E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve!



Autorë:
Sejjid Ahmed ibn Zejn Dehlan
Abdu'l-kadim Dhel-lum
Muhammed Husejn Shendub

Titulli i origjinalit:
"Vehabizam - šta je to", Munih, 2000.

Prizren - Tetovë, 1423 / 2002.

Përkushtim!
Shërbëtorëve në rrugën e All-llahut të madhëruar!






E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve!


Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Në epokën e sundimit të Selimit III-të (1204 - 1222 hixhrij) u paraqitën shumë fitne (sprovime) për të cilat kemi folur gjerësisht në veprat tona. [1]

Nga fitnet e përmendura është "Fitneja vehabite" e cila u paraqit në Hixhaz kur vehabitët pushtuan 'Dy Haremet e ndershme' dhe ndaluan ardhjen në haxh të haxhinjve nga Shami (Siria) dhe Egjipti. Ndër fitnet me të cilat është sprovuar sulltan Selimi III-të, po ashtu, është edhe invazioni i Françezëve dhe pushtimi i Egjiptit në vitin 1213 - 1216 hixhrij. Shkurtimisht do të flasim për këto dy fitnet, kurse më gjerësisht për këto çështje flitet në veprat historike. Ekzistojnë disertacione gjerësisht të shkruara për këto dy fitne.






Fitneja vehabite


Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Fillimi i konfliktit dhe luftërave ndërmjet vehabinjve dhe emirit të Mekkes mevlana Sherif Galib ibn Musaidit, i cili ishte i autorizuar nga ana e sulltanit të qeverisë në Hixhaz ishte në vitin 1205 hixhrij e kjo ishte në kohën e sundimit të sulltan Selimit III-të, i cili është i biri i sulltanit Mustafa III-të të birit të Ahmedit. Mu fillimi i shfaqjes së vehabijve ishte shumë vite para kësaj. Ata fillimisht janë formuar dhe forcuar në krahinën e vet e atëherë e keqja e tyre është zgjeruar dhe dëmi është rritur kurse pushteti i tyre është shtrirë në territore më të gjera. Mbytën njerëz sa edhe numri nuk i dihet. Ata i lejuan vetes pasurinë e të mbyturve, kurse i kanë robëruar gratë e tyre. Themelues i kësaj lëvizjeje jo të ndershme ishte Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi, me prejardhje nga Lindja nga fisi Benu Temim. Është lindur në vitin 1111 hixhrij kurse ka vdekur në vitin 1200 hixhrij. Disa historianë kështu e përshkruan vdekjen e tij: "U shfaq shkatërrimi (habitha) i të pandershmit në vitin 1206 hixhrij".

Në fillim ishte një prej nxënësve në Medinen e ndritshme. Babai i tij ishte njeri i mirë. Njihej si dijetar. Po ashtu edhe vëllai i tij Shejh Sulejmani. Babai i tij, i vëllai dhe dijetarët e tjerë kanë prognozuar për skajshmërinë dhe prirjen për lajthitje dhe për skajshmëri të zemrës, sepse ishin dëshmitarë të fjalëve dhe veprimeve të tij dhe lajthitjeve në shumë çështje. E kanë kritikuar për këtë çështje dhe ua kanë tërhequr vërejtjen edhe të tjerëve nga ai.

U bë e saktë droja e tyre kur publikisht u paraqit me risi e lajthitje dhe skajshmëri me të cilat i ka mashtruar xhahilët dhe u është kundërvënë dijetarëve dhe imamëve të fesë dhe erdhi deri te shkalla t'i shpallë për mosbesimtarë (kafir) grupet e besimtarëve. Ka konsideruar se vizita e bërë varrit të Muhammedit a.s. dhe veprimi i 'tevesulit' [2] me të dhe me pejgamberët tjerë dhe me robët e mirë të All-llahut dhe vizita kaburit (Varrit) të tyre është shirk. Ka konsideruar se thirrja e Pejgamberit te tevessuli është shirk, po ashtu thirrja e robëve tjerë të All-llahut, kur bëhet tevessul, është shirk.

Po ashtu, ka konsideruar se nëse dikush i përshkruan një virtyt dikujt jashta All-llahut pa qoftë edhe me fjalë simbolike, si për shembull "ky medikament më ka bërë mirë", se ai është bërë mushrik. Patë pranuar disa dëshmi që nuk japin kurrfarë fryti. Erdhi me disa shprehje të shtrembëruara dhe me shprehje të trilluara ka zbukuruar dhe hutuar masën e thjeshtë deri sa ata nuk kanë filluar ta ndjekin. Shkroi për ta edhe broshura të veçanta. Madje kanë besuar se shumica e pjesëtarëve të 'tevhidit' [3] janë bërë kafirë. Ibn Abdu'l-vehhabi është bashkangjitur me sunduesit e krahinave lindore në Der'ijjete dhe mbeti tek ata deri sa nuk e mbështeten dhe nuk e pranuan da'wen e tij. [4]

Sunduesit e Der'ijjes në këtë panë rastin për forcim, përforcim dhe zgjerim të sundimit të tyre. Sunduan me beduinët, të cilët u bënë ushtarët e tyre të fuqishëm së cilës ishte vështirë t'i kundërvihesh. Besonin se çdo kush që nuk beson në atë që thotë Abdu'l-vehhabi bëhet kafir dhe mushrik, gjaku dhe pasuria e të cilit lejohet. Shfaqja e misionit të tij në dritën e këtillë ka qenë në vitin 1243 hixhrij kurse pushtimet dhe zgjerimi ka qenë pas vitit 1250. Dijetarët kanë shkruar shumë përgjigjje dhe disertacione në të cilat ka përgjigje për këtë çështje. Madje edhe vëllai i tij Shejh Sulejmani [5] shkroi veprën në të cilën iu përgjigj në lajthitjet dhe rreziqet që fshehen pas fjalëve dhe mësimit që e propagandonte vëllai i tij. Misionin dhe mësimet e tij i mbështeti emiri i Der'ijjes Muhammed ibn Saudi, i cili me prejardhje ishte nga fisi Benu Hanife, nga populli nga i cili ka prejardhjen Musejleme Kedhdhabi. [6] Kur vdiq Muhammed ibn Saudi, Muhammed ibn Abdu'l-vehhabin e mbështeste i biri i tij Abd'ul-aziz ibn Muhammed ibn Saudi.

Shumë shejhë dhe dijetarë medinas kanë folur për të: "Ky do të lajthit", apo "All-llahu me të në lajthitje do t'i dërgojë disa njerëz, qoft larg prej nesh!", dhe kështu ndodhi. Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi konsideronte se synimi dhe dëshira e tij me këtë medhheb të cilin e ka çpikur se dëshiron sinqeritet në tevhid - Unitetin dhe lirimin nga shirku. Konsideronte se njerëzit ishin në shirk tashmë 600 vite dhe se ai ka ardhur t'ua ripërtrijë fenë.

Ajetet kur'anore në të cilët përshkruhen mushrikët i komentonte se këtu ka të bëjë me ithtarët e atëhershëm të tevhidit. Si p.sh. ajeti: "Kush është në mashtrim më të madh se ai që e thërret dikë pos All-llahut që nuk do t'i përgjigjet deri në Ditën e gjykimit kurse ata janë ndaj lutjeve të tyre të papërfillshëm", apo ajeti: "Mos e thirrë pos All-llahut kush nuk do të sjellë as dobi as dëm" apo ajeti: "Ata që i thërrasin ata të cilëve nuk do t'u përgjigjet deri në Ditën e gjykimit", e të ngjashme, Muhammedi ibn Abdu'l-vehhabi ka thënë: "Kush kërkon ndihmë me emrin e Pejgamberit Muhammedit a.s. ose ndonjë tjetri nga pejgamberët e Zotit, apo evlijave apo e thërret apo kërkon shefaat, ai është sikur këta mushrikët që janë përshkruar në ajetet e sipërme". Në rafshin e njëjtë e vuri vizitën e varrit të Muhammedit a.s. dhe varreve të pejgamberëve dhe evlijave të tjerë.

Për ajetin kur'anor në të cilin flitet mbi mushrikët ka thënë: "Ne i adhurojmë vetëm që të afrohemi në afërsi të All-llahut", Ata që bëjnë tevessul janë të ngjashëm me mushrikët që thonë: "Ne i adhurojmë vetëm që të afrohemi në afërsi të All-llahut". Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi thotë: "Mushrikët nuk kanë besuar se hyjnitë e tyre mund të krijojnë diç, kanë besuar se Krijuesi është All-llahu, sepse për këtë ka dëshmi në Kur'an: "E nëse i pyet kush i krijoi ata. Do të thonë: 'All-llahu'". Dhe në ajetin tjetër: "Nëse i pyet kush i krijoi qiejt dhe tokën, do të thonë: 'All-llahu'. E All-llahu mbi ta gjykoi me kufr dhe shirk për shkak të fjalëve të tyre 'që të afrohemi në afërsi të All-llahut' ashtu që këta janë të ngjashëm me ata".

Dijetarët islamë janë përgjigjur në këtë mënyrë të gabuar të përfundimit dhe nxjerrjes së qëndrimeve kështu: "Besimtarët nuk e kanë pranuar as kurrë nuk e kanë konsideruar Pejgamberin dhe evlijatë e Zotit për hyjni, as rival - kundërshtarë të Zotit! Besimtartët besojnë dhe konsiderojnë se ata janë robër të All-llahut që janë krijuar dhe ata nuk meritojnë të jenë objekt adhurimi. E sa i përket mushrikëve për të cilët janë shpallur ajete të shumta, ata kanë besuar se hyjnitë e tyre meritojnë që t'u bëhet ibadet dhe ata i kanë madhëruar me madhëri hyjnishë ndonëse kanë besuar se Pejgamberët dhe evlijatë nuk krijojnë asgjë. Kurse besimtarët nuk besojnë se Pejgamberët dhe evlijatë meritojnë që atyre t'u bëhet ibadet, të përfaqësojnë mendimin se janë hyjni duke i adhuruar si adhurohet Zoti. Përkundrazi, besimtarët besojnë se ata janë robër dhe të dashur të zgjedhur të All-llahut, të cilët i ka zgjedhur All-llahu dhe me bereqetin ndaj tyre e dëfton mëshirën ndaj robërve të vet. Ata me bereqetin e vet synojnë mëshirën e All-llahut. Për këtë që e thamë ekzistojnë shumë dëshmi nga Kur'ani dhe nga Sunneti".

I'tikadi (bindja) i muslimanit është se Krijuesi, i cili jep dobi dhe dëm dhe i cili i vetmi meriton adhurim, është All-llahu i vetëm. Muslimanët nuk besojnë se askush pos Tij ka fuqi të ndikimit në çkado qoftë. Dhe besojnë se pejgamberët dhe evlijatë nuk krijojnë asgjë as që kanë fuqi që të sjellin dëm dhe përvetësojnë dobi. Çështja është në atë që All-llahu të mëshirohet ndaj robërve të vet me bereqetin e tyre.

Ajo që mushrikët i solli në shirk është bindja (i'tikadi) se hyjnitë e tyre meritojnë që t'u bëhet ibadet e jo vetëm të folurit e tyre: "Ne i adhurojmë vetëm që të na afrojnë kah All-llahu". Sepse ata, kur iu sollë dëshmia se hyjnitë e tyre nuk meritojnë të jenë objekt adhurimi, kanë thënë duke arsyetuar sjelljen e tyre: "Ne i adhurojmë vetëm që të na afrojnë kah All-llahu". E si mund t'i lejohet Ibn Abdu'l-vehhabit dhe atyre që e ndjekin që t'i barazojnë besimtarët (mu'minët) monoteistë me ata që janë jobesimtarë (mushrikë) dhe që besojnë në hyjnishmërinë e idhujve të tyre? Të gjitha ajete paraprake dhe të tjerët të këtij lloji veçant kanë të bëjnë me kafirët dhe mushrikët e në asnjë mënyrë nuk kanë të bëjnë me besimtarët muslimanë.

