Allahu xh.sh. nuk ka nëngju (sak)



'Sak' (سَاقٍ) është edhe një shprehje me të cilën muxhessimët dhe mushebbihët tentojnë t'i përshkruajnë Allahut xh.sh. mangësi. Ata thonë se kjo shprehje tregon në "nëngjurin" e Allahut, por Allahu është i lartësuar dhe absolutisht i ndryshëm nga krijesat e tij.

Ulemaja islame e ka mohuar shpjegimin e tyre: Ibn Ebi Hatimi shënon në Tefsirin e tij: Nëpërmjet Ikrimes transmetohet se Ibn Abbasi është pyetur për fjalët: يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ ... - "Në ditën kur do ta shfaq sakun (Në ditën kur do të bëhet e pamundshme) ...", (El-Kalem, 42), dhe lidhur me këtë ka thënë: "Kur nuk kuptoni diç nga Kur'ani kërkojeni këtë në vargjet e arabëve. A nuk i keni dëgjuar vargjet e poetit": و قامت ا لحرب بنا علي سَاقٍ - "Dhe ka ardhur lufta deri te ashpërsia (sak) e saj".

Në këtë Ibn Abbasi vërejti: "Kjo është dita e ashpërsisë dhe vështirësisë". [1]

Në Tefsirin e Abdurrezakut shënohet: "Nga Ibrahim En-Nehaiu transmetohet në lidhje me fjalët e Allahut: يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ - 'Në ditën kur do ta zbulojë ashpërsinë e madhe'". A nuk i keni dëgjuar fjalët e poetit: و قامت ا لحرب بنا علي سَاقٍ . [2]

Ibn Xherir Et-Taberiu thotë: "Grupi i grumbullit të as'habëve dhe tabi'inëve thotë: يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ - Do ta shfaq ashpërsinë". [3]

Shenkiti thotë: "Seid in Xhubejri ka mohuar përshkrimin e sakut për Allahun xh sh.: Abd ibn Humejdi dhe Ibnu'l-Mundhiri transmetojnë se e kanë pyetur Seid ibn Xhubejrin për ajetin يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ ... - dhe se ai është hidhëruar shumë duke thënë: 'Disa njerëz besojnë se Allahu do ta shfaq sakun e tij, por në fakt Ai do ta shfaq ashpërsinë'". [4]

Ibn'ul-Ethiri thotë: "Në hadithin: 'Do ta shfaq nga saku i Tij ...'. Saku në gjuhë do të thotë 'gjë e ashpër' kurse shfaqja e sakut në gjuhë do të thotë shfaqja e ashpërsisë dhe e forcës". [5]

Gjithashtu, në disa rivajete të hadithit për sakun fare nuk përmendet saku por thuhet se si kjo transmetohet nga Ebu Musa El-Esh'ariu: "Do t'u hiqet perdja dhe do të shohin në Allahun, dhe do të bien në sexhde, kurse do të mbetet populli, në shpinat e tyre diç si brirët e lopëve, do të dëshirojnë të bëjnë sexhde por nuk do të munden". [6]

Në bazë të gjithë kësaj mund të themi se saku, në këtë ajet dhe në hadithet në të cilët përmendet, është metaforë për ashpërsinë e Allahut, të cilën njerëzit do ta ndiejnë në Ditën e Gjykimit.



Autor: Sami XHEKO
Përktheu: N. IBRAHIMI



_________________________

[1] - Tefsir, Ibn Ebi Hatim, 10/ 3366.
[2] - Tefsir, Abdurrazak, 3/ 310.
[3] - Tefsirut-Taberi, 29/38; Këtë fjalim e përmendi edhe Kurtubiu në Tefsirin e tij 18/ 249; Ibn Xhevziu në Zadul-Mesir, 8/ 341, Mektebetul-Islami, Bejrut, botimi 3, 1404 ا.; Tefsir Ebi Su'ud, 9/ 18; Ed-Durrul- Mensur, Sujuti, 8/ 254-256, Darul-Fikr, Bejrut, 1993; Ekavilus-Sikat, Mer'i ibn Jusuf El-Keremi, Muessesetur-Rrisale, Bejrut, botimi 1, 1406 H.
[4] - Istihaletul-Me'ijjeti bidh-dhat, Shenkiti, fq. 159. Darul Besir; po këtë fjalim e përmend edhe në Ed-Durrul Mensur fit-Tefsiri Bil-Me'thur, Sujuti, 8/ 255, Darul Fikr, Bejrut, 1993.
[5] - En-Nihajetul Garibil Hadithi vel Etheri, Ibn Etir, 2/ 422, Darul Fikr.
[6] - Def'u shubheti Teshbih, Ibn Xhevzi, fq. 120, Darul Imami Nevevi, Aman, botimi 2, 1992.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...