَ مِن نَّبَإِ مُوسَىٰ وَفِرْعَوْنَ بِالْحَقِّ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ . إِنَّ فِرْعَوْنَ عَلَا فِي الْأَرْضِ وَجَعَلَ أَهْلَهَا شِيَعًا يَسْتَضْعِفُ طَائِفَةً مِّنْهُمْ يُذَبِّحُ أَبْنَاءَهُمْ وَيَسْتَحْيِي نِسَاءَهُمْ ۚ إِنَّهُ كَانَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ . وَنُرِيدُ أَن نَّمُنَّ عَلَى الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا فِي الْأَرْضِ وَنَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَنَجْعَلَهُمُ الْوَارِثِينَ وَنُمَكِّنَ لَهُمْ فِي الْأَرْضِ وَنُرِيَ فِرْعَوْنَ وَهَامَانَ وَجُنُودَهُمَا مِنْهُم مَّا كَانُوا يَحْذَرُونَ. - "Ne do të tregojmë ty disa lajme mbi Musain dhe Faraonin, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, dhe këtë - për ata që besojnë. Me të vërtetë, Faraoni është madhështuar në Tokë dhe banorët e tij i ka në grupime (shtresa shoqërore), disa prej tyre i ka shtypur - ua mbyste fëmijët meshkuj, e femrat e tyre ua linte në jetë. Ai, me të vërtetë, ka qenë ngatërrestar. Ne kemi dashur t'u bëjmë mirësi atyre që kanë qenë të shtypur në Tokë, e t'i bëjmë udhëheqës ata dhe t'i bëjmë trashëgimtar (të pushtetit të Faraonit). Dhe t'ua mundësojmë atyre vendosjen në Tokë dhe t'jua tregojmë Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre mu atë prej së cilës frikësoheshin ata", (El-Kasas, 3-6).

Populli i shtypur ishte ai i Musait a.s., Benu Israilët, i cili mban prejardhjen nga Is'haku, i biri i Ibrahimit a.s. Në kujtesën izraelite ruhej tradita se një djalosh nga ky popull do ta rrënojë faraonin. Prandaj, ky faraon pati urdhëruar vrasjen e fëmijëve meshkuj izraelitë. Ky djalosh ishte Musai, i cili me urtësinë e Allahut, do të rritet në pallatin e faraonit. Me rritjen e tij, Allahu e gradoi me shpallje në luginën e bekuar Tuva, ku pranoi nëntë shenja të qarta: وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَىٰ تِسْعَ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ ۖ فَاسْأَلْ بَنِي إِسْرَائِيلَ إِذْ جَاءَهُمْ فَقَالَ لَهُ فِرْعَوْنُ إِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا مُوسَىٰ مَسْحُورً. - "Na i kemi dhënë Musait nëntë shenja të qarta; dhe pyeti bijtë e Izraelit, kur u erdhi të parëve të tyre dhe kur Faraoni i tha atij: "O Musa, unë të konsideroj ty për të magjepsur"", (El-Isra', 101).

Por, shenjat (ajetet) nuk duhet ngatërruar me shpalljen që Allahu ia dërgoi Musait a.s., sepse shenjat janë mu'xhize, vepra mrekulluese, të mbinatyrshme: فَلَمَّا أَتَاهَا نُودِيَ يَا مُوسَىٰ . إِنِّي أَنَا رَبُّكَ فَاخْلَعْ نَعْلَيْكَ ۖ إِنَّكَ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى . وَأَنَا اخْتَرْتُكَ فَاسْتَمِعْ لِمَا يُوحَىٰ . إِنَّنِي أَنَا اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدْنِي وَأَقِمِ الصَّلَاةَ لِذِكْرِي . إِنَّ السَّاعَةَ آتِيَةٌ أَكَادُ أُخْفِيهَا لِتُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍ بِمَا تَسْعَىٰ . فَلَا يَصُدَّنَّكَ عَنْهَا مَن لَّا يُؤْمِنُ بِهَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ فَتَرْدَىٰ. - "E kur arriti ai te zjarri, u thirr: "O Musa, Unë, me të vërtetë, jam Zoti yt! Andaj, zbathi këpucët tuaja, se ti, me të vërtetë, gjendesh në luginën e shenjtë - të Tuvasë. Dhe, Unë ty të kam zgjedhur; andaj dëgjo ti atë që të shpallet (ty)! Me të vërtetë, Unë jam Perëndia, s'ka zot tjetër përveç meje, andaj, vetëm Mua adhuromë dhe kryej namazin, për të më kujtuar Mua! Çasti i gjykimit do të arrijë me siguri - atë e kam fsheh (nga çdokush) - kur secili do të shpërblehet për atë (përpjekje) që ka bërë. Le të mos shmangë ty nga ai (çast), ai që nuk beson në të (Kijametin) dhe që jepet pas epsheve të tija, e të humbasësh"", (Ta Ha, 11-16).

