Allahu xh.sh. nuk zbret, nuk vjen dhe nuk lëviz nga vendi në vend



Nga gjerat që muxhesiminët (antropomorfitët) ia atribuojnë Allahut të lartësuar është edhe zbritja dhe lëvizja nga vendi në vend edhe pse Ai, Allahu i Lartësuar, nuk është në vend që të mund të lëvizte. Qëndrimin e tyre ata e dëshmojnë me shpjegimin e fjalëpërfjalshëm të ajeteve dhe haditheve vijuese.

Allahu xh.sh. thotë: وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلْمَلَكُ صَفّاً صَفّاً - "Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rreshta-rreshta", (El-Fexhr, 22).

Dhe: هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن يَأْتِيَهُمُ ٱللَّهُ فِي ظُلَلٍ مِّنَ ٱلْغَمَامِ وَٱلْمَلاۤئِكَةُ وَقُضِيَ ٱلأَمْرُ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرْجَعُ ٱلأُمُور . - "Nuk presin ata tjetër, veçse t'u vie ndëshkimi i Perëndisë prej réve të bardha (si rrufeja që godet në mot të kthjellët), edhe ëngjujt, dhe të merr fund puna (të zhdukën)?! - E, te Perëndia do të kthehen të gjitha punët", (El-Bekare, 210).

Pejgamberi a.s. thotë: "Jenzilu (Junzilu) rabbuna çdo natë në të tretën e fundit të natës. E Allahu flet: "Kush më lut që t'i përgjigjem, kush nga Unë kërkon që t'i japë, kush nga Unë lut falje që t'ia fal?"! [1]

Ulemaja islame nuk i ka shpjeguar këto ajete dhe hadithe në kuptim të ardhjes së Allahut, sikur këtë e kanë bërë Muxhesiminët, por ka thënë se këtu ka të bëjë me ardhjen e urdhrit të Allahut.

Imam'ul-huda, Ebu Mensur El-Maturidiu thotë: "Ardhja dhe lëvizja është ajo që e bëjnë trupat dhe aksidencat kurse Allahu është i pastër nga këto domethënie. Nuk lejohet që nga idafeti ndaj Allahut të kuptohen këto kuptime. Nuk ka forcë pos tek Allahu". [2]

Ibn Hibani ka thotë: "Jenzilu, pa vegla ndihmuese, pa lëvizje dhe pa transferim nga vendi në vend". [3]

Ibn Kethiri thotë: "Bejhekiu shënon nga El-Hakemi, nga Ebu Omer ibnu Seneka nga Hanbeli se Ahmed Ibn Hanbeli duke i shpjeguar fjalët e Allahut وَجَآءَ رَبُّكَ ka thënë: "Ka ardhur urdhri i Allahut".

Pastaj Bejhekiu thotë: "Në senedin e këtij transmetimi nuk ka mangësi". [4]

El-Bejhekiu thotë: "Nuzul dhe Mexhi' janë dy cilësi të cilat si lëvizje dhe transferim nga vendi në vend nuk mund t'i përshkruhen Allahut xh.sh.." [[5]

Ibn Abdul Berri thotë: "Nga Habib ibn Ebi Habiba transmetohet se ka thënë: 'Na ka treguar Maliku, duke e komentuar hadithin për nuzulin': 'Zbret urdhri i Tij e jo Ai, Ai është i qëndrueshëm, i Amshueshëm'". [6]

Edh-Dhehebiu thotë: "Nga Maliku transmetohet se ka thënë: 'Allahu xh.sh. e zbret urdhrin e Tij kurse Ai është i amshueshëm dhe nuk ndryshon. Salihu thotë: Ia kam cekur këtë Jahja ibn Bukejrit', kurse ai ka thënë: 'Për Zotin, ky është shpjegim i mirë'". [7]

Ibn Haxher El-Askalaniu ka thënë: "E sa i përket fjalëve të tij jenzilu, kjo kthehet në veprimet e Tij e jo në qenien e Tij. Kjo është fraza e cila çon te Meleku i cili zbret me urdhrin e Allahut". [8]

