Çlirimi i Konstantinopojes - Stambollit, përgzim profetik



Mesazhi - Në përkujtim të çlirimit

Muslimanët priten më shumë se tetëqindë vite për tu realizuar përgzimi profetik për çlirimin e Konstantinopojës, ishte ëndërr e shtrenjët dhe shpresë e madhe e shumë trimave, dhe vazhdoi qëllim esencial i cili i përvëloi zemrat e besimtarëve jo për tjetër por që të jenë nga ata të cilët i Dërguari a.s. i përmendi në hadithin e tij: "لتفتحن القسطنطينية، فلنعم الأمير أميرها، ولنعم الجيش ذلك الجيش " - "Do ta çlironi Konstantinopojën, më i bekuari prijës, prijësi i saj, dhe më e bekuara ushtri ajo ushtri".

Përpjekjet kanë filluar që nga koha e Muavi ibni ebi Sufjanit në vitin 666 epoka e re, 49 hixhri, pastaj 673, ai vazhdoi shtatë vite duke luftuar me armiqët e të vërtetës, në ujrat e Konstantinopojës - Stambollit, mirëpo nuk ishte caktim i Zotit, pastaj pasoi përpjekja e vitit 719, por prap nuk kishte ardhur koha e paralajmëruar nga Profeti i Zotit Muhamedi a.s.. Pastaj u ripërtëri shpresa e çlirimit të Konstantinis në kohën e Osmanlive, ata e ëndërruan çlirimin e saj, ishin nga njerëzit më të dashur për Islamin, ishin njerëz të cilët e donin jetën ushtarake. Qytetin e rrethuan Sulltani Pajazid i parë, Muradi i dytë, mirëpo përpjekjet e tyre nuk u realizuan, deshi Allahu që Muhamed El-Fatih i cili ishte çliruesi i madh dhe ai për të cilin ljamroi Profeti Fisnik.


Muhamed El-Fatih

Sulltan Muhamed El-Fatih lindi më: 27/Rexhep 835 h., 30 Mars 1432 e.r., u rritë dhe u edukua në prehërin e babait të tij, Sulltan Muradit të dytë, sulltanit të shtatë të shtetit Osmanli, i cili u përkujdes për rritjen dhe edukimin e tij, në mënyrë që ai të jetë i pregatitur për detyrën e re që do ta marrë pas babait të tij. Kuranin e mësoi në fëmijëri, lexoi në Hadith, e mësoi Fikhun - Jurispodencen, mësoi matematikën dhe shkencat e ndryshme, mësoi artin e luftës, e njohu gjuhën Arabe, Persishte, Latine, Greke, mori pjesë në luftra dhe beteja, dhe pas vdekjes së babait të tij, më: 7.02.1451, u emërua Sulltan në moshën njëzet e tetë vjeqare.


Pregaditjet e Muhamet El-Fatih

Sulltan Muhamed El-Fatih çdo herë ishte i preokupuar në çlirimin e Konstantinopojës, filloi të planifikoi se si do ta realizoi qëllimin dhe ambicjet e tij, çlirimi i Konstantinopojës e okupoi mendjen dhe zemren e tij, nuk foli në diç tjetër përveç se në çlirimin e saj, nuk e lejoi askë të bisedoi përveç rreth çlirimit të Konstantinopojës, çdo herë ishte i preokupuar me të zemra dhe shpirti i ti nuk u qetësuan, gjumin nuk e kishte të qetë.

Para tij u paraqit inxhinjeri i cili quhej "Urban" dhe ja paraqiti ndërtimin e një topi të madhë i cili plumbat do ti hedhë më një fuqi të madhe në muret e Konstantinës, Sulltani këtë e mirëpriti dhe filloi ta ndihmoi me të gjitha atë që ati i nevojitej nga materiali, nuk kaluan tre muaj veqëse Urbani e përfundoi topin e tij të madhë që askush nuk kishte parë më parë, ka peshuar 700 ton, granatat e tij kan peshuar 12 mijë litra, ju kanë nevojitur për bartje 100 dem dhe 100 burra për ti ndihmuar, në provimin e parë granaten e ka hedhur në largësin e një mili, zëri i saj është dëgjuar në 13 mila, ky topë i cili është quajtur edhe Topi Sulltani nga Adana për në Konstanije ka kaluar rrugën dy mujore.