Imam Buhariu ka shënuar transmetimin e Pejgamberit nga as'habi Abdullah ibn Omeri r.a. mbi përshrkimin e harixhinjve: "Se ata ajetet që janë shpallur për kafirët i kanë përcjellë mbi mu'minët". Abdullah ibn Omeri, po ashtu, transmeton traditën se Resull-llahu s.a.v.s. ka thënë: "Më së shumti që i frikësohem ummetit tim është njeriu që do ta komentonte Kur'anin në mënyrën e vet si nuk është (në komentimin burimor)". "Ky përshkrim i Pejgamberit do të mund t'i përshkruhej para së gjithash këtij grupi". E që çkado nga ajo që e veprojnë besimtarët, në çështjen e tevessulit, konsiderohet shirk, nuk do të ndodhte që këtë ta bënte Muhammedi a.s., as'habët e tij dhe shumica dërmuese e pjesëtarëve të tij.

Në transmetimet sahih ceket se Muhammedi a.s. ka lexuar në dua: "All-llahumme inni es'eluke bihakki's-sa'iline alejke", "(O All-llahu im, nga Ti kërkoj të drejtën e atyre që Të drejtohen)". Shprehja e këtillë e Pejgamberit a.s. konsiderohet tevessul pa kurrfarë dyshimi. Muhammedi a.s. i ka mësuar as'habët ta bëjnë këtë dua dhe iu ka urdhëruar që kështu ta lexojnë duanë. Kjo gjerësisht është shpjeguar në librat dhe disertacionet që janë shkruar si përgjigjje në doktrinën e Muhammed ibn Abdu'l-vehhabit.

Ekziston transmetimi sahih se Muhammedi a.s. kur ka vdekur Fatime bint Esed, nëna e Ali ibn Ebi Talibit, se ai me dorën e tij të ndershme e ka lëshuar në varr dhe e lexoi duanë: "All-llahumme 'gfir li ummi Fatima bint Esed ve vessi'i alejha medhaleha bihakki nebijjike ve'l-enbijai el-ledhine min kabli inneke erhamu'rr-rrahimine", (All-llahu im, falja nënës sime Fatime bint Esed dhe bënja varrin të gjerë me të drejtën e Pejgamberit Tënd dhe të pejgamberëve para meje. Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit).

Ekziston po ashtu transmetimi sahih se Muhammedit a.s. iu drejtua i verbëti me lutje që t'i kthehet të pamurit me dua të pejgamberit. Muhammedi a.s. i urdhëroi që të pastrohet, t'i fal dy rekate dhe atëherë lexoi: "All-llahumme inni es'eluke ve etevexhxhehu ilejke binebijjike Muhammedin nebijji rahmeti. Ja Muhammed inni etevexhxhehu bike ila rabbi fi haxheti litukda. All-llahumme shefi'ahu fijje", (O All-llahu im, të drejtohem dhe të kthehem Ty me Pejgamberin Tënd Muhammedin, me Pejgamberin e mëshirës. O Muhammed unë i drejtohem me ty Krijuesit tim për nevojën time që të më plotësohet. O Krijuesi im, bëre atë të më bëhet ndërmjetësues në Ditën e gjykimit). Këtë e ka bërë dhe All-llahu ia ktheu të pamurit.

Ekziston transmetimi sahih se Ademi a.s. ka bërë tevessul me Pejgamberin tonë a.s.. Kur hëngri nga frutat e drurit të ndaluar, Ademi a.s. e pa emrin e tij të shkruar në Arsh, në dyert e xhennetit dhe në anën e engjëjve, dhe e pyeti All-llahun për të. All-llahu i tha: "Ky fëmijë është pasardhës i yti, sikur të mos ishte ai as ty nuk do të të krijoja". Atëherë Ademi a.s. ka thënë: "All-llahumme bihurmeti hadhe'l-veledi irham hadhe'l-valide". "O All-llahu im, pashë hyrmetin tënd ndaj këtij fëmije, mëshiroju ndaj këtij prindi". Atëherë është ftuar: "O Adem, sikur të kishe kërkuar falje me Muhammedin për të gjithë banorët e qiejve dhe Tokës, ne do ta jepnim".

Omer ibn Hattabi ka bërë tevessul me Abbasin r.a. kur ishte thatësi e madhe dhe shumë gjera tjera që i dimë e nuk kemi nevojë t'i cekim më tej. Mënyra e tevessulit që është shpjeguar nga ana e Pejgamberit a.s. në rastin e të verbëtit të cilit iu kthye të pamurit, është shfrytëzuar edhe më vonë nga ana e as'habëve dhe pas kalimit të Pejgamberit në ahiret. Kush do ta hulumtojë këtë çështje do të gjejë shumë raste nga periudha e as'habëve dhe tabibinëve. Për shembull, të folurit e as'habit Bilal ibn Harithit te varri i Pejgamberit: "Ja Resula'll-llah, isteski li ummetik", (O i Dërguari i All-llahut, kërko shi për ummetin tënd). Ka edhe raste tjera kur Pejgamberi a.s. ka drejtuar thirrjen e vet me rastin e vizitës varrezave.

Prej shejhëve më të njohur që i janë përgjigjur Muhammed ibn Abdu'l-vehhabit është dijetari shejh Muhammed ibn Sulejman el-Kurdi, autori i veprës Havashi koment i Ibn Haxherit. Ndër të tjera ka thënë: "O Ibn Abdu'l-vehhab, të këshilloj në emër të All-llahut të lartësuar që gjuhën tënde ta tërheqish dhe t'i kursesh muslimanët nga ofendimet tua. Nëse e dëgjon personin që beson se ekziston ndikimi nga dikush pos All-llahut dhe se ai i drejtohet atij pos All-llahut, përpiqu ta mësosh në besim të drejtë dhe ofroi dëshmi se nuk ka ndikim pa All-llahun e nëse personi i tillë refuzon atëherë shpalle për kafir (jobesimtar). Ti nuk ke të drejtë ta shpall kafir shumicën dërmuese të ummetit islam nga i cili ti je ndarë. Afërsia e kufrit e atij që është ndarë nga shumica dërmuese e ummetit islam është më e afërt nga ata që janë në shumicën dërmuese islame, sepse ai ndjek rrugën që nuk është rrugë e bashkësisë së besimtarëve".

All-llahu i madhëruar thotë: "Kush i kundërvihet Pejgamberit pasi që i është shpjeguar rruga e vërtetë dhe e ndjek rrugën që nuk është rrugë e bashkësisë do ta lëmë të veprojë ç'të dëshirojë e atëherë do ta hedhim në xhehennem, e sa vend i shëmtuar është ai", (En-Nisa', 115).

Sa i përket vizitës së varrit të Pejgamberit, këtë e kanë bërë as'habët r.a. dhe të gjithë që erdhën më vonë. Mbi vlerën e vizitës së varrit të Muhammedit a.s. janë thënë shumë hadithe që gjenden në veprat e shkruara për këtë temë. Kurse ajo që ceket për ftesën e tjetrit krahas All-llahut xh.sh., jo të pranishëm dhe të vdekur, për këtë ceket në hadithin e Pejgamberit a.s.. Për shembull: Nëse zhduket kafsha e dikujt nga ju në vendin e panjohur le të thërret: "O robërit e All-llashut, ruane ate, sepse All-llahu ka robërit e tij që do t'i përgjigjen ftesës".

Në hadithin tjetër: Nëse dikush nga ju humb diçka ose i nevojitet diçka në vendin ku nuk ka shok, le të thotë: "O robët e All-llahut, më ndihmoni, sepse All-llahu ka krijesa që ju nuk i shihni". Pejgamberi i All-llahut a.s., kur udhëtonte dhe afrohej nata, e patë bërë traditë të thotë: "Oj Tokë, Krijuesi im dhe Krijuesi yt është All-llahu". Kur i vizitonte varrezat, Muhammedi a.s. thoshte: "Es-selamu alejkum ja ehl'el-kuburi", (Mbi ju qoftë paqa o banorët e varrit). Kurse në ndejtjen e teshehhudit në leximin e et-tehijjatit, çdo musliman çdo ditë e thekson thirrjen "Es-selamu alejke ejjuhennebijju".

Nga e cekura mund të përfundohet se thirrja ose tevessuli nuk ka dëm nëse personi që fton ose e bënë duanë e tevessulit nuk beson në fuqinë e ndikimit (te'thirit) nga ana e personit që e fton ose me të cilin bën tevessul. Deri sa beson se një ndikim vjen nga All-llahu xh.sh. dhe se të tjerët nuk e kanë këtë fuqi, atëherë nuk ka dëm. Po ashtu është çështja me mbështetjen e një akti ose vepre dikujt tjetër pos All-llahut.

Kjo nuk bën dëm deri sa beson se ndikimi dhe veprimi janë vetëm të All-llahut xh.sh. Kurse fjalia merret në mënyrë figurative siç thotë: "Më bëri mirë ky e ky ilaq", apo "Më mjekoi ky e ky ilaq" apo: "Më ndihmoi ky e ky". Të gjithë besojmë se ndihma dhe dobia e vërtetë është vetëm prej All-llahut. Atyre që shprehen kështu askush nuk ka të drejtë t'u përshkruaj kufër për këtë arsye. Ky të folur merret në mënyrën figurative. Mendoj se për këtë çështje mjafton. Kush dëshiron më gjerësisht le ta lexojë trajtesën time që ia kam kushtuar kësaj teme.

Kur Ibn Abdu'l-vehhabi dhe ata që e ndihmuan atë u nisën në këtë mision jo të ndershëm, për shkak të të cilës i kanë shpallur për kafirë (mosbesimtarë) shumicën e muslimanëve, pushtuan mjaft fise. Pushteti i tyre zgjerohej. E pushtuan Jemenin dhe dy Haremet e shenjta (Mekken dhe Medinen). Pushteti i tyre shpejt arriti deri te kufiri i Shamit.

Ata në fillim të veprimit të tyre patën dërguar një grup të dijetarëve të vet me detyrë që të përpiqen ta rrënojnë doktrinën mbi besimin (akiden) tek ulemaja dhe popullata e dy Haremeve (Mekkes dhe Medines). Kur erdhën te dijetarët e dy Haremeve dhe iu theksuan se ç'kanë nga doktrina mbi akiden, dijetarët e dy Haremeve iu përgjigjen dhe kanë konstatuar se në të vërtetë akideja e tyre është grumbull dispozitash për nxjerrjen nga islami (tekfir). Atëherë ua shtruan të gjitha dëshmitë mbi gabueshmërinë e qëndrimeve të tyre në çka ata nuk arritën të mbrohen. Dijetarëve të dy haremeve u qe e qartë se ka të bëjë me një grup të xhahilëve të mashtruar të cilët dukeshin qesharak dhe konfuz.

Dijetarët e dy haremeve e shkruan një ferman te gjyqtari i sheriatit në Mekke me shpjegim se ajo në çka thërret ky grup është kufr i pastër dhe e kanë shpërndarë që kjo të dihet ndër njerëz. Kjo ka qenë gjatë sundimit të Sherif Mesud ibn Seid ibn Sa'd ibn Zejd, i cili vdiq në vitin 1265 hixhrij. Ai ka urdhëruar që ky grup rebelësh të burgoset. Mirëpo, disa arritën të ikin nga burgu dhe shkuan në fisin Der'ijje dhe i njoftuan vehabijt e vet për atë çka ndodhi. Kjo vetëm ua shtoi inatin dhe mendjemadhësinë. Atëherë emirët e Mekkes ndaluan që ithtarët e tyre të hyjnë në harem të Mekkes në haxh. Atëherë vehabijt filluan t'i sulmojnë disa fise që ishin në lojalitet dhe në marrëdhënie të mira me emirët e Mekkes dhe filluan konfliktet e para. Fillimi i konflikteve të armatosura ndërmjet vehabijve dhe emirit të Mekkes Sherif Galib ibn Musaid ibn Seid ibn Sa'd ibn Zejdit ishte në vitin 1205 hixhrij. Ndërmjet këtyre dy palëve në konflikt kishte disa luftime në të cilat humbën jetën shumë njerëz.