Ibn Hazmi thotë: "Me transmetim korrekt nga Pejgamberi a.s. na ka ardhur hadithi në të cilin përmendet jenzilu rabbuna. Ky veprim është të cilin Allahu xh.sh. e punon në Qiellin tokësor kurse i cili ka të bëjë me pranimin e lutjes. Këto orë janë koha e pranimit, përgjigjes dhe e faljes për ata të cilët kërkojnë falje dhe për ata të cilët pendohen. Kjo është e njohur në gjuhën e arabëve". Thuhet: نزل فلان عن حقه - "Më ka dhuruar (nezele) atë që ishte e drejta e tij dhe më ka bërë shërbim". Nga dëshmitë se ky është veprim e jo cilësi e qenies së Tij është edhe ajo që Pejgamberi a.s. nuzul-in e ka lidhur për kohë të caktuar. Ne e dimë se ajo që është e amshueshme kurrë nuk lidhet për kohën. Gjithashtu, Pejgamberi a.s. në disa rivajete të këtij hadithi na ka sqaruar se çka ashtu zbritet dhe ka thënë: "Allahu i urdhëron melekut që në të tretën e fundit të natës të bërtet ...". Pastaj, e treta e fundit e natës ndryshon nga vendi në vend, varësisht nga lindja dhe perëndimi i Diellit, dhe se nga kjo është e ditur se është e domosdoshme që ky të jetë veprimi të cilin Allahu xh.sh. e bënë në këtë kohë për banorët e secilit vend veç veç. Sa u përket atyre të cilët thonë se Ai lëviz nga vendi në vend, ne e kemi shpjeguar jokorrektësinë e të folurit të tyre kur kemi folur për pamundësinë që Ai të jetë trup sepse, sikur Ai të levëz nga vendi, do të ishte i kufizuar, i krijuar, i përbërë nga pjesët, i përfshirë me vend e të gjitha këto janë cilësi të krijesave, e Allahu është i lartësuar nga këto. Allahu xh.sh. e lavdëroi Ibrahimin a.s. kur ai me lëvizjen e yllit i shpjegoi popullit të tij se ai nuk është Zot.

Allahu xh.sh. thotë: فَلَمَّا جَنَّ عَلَيْهِ ٱلْلَّيْلُ رَأَى كَوْكَباً قَالَ هَـٰذَا رَبِّي فَلَمَّآ أَفَلَ قَالَ لاۤ أُحِبُّ ٱلآفِلِينَ . - "Dhe kur arriti nata, ai vërejti yllin dhe tha: 'Ky është Zoti im'! Por, kur perëndoi ai yll, tha: "Nuk i dua ata që perëndojnë", (El-En'am, 76). Çdo gjë që perëndon lëviz kurse Allahu është i lartësuar nga kjo. Po kështu themi edhe për ajetet nga sureja El-Fexhr dhe El-Bekare. Tërë kjo, sikur që kemi shpjeguar, është në lidhje me veprimet të cilat Allahu xh.sh. do t'i bëjë në Ditën e Gjykimit, kurse të cilat do t'i quajë El-Mexhi' dhe El-Itjan, kurse ne edhe më herët kemi transmetuar nga Ahmedi se në lidhje me fjalët ve xhae rabbuke ka thënë: "Ka ardhur urdhri i Allahu" . [9]

Pastaj, nga dëshmitë se në këtë hadith nuk flitet për zbritjen e Allahut, por për zbritjen e melekut të Tij, janë edhe rivajetet e tjera të këtij hadithi: Nesaiu shënon nga Ebu Hurejre dhe Ebu Seid El-Hudariu se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Allahu xh sh. pretë të kalojë pjesa e parë e natës dhe pastaj i urdhëron kasnecit të bërtet: "A ka dikush që lutet që t'i pranohet ajo?! A ka dikush që kërkon falje dhe që t'i falet?! A ka dikush që kërkon, e që t'i jepet ajo?"! [10]

Hejthemi shënon nga Osman ibn El-Asa se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Çdo natë kasneci fton: 'A ka dikush që lutet që t'i pranohet ajo?! A ka dikush që kërkon, e që t'i jepet ajo?! A ka dikush që kërkon falje dhe që t'i falet?! Dhe kështu do të flet deri sa të agojë'". [11]