Më pastaj, pasi Allahu i dha shpallje Musait a.s., e urdhëroi t'i paraqitet faraonit që ai ta pranojë fenë e vërtetë: وَإِذْ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰ أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ. - "Kur Perëndia i thërriti Musait: "Shko te populli zullumqar"", (Esh-Shu'ara, 10).

...فَاذْهَبَا بِآيَاتِنَا ۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسْتَمِعُونَ . فَأْتِيَا فِرْعَوْنَ فَقُولَا إِنَّا رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ . أَنْ أَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ. - "... shkoni që të dy me argumentet Tona. Me të vërtetë, Ne jemi me ju dhe dëgjojmë. Shkoni te Faraoni dhe i thoni: "Ne jemi pejgamberët e Zotit të botëve, lejoni bijtë e Israelit që të vijnë me ne"!", (Esh-Shu'ara, 15-17).

Musai a.s. dhe populli i tij luftuan me Faraonin në kohë të gjatë me luftë argumentesh e nervash, të malltretuar e frikësuar, të kërcënuar e dhunuar, që më në fund të fitojnë kundrejt tyre. Allahu e ndëshkoi popullin tiranë me uri, mungesë prodhimesh bujqësore, vërshime e shqetësime të tjera, që në fund të përmbyten në ujin e detit: وَجَاوَزْنَا بِبَنِي إِسْرَائِيلَ الْبَحْرَ فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ وَجُنُودُهُ بَغْيًا وَعَدْوًا ۖ حَتَّىٰ إِذَا أَدْرَكَهُ الْغَرَقُ قَالَ آمَنتُ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا الَّذِي آمَنَتْ بِهِ بَنُو إِسْرَائِيلَ وَأَنَا مِنَ الْمُسْلِمِينَ . آلْآنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنتَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ . فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آيَةً ۚ وَإِنَّ كَثِيرًا مِّنَ النَّاسِ عَنْ آيَاتِنَا لَغَافِلُونَ. - "Ne i bartëm izraelitët përtej detit, e ata i ndoqi Faraoni dhe ushtria e tij nga e keqja dhe armiqësia. E kur e arriti atë (Faraonin) përmbytja (në det), tha: "Besoj se s'ka zot tjetër përveç Atij që i besojnë të bijtë e Izraelit dhe unë jam musliman". "A, tani (po beson) e më parë ishe rebel dhe ishe prej ngatërrestarëve?! Sot do të shpëtojmë ty - trupin tënd, që të bëhesh vërejtje për ata që vijnë pas teje". Por, me të vërtetë, shumica e njerëzve janë të pakujdesshëm ndaj argumenteve Tona", (Junus, 90-92).

Me një fjalë, Musai a.s. u përballë me Faraonin, njeriun mbase më të fortë të botës së atëhershme. Ai e ngadhënjeu faraonin dhe magjistarët e tij. Nga inati por edhe nga natyra e tij gjakpirëse, ai e ndoqi për vrasje Musain a.s. dhe pasuesit e tij. Mirëpo, Allahu xh.sh. i dha Musait a.s. mrekullinë nëpërmjet së cilës u hap deti për të kaluar populli i Musait a.s. por jo edhe faraoni me ushtrinë e vet. Faraoni dhe ushtria e tij u përmbytën në ujërat e Detit të Kuq, dhe edhe njëherë u sendërtua premtimi i Allahut se Fjala e Tij do të triumfojë gjithmonë.