Vehabijt nga dita në ditë forcoheshin dhe në vazhdimësi fiset e reja iu bashkangjiteshin. Gjithnjë e më pak fise patën mbetë me emirin e Mekkes. Në vitin 1217 hixhrij vehabijt tubuan ushtri të madhe dhe e sulmuan Taifin. E pushtuan dhe shumicën e popullësisë e mbytën, kurse gratë dhe pasurinë e robëruan. Vetëm një numër i vogël arriti të shpëtojë. Paralajmëruan pas kësaj edhe ekspeditë për Mekke, por kishin informata se në Mekke atë muaj ka shumë haxhinj nga Siria dhe Egjipti, ndaj për këtë shkak pritën deri sa nuk përfunduan ritualet e haxhit dhe të kthehen haxhinjt nga Siria dhe Egjipti. Dhe vërtet, pas përfundimit të riatualeve të haxhit u përgatitën për ekspeditë në Mekke. Emiri i Mekkes Sherif Galibi nuk ishte mjaft i përgatitur që t'i kundërvihej ushtrisë vehabite ndaj u zhvendos në Xhidde. Banorët e Mekkes u frikësuan për jetat e vetadhe dërguan vëzhgues para ushtrisë vehabite që të kërkojnë prej tyre siguri nëse dorëzohen nën qeverisjen e tyre.

Ata iu dhanë siguri dhe hynë në Mekke më 8 muharrem 1218 hixhrij. Në Mekke qëndruan 14 ditë duke kërkuar prej njerëzve që të pendohen duke ua ripërtrirë islamin dhe duke ua ndaluar të veprojnë ato vepra për të cilat vehabijt konsiderojnë se janë shirk, sikur tevessuli apo vizita varrezave. Pastaj vazhduan me ushtri drejt Xhiddes në mënyrë që të luftojnë kundër Sherif Galibit. Kur e rrethuan Xhidden, banorët e Xhiddes i goditën nga topat dhe katapultat ashtu që janë mbytur numër i madh vehabijsh. Nuk arritën pa pushtojnë Xhidden dhe pas tetë ditë rrethimi të Xhiddes vendosën ta ndërprejnë rrethimin. Vehabijt u kthyen në vendet e veta, kurse në Mekke e lanë emir Sherif Abdulmuminin, i cili ishte i vëllai i Galibit. Lanë edhe pak ushtri e cila do ta ruante Mekken.

Vëllai i Galibit e pranoi këtë që t'i ruaj banorët e Mekkes dhe ta mënjanojë prej tyre të keqen që ka mundur t'i godasë ata nga vehabijt. Atë vit në muajin rebi'ul-ewwel, Sherif Galibi u nis drejt Mekkes me valiun nga Xhidda e sipas urdhëresës së sulltanit me ushtri në drejtim të Mekkes. Kur arritën atje i larguan vehabijt nga Mekka dhe përsëri e kthyen administrimin mbi Mekken. Mirëpo, vehabijt nuk heshtën. Ata u nisën t'i çlirojnë vendet tjera dhe arritën ta kthejnë Taifin dhe e emëruan emirin Osman El-Mudajfiun. Ata vazhduan aktivitetet e tyre në luftim kundër fiseve të afërme. Për një kohë të shkurtër sërish janë tubuar dhe e pushtuan Taifin dhe përgatiteshin për pushtimin e Mekkes. Me ushtri të madhe e rrethuan Mekken dhe i mbyllën të gjitha rrugët që çojnë në Mekke. Mekkasit u ndien shumë rëndë. Atë kohë në Mekke ishte kohë e skamjes dhe e urisë. Popullata madje ka ngrënë edhe qenë për të mbijetuar. Sherif Galibi qe i detyruar në proces paqësor dhe bisedime. Qe bërë marrëveshje kurse nga kushtet e kësaj marrëveshjeje ishte se vehabijt ndaj mekasve do të sillen mirë dhe pa brutalitet dhe që atyre t'u jepet admistrimi i qytetit të Mekkes.

Në Mekke hynë kah fundi i muajit dhu'lka'de të vitit 1220 hixhrij. Pastaj e pushtuan edhe Medinen, mbi Pejgamberin a.s. qoftë salavati dhe selami. E plaçkitën huxhren [7] në të cilën gjendet Pejgamberi dhe morrën me vete të gjitha gjësendet me vlerë. E rrënuan kuben mbi kaburin e Pejgamberit a.s. dhe nëpër Medine shkaktuan krime që s'mbahen mend. I rrënuan të gjitha shenjat mbi kuburet e as'habëve. Për mëkëmbës në Medine e emëruan Mubarek ibn Nudijanin.

Pushteti i tyre mbi Medinen dhe Mekken zgjati shtatë vite. Për ato shtatë vite ndaluan ardhjen në haxh për sirianët dhe egjiptianët. Filluan ta mbulojnë Qaben me mbulesë të zezë. I detyruan njerëzit të hyjnë në fenë e tyre me dhunë. Shteti osman atë kohë ishte tejet e dobët dhe e angazhuar me luftëra kundër kristianëve sikur edhe me turbullirat e brendshme rreth pushtetit për karrikën e sulltanit. Atëherë u dha urdhëresa nga ana e sulltanit Mahmud Hanit II Ibn Abdulhamid Hanit sulltan Ahmedit I, i cili ishte në funksion të halifit të Pejgamberit të All-llahut, Muhammedit a.s., mëkëmbësit egjiptian Muhammed Ali Pashës [8] që të përgatisë ushtri për luftë kundër vehabijve. Kjo ishte në vitin 1226 hixhrij.

Valiu Muhammed Ali Pasha e përgatiti ushtrinë të cilën e vuri nën komandën e të birit të tij Tusun Pashës. U nisën prej Egjiptit në muajin Ramazan të atij viti. Ditë e natë kanë udhëtuar që sa më parë të arrijnë deri te pikësynimi. Kur arritën deri te Jenbua menjëherë e morën prej vehabijve. Kur kjo ushtri arriti deri në Safra dhe Hadidet aty i priti e gatshme ushtria vehabite të cilën e ndihmonin të gjitha fiset përreth dhe aty e ngadhnjyen rëndë ushtrinë egjiptiane. Askush nga ajo ushtri egjiptiane nuk u kthye në Egjipt.

Kjo ishte në muajin dhu'l-hixhxhe të vitit 1226 hixhrij. Valiu egjiptian menjëherë në vitin vijues përgatiti ushtri të re. Personalisht ishte në krye të ushtrisë dhe u nisën drejt Hixhazit. Me vete kishin 18 topa, shumë bomba dhe sasi të mëdha armatimi. Arritën deri në Safra dhe Hadidet dhe shumë lehtë e morën atë nga vehabijt.

Arsyet e rimarrjes së lehtë të këtyre vendeve janë në meritat e largpamësisë dhe gjeturisë së Sherif Galib Pashës, i cili sipërfaqësisht qe vënë në anën e vehabijve, por mbante kontakt me Muhammed Ali Pashën dhe i ka propozuar që me para t'i blejë shejhët e fiseve të pasura dhe t'u premtojë të ardhura të regullta mujore. Këta në këtë rast nuk do të luftojnë kundër tyre. Dhe kështu edhe ndodhi. Shumë rijalë janë ndarë për kryeparët fisnorë. Një shejhi i dhanë 100 mijë rijalë. Atyre me ndikim më të vogël iu dhanë nga 18.000 rijalë. Kur ushtria e Muhammed Ali Pashës hyri në Medine e lajmëruan Egjiptin për këtë, kurse atje u organizua gazmend dhe hare e përgjithshme. Së shpejti, posa u erdhi përforcim nga Egjipti, hynë edhe në Mekke. Ushtria vehabite u shkapërderdhë.

Emiri i vehabijve Saudi në vitin 1227 hixhrij e kreu haxhin dhe u nis pas kësaj në Taif e pastaj edhe në Derijjete dhe nuk dinte për ndryshimet e reja në terren dhe kthimin e Medines nën kontrollin e vehabijve. Vetëm kur arriti në Der'ijjete dëgjoi për lajmet për pushtimin e sërishëm edhe të Mekkes dhe Taifit nga ana e ushtrisë së Sulltanit. Në muajin rebi'ul-ewwel të vitit 1228 hixhrij Muhammed Ali Pasha i dërgoi kasnecët në pallatin e sulltanit që ta njoftojnë mbi rezultatet e ekspeditës dhe i dërgoi çelësat e Qabes, Medines dhe Xhiddes, të cilët janë vënë në tepsi të arta dhe nga respekti dhe me pritje me erurina, tekbire dhe hare janë pritur në Istanbull. Muhammed Ali Pasha fitoi meritat më të larta nga sulltani për sukseset.

Sherif Galib Pasha arriti ta burgosë Osman Mudaifin, i cili ishte mëkëmbës vehabit në Taif. Ai ishte ndihmuesi më i madh i lëvizjes vehabite në atë kohë. E pa të lidhur me zinxhirë dhe e dërgoi në Egjipt.

Pastaj nga Egjipti është dërguar në pallatin (portën) e sulltanit ku është mbytur. Kur Muhammed Ali Pasha arriti në Mekke, Sherif Galib Pasha arriti ta burgosë edhe Ibn Musaidin, emirin tjetër vehabit dhe e dërguan në Istambull. Në muajin muharrem të vitit 1229 hixhrij e dërguan edhe Mubarek ibn Mudijanin, i cili ishte emir vehabit në Medine. Atë të lidhur e kanë shetitur nëpër rrugët e Istambullit që ta shohin njerëzit e pastaj e kanë mbytur. Kokën e tij e kanë varë në vend publik që njerëzit të marrin mësim. Kështu kanë vepruar edhe me Osman ibn Mudifiun. Sherif Galib Pasha është dekoruar nga ana e sulltanit dhe është dërguar në Selanik në pension ku edhe e priti vdekjen. Ai ishte administrues mbi Mekken plot 26 vite. Në Selanik vdiq në vitin 1231 hixhrij. Atij i është ndërtuar edhe tyrbe e cila vizitohet. Muhammed Ali Pasha i dërgoi ushtritë e tij në krahinat lindore që të qërojnë hesapet me fiset dhe vendrezistencat e mbetura vehabite. Numër i madh vehabijsh është mbytur nga ushtria e sulltanit.

Në vitin 1229 hixhrij vdiq Saudi, emiri vehabit, kurse e trashëgoi i biri i tij Abdullahu. Muhammed Ali Pasha pas haxhit të kryer në vitin 1230 hixhrij u nis në Egjipt kurse në Hixhaz e la Hasan Pashën. Në Hixhaz kaloi plotë një vit e shtatë muaj në luftëra kundër vehabijve. Në Egjipt u kthye kur ishte i sigurt se e ka pastruar terrenin dhe e ka thyer fuqinë e tyre. Prej vendrezistencave të fuqishme patë mbetur vetëm edhe Derijjete. Emiri i tyre ishte Abdullah ibn Saudi. Muhammed Ali Pasha e dërgoi ushtrinë nën komandën e djalit të tij Ibrahim Pashës. Abdullah ibn Saudi prej më parë kishte marrëveshje me Tosun Pashën kur ishte në Medine ku cekej se ai mabnë të drejtën e adminstrimit në Derijjete dhe t'i dëftojë lojalitet Muhammed Ali Pashës.

