Mesele mbi Akaidin 1



Pyetja:

Lidhur me Hadithin e asaj shërbetores zezake të cilën Pejgamberi, alehis-selam e ka pyetur se ku është All-llahu ... e deri në fund të temës. Ne besojmë se All-llahu është i lirë nga vendi por, ne ballafaqohemi me ata që na thonë se ne i japim përparësi logjikës e jo tekstit dhe se një gjë e tillë nuk është në rregull pasiqë Hadithi është i qartë.

Problemi jonë është se ne nuk mund të paramendojmë për atë se All-llahu qëndron në qiell. Si është përgjigjja juaj? Çfarë domethënie ka Hadithi dhe çka nënkupton ai?


Përgjigjja:

Sa i përket shërbetores që i Dërguari i All-llahut e ka pyetur dhe që ishte memece, ajo me gisht bëri isharet kah qielli që t'i tregojë Muham-medit alejhis-selam se është besimtare e nuk është politeiste-mushrike.

Pëlqimi i Pejgamberit nuk do të thotë se ai ka miratuar se All-llahu ka vend në qiell ku rrin dhe kufizohet aty. Kjo gjë është njëlloj si fjala e All-llahut ku thotë: "A u garantuat prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos ju lëshoj) toka kur të dridhet", (El-Mulk, 16). Nuk është si argument se All-llahu ka vend të vetin në qiell ku rri.

Njashtu, All-llahu Fuqiplotë në disa ajete thotë: "... Ai është me ju kudo që të jeni ...", (El-Hadid, 4). "... Ne jemi më afër tij se damari (që i rrah) i qafës së tij", (Kaf, 16). Të gjitha këto ajete aspak nuk mund të jenë argumente se All-llahu ka shumë vende ku rri e të cilat i ka dhe ku përfshihet. All-llahu Fuqiplotë ka qenë para vendit dhe para kohës.

Pra, si është e mundur që Ai që është pa fillim të kufizohet me atë që ka fillim?!



Shejh - Dr. EL-BUTI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...