Pjesëmarrja në zgjedhje nga pikëvështrimi islam



A konsiderohet pjesëmarrja në zgjedhje si xhihad?

Pyetje:

Cili është gjykimi i sheriatit islam lidhur me zgjedhjet dhe a konsiderohet pjesëmarrja në to si xhihad i madh? Çfarë duhet të bëjnë xhematet islame që nuk marrin pjesë në zgjedhje? Zoti ua shpërbleftë me të mira.


Përgjigje:

Është detyrë e myslimanit që të urdhërojë për mirë dhe të ndalojë nga e keqja në shoqërinë ku jeton. Zgjedhjet konsiderohen si një nga shumë mënyra nëpërmjet të cilës realizohet ky objektiv. Në rastin e zgjedhjeve dhe votimit për një kandidat, aktivizohet parimi i zgjedhjes së dëmit më të vogël. Kështu, zgjidhet dhe votohet kandidati më i mirë nga këndvështrimi islam. Nëse nuk ekziston kjo mundësi, votohet kandidati më pak i dëmshëm për myslimanët. Në këtë mënyrë ne kontribuojmë në reduktimin e pasojave negative ndaj myslimanëve. Prandaj, pjesëmarrja në zgjedhje konsiderohet një nga llojet e xhihadit.

Thotë Fejsal Meulevij, zv. i Kryetarit të Këshillit Evropian për Fetva:

Zgjedhjet në kohët që jetojmë, janë mjet i pranuar nga popujt për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në politikë apo administratën shtetërore.

Kjo formë e zgjedhjes së qeveritarëve, është përhapur edhe në shumicën e vendeve islame, edhe pse në sasi relative rezultatet e shumë zgjedhjeve manipulohen nga sistemeve qeverisëse aktuale.

Gjykuar nga aktualiteti: Sovrani (shteti) që qeveris vendin, duhet të jetë në kënbë gjatë gjithë kohës, kjo, edhe pse ai mund të vijë në pushtet me përmbysje, me zgjedhje të lira, apo me trashëgimi.

Gjykuar nga sheriati: Nëse myslimanit i jepet e drejta të shprehë mendimin e tij lidhur me sovranin, ai duhet të zgjedhë atë që qeveris sipas sheriatit islam, bazuar në Librin e Zotit dhe traditën profetike. Nëse tek kandidatët e propozuar, nuk gjenden njerëz që i gëzojnë kritere të tilla, atëherë votohet për më të mirin prej tyre. Nëse nuk ka kandidatë të tillë, atëherë votohet për personin që është më pak i dëmshëm. Por është e papranueshme heqja dorë nga procesi i votimit apo pjesëmarrjes në zgjedhje, edhe pse mund të mos ketë kandidatë myslimanë. Një dorëheqje e tillë nga ana e myslimanëve, mund të bëjë që të zgjidhen persona negativë dhe që mund t'ju sjellin shqetësime myslimanëve. Pra, në raste të tilla, merret për bazë parimi "Zgjedhja e alternativës më pak të dëmshme". Unë mendoj se pjesëmarrja në zgjedhje, konsiderohet si një lloj xhihadi i madh, sepse:

1. - Kemi lodhje dhe mundim të madh, për ti shërbyer islamit dhe myslimanëve, duke larguar dëmin dhe të këqijat nga jeta e tyre, në kufijtë e të lejuarës.

2. - Është xhihad i madh, sepse është obligimi i rastit, siç e quajnë dijetarët. Ndër çështjet më madhore që shqetësojnë myslimanët sot, është devijimi i pushtetarëve nga feja e Zotit. Përmirësimi i këtyre qeveritarëve, apo largimi i tyre nga skena politike, sot mund të bëhet shumë mirë me anë të votës, gjë e cila është në kufijtë e të mundshmes.

Lidhur me xhematet islame të cilat nuk marrin pjesë në votime, mendoj se u ka humbur një shans dhe obligim. Megjithatë, ata kanë përpara detyra dhe obligime të shumta me të cilat mund të merren, gjithmonë nëse duan. Por që nuk mund ta zëvendësojnë dhe mbushin vakumin e lënë nga mos marrja pjesë në zgjedhje, sipas mendimit tonë.

Këto vepra, nuk mund ta fshijnë peshën e rëndë të mos marrjes pjesë në zgjedhje. Përmbushja e një obligimi, ka shpërblimin e vet dhe heqja dorë nga një obligim ka gjynahun e vet.

"Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje", (Enbija, 47).



Përgjigjet: Fejsal Meulevij

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...