Dhjetë sjellje të mira për Haxh



Janë 10 sjellje të mira që një haxhiu duhet të respektojë:

Së pari, paratë që ai shpenzon duhet të vijnë nga burime hallall. Gjithashtu, ai duhet të përpiqet që të shmang kryerjen e ndonjë biznesi teksa është në Haxh, pasi një gjë e tillë do të zaptonte zemrën e tij dhe do të shpërqendronte vëmendjen e tij, sepse qëllimi i tij duhet të jetë vetëm rikujtimi i Allahut si dhe nderimi i riteve të Tij. Transmetohet se 'në fundin e kohëve tona, katër kategori njerëzish do të kryejnë Haxhin: sundimtarët (për kënaqësi), të pasurit (për të bërë biznes), të varfërit (për të lypur) si dhe recituesit e Kuranit (për tu dukur)'. Ky raport tregon llojin e qëllimeve të kësaj bote të cilat mund të fshihen pas Haxhit të njerëzve, dhe të gjithë ato e shkatërrojnë Haxhin dhe i ndalojnë njerëzit nga kryerja e ceremonisë brenda realitetit të saj të brendshëm.

Veçanërisht me mungesë përfitimi është Haxhi i bërë nga dikush në emër të dikujt tjetër në emër të parave, një pelegrinazh i tillë është bërë për hir të kësaj bote, dhe jo për tjetrën. Besimtarët e ndershëm dhe njerëzit me zemër të pastër kanë thënë se i vetmi përjashtim që ndodh kundrejt kësaj është kur qëllimi mbetet qëndrimi në Meka për disa kohë, dhe kur kjo është e vetmja mënyrë për të përballuar udhëtimin dhe ky lloj Haxhi është zëvendësues. Nëse është ky qëllimi, pra kur dikush po përdor dynjanë për të ndjekur fenë, dhe jo të anasjelltën, atëherë një pelegrinazh i tillë i paguar nuk është i gabuar. Por synimi duhet të deklarohet si 'vizitimi i Shtëpisë së pastër të Allahut, si dhe ndihmimi i një vëllai të paaftë për të kryer një detyrim'.

Së dyti, haxhiu nuk duhet të ndihmojë armiqtë e Allahut duke u paguar atyre taksa dhe tarifa të paligjshme. Njerëz të tillë janë të konsideruar në mesin 'e atyre që pengojnë rrugën e Zotit', dhe përfshin Arabët e shkretëtirës që u zënë pritë pelegrinëve përgjatë intinerarit. Sepse tu dorëzosh atyre para do të thotë ti japësh mbështetje padrejtësisë, dhe çdokush duhet të gjejë dredhi dhe truke për ta shmangur këtë sa të mundet. Veshja e rrobave të vjetra dhe të thjeshta shpesh mund të ndihmojë. Por nëse kjo është e pamundur, atëhetë disa dijetarë kanë thënë se nësë Haxhi është i dyti apo i mëtejshëm, është më mirë që të kthehesh në shtëpi pa e bërë pagesën. Akuza të tilla janë një risi e turpshme, dhe nënshtrimi ndaj tyre u jep atyre pamjen e një zakoni të legjitimuar, dhe sjell vetëm poshtërim dhe përçmim ndaj myslimanëve.

Së treti, çdokush duhet të marrë më shumë ushqim me vete, dhe duhet të jetë zemër-hapur dhe bujar në ndarjen e saj me të tjerët. Por ndonjë nuk duhet të shkoj në ekstreme të kota në shijimin e llojeve të këndshme të ushqimit dhe pijes, ashtu siç bëjnë ato që jetojnë në luks. Përveç kësdaj, askush nuk duhet të jetë tepër bujar dhe liberal në të ushqyerin e pelegrinëve të tjerë, ku 'mirësia nuk njeh asnjë teprim në shpenzime'. Për të ndarë furnizimin me ushqim të dikujt me të tjerët gjatë Haxhit duhet ta shpenzosh në rrugën e Zotit, ashtu siç ka thënë Ibn Umeri: 'Pelegrini më i mirë është ai që është më fisniku në qëllim, më i pastërti në dhënie dhe më i madhi në siguri'. Profeti, paqja dhe bekimet qofshin mbi të tha një herë: 'Një Haxh i përmbushur nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit. 'O i Dërguar i Zotit, dhe çfarë është 'përmbushja' e Haxhit?' - u pyet ai. 'Të folurit e fjalëve të mira, dhe dhënia e ushqimit' - u përgjigj ai'.