Në fund mund të përmbledhim: Musai a.s. në malin Sinaj bisedoi me Zotin dhe e pranoi shpalljen e Tevratit. Musai a.s. u përballë me faraonin, armikun e tij dhe të fesë së tij, në mënyrë dinjitoze, por të prerë dhe këmbëngulëse. Musai a.s. e çliroi popullin e tij nga robëria dhe shfrytëzimi shekullor faraonik. Kur'ani i jep Musait a.s. vend me rëndësi të jashtëzakonshme. Këto dhe provat e tjera janë arsyet që Musai a.s. hyri në grupin e pejgamberëve të quajtur ulu'l-azm, pejgamberë të vendosur, pejgamberë kyç, në misionin hyjnor të quajtur pejgamberi - nubuvet. [10]


5). Isai a.s. dhe mrekullia e tij

Asnjë personalitet historik nuk është kontestuar sikurse Isai a.s. dhe nëna e tij Merjemja. Një pjesë e madhe e botës, e sidomos kristianët dhe muslimanët atyre u kushtojnë vëmendje të posaçme, dashuri dhe respekt të jashtëzakonshëm, edhe pse pikëpamjet e tyre janë të ndryshme madje edhe kundërthënëse.

Merjemja dhe Isai a.s. janë "shenja të botëve" para së gjithash për shkak të lindjes së tij të jashtëzakonshme. Në kohën e lindjes së tij populli izraelit dhe ata përreth nuk besonin si duhet. Qenë preokupuar me botën materiale në masë të madhe. Pak njerëz besonin në Zotin dhe Botën Tjetër. Për t'ua tërhequr vërejtjen banorëve të vendit Zoti ua dërgoi "shenjat" e Tij: Merjemen e ndershme dhe fëmijën e saj, të lindur pa burrë, me ndërhyrjen e "Fjalës së Zotit", nga e cila Merjemja mbeti shtatzënë. Ky fëmijë menjëherë pas lindjes, në djep, do "t'u flas njerëzve": وَإِذْ قَالَتِ الْمَلَائِكَةُ يَا مَرْيَمُ إِنَّ اللَّـهَ اصْطَفَاكِ وَطَهَّرَكِ وَاصْطَفَاكِ عَلَىٰ نِسَاءِ الْعَالَمِينَ . يَا مَرْيَمُ اقْنُتِي لِرَبِّكِ وَاسْجُدِي وَارْكَعِي مَعَ الرَّاكِعِينَ . ذَٰلِكَ مِنْ أَنبَاءِ الْغَيْبِ نُوحِيهِ إِلَيْكَ ۚ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يُلْقُونَ أَقْلَامَهُمْ أَيُّهُمْ يَكْفُلُ مَرْيَمَ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ يَخْتَصِمُونَ . إِذْ قَالَتِ الْمَلَائِكَةُ يَا مَرْيَمُ إِنَّ اللَّـهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٍ مِّنْهُ اسْمُهُ الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ وَجِيهًا فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَمِنَ الْمُقَرَّبِينَ . وَيُكَلِّمُ النَّاسَ فِي الْمَهْدِ وَكَهْلًا وَمِنَ الصَّالِحِينَ . قَالَتْ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي وَلَدٌ وَلَمْ يَمْسَسْنِي بَشَرٌ ۖ قَالَ كَذَٰلِكِ اللَّـهُ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ ۚ إِذَا قَضَىٰ أَمْرًا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُن فَيَكُونُ . وَيُعَلِّمُهُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَالتَّوْرَاةَ وَالْإِنجِيلَ. - (Kujtoje) kur engjëjt i thanë (Merjemes): ""O Merjeme! Perëndia të ka zgjedhë ty, të ka pastruar ty, dhe të ka privilegjuar ty mbi të gjitha femrat e botës. O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëni sexhde dhe ruqu bashkë me ata që përulen"! Këto janë lajme të panjohura (sekrete). Na po t'i shpallim ty (o Muhammed). Ti nuk ishe i pranishëm kur ata hedhën short, se kush nga ata do të marrë Merjemën në mbrojtje. Dhe ti nuk ishe i pranishëm kur ata grindeshin. (Kujtoje) atë kohë kur engjëjt i thanë: "O Merjeme! Perëndia të sihariqon ty me një djalë: emrin do ta ketë Mesih - Isa i biri i Merjemes, do të bëhet i famshëm në këtë botë dhe në tjetrën dhe do të jetë njëri nga të afërmit e Perëndisë. Dhe do të bisedojë (Isai) me njerëzit edhe duke qenë i vogël në djep edhe duke qenë si njeri i rritur, dhe do të jetë nga më të mirët". Merjemja tha: "Zoti im! Qysh do të kem unë fëmijë, kur nuk më ka prekur asnjë mashkull"? - Ja kështu - tha: "Perëndia krijon ç'të dojë Ai. Kur vendos diçka, Ai vetëm thotë për të: 'Bëhu!' - dhe ajo bëhet"", (Ali Imran, 42-47).