Mirëpo, Muhammed Ali Pasha nuk është pajtuar me këtë marrëveshje ndaj përgatiti ushtri nën komandën e të birtit Ibrahim Pashës mbi Derijjen. Kjo ishte kah fundi i vitit 1231 hixhrij. Kur Ibrahim Pasha arriti me ushtrinë deri në Derijje ishte viti 1232 hixhrij. E mposhti Abdullah ibn Saudin në dhu'l-kadete të vitit 1233 hixhrij. Kur për këtë arriti lajmi në Egjipt po atë ditë në shenjë kënaqësie janë zbrazur një mijë topa dhe ishte hare në Egjipt një javë. Muhammed Ali Pasha dha angazhim të madh në luftë kundër vehabijve dhe për këtë qëllim ka shpenzuar mjete të mëdha nga arka shtetërore. Ceket se dikur vetëm për transportin e municionit kanë paguar nga 45 mijë rijalë. P.Sh. vetëm për transportin e municionit prej Medines deri në Derijjete janë paguar 140 mijë rijalë. Ibrahim Pasha e robëroi Abdullah ibn Saudin dhe emirët tjerë dhe i dërgoi në Egjipt. Në Egjipt arritën më 17 muharrem 1234 hixhrij dhe iu përgatit pritje e madhe. Shumë njerëz erdhën të shohin çfarë janë këta vehabij.

Muhammed Ali Pasha e pranoi Abdullah ibn Saudin dhe kuvenduan. E pyeti për djalin e tij se çfarë ishte në luftë. I tha se është angazhuar dhe dha çdo gjë prej vetes, sikur edhe ata, por ndodhi çka dëshiroi All-llahu. Atëherë i premtoi se do të ndërmjetësojë për të te sulltani. Abdullahu iu përgjigj: "Do të bëhet çka ka caktuar All-llahu". Atëherë urdhëroi ta nderojnë dhe ta veshin me rroba të bukura. Abdullahu kishte me vete një sanduk të vogël të dekoruar. Muhammed Ali Pasha e pyeti: "Ç'është ky"? Ai i tha: "Këtë e mori babai im nga huxhra e Pejgamberit, do ta marrë këtë me vete te sulltani". Pashai i urdhëroi ta hapë. Në sandukun e vogël ishin tre ekzemplarë të dekoruar me mus'hafë nga thesarët e sundimtarit. Ishin aq të bukur sa më të bukur kurrë nuk janë parë. Aty kishte edhe 300 copë margaritarë, disa diamantë dhe pllaka prej ari.

Pashai i tha: "Atë që e keni marrë nga huxhra është më shumë se kjo këtu"? Ai iu përgjigj atij: "Kjo është ajo që gjendej te babai im"! Ai nuk i ka marrë për vete të gjitha gjësendet që ishin në huxhre, edhe të tjerët kanë grabitur. Atëherë pashai i tha: "E saktë, tashmë kemi gjetur te mëkëmbësi pjesë të atij thesari". Atëherë e ka dërguar në portë te sulltani. Ibrahim Pasha u kthye nga Hixhazi në Egjipt në muajin muharrem të vitit 1235 hixhrij pasi që e shkretëroi tërësisht vendbanimin Der'ijje dhe banorët i katandisi. Kur Abdullah ibn Saudi arriti në portë te sulltani në muajin rebi'ul-ewwel e shetitën nëpër rrugë të qytetit që ta shohin njerëzit e pastaj e mbytën. Njëkohësisht i mbytën edhe ithtarët tjerë.

Kjo është shkurtimisht për fitnen vehabite. Fitneja e tyre ishte fatkeqësi që e pësuan ithtarët e islamit dhe nga shkaku i tyre është derdhur shumë gjakë, është grabitur shumë pasuri dhe me paraqitjen e tyre është shkaktuar dëm i madh.

Në shumë hadithe të Muhammedit a.s. qartë është paralajmëruar fitneja e tyre. Si shembull do ta cekim hadithin në të cilin Muhammedi a.s. ka thënë: "Do të paraqiten njerëz nga Lindja të cilët do të lexojnë Kur'an por leximi i tyre nuk do ta kalojë kufirin e fytit. Do të dalin nga dini (feja) siç del shigjeta e ngrehur nga harku. Shenja e tyre është qethja tullac". Ky hadith është cekur me shumë transmetime, e disa janë cekur në Sahih'ul-Buhari.

Qartë është theksuar se karakteristikë e tyre është qethja e kokës tullac. "Ata u kanë urdhëruar të gjithë ithtarëve të vet që t'i rruajnë kokat tullac, kurse para tyre në histori nuk ka ndodhur që dikush ta rruaj kokën tullac në shenjë të përkatësisë lëvizjes së caktuar". Lidhur me këtë Sejjid Abdurrahman El-Ahdel ka thënë: "Nuk ka nevojë të shkruhet më shumë për këtë si përgjigje vehabijve se sa hadithi i Muhammedit a.s. se Shenja e tyre është qethja e kokës tullac". Këtë veprim para vehabijve nuk e kanë bërë ithtarët e asnjë sekti apo lëvizjeje.

Ka ndodhur që një femër të cilën e kanë detyruar të bëhet vehabije kur i kanë urdhëruar të qethet tullac ka protestuar te Ibn Abdu'l-vehhabi. Ajo i tha: "Nëse iu urdhëron edhe femrave t'i rruajnë flokët tullac atëherë duhet t'u urdhërosh edhe meshkujve t'i rruajnë mjekrat, sepse flokët për femrën janë dekor siç është mjekra për meshkuj". Ibn Abdu'l-vehhabi mbeti pa fjalë në këtë vërejtje të kësaj femre.

Ata kanë ndaluar tek njerëzit të kërkojnë shefaat nga Muhammedi a.s. edhe pse për këtë ekzistojnë shumë hadithe sahih mbi vlerën e shefaatit të Pejgamberit a.s. për ummetin. Kanë ndaluar leximin e librit Delail'ul-hajrat, i cili përmban salavate mbi Muhammedin a.s.. Kanë folur se kjo është shirk. Kanë ndaluar leximin e salavateve mbi Muhammdin a.s. në minare dhe minber pas leximit të ezanit. "Ishte një muezin i verbër, njihej si njeri i mirë. Ai pas ezanit i lexoi salavatet e vehabijt tashmë e shqiptuan ndalesën. E sollën tek Ibn Abdu'l-vehhabi dhe ai urdhëroi që ta mbysin".

Sikur të kishim rast t'i cekim të tëra çfarë kanë bërë ata do të shkruheshin shumë libra. Por konsiderojmë se e cekura mjafton, kurse All-llahu (i lavdishëm dhe i lartësuar qoftë) më së miri e di.

Përfundoi! Falënderimi i qoftë Krijuesit të botërave!



Autor: Es-Sejjid Ahmed ibn Zejn ibn Ahmed Dehlan - ish mufti i Mekkes






Komploti kundër shtetit islam


Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Përkundër mospajtimit të jobesimtarëve rreth ndarjes reciproke të territoreve muslimane, megjithatë ata janë pajtuar në një: "të shkatërrohet islami". [9] Në këtë rrafsh planifikuan disa rrugë. Në vendet evropiane mbollën mikrobin e lëvizjeve nacionale dhe nacionaliste që do të synojnë drejt sovranitetit dhe mëvetësisë. Mikrobet e ideve të tilla u përcollën edhe në territoret e shtetit islam. Popujt e vet i ndërsynë në shtetin islam. Kush do të lavdërohej në këtë ide, do të ndihmohej me armë dhe pasuri. Kjo reçetë së pari u provua në Serbi dhe Greqi. Kështu synuan ta godasin shtetin islam nga prapavija. Në korrik të vitit 1797 Franca bëri invazion në Egjipt dhe e pushtoi atë. Qëllimi kryesor i këtij sulmi ishte shkatërrimi i hilafetit si formë islame e pushtetit.

Pas pushtimit të Egjiptit aktivitetet e veta ushtarake Franca i zgjeroi në Palestinë. Pas kësaj sulmuan edhe në Siri, por aty humbën. Tentimi i rrënimit të hilafetit dështoi.

Mirëpo, armiqtë e islamit nuk heshtën pas kësaj. Menduan mënyra të ndryshme si të shpartallohet shteti i fuqishëm islam i cili me shekuj në duart e tij mban pushtetin në pjesën më të madhe të rruzullit tokësor. Armiqtë e islamit do të orvaten në çdo mënyrë ta marrin kontrollin në duart e veta në hapësirat e mëdha që i mbulonin muslimanët dhe t'i fusin në duar pasuritë e tyre. Institucioni i hilafetit, që bazamentin e tij e ka nga Medineja, nga Muhammedi a.s. dhe zgjati deri më 1924 (halifi i fundit ishte Sulltan Vehiduddini, kurse i parafundit Sulltan Abdu'l-hamidi), ishte pengesa kryesore në rrugën e copëtimit të muslimanëve, okupimit të territorit të tyre dhe plaçkitjes së pasurisë së tyre.

Potez i suksesshëm që Perëndimi e tërhoqi ishte: "themelimi i një lëvizjeje fetare e cila në formën e saj të jashtme do të dukej islame, e në esencë detyra e kësaj lëvizjeje do të ishte që vendet Perëndimore, nëpërmjet saj, ta marrin pushtetin mbi muslimanët dhe ta rrënojnë hilafetin".

Anglia nëpërmjet njeriut të saj, Abd'ul-aziz ibn Muhammed ibn Saudit, tentoi ta dërmojë dhe dobësojë shtetin islam përbrenda. Në brendi të hapësirës së Arabisë erdhi deri te formimi i lëvizjes vehabite. Anglezët e ndihmuan me armë dhe para, në mënyrë që të mund ta ngrenë zërin dhe armën kundër halifit. Kjo edhe ndodhi. Filloi lufta ndërmjet vehabijve dhe ushtrisë islame osmane. Qëllimi ishte që vehabitët ta marrin pushtetin në pjesët më të mëdha të territorit në Arabi që i mbanin Osmanlinjt, që në këto territore ta fusin medhhebin e tyre dhe t'i mënjanojnë gjurmat e medhhebit të deriatëhershëm hanefit, i cili ishte medhhebi zyrtarisht i pranuar i shtetit islam osman. Tërë kjo duhet të bëhet me dhunë dhe shpatë. Vehabitët më 1788 e sulmuan Kuvajtin dhe e pushtuan. Përparuan në veri dhe arritën deri në Bagdad me ç'rast e rrethuan atë. Qëllimi ishte që të arrihet deri në vendin Kerbela dhe deri te varri i Husejnit r.a., nipit të Muhammedit a.s., që ta rrënojnë dhe ta proklamojnë ndalesën e vizitës varrit të tij.

Në vitin 1803 e sulmuan Mekken dhe e pushtuan atë. Një vit më vonë, më 1804, e sulmuan Medinën dhe, po ashtu, e pushtuan. [10] I rrënuan kubet e mëdha që e mbulonin varrin e Pejgamberit të All-llahut, Muhammedit a.s.. Pasi që plotësisht e pushtuan Hixhazin, u nisëm drejt Shamit (Sirisë, Palestinës, Libanit e Jordanit, përkthyesi). Erdhën deri në afërsi të Humusit.