Së katërti, gjatë Haxhi çdokush duhet të heqë dorë nga të gjitha 'rafath', 'fusuq' dhe 'jidal' ashtu siç Kurani thotë. 'Rafath' është një term gjithëpërfshirës për bisedat e lirshme dhe të turpshme. Ajo përfshin flirtimin me gratë dhe përmendien e diçkaje të lidhur me dëshirën seksuale. 'Fusuq' është një term i përdorur për çdo largim nga bindja ndaj Allahut, ndërsa 'jidal' do të thotë bisedë mendjemadhësie dhe argumentuese të llojit që provokon mllefin, hallakatjen e qëllimit të dikujt, si dhe që dhunon regullat e zakoneve dhe sjelljeve të mira. Prandaj, është e qortueshme që të kritikosh ose të shkosh kundër dëshirave të ndonjë shoku, pasi çdokush duhet të jetë gjithmonë i butë dhe i respektueshëm ndaj udhëtarëve për në Shtëpinë e Zotit. Karakteri i mirë nuk është shlyerja e dëmit por durimi i tij. Thuhet se udhëtimi (safer) e ka marrë emrin e saj sepse ajo zbulon (sufur) tiparet e karaktereve të njerëzve, kjo është arsyeja se pse Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i tha një burri i cili prtendonte se e njihte mirë një mik, 'A ke udhëtuar me të'? Kur ai iu përgjigj se ai nuk kishte udhëtuar, Omeri thjesht i tha se, 'Atëherë ti nuk e njeh atë'.

Së pesti, çdokush duhet ta kryejë Haxhin në këmbë, sa më shumë që tëjetë e mundur. Në shtratin e tij, Ibn Abasi u tha bijve të tij: 'O bijtë e mi, ju duhet ta bëni Haxhin në këmbë, për ecjen pelegrini merr 700 bekime nga Faltorja e Shenjta në çdo hap që ai merr'. Çdokush duhet të marrë një kujdes të veçantë gjatë ritualeve të rëndësishme, të tilla si lëvizja nga Meka në Arafat dhe në Mina. Megjithatë, disa ulema, kanë thënë se të qëndruarit hipur në kafshë është më mirë, sepse kjo e lejon më mirë dikë që të ndihmojë të tjerët, dhe e mban atë larg nga situatat që mund të provokojnë zemërim dhe indinjatë në zemrëm e dikujt. Në të vërtet, kjo pikëpamje nuk është nuk është në konflikt me opinionet e mëparshme: çdokush duhet që thjesht të përdorë mprehtësinë e dikujt, në mënyrë që dikush të ecë nëse e sheh më të lehtë ecjen, dhe kalëron nëse është i dobët ose frikësohet se ecja do të përkeqësojë sjelljen e dikujt dhe dëmtojë cilësinë e veprimeve të ndokujt. Kur kryen ritet e Umras, është më mirë që të ecësh, dhe ti shpenzosh kështu, paratë e kursyera për punë të mira.

Së gjashti, haxhiu i cili zgjedh të kalërojë hipur mbi një shalë sesa mbi një tendë 'hoëdah' . Përjashtimi i vetëm është pelegrini i cili është i dobët ose ti pamësuar për të kalëruar, dhe që frikësohet se mund të bie nga shala normale e devesë, dhe së dyti, çdokush duhet të shmang imitimin e dukjes së krenarisë dhe pasurisë. Profeti, paqja qoftë mbi të, e ka bërë Haxhin hipur, në mënyrë që njerëzit të mund ta ndiqnin atë dhe të vinin re veprimet e tij, por ai kalëronte mbi një shalë lecke të vjetër e cila kishte kushtuar vetëm 4 dirhem. Në kohët e mëvonshme, karvanet u bënë punë të shkëlqyera, kështu që Ibn Omeri, duke vështruar njërin prej tyre, tha: 'Pak pelegrinë por kaq shumë kafshë'! Më pas ai lajmëroi një varfanjak të rreckosur, 'Këtu është një Haxh që me të vërtetë është i mrekullueshëm'!