Isai a.s. kishte një ngjashmëri me Ademin a.s. sepse që të dytë nuk kishin baba të zakonshëm. Por, Isai a.s. kishte edhe disa aftësi të tjera që e dallonin atë ndër pejgamberët e tjerë. Me vullnetin dhe fuqinë e Allahut xh.sh. Isai a.s. i ringjallte të vdekurit, i shëronte të verbrit të lindur të tillë, i shëronte sëmundjet e lëkurës, e zbriti nga qielli sofrën përplot ushqim, e mrekulli të tjera, por mrekullia e tij më e madhe ishte ngritja e tij në qiell kur ushtria romake përpiqej ta vriste. Tradhtia e Judës nuk pati sukses, sepse e pësoi vetë.

وَبِكُفْرِهِمْ وَقَوْلِهِمْ عَلَىٰ مَرْيَمَ بُهْتَانًا عَظِيمًا . وَقَوْلِهِمْ إِنَّا قَتَلْنَا الْمَسِيحَ عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ رَسُولَ اللَّـهِ وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَـٰكِن شُبِّهَ لَهُمْ ۚ وَإِنَّ الَّذِينَ اخْتَلَفُوا فِيهِ لَفِي شَكٍّ مِّنْهُ ۚ مَا لَهُم بِهِ مِنْ عِلْمٍ إِلَّا اتِّبَاعَ الظَّنِّ ۚ وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينًا . بَل رَّفَعَهُ اللَّـهُ إِلَيْهِ ۚ وَكَانَ اللَّـهُ عَزِيزًا حَكِيمًا . وَإِن مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلَّا لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ ۖ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا. - "Edhe për shkak të mohimit të tyre edhe për shkak të fjalës së tyre - akuzave të mëdha kundër Merjemes. Dhe për fjalët e tyre: "Na kemi mbytë Mesihun - Isain të birin e Merjemes, Pejgamberin e Perëndisë". Por, ata as nuk kanë mbytur as nuk e kanë varë, por iu ka përngjarë atyre (një person). Ata që bënë polemikë për çështjen e tij, ata me siguri gjenden në dyshim për të, (Isain). Ata nuk kanë ditur kurrgjë për te, por vetëm u janë mbështetur supozimeve. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë mbytur, por, Perëndia e ka ngritur pranë Vetes (në një vend që nuk e arrijnë njerëzit). Se Perëndia, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Të gjithë ithtarët e Librit, para se të vdesin, - do t'i besojnë Isait (që është Profet, e jo zot), e, në Ditën e Kijametit, ai (Isai), do të jetë dëshmitar kundër tyre", (En-Nisa, 156-159).