Në vitin 1810 e sulmuan Damaskun sikur që e sulmuan edhe Nexhefin. Sa i përket Damaskut ai u mbrojt me mjaft sukses. Njëkohësisht, me rrethimin e qytetit të Damaskut i dërguan ithtarët e tyre dhe pushtuan pjesët veriore të Sirisë dhe depërtuan madje deri në Halep. Ishte e gjithënjohur se pas lëvizjes vehabite qëndronte Anglia, sepse Benu Saudët ishin shërbëtorë të tyre - ndërsa shfrytëzuan levëzjen vehabite për qëllime politike që ta godasin shtetin islam nga brendia. Filluan me provokimin e përçarjeve ndërmjet medhhebeve që shumë shpejt këto zënka verbale të shndërrohen në konflikte të mirëfillta të armatosura brenda shtetit islam osman. Por gjithnjë ishte në konsideratë të të huajve që simpatizuesit e medhhebit vehabit mos ta njohin thelbin e kësaj lëvizjeje e veçanërisht lidhjen e saj me Anglezët.

Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi fillimisht i përkiste medhhebit hanbelit. Për disa çështje edhe vetë solli ixhtihad.

Në shumë çështje është ndarë nga dijetarët e medhhebeve tjera. Filloi energjikisht të angazhohet te njerëzit që ta ndjekin mendimin e tij duke e konsideruar si më korrektin. Me qëndrimin dhe sjelljen e tillë ai zgjoi mllefë, gjykim dhe protesta të rrepta të dijetarëve islamë, të sundimtarëve islamë dhe të popujve muslimanë. Ishte e qartë se me qëndrimet e tij doli jashtë normales dhe janë të kundërta me ato që dijetarët e kuptuan nga Kur'ani dhe Sunneti.

Për shembull, ai thotë: "Vizita e kaburit (varrit) të Pejgamberit të All-llahut, a.s., është haram, dhe nëse këtë e bën dikush, atëherë ka bërë mëkat (ma'sije) të renegatit". [11] Madje, ai që shkon ta vizitojë varrin e Muhammedit a.s. nuk i lejohet ta shkurtojë namazin në atë rrugë, sepse kjo është rrugë drejt mëkatit. Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi këtë qëndrim të vetin e bazon në këtë hadithi sherif: "Nuk lejohet që dikush veçan të mundohet dhe të shpenzojë në rrugë përveç në tri xhami: kjo e imja, Mesxhidu'l-harami (në Mekke) dhe Mesxhidu'l-aksa (në Palestinë)". Ai kuptoi nga ky hadith se nuk lejohet askund të udhëtohet përveç në këto tri xhami, e ndër të tjera nuk lejohet të udhëtohet me qëllim të vizitës së varrit të Muhammedit a.s.!!!

Askush para tij nga plejada e dijetarëve islamë nuk e pohoi këtë çështje. Në të vërtetë, porosia e këtij hadithi është: "Nuk është e lejueshme që dikush veçan t'i ekspozohet shpenzimit, angazhimit dhe mundimeve që të shkojë larg në ndonjë xhami ekskluzivisht për ibadet, duke besuar se ibadeti është më i mirë nëse kryhet në ndonjë xhami në krahasim me ndonjë xhami tjetër". Të gjitha xhamitë janë të njëjta, përveç tri të përmendurave më lartë në hadithin e cituar. "(Vlera e namazit në Mesxhidu'l-haram është sikur njëqind mijë namaze në vendin tjetër, në xhaminë e Pejgamberit a.s. sikur njëmijë namaze, kurse në Mesxhidu'l-aksa sikur pesëqind namaze)", Hadithin e trasmeton Muslimi. Në hadithin e cekur nuk ka kurrfarë baze për ndalimin e vizitës varreve, sidomos varrit të pejgamberit Muhammedit a.s.. Muhammedi a.s. në një hadith ka thënë: "Ua pata ndaluar t'i vizitoni varrezat, por, prej tash vizitoni ata, sepse ata ua përkujtojnë vdekjen", (Hadith).

Për shkak të mendimeve të cekura dhe të ngjashme në të cilat Muhammed Abdu'l-vehhabi u është kundërvënë shumicës së dijetarëve, qe larguar nga rrethi, për shkak të dëmit, fitnes dhe përçarjes që patë lindur ndër muslimanët.

I larguar për shkak të fitneve që i patë nxitur ndër muslimanët, transferohet në fisin Anza, emiri i të cilës ishte Muhammed ibn Saudi. Duke e marrë parasysh se emiri i Anzës ishte në armiqësi me emirin e Der'ijjete, nga i cili Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi qe larguar, kjo i shkoi për shtati që të mirëpritet dhe gjeti strehim të sigurt. Së shpejti gjeti ithtarë dhe simpatizantë për doktrinën e tij të re.

Më 1747 emiri Muhammedi publikisht proklamoi se me ndikimin dhe fuqinë e vet vëhet në shërbim të lëvizjes vehabite dhe i proklamoi mendimet e Abdu'l-vehhabit si më të drejtat. Me këtë lëvizja vehabite u bë më ndikuese sepse kishte ndikim direkt në pushtet. Ajo që Abdu'l-vehhabi e mësoi dhe propagandoi, emiri Muhammed ibn Saudi këtë me pushtet e aplikoi.

Kështu, gjatë aktivitetit dhjetëvjeçar të konstituimit me dhunë të medhhebit vehabit në trollin e Arabisë, ky medhheb arriti të shtrihet në afër 30 mila katrorë sipërfaqe.

Pas vdekjes së emirit Muhammed ibn Saudit më 1765 atë e trashëgoi i biri Abdu'l-azizi. Në periudhën e tij nuk erdhi deri te kurrfarë ndryshimesh thelbësore dhe mund të thuhet se lëvizja vehabite pati një periudhë të qetë pa ecje të dukshme përpara. Në territoret që ishin jashta pushtetit të Abdu'l-azizit, askush nuk ia vinte mendjen medhhebit të ri që po paraqitej, as që kush ka vërejtur rrezikun që kanoset pas tij dhe nga e keqja që po u përgatitej muslimanëve.

Mirëpo, pas vitit 41 të themelimit të këtij medhhebi (prej 1747 - 1788) furishëm është vërejtur aktivizimi i tij i sërishëm. Këtë herë zëri i tyre është dëgjuar larg jashtë kufijve të territorit që e sundonin. Për këtë medhheb të ri dëgjuan të gjitha trevat e shtetit të atëhershëm islam. Vetë halifi ndjeu shqetësim nga këto lëkundje të reja që nuk sinjalizonin asgjë të mirë.

Në vitin 1787 emiri Abdu'l-azizi e proklamoi administratën e pavarur shtetërore dhe futi sistemin trashëgues të sundimit (hukm virathi), duke i siguruar vend të birit Saudit të bëhet halif pas tij. Qe tubuar masë e madhe vehabite nën udhëheqjen e shejh Muhammed ibn Abdu'l-vehhabit, dhe para kësaj mase Abdu'l-azizi publikoi se të drejtën për pushtet e mbanë në suaza të familjes së vet - fëmijët e tij janë trashëgimtarë ekskluzivë pas vdekjes së tij. Masa me dëgjueshmëri mbështeti këtë vendim. Tërë kjo ndodhi krahas tashmë formës ekzistuese islame të pushtetit (hilafeti) - që nga aspekti islam është jo e drejtë - sepse Muhammedi a.s. ka thënë: "Nëse jepet zotimi (bej'at) pas dy halifëve, mbytne të fundit prej atyre dyve", (Hadithi sherif).

Çështja është krejtësisht e qartë. Me të madhe po shpështjellohet fija e planit afatgjatë që Anglezët e vunë në rrugën e rrënimit të hilafetit. Është afruar koha e vënies në qafë të zgjedhës koloniale mbi muslimanët. Anglezët i binin daulles, kurse vehabinjt luanin vallen.

Krahas proklamimit të deklaratës mbi sunduesin e ri dhe konstituimit të sistemit paralel sundues përbri hilafetit ekzistues (bartës të së cilit ishin osmanlinjt) sillet edhe deklarata tjetër. Sipas saj medhhebi vehabit proklamohet për medhheb zyrtar kurse mënjanohet medhhebi i deriatëhershëm hanefit, i cili ishte medhhebi zyrtar i pranuar në periudhën emevite, abasite dhe osmane. Medhhebi hanefit qe i drejtë dhe korrekt për tërë ato gjenerata nga shekulli i tretë sipas hixhretit e deri në shekullin e dymbëdhjetë, e ja, erdhën vehabinjt dhe atyre nuk u konvenon medhhebi hanefit.

Në vitin 1788 vehabijt nisën huntën e madhe ushtarake në Kuvajt. E sulmuan dhe e pushtuan. Edhe para kësaj Anglezët tentuan ta nënshtrojnë Kuvajtin, por nuk u shkoi për dore. E tash nëpërmjet vehabijve, të cilët i ndihmuan me para dhe armë, patën sukses.

Në vitin 1792 shejh Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi vdiq. Sipas modelit të njëjtë që ishte në pushtetin laik, e trashëgoi i biri i tij. Pushteti bartet nga babai te i biri. "Emirët sauditë e kanë shfrytëzuar medhhebin vehabit, i cili kishte karakteristika të lëvizjes fetare, për qëllime politike. Nëpërmjet saj arritën pushtetin politik dhe me te goditën në pushtetin ekzistues islam, duke mbjellë në mesin e muslimanëve në fazën fillestare të veprimit mosdurimin medhhebor e më vonë edhe luftëra medhhebore ...".



Autor: Abd'ul-kadim Dhel-lum






Lëvizja vehabite [12]


Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Para se të fillojmë me njoftimet rreth personalitetit të themeluesit të kësaj lëvizjeje dhe të dëftojmë në pasojat i shkaktoi kjo lëvizje, e konsideroj të dobishme që t'i shqyrtojmë idetë themelore të lëvizjes dhe ndikimit të saj në shoqërinë e atëhershme islame. Ideja bazore e lëvizjes është apeli që të adhurohet vetëm Allahu xh.sh. dhe mos t'i bëhet ibadet askujt tjetër, pos Allahut xh.sh. Pa dallim se a ka të bëjë me gurin, drurin apo njerëzit. Ndikimi i kësaj lëvizjeje është harmonizuar me arsimimin e Muhammed ibn Abdulvehhabit, i cili, me idenë dhe veprën e tij reformiste, nuk ka dalur jashta suazave të mjedisit dhe të doktrinës që e ka përvetësuar nga babai dhe bashkëkohasit tjerë. Këta kryesisht ishin dijetarë që mbështeteshin në medhhebin hanbelit dhe në mendimet dhe idetë e shejh Ibn Tejmijjes dhe nxënësit të tij Ibn Kajjim el-Xhevziut.

Me shfaqjen e lëvizjes vehabite filloi koha kur lehtë shkatërroheshin jetat e njerëzve, sulmoheshin vendbanimet, lejohej lehtë ajo që ishte e ndaluar me fe, digjeshin drunjt dhe rrënoheshin shtëpitë. Kjo është aplikuar ndaj muslimanëve, të gjitha me qëllim të kthimit të njerëzve pastërtisë së besimit islam, të cilët në bazë i përkisnin atij besimi (akides). Kjo është koha kur ishin shtrirë fallet dhe magjitë të cilat disa njerëz i shtynë t'i mendojnë se janë të shenjtë gurët dhe drunjt. E kjo nga shkaku se zona e Hixhazit qe shpërfillë totalisht nga ana e pushtetit, veçan zonat shkretinore dhe vendbanimet beduine. Askush nuk kishte kujdes se ç'po ndodh atje. Hixhazit nuk i kushtohej kurrfarë kujdesi i rëndësishëm.

Në atë kohë në Evropë ishin aktuale lëvizjet reformiste, të cilat rrënjësisht patën ndryshuar rrjedhën e historisë. Nga bota e vjetër hynë në botën moderne, dhe duke iu falënderuar moskujdesit, mediokritetit dhe letargjisë së muslimanëve arritën që muslimanët të bëhen pre e lehtë dhe lodër në duar të botës së fuqishme industriale, të Lindjes apo të Perëndimit.