Së shtati, çdokush duhet të ketë një pamje të rreckosur, pluhurosur, me flokë të pakrehur, dhe pa shumë stoli të jashtme ose ndonjë tendencë për tu treguar madhështor. Përndryshe, dikush dikush mund të jetë i gdhendur mes krenarisë dhe kryelartësisë që jeton në luks, sesa të jetë ne mesin e atyre që janë mes të dobtëve, varfërve dhe të pastër në zemër. Profeti (paqja qoftë mbi të) vuri re se 'haxhiu i vërtetë është me flokë të çregullt dhe të pakrehur'. Dhe Allahu i lartësuar thotë: 'Shoh vizitorët në Shtëpinë time. Ata kanë ardhur për Mua mua të pluhurosur dhe me flokë të çregullt, nga çdo luginë e thellë'. Dhe ai thotë: 'Pastaj le ti heqin papastëertitë e tyre' - duke rruajtur kokat e tyre dhe prerë majat e thonjtë të tyre ...

Së teti, çdokush duhet të jetë i butë me kafshët që ai nget. Nuk është e lejueshme ti mbingarkosh ato, apo të flesh mbi ta. Muslimanët e vjetër dhe të devotshëm kurrë nuk fjetën mbi to, përveç dremitjeve aksidentale, dhe as nuk u ulën mbi ta për periudha të gjata pa pushim. I Dëreguari i Allahut, paqja qoftë mbi të ka thënë: 'Mos i trajtoni kafshët tuaja si karrige'. Është e rekomanduar, dhe kjo është Suneti, që çdokush duhet të zbres kohë pas kohe në mënyrë që të lejojë kafshën që të pushojë. Kur ishte në shtartin e vdekjes së tij, Abu'l Darda i tha devesë së tij: 'Deveja ime, unë kurrë nuk të mbingarkova ty, pra mos u anko për mua përpara Zotit tënd'! Allahu i shpërblen njerëzit për mirësitë e treguara ndaj çdo gjëjë të gjallë, kështu që ne duhet të mbështesim të drejtat e kafshëve, si dhe të drejtën e pronarit të kafshës që e ka me qera atë. Të zbresësh për pak dhe të ecësh pranë saj, i jep lehtësim kafshës, si dhe kënaqësi pronarit të devesë. Një burrë e pyeti njëherë Ibn al Mubarak për të marrë një libër me vete dhe për ta çuar atë në destinacionin e vet. 'Duhet të kërkoj lejen e pronarit', tha ai 'sepse unë tashmë kam rënë dakord për kafshën dhe për tarifën'. Shih sesa i ndershëm ishte ai edhe në bartjen e një libri të vetëm, pasha e së cilit ishte e papërfillshme. Sepse nëse dikush e hap derën për pak, pas një farë kohe, do të rrjedhë më shumë përmes saj.

Së nënti, pelegrini duhet të kërkojë kënaqjen e Allahut duke ofruar një kurban, edhe nëse kjo nuk është detyrim mbi të. Ai duhet të përpiqet se ajo është një kafshë e shëndoshë dhe me vlerë. Nëse flijimi është fakultativ, ai duhet të hajë nga ajo, por jo nëse është e detyrueshme. Ajo çka synohet nuk është ofrimi i sasive të mëdha të mishit, por pastrami i shpirtit si dhe shtypja e dëshirës së egos për koprraci. Mishi dhe tulet e tij nuk e arrijnë Zotin, porse devotshmëria nga ju e arrin atë.

Së dhjeti, çdokush duhet të jetë i kënaqur nga shpenzimet dhe kurbanet që bën, dhe humbjet që dikush i vuan nën paratë e dikujt apo personi tjetër, për prova të tilla janë tregues se Haxhi i dikujt është pranuar nga Zoti. Një fatkeqësi gjatë rrugës për në Haxh është si një nga vështirësitë që e përballin luftëtarin në Xhihad, në mënyrë që çdokush të ndjejë për çdo dhimbje, dhe për çdo humbje që dikush e mban, ka një shpërblim - sepse Allahu nuk e lejon humbjen e shpërblimit për çdo njeri të mirë.



Përktheu: Ervin Hakorja

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...