Për dallim prej Biblës, Kur'ani i kundërvihet divinizimit të Isait a.s. dhe Kur'ani e quan qëllimisht "I biri i Merjemes" (عِيسَى ابْنَ مَرْيَم) dhe rigorozisht refuzon idenë kristiane të trinitetit.

إِنَّ مَثَلَ عِيسَىٰ عِندَ اللَّـهِ كَمَثَلِ آدَمَ ۖ خَلَقَهُ مِن تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُن فَيَكُونُ. الْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلَا تَكُن مِّنَ الْمُمْتَرِينَ. - "Rasti i Isait te Perëndia, në të vërtetë, është si rasti i Ademit, që e krijoi prej baltës e pastaj tha: "Bëhu!" - dhe ai u bë. E vërteta është nga Zoti yt, andaj, mos u bën nga ata që dyshojnë!", (Ali Imran, 59-60).

Përveç tjerash, Isai a.s. pranoi shpalljen e quajtur Inxhili (Lajmi i gëzueshëm), në Kur'an i quajtur "udhëzim dhe dritë". Në këtë shpallje ai tregoi respekt për Tevratin, por edhe paralajmëroi pejgamberinë e Muhammedit a.s.: وَإِذْ قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ إِنِّي رَسُولُ اللَّـهِ إِلَيْكُم مُّصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيَّ مِنَ التَّوْرَاةِ وَمُبَشِّرًا بِرَسُولٍ يَأْتِي مِن بَعْدِي اسْمُهُ أَحْمَدُ ۖ فَلَمَّا جَاءَهُم بِالْبَيِّنَاتِ قَالُوا هَـٰذَا سِحْرٌ مُّبِينٌ. - "E kur Isai, i biri i Merjemës, ka thënë: "O bijtë e Israelit, unë u jam pejgamber i Allahut te ju, për t'ju vërtetuar Tevratin e shpallur para meje dhe për t'ju sjellë lajmin e gëzueshëm për pejgamberin, emrin e të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje, dhe kur ai u solli atyre argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e qartë!", (Es-Saff, 6).

Për vdekjen e Isait a.s. kemi polemika të shumta si ndërmjet judeo-kristianëve ashtu edhe ndërmjet muslimanëve dhe kristianëve. Tradita muslimane bazohet në Kur'an dhe Hadith dhe dallon nga të tjerat. Tradita muslimane pohon se Isai a.s. u ngrit nga ana e Allahut, pastaj do të kthehet në Tokë para Çastit të Fundit. [11]


6). Muhammedi a.s. dhe mrekullitë e tij

Të gjithë të dërguarit e mëhershëm të Zotit (nebij dhe resulë), pra edhe pejgamberët e dalluar, kanë pasur fushëveprimtari të kufizuar si në hapësirë ashtu edhe në kohë. Allahu xh.sh. ata i ka dërguar për një apo më shumë fise, për një apo më shumë popuj, për një kohë të caktuar. Porositë e tyre, qofshin fletët (suhufet), qofshin librat (kitabet), me kalimin e kohës filluan të neglizhohen dhe harrohen dhe si rezultat e kësaj të shtrembërohen. Kjo gjendje e zbehjes apo e mohimit të shpalljes hyjnore imponoi intervenimin e kohëpaskoshëm të Krijuesit me pejgamberë të rinj dhe disa herë edhe me shpallje të reja. Asnjë fletë apo libër hyjnorë i mëhershëm nuk ka arritur deri te ne në formën e tyre origjinale. Disa janë humbur tërësisht e disa pjesërisht, siç e kemi gjendjen me Tevratin, Zeburin dhe Inxhilin.

Çdo pejgamber i ri e ka konfirmuar pejgamberin e mëhershëm, e ka plotësuar apo e ripërtëritur Sheriatin. Marrë në tërësi, ata paraqisnin një familje, siç e konfirmon këtë edhe Kur'ani fisnik: إِنَّ اللَّـهَ اصْطَفَىٰ آدَمَ وَنُوحًا وَآلَ إِبْرَاهِيمَ وَآلَ عِمْرَانَ عَلَى الْعَالَمِينَ. - "Allahu e zgjodhi Ademin, Nuhiun dhe familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit në mesin e popujve", (Ali Imran, 33).

