Shpifje në akiden (kredon) e Imam Shafiut!



Nuk është hera e parë që has në shpifje ndaj personaliteteve të botes islame dhe për shkak të eksperiencës në fushën e diskutimit teologjik (ilahijat), i kam marre gjerat me sportivitetin e nevojshëm.

Por Imam Shafiu është një personalitet i veçante për mua, për njohjen e të cilit kam shpenzuar një dekade intensive të rinise time.

Bëhet fjalë për 100 tekstet që qarkullojnë nëpër mediume dhe audienca ku me to mbështetet dogma e materializimit të lartësimit të Allahut, nën mantelin e nocionit "Uluw". Një miku im ka rënë viktimë e këtyre teksteve përmes copy/paste, redaktimin e të cilave do t'i sjell në një 'note' (shënim) të veçantë të ndarë me pjesë. Për sa i përket fotografisë së mëposhtme:

Teksti:

الإمام الشافعي (ت 204 هـ) . قال رحمه الله : القول في السنة التي أنا عليها ورأيت أصحابنا عليها , أهل الحديث الذين رأيتهم فأخذت عنهم مثل : سفيان ومالك وغيرهما : الإقرار بشهادة أن لا إله إلا الله وأن محمد رسول الله , وأن الله على عرشه في سمائه يقرب من خلقه كيف شاء . (وصية الإمام الشافعي ص / 53 - 54) . - Imam Shafiu (r.h.) (vd. 204 h.) ka thënë: "Fjala në Sunnet, tek i cili bazohem unë dhe kategoria jonë, Ehli Hadithi, të cilët i kam parë dhe prej tyre kam marrë si: Sufjani, Maliku, etj.: Deklarimin me Shehadetin se s'ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, dhe se Allahu është mbi Arshin e Tij në Qiellin e Tij, i afrohet krijesave te Tij ashtu siç dëshiron", (Wesijet El-Imam esh-Shafi'ij, fq. 53-54).

22- وقال أيضاً : (وأن الله عز وجل يرى في الآخرة ينظر إليه المؤمنين أعياناً جهاراً ويسمعون كلامه وأنه فوق العرش) . (وصية الإمام الشافعي ص / 38 - 39) . - Ka thënë gjithashtu: "Dhe se Allahu a.xh. shihet në Ahiret, besimtarët shohin drejt Tij objektivisht dhe hapur, e dëgjojnë fjalën e Tij dhe Ai është sipër Arshit", (Wesijet El-Imam Esh-Shafi'ij, fq. 38-39).

Së pari:

këto dy deklarime janë të marra nga libri "Muktesar El-Uluw" fq. 176, gjithashtu edhe tek Ibnul Kajjim në librin e tij "Ixhtima El-Xhujush".

Së dyti:

ka një problem se cituesi (miku im) nuk sjell senedin por mjaftohet me citimin e tekstit ashtu siç qarkullon rëndom nëpër auditore dhe kjo formë nuk konsiderohet shkencore dhe aspak serioze nga ana e tij, kështu që jam i detyruar ta paraqes senedin si pika kryesore e shkencave islame mbi të cilën bazohemi në pranimin apo refuzimin e një fjale apo thënieje:

Senedi: (zinxhiri) - (روى شيخ الإسلام أبو الحسن الهكاري ، والحافظ أبو محمد المقدسي بإسنادهم إلى أبي ثور وأبي شعيب كلاهما عن الإمام محمد بن إدريس الشافعي) - Transmeton Shejh ul-Islami Ebu'l Hasen El-Hekkariju dhe El-Hafidh Ebu Muhammed El-Makdesiju me isnadin e tyre deri tek Ebu Theur dhe Ebu Shu'ajb, të dy këta prej Imam Muhamed ibn Idris esh-Shafi'ij.

Së treti:

Le te shohim personat që transmetojnë këtë thënie:

- Ebu'l Hasen El-Hekkariju: Një prej shpifësve dhe mashtruesve.

Vetë Dhehebiu (që e ka cituar këtë thënie në librin El-Uluw) ne biografine e personit ne fjale thotë: "Ebu'l Kasim ibn Asakir ka thënë: Nuk ka qenë i besueshëm. Ibn Nexhxhar ka thënë: i akuzuar për shpikje të hadithit dhe strukturim të senedit", (përfundon citati), (Dhehebiu, El-Mizan El-I'tidal, vëll. III, fq. 112).

Hafiz Ibn Haxheri thotë: "Në të shumtën e haditheve të tij ekzistojnë "garaib" dhe të këqija (garaib - shtojca në tekst ose në sened ose në të dyja bashkë). Në hadithin e tij ekzistojnë gjëra të shpikura. Kam parë të shkruar nga disa muhadith se ai në Asbahan i shpikte hadithet", (Lisan El-Mijzan, vëll. IV, fq. 159, botimi El-Hindijeh).