Suksesi që e arriti misionarizmi vehabist [13] nuk e kishte jehonën e kërkuar që u nevojitej muslimanëve të këtij shekulli. Për arsye se reforma që e rekomandonte vehabizmi ishte e kufizuar dhe tepër lokale dhe se ishte me karakter të pastër fetar. Reforma e suksesshme që u nevojitej muslimanëve nuk ka mundur të jetë me karakter ekskluziv fetar, por reformë e karakterit fetar, politik, sociologjik dhe shkencor, e cila muslimanët do t'i sillte atje ku kanë arritur Evropa në këtë shekull.

Po, duhej reforma që muslimanët do t'i sillte atje ku patë arritur Evropa me renesansën e vet. Nuk mjaftonte rrënimi i kubeve mbi varre, ndalesa e tevessulit me pejgamberët dhe evlijatë që t'i nxjerrë muslimanët në renesansën e nevojshme.

Në vehabizëm më së shumti ideisht ka ndikuar Ibn Tejmije, i cili kishte qëndrim negativ ndaj filozofisë, e injoronte atë dhe shkencat e saj. Ky ishte minus i madh në lëvizjen vehabiste, i cili i bëri dëm të madh. Filozofia në kohën e Ibn Tejmijes ishte filozofia e vjetër e cila nuk kishte ndonjë vlerë të veçantë shkencore në jetën praktike. Sa i përket filozofisë në kohën e veprimit të levizjes vehabite, ajo tashmë kishte dimension dhe barrë tjetërfare. Ishte ngushtë e lidhur me shkencën dhe kishte dobi dhe ndikim evident në jetën praktike. Nuk është e mirë për një lëvizje reformatore ta mohojë dobinë praktike të filozofisë apo ta konsiderojë të parëndësishme.

Duke e marrë parasysh se vehabizmi lindi ndër beduinët dhe në një mjedis primitiv, atëherë u arsyetohej se reformën e kanë kryer në atë shkallë duke i kënaqur nevojat e kushteve beduine - shkretinore të jetesës. Mirëpo, kjo nuk ishte as përafërsisht e mjaftueshme as e pranueshme për pjesën tjetër shumë më të madhe të ummetit përparimtar islam. Qëndrimi i pjesës përparimtare dhe civilizuese të ummetit islam, ndaj vehabijve ishte që mos t'u jipej përkrahja. Ata kërkonin dozë më të madhe të reformës (islahit). Madje edhe më shumë se kjo, morën qëndrim ndaj tij si personalitet jo fort bujar, e kontestuan dhe iu kundërvunë me të gjitha mjetet në dispozicion. Dhe si rezultat i gjithë kësaj erdhi deri te luftërat që e rritën jazin dhe ndasinë ndër muslimanët.

Po ashtu, lëvizjes vehabite i përshkruhet pjesëmarrja në këto luftëra që filluan ndërmjet muslimanëve për shkak të tij. Sepse, lëvizja vehabite nuk ishte thirrje e qetë misionariste që i drejtohej bartësit të mendimit të kundërt me këshillën e bukur (mew'idhatun hasenetun) dhe me thirrjen e njerëzve në lëvizjen e tyre në mënyrën më të mirë (bil-leti hije ahsen).

Ata shpallën luftë të shenjtë me synim mbështetje kësaj lëvizjeje, në mënyrë që me forcë t'i detyrojnë kundërshtarët të hyjnë në te, dhe kush besonte ishte i shpëtuar, ndërsa kush u kundërvihej dhe rebelohej e shpallnin renegjat dhe derdhjen e gjakut të tij dhe konfiskimin e pasurisë së tij e lejonin. Kështu vepruan vehabijt në vendet ku depërtuan, duke filluar nga Jemeni, Hixhazi, skajet e Shamit dhe Irakut. E kishin të lejuar që në çdo shtet që hynin të shpallnin luftën kundër banorëve të tij.

Nëse kishin fuqi të mbesin në ato vende ato ia bashkonin krahinave të veta ku tashmë kishin pushtet, e nëse nuk mund të mbetnin aty kënaqeshin me shkretërimin, rrënimin dhe plaçkitjen e presë.

Nuk ka fare dyshim se lëvizja vehabite me këtë akt ka dalë nga suazat e tolerancës islame. Sepse misionarizmi islam është ekskluzivisht me karakter paqëdashës dhe nuk mbështetet në luftë përveç në situata të veçanta, siç është mbrojtja. Islami nuk lejon që i pari të sulmohet në armikun, sepse nuk lejohet që askush me forcë të futet në islam. Ky është prej karakteristikave elementare islame që i janë të njohura çdokujt. Por vehabijt atë kohë nuk mendonin ashtu. Konsideronin se Islami ka filluar me shpatë dhe thanë: "Edhe thirrja në të le të jetë me shpatë".

Sipas mësimit islam, muslimanët duhet edhe me kundërshtarët e vet që janë jobesimtarë të sillen me tolerancë. Ndërkaq, vehabijt më me ashpërsi kanë qëruar hesapet me kundërshtarët ideor të tyre se sa që muslimanët vepronin me kundërshtarët e tyre jobesimtarë. Më së paku është dashur të sillen vehabijt me kundërshtarët ideor të tyre siç veprojnë muslimanët me kundërshtarët jobesimtarë. Me këtë dallim që kundërshtarët ideorë të vehabijve nuk ishin jobesimtarë. Këta ishin shumica e popullatës muslimane që kanë besuar në All-llahun dhe në të Dërguarin e Tij, por nuk janë pajtuar me mësimin vehabit. Por, edhe nëse disa prej tyre edhe i ftonin të vdekurit dhe kërkonin ndihmën e tyre dhe iu luteshin për arritjen e nevojave dhe kërkonin dalje nga vështirësitë, sikur edhe të pajtoheshim me faktin se këta janë elemente shirku, megjithatë nuk mund të bëj shirk kush beson në All-llahun. Këta njerëz është dashur mësuar e këshilluar, e jo mbytur.

Mbështetjen që Ali Saudët ia dhanë vehabijve ishte e mjaftueshme që ata të mund të shpallin xhihad për kundërshtarët ideor të tyre. Edhe pse metoda paqëdashëse, sipas nesh, do të ishte garancë më e madhe për sukses dhe për përhapjen e da'ves nga metoda e dhunës. Përdorimi i tyre i argumentit të dhunës rezultoi që edhe kundërshtarët e tyre ideorë të përdorin po këtë metodë. Kjo rezultoi që për këtë lëvizje të shtrembërohet fotografia në sytë e shumë njerëzve kështu që mbetën larg edhe mendimit që t'i bashkangjiten kësaj lëvizjeje.

Numër shumë i vogël arabësh iu bashkangjitën kësaj lëvizjeje, sepse nuk u njoftuan me formën burimore të saj, por nëpërmjet fotografisë së shtrembëruar. E sikur vehabijt të kishin përdorur metoda paqëdashëse, sigurisht do t'u besonte numër më i madh njerëzish, sidomos pas rritjes rapide të shkallës së arsimimit dhe interesimit për arsimim.

Edhe tash pengesa kryesore për hyrjen në këtë lëvizje janë thirrësit primitivë dhe mendjelehtë të cilët nuk heqin dorë nga metoda e dhunës dhe ashpërsisë që ishte e pranishme edhe në fillim të lëvizjes vehabite.

Po ashtu, ajo që i zihet për të madhe vehabijve është fakti se vetëm deklarativisht ftonin për hapjen e dyerve të ixhtihadit kurse vetë kanë mbetur duke iu përmbajtur medhhebit hanbelit. Nga mësimi i Ibn Tejmijes kanë marrë vetëm mësimin mbi besimin (akaidin), kurse asgjë nuk kanë pranuar nga ixhtihadi i tij në dispozita (ahkam), siç është për shembull: "çështja e talakut (divorcit) e të ngjashme".

Madje edhe nga vetë Ibn Abdu'l-vehhabi nuk theksohen ixhtihadet e reja pos në disa çështje që nuk janë me rëndësi të veçantë. Për shembull: "U paraqit me mendimin se shpagesa e gjakut për muslimanin është 800 rijalë, në vend të vlerës me 1000 deve, që është konstatuar me hadith të Pejgamberit të All-llahut".

Ndonëse muslimanët tash por edhe atëherë kishin nevojë të madhe për ixhtihad, ixhtihadi i mirëfilltë as me këtë lëvizje nuk rifilloi. Nuk mjaftonte që të ndalet atje ku ishte ndalur Ibn Tejmije. Kishte nevojë për ixhtihad që do t'i mënjanonte gjurmat e mediokritetit dhe shtangimit të mendimit islam, evidente në shekujt që kanë kaluar. Për shkak të mungesës së ixhtihadit të mirëfilltë dhe efektivë muslimanët janë sjellë në gjendjen e dekadencës dhe nevojën e mbështetjes në të tjerët dhe huazimit të ligjeve të tyre.



Autor: Dr. Muhammed Husejn Shendub






Mendimi i prof. shejh Ali Tantavit mbi Vehabizmin [14]


Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Shejh Ali Tantavi merrë qëndrim të mesëm kundrejt paraqitjes së lëvizjes vehabite. Pjesërisht e mbështetë, kurse pjesërisht e kritikon. Në veprën e tij mbi Abdu'l-vehhabin, në faqen 5, shejh Ali Tantavi thotë: "Lexuesi që lexon biografinë e Ibn Abdu'l-vehhabit, lehtë do të vjen në përfundim se ai nuk ishte dijetar i madh. Në kohën e tij kishte shumë dijetarë që ishin më të ditur se ai dhe që kishin memorizuar më shumë tekste fetare se ai dhe që kishin shkruar më shumë vepra se ai, por në kohën e tij, madje as pesëqind vite më herët deri sot, nuk ka ekzistuar dikush që ka ndikuar më shumë në shoqërinë islame dhe ka bërë ndryshime në të se sa ai. Përkundër faktit se është rritur në midis lokal dhe në qytetin që ishte larg prej qendrave të mendimit të gjallë të mendimit islam, askush nuk e ka lëkundur shoqërinë islame siç e bëri këtë ky njeri. Unë edhe tash i admirohem rreptësisë së propagandës dhe forcës me të cilën luftonte".

Në faqen 9, Ali Tantavi vazhdon e thotë: "Shejh Muhammed Ibn Abdu'l-vehhabi nuk erdhi me novatori as që futi diç të re në islam. Ftonte në tevhid (monoteizëm) të drejtë dhe Islam të mirëfilltë. Vetë misionit, thirrjes në Islam apo da'vetit të tij, këtyre s'ka çka t'u bëhet vërejtje. Ajo që merret si mangësi dhe mungesë është metoda që ka ndjekur gjatë reformës. Për shembull: 'ka parë disa njerëz se si sillen në varreza dhe në këtë veprim ka parë elemente të qarta të shirkut (politeizmit), sipas mendimit të tij. Pastaj po këtë qëndrim (hukm) e përcolli në të gjitha qytetet dhe vendbanimet në të cilat kishte kupola mbi varre. Të gjithë këta muslimanë i shpalli renegjatë (murtedë) nga feja. E lejoi derdhjen e gjakut të tyre (d.m.th. mbytjen e tyre) dhe konfiskimin e pasurisë së tyre. Kjo vërtet edhe është aplikuar'. Edhe pse shejh Ibn Abdu'l-vehhabi gjithnjë fliste se i përket medhhebit hanbelit, në praktikë nuk e aplikonte. Në medhhebin hanbelit qëndron se muslimani që bëhet renegjat, së pari thirret në pendim dhe i ofrohet kthimi në islam tri ditë. Nëse pas kësaj nuk kthehet në islam, kurse është i mençur, madhor dhe i vetëdijshëm, vetëm atëherë mbytet, si renegjat (murted). E nëse do të thoshte: 'Unë jam musliman apo e shqipton kelimei shehadetin, aprovohet deklarata e tij dhe lirohet'. Ky është qëndrimi i medhhebit hanbelit". A e ka ftuar shejh Abdu'l-vehhabi çdo kuburit [15] kundër të cilëve kishte luftuar (nëse është e saktë se ata janë idhujtarë të varreve)? Përse nuk i ka pranuar sipas formës së jashtme (dhahir), sepse të gjithë kanë folur se janë muslimanë dhe se dëshmojnë se: 'Nuk ka zot tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është rob dhe i dërguar i Tij?'.