Muhammedi a.s. është pasardhës i pejgamberit Ismail, të birit të Ibrahimit a.s. Muhammedi a.s. është mëshirë për tërë njerëzinë dhe botët, vulë e të gjithë pejgamberëve, i dashur i Allahut: قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّـهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا ... - "Thuaj: O njerëz, unë jam Pejgamber i Allahut për të gjithë ju ...", (El-A'raf, 158).

Misioni i tij pejgamberik është kozmopolit duke përcjellë mesazhin edhe të shpalljeve të mëhershme, si për shembull: të Tevratit, Zeburit dhe Inxhilit ashtu edhe suhufeve të Ibrahimit dhe Musait a.s.: وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ الْكِتَابِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ ... - "Na ty (o Muhammed!) ta kemi dërguar Librin (Kur'anin), me të vërtetë, vërtetues të librit që e kanë përpara dhe dëshmues i tij ...", (El-Maideh, 48).

إِنَّ هَـٰذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَىٰ . صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ . - "Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në fletët e mëhershme, fletët e Ibrahimit dhe Musait", (El-A'la, 18-19).

نَذِيرًا لِّلْبَشَرِ. - "Është vërejtje për njerëz!", (El-Mudeththir, 36).

...الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا ... - "... Sot ua përsosa juve fenë tuaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja ...", (El-Maideh, 3).

Një vlerë karakteristike që duhet theksuar për Muhamedin a.s. kundrejt pejgamberëve të tjerë është se fjalët dhe veprat e tij janë quajtur sunnet, janë shënuar me saktësi dhe janë ruajtur, kurse mirësjellja e tij dhe zbatimi i mesazhit hyjnor paraqesin shembullin më të përkryer.

Politeistët e Mekës që në hapat e parë të shpalljes iu kundërvunë Muhammedit a.s.. Arroganca e tyre shtrihej në të gjitha fushat e jetës. Përveç dhunës fizike, ata Muhammedit i bënin edhe dhunë psikike, me provokime të shumta dhe me kërkesa dhe pyetje tejet absurde. [12] Me një rast, një natë të kthjellët, kur Hëna ishte e plotë, politeistët mekas kërkuan nga Muhammedi a.s. që nëse pretendon se është i dërguar nga Zoti, ta ndajë Hënën në dysh. Muhammedi a.s. i shtrënguar nga kjo kërkesë e kundërshtarëve, iu drejtua Krijuesit dhe bëri me gisht në drejtim të hënës. Pas kësaj, Hëna u nda në dy pjesë. Përkundër kërkesës së tyre dhe përgjigjes së Pejgamberit a.s. ndaj kërkesës së tyre, ata sërish nuk besuan.

Allahu fuqiplotë thotë: اقْتَرَبَتِ السَّاعَةُ وَانشَقَّ الْقَمَرُ . وَإِن يَرَوْا آيَةً يُعْرِضُوا وَيَقُولُوا سِحْرٌ مُّسْتَمِرٌّ . وَكَذَّبُوا وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍ مُّسْتَقِرٌّ. - "Çasti afrohet e hëna po copëtohet! E ata, kur shohin mrekulli, i kthejnë shpinën dhe thonë: Një magji në vazhdimësi! Dhe përgënjeshtrojnë e pasojnë dëshirat e tyre, por çdo send është e caktuar", (El-Kamer, 1-3).