Ebu'l Wefa El-Halebij et-Tarabulsiju: Ali ibn Ahmed, Shejh ul-Islam, Ebu'l Hasen El-Hekkarij, ka thene Ibn En-Nexhxhar: "I akuzuar per shpikje te hadithit dhe strukturim te senedeve. E ka cituar Dhehebiju ne biografine e Abduselam ibn Muhamed", (El-Keshf El-Hathijth a'men Rema bi Wed'il Hadith, vëll. I, fq. 184).

- Ebu Shu'ajb: Pretendojnë se ky transmeton akiden e Imam Shafiut. Në fakt Ebu Shu'ajb ka lindur 2 vjet pas vdekjes së Imam Shafiut, (Tarih Baghdad, 9/436).

Për sa i përket librit të Ibn Ebi Ja'la në "Tabekat", vëll. I, fq. 283 dhe të Ibnul Kajjim "Ixhtima El-Xhujush El-Islamijeh" fq. 165. Prej njerëzve që kanë transmetuar në mënyrë false këtë lloj akide në gjuhën e Imam Shafiut është Abdulaziz ibn Fejsal er-Raxhihiju i cili e ka përmendur ne librin e tij "Huda es-Sari" në zinxhirët e transmetimit të shejh Ismail El-Ensarij.

- Është e pakuptueshme se si mund te sillen këto lloj thëniesh ku në sened gjendet edhe: "Ebu'l Izz Ahmed ibn Ubejdilah ibn Kadish që është shpifës dhe shpikës".

Dhehebiju në Mizan 1/118 thotë: "Ibn Nexhxhar ka thënë: Ishte i dobët (daif) në transmetim, konfuz gënjeshtar, nuk merret për baze dhe imamët kanë rezerva". Sem'aniju ka thënë: "Ibn Nasir fliste keq për të". Abdulwehhab El-Enmatij ka thënë: "ishte konfuz". Më pas Sem'aniju ka thënë: "Kam dëgjuar Ibn Nasir të thotë: Ka shpik hadith të Pejgamberit s.a.v.s. dhe këtë e kam konfirmuar".

Umer ibn Alij El-Kureshiju ka thënë: "Kam dëgjuar Hafizin Ebu'l Kasim Alij ibn El-Hasen të thotë: Më ka thënë mua Ibn Kadish: Dikush shpiku një hadith në favor të Aliut (k.w.) dhe shpika unë një hadith në favor të Ebu Bekrit. A nuk bëra mirë"?

Thash (Dhehebiu): "Kjo tregon për injorancën e tij tek krenohet për gënjeshtër (në emër) të Pejgamberit s.a.v.s.", (përfundon citati).

Po kështu ka folur edhe Ibn Haxheri në Lisan El-Mijzan 1/218.

- El-'Isharij, (pas Ibn Kadish) është Ebu Talib Muhamed ibn 'Alij El-'Isharij, prej tij është përhapur kjo akide e rreme në gojën e Imam Shafiut përmes konfirmimit të vet Dhehebiut, e Dhehebijun e ka cituar Ibn Haxheri në Lisan El-Mijzan.

Dhehebiu ka thënë në Mizan 3/656: Muhamed ibn Ali ibn El-Fet'h Ebu Talib El-'Isharij, Shejh i sinqertë dhe i njohur, por e kanë korruptuar dhe ka folur në këtë mënyrë (korruptive) ... prej tyre hadithi i shpikur në mbarësinë e Natës së Ashurës dhe prej tyre është edhe Akideja e Shafiut.

(Shkurtimisht) Dhehebiu, më pas, ka folur për muhadithët e Bagdadit se si e kanë lënë Isharijun të transmetoj këto kotësira. Duke përfunduar fjalën e tij për 'Isharijun "i pa referueshëm".

Sa i përket citimit nga libri i El-Uluw, kopja ime e cila është e Dimashkijut (dorëshkruesit të librit), Dhehebiu për të dyja fjalët e Imam Shafiut thotë: Senedi është "Wah" (jo serioz, i dobët), ku në fillim ka thënë nuk e njoh Senedin. Megjithëse Dhehebiu në atë kohë ishte një 25 vjeçar dhe në pak vite ka hequr dorë nga libri në fjalë, duke thënë: "E kam kuptuar se (ky libër) përmban transmetime të pabaza dhe thënie nga njerëz që kanë folur lirshëm (pa përgjegjësi), kështu që unë nuk u përmbahem atyre shprehjeve, as nuk i ndjek ata njerëz aty - Allahu i faltë ata - as nuk i konsideroj vetën të lidhur me këto derisa të jem gjallë. Ky është besimi im, dhe e di që Allahu - "Askush nuk është sikur ai"", (44:11), (Cituar dhe reprodukuar me fotografi në fillim të veprën Uluw të Dhehebiut, botimi i Shejh Hasan Ali Es-Sakaf fq. 3-4)!

P.S.: Njerëzit që duan të bëjnë të diturin, nuk mund t'u shërbejnë programe dhe software për të zgjidhur situata pa e kopsitur mirë atë "copy" dhe pastaj "paste".



Autor: Alban ÇULI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...