Mesele mbi Namazin Kaza 3



Pyetja:

Është pyetur imami i mirënjohur për faljen e namazeve që i kanë kaluar dikujt derisa ka qenë i ri. Duhet t'i falë, apo jo.

Pra, a duhet t'i falë kaza dhe si t'i falë, ose si t'i falë edhe sunetet, nafilet, sepse ato janë borxh i kaluar (i hershëm).

A nuk tolerohet të mos i falë për borxhin e hershëm?


Përgjigjja:

Nuk ka dyshim se sa u përket namazeve që nuk i ka falur fare në të kaluarën, sunetet nuk i fal fare, por pas çdo farzi të namazit, të cilin e fal ia bashkëngjit edhe një farz të së njëjtës kohë, që cilën nuk e ka falur në të kaluarën. Patjetër duhet të falet namazi që nuk është falur më herët, sepse nuk ka arsyetim për mosfalje të namazit.

Imamit të njohur nuk i shpëton pa folur edhe për dispozitën e namazit e për lëshimin e namazit dhe për faktin se lënësi i namazit është dy llojesh:

1. Njeriu, i cili nuk e refuzon obligimin për faljen e namazit, pra e pranon, por, për shkak të përtacisë, neglizhencës nuk e fal. Këtij përtaci i themi se patjetër duhet të falet.

2. Ndërsa, ekziston edhe njeriu që nuk falet, fare s'e pranon obligimin e namazit dhe ai është jobesimtar.



Shejh - Esh-Sharavi

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...