Hejthemi shënon nga Osman ibn Ebil Asai se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Hapen dyert qiellore në gjysmë të natës dhe kasneci bërtet: "A ka dikush që lutet e që t'i pranohet lutja?! Aka dikush që kërkon e që t'i jepet?! A ka dikush që brengoset e që t'i lehtësohet?! Dhe nuk mbetet mysliman që lutet e që Allahu mos t'ia pranojë lutjen përveç lavires e cila i është dhënë kurvërisë". [12]

Ibn Haxher El-Askalaniu thotë: "Ebu Bekr ibn Fureku thotë se disa shejh mendojnë që në vend të fet'hes (e) te harfi i parë vjen damma (u) dhe se folja atëherë do të jetë junzilu, kurse ajo mbi të cilën kryhet veprimi është mahfudh". Hadithi sipas kësaj është: "Allahu e zbretë (melekun) ...". Këtë e konfirmon hadithi të cilin e shënon nesaiu nga Ebu Hurejre dhe Ebu Seidi: "Allahu pret deri në gjysmë të natës kurse pastaj i urdhëron kasnecit të bërtet: "A ka dikush që të lut dhe që t'i pranohet lutja"?! ... Kurtubiu thotë: "Me këtë mënjanohet problemi dhe me këtë nuk pengohet ajo që ka ardhur në hadithin e Rufa' El-Xhuheniut". [13]



Autor: Sami XHEKO
Përktheu: N. IBRAHIMI
Burimi: http://www.facebook.com/pages/Imam-Ebu-Hanifehanefijska-pravna-skolamezheb/153033361396839?v=wall#!/notes/imam-ebu-hanifehanefijska-pravna-skolamezheb/allah-dzs-se-ne-spusta-ne-dolazi-niti-pomjera/153805991327250.



_________________________

[1] - (Buhariu, 1/ 384, Muslimi, 1/ 521, Daru Ihja'it-Turath'il-Arebijji).
[2] - (Kitab'ut-Tevhid, Ebu Mensur El-Maturidi, 1/ 77, Dar'ul-Xhem'iat'il-Misrijje, Aleksandri).br /> [3] - (Sahih Ibn Hiban, 3/ 200, Muesseset'ur-Risale, Bejrut, botimi i dytë, 1993).
[4] - (El-Bidaje ve'n-Nihaje, Ibn Kethir, 10/ 327, Mektebet'ul- Me'arif, Bejrut).
[5] - (Sunen'ul-Kubra, Bejhekiu, 3/3, Dar'ul-Baz, Mekka, 1994).
[6] - (Et-Temhid, Ibn Abd'ul-Berr, 7/ 143).
[7] - Sijer'ul-A'lamu Nubela, Shemsuddin Edh-Dhehebi, 8/ 105, Muesseset'ur-Rrisale, Bejrut, botimi IX, 1413 h..
[8] - Fet'h'ul-Bari, 3/ 30, Dar'ul-Ma'rifeh, 1398H.
[9] - El-Faslu fi'l-mileli ve'l-ehvai ve'n-Nihal, Ibn Hazm, 2/132.
[10] - Sunen'ul-Kubra, Nesai, hadithi nr. 10316, 6/124, Dar'ul-Kutub'il-Ilmijje, Bejrut, botimi i parë, 1991 dhe Amel'ul-jevmi ve'l-lejleh, Nesai, hadithi nr. 482, fq. 340, botimi i dytë, Muesseset'ur-Rrisale, Bejrut, 1406 h..
[11] - (Medžme'u Zevaid, Ibn Hadžer El Hejsemi, 10/153, i kaže: Bilježe ga Ahmed i El Bezzar sa istim metnom s tim što oni prenose: "Zaista u noći ima sat kada glasnik poviče ..." Bilježi ga i Taberani sa Ahmedovim metnom a svi prenosioci ovog hadisa su sahih osim Ali ibn Zejda ali i njega neki smatraju ispravnim.).
[12] - (Ibid. 10/153, dhe thotë: Sahih; Taberani, Mu'xhem'ul-Kebir, 9/ 59, Mektebet'ul-Ulumi ve'l-hikem, botimi i dytë, 1983; Musned, Ahmedi, 4/22, Muesseset'ul-Kurtuba, Egjipt).
[13] - (Fet'h-ul-Bari, Ibn Haxher El-Askalani, 3/30, Dar'ul-Ma'rifeh, Bejrut, 1397 h..).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...