Mesele mbi Namazin e Taravive 1



Pyetja:

A lejohet të falen 8 reqatë të namazit të teravisë në një xhami ku imami i fal 20 reqatë.

Dhe a ka të drejtë imami ata që veprojnë kështu t'i akuzojë për devijim?!


Përgjigjja:

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim!

I nderuar, namazi i teravisë është suneti muekede për meshkuj dhe femra, kurse falja e namazit të teravisë me xhematë është suneti kifaje. Namazi i teravisë mund të falet edhe vetë. Namazi i teravisë është 20 reqate dhe atë sipas konsenzusit (ixhmait) të ulemave, apo thënë më mirë sipas konsenzusit (Ixhmait) të sahabëve. Kur kalifi i dytë i myslimanëve Omer b. Hatabi kishte vendosur që namazi i teravisë të falet 20 reqate me xhematë dhe kishte përcaktuar edhe imam edhe për burrat edhe për femrat, prezent ishin mijëra as'habë të Pejgamberit s.a.v.s. dhe historia islame nuk shënon fare se ndonjëri nga sahabët e kundërshtoi një vendim të këtillë, gjë nga e cila nënkuptohet se për këtë u arrit konsenzus (Ixhma), andaj dhe këtë Ixhma nuk ka të drejtë askush ta ndryshojë.

Vëlla ky është realiteti, andaj në një xhami ku falen teravitë 20 reqate, nuk ka të drejtë askush tjetër të formojë xhematë që në atë xhami të falin 8 reqate, dhe imami plotësisht ka të drejtë t'i akuzoj edhe për devijim dhe për përçarës të Ummetit. Mirëpo të jem i qartë, nëse një xhematë ka punë, ose është i lodhur, ose ka ndonjë dert tjetër, ka mundësi që pas imamit i cili falë 20 reqate, të falë 8 reqate e pastaj të largohet. Kjo mundësi ekziston, por assesi nuk guxon të formojë xhemat tjetër për të falë 8 reqate, ngase nuk ekziston asnjë argument islam se namazi i teravisë me xhemat falet 8 reqate.

Vallahu a'ëlem!



Shejh - Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...