Përkundër faktit se Kur'ani nuk është libër biografish, as enciklopedi historike apo doracakë udhëzimesh për probleme të ndryshme shoqërore, megjithatë tre çështje nga jeta e Muhammedit a.s. janë qendrore dhe meritojnë të shtrohen si tema kyçe, sepse i kanë dhënë kthesë zhvillimit dhe ecurive shoqërore e fetare në botë. Ato janë:

1. Israja dhe Mi'raxhi (Udhëtimi natën në Jerusalem dhe ngjitja në qiell): Udhëtimi natën i Muhammedit a.s. nga Mekja në Mesxhidul-Aksa në Jerusalem dhe bërja imam e tij në namaz të gjithë pejgamberëve paraqet lidhjen simbolike të Islamit me të gjithë ata dhe distancimi i tij nga të gjitha shtresimet historike si pasojë e devijimeve njerëzore. Ngjitja (hipja) misterioze por madhështore e Muhammedit a.s. në sferat qiellore dhe biseda e tij me pejgamberët më të dalluar, pastaj shikimi i xhenetit dhe xhehenemit, paraqet ndër të tjera kthimin e njeriut nga vendi nga janë dëbuar Ademi dhe Havaja.

2. Hixhreti (Shpërngulja e Muhammedit a.s. prej Mekës në Medinë): Kjo datë që ndodhi në vitin 622 e. r. ka rëndësi kolosale sepse më vonë u mor si fillim i kalendarit musliman dhe ndikoi në ndryshimin e rrjedhave historike në botën e atëhershme e më vonë. Po ashtu, kjo ngjarje solli plotësisht pasqyrë të re të mësimit islam. Këto ndryshime në Medinë konsistojnë para së gjithash në formimin e institucioneve islame mbi parimet islame dhe mbi të gjitha në formimin e shtetit islam, kurse nga këtu filloi shtrirja e Islamit si lëvizje botërore dhe mision kozmik. Hixhreti muslimanët i futi në histori duke e ndryshuar botën drejt parimeve të pandryshueshme të cilat para njerëzisë i vendosi Allahu.

3. Beteja e Bedrit: Kjo betejë që ndodhi në vitin 624 e. r. (viti II h.) nuk është më e madhja për nga forca e armëve dhe luftëtarëve por për nga pasojat që rrodhën në fushën politike, ekonomike, kulturore etj.. Për herë të parë u vendosën rregulla të luftës dhe paqes, u ndalua masakrimi i luftëtarit të vrarë, përçmimi i robit të luftës, kurse robëria arrihej me arsimimin e muslimanëve. Islami me Muhammedin a.s. dhe Kur'anin, i dha botës alternativë të arsyeshme: në vend të shpatës dhe skllavërisë ofroi "kulturën dhe qytetërimin e fjalës, pendës dhe shkrimit, kulturën dhe qytetërimin e lirisë së mirëfilltë njerëzore". [13]

Nuk duhet shpërfillur as çështjen se mrekullitë e Muhammedit a.s. kanë qenë të karakterit të përkohshëm (el-hissijjeh) dhe të tilla kemi disa dhe të karakterit të përhershëm (el-aklijjeh), dhe i tillë është Kur'ani, i cili ka vlefshmëri deri në Ditën e Fundit: وَإِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّمَّا نَزَّلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِّن مِّثْلِهِ وَادْعُوا شُهَدَاءَكُم مِّن دُونِ اللَّـهِ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ .فَإِن لَّمْ تَفْعَلُوا وَلَن تَفْعَلُوا فَاتَّقُوا النَّارَ الَّتِي وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ ۖ أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ. - "Dhe nëse dyshoni në atë çka i kemi shpallur robit tonë, bëjeni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani), madje thirrni edhe dëshmitarët tuaj, përveç Allahut, nëse flisni të vërtetën! Po nëse nuk e bëni, dhe nuk mund ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit të përgatitur për mosbesimtarët, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët", (El-Bekare, 23-24). [14]


Përmbyllje

Edhe pse të gjithë të dërguarit përbëjnë një familje, disa prej tyre dallojnë nga disa të tjerë. Këta pejgamberë të zgjedhur nga numri i tërësishëm i të dërguarve janë quajtur ulu'l-azm, respektivisht pejgamberë të dalluar, pejgamberë të vendosur. Disa nga karakteristikat kryesore të tyre janë:

