Fakte kundër disa gënjeshtrave ndaj Mevludit



Ja disa gënjeshtra dhe disa fakte rreth kësaj teme:


Gënjeshtra e parë: Pejgamberi alejhis-selam asnjëherë nuk e ka festuar ditëlindjen e tij!

Fakt: Pejgamberi alejhis-selam ka manifestuar lindjen e tij duke agjëruar në ditën kur u lind, (Sahih Muslim: 2/819, #1162).


Gënjeshtra e dytë: Nuk ka shpërblim për festimin e Mevludit, sepse ai është një risi në fe (bidat). Fakt: Edhe Ebu Lehebi (Mixha i Pejgamberit a.s., që Allahu për së gjalli e mallkoi në Kur'an) morri lehtësim pas vdekjes së tij gjatë ditëve të hëna, sepse ai e kishte shprehur lumturinë në lindjen e Muhamedit a.s. duke liruar një rob (Sahih Buhari 5/1961, # 4813).


Gënjeshtra e tretë: Asnjë dijetar klasik nuk ka legalizuar festimin e Mevludit.

Fakt: Shumë studiues klasikë kanë shkruar në favor të Mevludit ndaj Pejgamberit alejhis-selam që përfshihen: Imam Xhelal-ud-din Sujuti, Alame Ibn Haxher Eskalanit, Mulla Ali Kaarij, Imam Kestalani, Alame Ibn Haxher Makki, Shejh Abdul Hak Muhaddis Dehalvi, Shah Veliullah, etj..


Gënjeshtra e katërt: Mevludi është një shpikje e "Barelvitëve" (sunitëve hanefi të qytetit Bareilly të Indisë) dhe ai nuk festohet askund tjetër në botë.

Fakt: Mevludi festohet në të gjithë globin, me përjashtim të Arabisë Saudite dhe Katarit, pra Mevludi është festë publike në të gjitha vendet myslimane. Para ardhjes në pushtet të Vehabistëve në Arabi, në vitin 1920, ajo festohej publikisht në vendet e shenjta Islame (Meke dhe Medine).



Autor: Shejh Muhammed Ebul Huda el-Yakubi
Përktheu: Xhemail Çupi



_________________________

(Qëndrimi i Shejh Muhammed Ebul Huda el-Yakubi, familje dijetarësh prej Damasku, prejardhja e të cilëve lidhet drejtpërsëdrejti me Muhamedin a.s., përmes nipit të Tij Hasanit, radija Allahu 'anhu.)

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...