Fillimi i rrethimit

Sulltani Muhamed El-Fatih me ushtrin e tij të madhe para mureve perendimore të Konstanopojws e cila gjindet në kontinentinentin Evropjan arriti në ditën e premte 05.04.1453, komanden dhe qendren e tij ushtarake e vendosi para dyerve "Rumanujus" pastaj i vendosi topat e tij ne drejtim të konstantinës, u drejtua nga Kibla i fail dy rekati, bashk me të i fail e gjith ushtraia, dhe filloi rrethimi dhe shpërndarja e forcave të tij, në anën e Anadollit i vendosi ekipet me numër më të madhë të cilat u shtrin në anën e detit Marmara, në anën tjetër i vendosi ekipet nga ana Evropjane, dhe e vendosi rojen e sulltanit e cila ishte e përbër nga 15 mijë dhe u vendos në mes.

Pastaj lëvizi marina Osmane e cila përbëhej nga 350 anije e vendosur në Qytetin "Galibuli" e cila ishte qender detare Osmane në atë kohë, kaloi detin Marmara dhe arriti në grykën e Bosforit, dhe kështu Konstatinija u rrethua nga deti në detë me forca të mëdha numëri i të cilave arriti në 265 mijë ushtarë, nuk i ka parapri kjo forcë ndonjëherë më parë, dhe kështu filloi rrethimi praktiknë ditën e premte, 6.04.1453, Sulltan Muhamed El-Fatih kërkoi nga imperatori "Konstantin" që ta dorzoi qytetin duke e garantuar se ai dhe njerzit e tij do të ishin të sigurtë, feja besimi dhe tradita, pasuria e tyre do të respektoheshin, mirëpo ai refuzoi, duke qenë i sigurë se qyteti i tij është i mbrojtur nga muret e tij të mëdha dhe nga ndihma e ushtrive të vendeve krishtere.


Fillimi i Luftes

Pasi që Sulltani e përgatiti dhe i vendosi forcat e tij para mureve të Konstantinopojes filluan Topat Osmanli në hedhjen e granatave të mdhenjë në muret e Konstantinës natën dhe diten pa u ndalur fare, në zemrat dhe shpirtrat e banorëve të qytetit u ngulit frika dhe rrëqeëthja, kështu vazhdoi sulm i pa ndërprerë nga forcat e Sulltanit, dhe mbrojtja nga ana e konstantinisë, në krye të tyre Xhon Xhestenjani dhe imperatori Bizantin.

Në mëngjesin e ditës së marte 29.05.1453, Sulltani e pregatiti forcen e fundit të tij, dhe i shpërndajti forcat para murerve, pran derës së artë vendosi 100 mijë ushtarënë, nga deti i pregatiti mbi 70 Anije, dhe sulmi filloi të jetë nga toka dhe deti, beteja ishte e ashpër sa që i dridhi shprtërat dhe zemrat e atyre që ishin brenda mureve të Konstantinopojë, nuk kaloi shumë kohë veqëse muret u then dhe mijra të vrar mbetën mbi ta. Konstantinopoja ra në duart e çlirimtarve dhe kështu ajo u bë qytet Islam.


Muhamet El-Fatih në qytet

Pasi Muhamet El-Fatih hyri në qytet ai zbriti nga kali i tij dhe ra në sexhe falenderim për Allahun për këtë sukses, pastaj u drejtua nga kasha "Aja Sufija" në të cilën ishin mbledhur populli bizantin dhe priftrinjët, i siguroi se askush nuk do ti sulmoi, urdhëroi që kisha të shëndrrohet në xhami, pastaj urdhëroi që të ngritet një xhami pran varrit të Sahabiut të ndershëm "EbiEjub El-Ensari" i cili ishte nga të parët që u flijua në përpjekje të çlirimit të Konstantinopojës.

Sulltani Muhamet El-Fatih i cili pas çlirimit e muar epitetin El-Fatih (Çlirues) vendosi që Konstantinopoja të jetë Kryeqytet i shtetit të tij, dhe e emëroi "Islam bol" që do të thotë (Shtëpia Islame), por kjo me kalimin e kohes u devijua dhe u njohë me "Istanbul". Ai ishte njeri i drejtë dhe u dha të gjithve liri të plotë në zbatimin e traditave dhe fesë së tyre, dhe i lejoi që të kthehen në qytet të gjith ata që ishin ikur gjat rrethimit, që nga atëher Istanbolli ishte kryeqytet i vendit deri sa ra Hilafeti Islam më 01.03.1924, dhe u ngrit shteti turk që për kryeqytet e mori Ankaran.



Përktheu dhe pershtati: Fatos GËRVALLA
Burimi: www.islamonline.com

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...