Më tej, në faqen 36 të vëllimit të II-të Ali Tantavi kur fletë për luftërat vehabite pohon: "A kanë pasur të drejtë shejh Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi dhe sauditët të luftojnë kundër njerëzve dhe të lejojnë konfiskimin e pasurive të tyre, mbytjen e meshkujve, rrënimin e vendbanimeve kurse shqiptonin kelimei shehadetin dhe flisnin se janë muslimanë? Sikur mos t'i kishin sulmuar a do të ishte e lejuar që t'i lënë në injorancë (xhehl) dhe lajthitje kurse kishin mundësi t'i mënjanojnë ato prirje të këqija që ishin të pranishme?", në këtë çështje me vite jam hamendur se çfarë përgjigje të ofrojë. Tash për tash s'kam mendim të prerë!

Kur kujtohem se Ebu Bekri r.a. dhe as'habët luftuan kundër murtedëve, edhe pse shumica e tyre nuk i kanë mohuar vlerat e islamit, por vetëm kanë ndaluar zekatin, atëherë shoh se Ibn Abdu'l-vehhabi kishte të drejtë të luftojë kundër beduinëve që kishin bërë të këqija dyfish më të mëdha nga ato nga koha e Ebu Bekrit që i kemi quajtur murtedë.

Por sërish kur kujtohem se Ibn Abdu'l-vehhabi thuajse të gjithë muslimanët i ka shpallur kafirë (jobesimtarë) duke i përjashtuar nga këtu vetëm simpatizantët e tij, ndonëse këta muslimanë nuk ishin të gjithë kuburistë as që të gjithë kanë bërë shirk (politeizëm) apo kufër (mohim të All-llahut). Ndoshta vetëm disa shtresa të njerëzve të rëndomtë me jashtësi kanë shfaqur disa veprime që nuk pajtohen me moralin (ahlakun) islam. Por kur kësaj i shtohet se ndër ata kishte dijetarë, reformatorë dhe njerëz të mirë, atëherë nuk shoh arsyetim për veprimet që i ka bërë Abdu'l-vehhabi. Vehabijt, po ashtu, në betejat që i zhvillonin kundrejt kundërshtarëve ideorë nuk i përmbaheshin rregullave që janë vendosur në luftë të muslimanëve kundër jobesimtarëve. Sipas rregullave që janë vendosur në periudhën e hershme të islamit, kur ndodhën shumë pushtime, Islami, ndër të tjera, urdhëron që armikut t'i shpallet luftë. Betejat që i zhvillonin vehabijt në të shumtën janë kryer me sulme të befasishme, pa paralajmërim.

Unë do ta theksoj vetëm një prej shumë shembujve që i shënoi Ibn Bishr në veprën e vet 'El-Mexhdu bi tarihi Nexhd': "Emiri i krahinës Hurtme erdhi te shejh Muhammed Ibn Abdu'l-vehhabi, pasi që krahina e tij e pranoi doktrinën e tij dhe filloi ta ndjekë, ta njoftojë se banorët e kësaj krahine e lëshuan mësimin e tij dhe refuzuan nënshtrueshmërinë dhe pasimin e shejh Ibn Abdu'l-vehhabit. Ibn Abdu'l-vehhabi kundër tyre e dërgoi ushtrinë që e udhëhoqi Abdullah ibn Muhammed ibn Saud. Për shkuarjen në atë vend zgjodhi rrugë jo të zakonshme.Udhëtuan ditë e natë që sa më parë të arrijnë atje. Në afërsi të vendbanimit arritën natën. E rrethuan vendbanimin dhe i pushtuan të gjitha pikat e rëndësishme. Abdullahu urdhëroi që kur të fillojë koha e sabahut të gjithë përnjëherë ta shkrepin nga një plumb. Kur kërsitën të gjitha pushkët me një zë, kjo ishte e tmerrshme për banorët. Është shënuar se disa shtatzëna dështuan frytin nga frika. Kur Ebu Bekri i sulmoi murtedët, i urdhëroi ushtrisë që mos t'i prejnë drunjt dhe pallmat, që mos t'i ngacmojnë gratë, fëmijët dhe pleqtë dhe e paralajmëronte sulmin. Luftërat që i zhvillonin vehabijt kundër muslimanëve, të cilët i patën shpallur për renegjatë nga Islami, në to kishte çdo gjë që në islam është e ndaluar". Mbi këto beteja gjerësisht shih në veprën e përmendur të Ibn Bishrit në faqet 30, 52, 53, 56 dhe 61.

Masovikisht konfiskuan pasurinë nga kundërshtarët ideorë. U ekzekutuan shumë njerëz me akuzën për dalje nga feja (ridde). Ja si ndodhi rasti me Osman ibn Muamerin, i cili ishte ndër të parët që i dha mbështetje lëvizjes dhe i pari dha zotimin (bej'at) në Der'ijjje. Mirëpo, fundi qe tragjik. U mbytë nga njerëzit e lëvizjes së tij. Udhëheqësi i fisit Darma, Ibrahim ibn Muhammed u mbyt në ndejë për shkak se kishte thyer zotimin e dhënë Muhammed Ibn Abdu'l-vehhabit dhe Muhammed ibn Saudit.

Kishte raste kur është shkatërruar në tërësi popullësia e një vendbanimi. Kështu u ndodhi banorëve të vendbanimit të krahinës Hurme. Muhammed Ibn Saudi i shkroi babait të tij Abdu'l-azizit në vitin 1193 hixhrij, se të gjithë banorët e fshatit Hurme refuzuan dëgjueshmërinë dhe kontratën dhënë vehabijve dhe si të tillë nuk meritojnë besim. Babai i dha urdhëresë që ta shkatërrojnë tërë fshatin. Kështu edhe ndodhi. Fshati u shkatërrua. Popullësia e mbijetuar u shkapërderdhë nëpër tërë vendin.

Pastaj vazhdon shejh Tantavi, duke thënë: "Mirëpo, nëse shikojmë në anën tjetër, shohim se këto luftëra që i zhvilluan vehabijt kundër kundërshtarëve ideorë dhanë edhe fryt. Ata territorin e Nexhdit nga gjendja e shirkut, xhehlit dhe mëkatit, sipas mendimit të tyre e shndërruan në gjendjen e tevhidit, shkencës dhe ibadetit. Kështu që ende jam i hamendur mbi qëndrimin ndaj tyre. Nuk di të marrë qëndrim". [16]

Është e saktë se fiset e Hixhazit dhe të Jemenit kryesisht kanë bartur flamurin e islamit dhe ata e kanë përcjellë islamin në skajet më të largëta të botës. Sa i përket krahinës së Nexhdit, ajo është shpërfillur nga ana e emevitve, abasitve dhe osmanlijve. Për këtë krahinë askush nuk është preokupuar veçant. Askush nuk ka kontrolluar veçant ç'po ndodh atje. Kur kjo dihet nuk duhet çuditur se atje më së lehti u kthyen traditat e xhahilijetit. Krahina e Nexhdit ishte e ndarë ndërmjet disa fiseve të fuqishme. Pushtetin në Ujejn e kishte familja Ali Muammer. Në Der'ijje pushtetin e kishin Ali Saudët. Pushtetin në Rijad e kishte Ibn Badisi.

Në Ahsa pushtetin e kishin Ali Halidët. Ndërmjet këtyre fiseve kryesisht ekzistonin konflikte dhe plaçkitje të gjata të ndërsjella. Popullësia kishte lajthitur nga rruga e vërtetë dhe rruga e islamit. Muhammed Ibn Abdu'l-vehhabi në një mjedis të këtillë gjeti vend të përshtatshëm për veprim dhe punë reformiste. Mund të thuhet se pikërisht ndihej nevoja për paraqitjen e një njeriu siç ishte Ibn Abdu'l-vehhabi. Por a do të thotë kjo se diagnoza e njëjtë dhe medikamentet e njëjta kanë mundur të përdoren për çdo vend tjetër dhe për çdo kohë dhe për çdo rast? A do të thotë kjo se nëse një metodë në një kohë specifike dhe për shkaqe të njohura ishte e suksesshme për zgjidhjen e një problemi se atë duhet përjetësuar dhe shpallur për universale dhe të vlefshme për çdo problem? Dhe në pajtim me këtë, themeluesi i saj duhet të lavdërohet për të gjitha kohët dhe të konsiderohet i zgjidhshëm për çdo problem në botën islame? Përgjigjja e vërtetë në këtë është: 'Jo'. Çdo kohë dhe çdo vend ka problemet e veta dhe specifikat e veta. Një metodë mund të jetë e suksesshme në ndonjë vend, por e njëjta nëse aplikohet në ndonjë vend tjetër mund të jetë kundërproduktive e të tjera.

Misioni i Ibn Abdu'l-vehhabit filloi të ketë sukses kur vajzën e tij e martoi Osmani, princi i krahinës Ujejne. Ai pas asaj martese hyri në anën e tij dhe kjo lëvizje filloi të masovizohet. Filluan të rrënojnë kube mbi varre, tyrbe dhe vetë varret. I prenë edhe shumë drunj, të cilat populli në njëfarë mënyre i respektonte. Para këtyre akteve e lexonin ajetin: "Thuaj, erdhi e vërteta kurse u shkatërrua gënjeshtra", (el-Isra, 81).

Duke e imituar kështu Pejgamberin a.s., i cili e lexonte këtë ajet duke i rrënuar statutë që në xhahilijet ishin të vendosura rreth Qabes. Për një kohë të shkurtër tërë kjo krahinë e Nexhdit u pastrua nga kubet, tyrbet dhe drunjt e shenjt. Me këtë edhe përfundoi faza e parë e misinot të Ibn Abdu'l-vehhabit.

Faza e dytë ishte fillimi i ndërtimit të shtetit apo më saktë "ballafaqimi i besimit dhe dhunës". Kjo u arritë pas marrëveshjes në Der'ijje në vitin 1740, pas takimit të Muhammed Ibn Saudit dhe shejh Ibn Abdu'l-vehhabit. Ndërmjet këtyre dyve u zhvillua kjo bisedë:

Shejh Muhammed Ibn Abdu'l-vehhabi: "E sheh ç'ishte në Nexhd, populli e patë harruar fenë, në çdo hapë kishte shirk dhe lajthitje. Thehen urdhërat e All-llahut, popujt çdo ditë e zhdukin njëri tjetrin. Nga ti kërkoj që ta bëjmë një marrëveshje mbi punën e përbashkët reformiste dhe ta nxjerrim këtë popull nga (politeizmi) shirku dhe lajthitja".

Muhammed Ibn Saudi: "Unë do ta jap mbështetjen por i kam dy kushte":

- Kushti i parë: "Nëse arrijmë ta marrim pushtetin në këto territore që ai të mbetet në duart tona e jo të na ndërrosh me ndonjë dinasti tjetër".

- Kushti i dytë: "Që popullësia e Der'ijjes të na jep neve tatimin nga të ardhurat e tyre dhe ti të mos e kundrshtosh grumbullimin tonë të këtij tatimi".