- Mbajnë prejardhje nga familje të shquara.
- Zotërojnë Ligj hyjnor (fletë apo libër).
- Posedojnë vullnet të fortë dhe janë këmbëngulës në zbatimin e misionit të tyre.
- Janë të dalluar nga Allahu në disa aspekte, që më lehtë ta përmbushin misionin e tyre, etj.. [15]



Autor: Nexhat IBRAHIMI



_________________________

[1] - Imam Nuruddin Es-Sabuni, Akaidi maturidij, Prishtinë, 2011, fq. 91 e tutje.
[2] - Disa historianë të historisë së pejgamberëve Ademin a.s. nuk e radhisin në mesin e pejgamberëve ulu'l-azm. Megjithëkëtë fakt, mendojmë, krahas edhe shumë autoriteteve shkencore, se do të ishte e drejtë të theksohet edhe Ademi a.s. Arsyet e përfshirjes së tij në mesin e ulu'l-azmit janë të shumta dhe racionale.
[3] - Gjerësisht: Bekir Topaloglu - Yusuf Shevki - Ilyas Çelebi, Bazat e besimit islam, Prishtinë, 2002, fq. 123-161.
[4] - Dzemaludin Latic, Islam i svjetske religije, I, Sarajevo, 2000, fq. 36-38. Ahmed Behxhet, Të Dërguarit e Allahut, Prishtinë, 2009/ 1430 h., fq. 57 e tutje.
[5] - Ibn Abbas, Tefsir, pjesa 6, Sarajevo, 2007/1428 h., fq. 225.
Veddai, Suvai, Jegusi, Jeuki dhe Nesrai janë njerëz të mirë të popullit të Nuhiut a.s. Pas vdekjes së tyre, me nxitjen e shejtanit të mallkuar, pasardhësit e tyre ndërtuan idhuj në vendin ku ata patën jetuar dhe i quajtën me emrat e tyre. Pas një kohe, pasi u harrua dija për ta, këta idhuj filluan të adhurohen. Në këtë mënyrë filloi adhurimi si dukuri e përgjithshme. Për idhujtarinë e Hixhazit shih: Muhammed Rewwas Qal'ahxhi, Licnost Bozijeg Poslanika, Sarajevo-Zenica , 1437 h./2006, fq. 13 e tutje.
[6] - Dzemaludin Latic, Islam, po aty, fq. 39-40. Ahmed Behxhet, po aty, fq. 78 e tutje.
[7] - Ulul'Azm Anbiya' (Arch-Prophets) and all other Prophets, sipas: http://www.ghadeer.org/english/shia/islam_teach/09.htm.
[8] - Hafiz Ibn Kethir, Kazivanja o vjerovjesnicima, Zenica, 1420-1999, fq. 147 e tutje.
[9] - Dzemaludin Latic, Islam, po aty, fq. 41-43. Ahmed Behxhet, po aty, fq. 119. Krhs.: http://www.ghadeer.org/english/shia/islam_teach/09.htm.
[10] - Dzemaludin Latic, Islam, po aty, fq. 44-46. Ahmed Behxhet, po aty, fq. 285 e tutje. Krhs.: http://www.ghadeer.org/english/shia/islam_teach/09.htm.
[11] - Dzemaludin Latic, Islam, po aty, fq. 47-50. Ahmed Behxhet, po aty, fq. 471 e tutje. Krhs.: http://www.ghadeer.org/english/shia/islam_teach/09.htm.
[12] - Nexhat Ibrahimi, Bazat e besimit islam (në pritje të botimit në: Logos-A, Shkup).
[13] - Dzemaludin Llatiq, Islam, po aty, fq. 52-53. Ahmed Behxhet, po aty, fq. 551 e tutje.
[14] - Vehbi S. Gavoçi, Degët e imanit, po aty, fq. 25-30.
[15] - Salih Karacabey, Ulu'l-Azm Prophets and Their Common Characteristics, sipas: http://www.lastprophet.info/ulul-azm-prophets-and-their-common-characteristics.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...