Shejh Muhammed Ibn Abdu'l-vehhabi: "Sa i përket kushtit të parë, menjëherë ta jap dorën në shenjë pajtimi, e sa i përket kushtit të dytë, shpresoj se do t'i pushtojmë shumë territore dhe se do të kesh pre të mjaftueshme që do ta konfiskojmë, ashtu që nuk do të kesh nevojë për tatim nga Der'ijje". Kjo marrëveshje është bazë mbi të cilën më vonë u ngritë shteti saudit.

Muhammed Ibn Saudi dhe i biri i tij Abdu'l-azizi në çdo gjë e dëgjonin fjalën dhe mendimin e Shejh Muhammed Ibn Abdu'l-vehhabit deri atëherë kur u pushtua Rijadi në vitin 1188 hixhrij. Prej atëherë Shejh Muhammed Ibn Abdu'l-vehhabi të gjitha autorizimet e përcolli mbi Abdu'l-ziz ibn Muhammed ibn Saudin sa u përket të drejtave mbi muslimanët. Sa i përket Ibn Abdu'l-vehhabit ai pas kësaj u tërhoq nga jeta publike dhe iu përkushtua ibadetit dhe shkencës.

Kjo vlen të theksohet se tërë kjo u zhvillua në kohën kur muslimanët kishin halif legal kurse halifa kishte vali në çdo vend të botës muslimane. Valiu turk e nuhati konfliktin nga ndodhitë e fundit në Nexhd dhe vendosi t'i kundërvihet agresionit vehabit. I tuboi shumë fise dhe i ndihmoi me pasuri dhe armë duke dëshiruar me këtë ta pengojë përhapjen e lëvizjes vehabite. Vehabijt e shfrytëzuan preokupimin e shtetit islam osman nga sulmet e jashtme. Pikërisht atëherë ushtria françeze filloi të zbarkohet në Egjipt. Deri sa muslimanët mbroheshin nga ushtria (kristiane) e Napoleonit, vehabijt arritën që për një kohë të shkurtër t'i pushtojnë shumë territore dhe qytete dhe të kryejnë masakra, plaçkitje dhe të shkaktojnë rrëmujë të madhe, kryesisht ndaj banorëve muslimanë:

- Më 1215 hixhrij e pushtojnë Usejrën,
- Më 1218 hixhrij e pushtojnë Mekken,
- Më 1220 hixhrij e pushtojnë Medinën,
- Filluan zgjerimin e tyre deri në kufijt me Irakun dhe deri në Sham.

Napoleoni i dërgoi misionarët e tij të vendosin bashkëpunim dhe lidhje me Ibn Saudin dhe i ofroi atij aleancë kundër shtetit osman.

Anglia, pasi që ushtria e saj në vitin 1798 gregorian arriti në Moskut, poashtu vendosi marrëdhënie të mira të solidaritetit dhe mbështjetjes me princin Saudin, duke theksuar se dëshira e tyre është të kenë raporte të sinqerta dhe të përzemërta me pushtetin e Der'ijes dhe pushtetet tjera në vendet arabe. [17]

Britanikët ua theksuan vehabijve se ata nuk do të përzihen rreth luftës së tyre që e zhvillojnë kundër atyre që nuk pajtohen rreth çështjeve fetare dhe kërkuan vetëm që vehabijt mos t'i sulmojnë barkat dhe anijet e tyre të ankoruara. Ibn Saudi i njoftoi Britanikët me proklamatën e vitit 1810 se u ka dhënë urdhër njerëzve të vet që mos t'i prekin barkat dhe anijet angleze. [18]

Nga këto detaje është evident dallimi në terma. Nuk theksohet më 'tekfiri' (shpallja për kafirë) të atyre që nuk shkojnë pas tyre, Kitab dhe Sunnet, në emër të 'La ilahe il-lall-llahu' e të ngjashme. Britania nuk do të përzihet në konfliktet e tyre fetare, kur derdhet gjaku muslimanë. Ata do t'i sulmojnë vetëm ata që do t'i atakojnë barkat dhe anijet e tyre që kanë ardhur ta robërojnë dhe plaçkisin botën islame. Ibn Saudi u jep premtime se njerëzit e tij nuk do t'i ngacmojnë anijet britanike: "Pushteti britanik ishte në paqë, në marrëveshje dhe në bashkëpunim të përhershëm me vehabijt". [19]

Mirëpo, së shpejti do të tregohet hipokrizia dhe fytyra e vërtetë e britanikëve. Vitin vijues arrinë valiu egjiptian me ushtri Muhammed Ali Pasha (me prejardhje shqiptare, përkthyesi) që t'i qërojë hesapet me lëvizjen vehabite. Pasi që Ibn Saudi pa se ç'po përgatitet, iu drejtua britanikëve për ndihmë.

Por, pasi që edhe françezët ishin të përzier në lojë në këtë ekspeditë, britanikët u bënë të shurdhër përballë apelit për ndihmë të vehabijve. Muhammed Ali Pasha në vitin 1811 me ushtri të madhe muslimane nga Egjipti erdhi në krahinën e Hixhazit dhe aty rreptë u konfrontua me lëvizjen vehabite. Vdiqën shumë muslimanë në të dy anët dhe me këtë përfundoi jeta e shkurtër e shtetit të parë saudit.

Deri sa zhvilloheshin luftërat ndërmjet ushtrisë së Muhammed Ali Pashës dhe vehabijve në Hixhaz, britanikët e shfrytëzuan këtë konflikt dhe e pushtuan Bahrejnin. Me këtë filloi procesi i kolonizimit nga ana e Britanisë.

Po ashtu, është me rëndësi të theksohet se lëvizja vehabite nuk është kënaqur ekskluzivisht me përmirësimin e gjendjes fetare në suaza të shtetit osman, i cili ishte shtet legal dhe legjitim islam në tërë territorin e 'Daru'l-islamit' (Botës islame). Ajo që doli nga kontrolli i pushtetit islam ishte e sinkronizuar dhe e koordinuar me kolonizatorin e forcave perëndimore: "Britaninë apo Francën". Kështu që në të vërtetë, pushtimi i Taifit, Mekkes dhe Medines nga ana e vehabijve - saudianëve, në të vërtetë ishte secesion e copëtim nga shteti islam. Në vitin 1804 Saudi dha urdhëresë me të cilën ndalohet leximi i lutjes për sulltanin osmanli në xhuma të premteve në Mekkë. Kjo shfaqje ishte çështje tejet e rrezikshme.

Princi Saudi pasi hyri në Mekke i dërgoi letër sulltan Selimit III me këtë përmbajtje: "Nga Saudi Selimit! Në Mekke kam hyrë më 4 muharrem 1218 hixhrij. U kam dhënë banorëve siguri në jetë dhe pasuri, pasi që kam rrënuar çka kam gjetur në Mekke nga shenjat pagane mushrike. I kam abroguar të gjitha taksat dhe tatimet që i ke caktuar ti pos atij që është e drejtë sipas sheriatit nëse këtë e përcakton gjykatësi i caktuar dhe i autorizuar për këtë veprimtari. E ke për detyrë t'u urdhërosh mëkëmbësve në Damask dhe Kairo që mos të vijnë në këtë qytet të shenjtë me daulle dhe instrumente tjera, sepse kjo s'ka të bëjë me fenë. Me ty qoftë mëshira dhe bekimi i All-llahut". [20]

Tërë kjo ndodhi krahas pushtetit tashmë ekzistues islam (hilafetit), që nga këndvështrimi islam është jo i drejtë. Muhammedi a.s. ka thënë: "Nëse i jepet betimi (bej'at) dy halifëve, mbytne të fundit nga ata dy", (Hadith).

All-llahu i madhëruar thotë: "Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në dynja) dhe e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai!", (En-Nisa', 115).






_________________________

[1] - Biografia e autorit: Ahmed ibn Zejn ibn Ahmed Dehlan el-Mekki është dijetar i medhhebit shafij. Ishte jurist i sheriatit - fakih dhe historian që është dëshmuar si dijetar në lëmi të shumta. Ka kryer funksionin e muftiut të Mekkes të lavdishme. Ka bartur titullin e nderit shejh'ul-islam.
Është i lindur në Mekke në vitin 1304 hixhrij. Pas vetes la vepra të botuara që janë në qarkullim, ndër të cilat veçojmë:
- El-Ez'haru'z-zineti fi shehri metni elfijjeti,
- Tarihu duveli islamijjeti bi'l-xhedavivi'l-merdijjeti,
- Fet'hu'l-xhevadu'l-mennani ale'l-akidet'il-musemmati bi fejdi rrahman,
- Derru'l-sunnijjeti fi reddi ale'l-vehabijjeti,
- Nehlu'l-atshani ala fet'hi'-rr-rrahmani,
- Fi texhvidi'l-kur'ani,
- Hulasatu'l-kelami fi umera'i bedeli'l-harami,
- El-Futuhatu'l-islamijjeh, etj.,
- Nga veprat e tij është edhe ky libërth mbi fitnen vehabite për të cilën shpresojmë se lexuesit e ndershëm do të kenë dobi, kurse All-llahu i di qëllimet e të gjithëve,
- Kjo vepër është botuar në vitin 1978 në Stamboll nën mbikqyrjen e Husejn Hilmi ibn Seid Istambullit.
[2] - Tevessul konsiderohet që dikush ta lexojë e drejtojë duanë All-llahut xh.sh. dhe në të ta përmendi Pejgamberin Muhammedin a.s. ose ndonjë pejgamber ose evlija tjetër me shpresë se All-llahu xh.sh. do t'i përgjigjet duasë së robit të tij për shkak të mëshirës dhe bereqetit të Tij ndaj robit të përmendur në dua. Kjo mënyrë e duasë ka mbështetjen e vet në hadithet e Pejgamberit të All-llahut. Të parët që këtë dëshiruan ta largojnë nga mësimi islam janë vehabijt.
[3] - Tevhid është besimi në një Zot - njësia që përfshihet në maksimën La ilahe il-la'll-llah.
[4] - Da'va është thirrja në islam. Deri diku i përfgjigjet termit misionarizëm.
[5] - Libri quhet Es-sevarik'ul-ilahijje fi reddi ale'l-vehabijje, Damask, 1997.
[6] - Pejgamberi i rrejshëm i cili u paraqit në epokën e Resulull-llahut kurse pësoi nga ana e Halid ibn Velidit në kohën e sundimit të Ebu Bekrit r.a..
[7] - Huxhre quhen lokalet ku është varrosur Muhammedi a.s..
[8] - Te shqiptarët i njohur si Mehmet Ali Pasha, me prejardhje shqiptare. Përkthyesi.
[9] - Shkëputje nga vepra 'Kejfe huddimet hilafe' (Si është rrënuar hilafeti) nga autori prof. Abd'ul-kadim Dhel-lum, fq. 13 - 19.
[10] - Po këtë vit Karagjorgje ngriti kryengritjen kundër Turqisë. Ky është fakt se Anglezët mirë i kanë sinkronizuar kryengritësit serbë dhe vehabitë për masakrimin e muslimanëve dhe rrënimin e hilafetit dhe shtetit musliman. Për këtë arsye vehabitët qenë tradhtarët më të mëdhenj të islamit.
[11] - Gënjeshtër e madhe vehabite.
[12] - Studimi mbi lëvizjen vehabite është sizhe i shkurtuar i punimit të M. H. Shendubit, i cili me këtë temë ka mbrojtur temën e diplomës në fakultetin pedagogjik të Universitetit të Libanit. Punimi ende s'është botuar por ka vlerë.
[13] - Ky është mendim i prof. Abdulmeteala es-Said it në librin e tij El-Muxheddidune fi'l-islami", botimi II, Kairo, 1962, fq. 437.
[14] - Ali Tantavi, Muhammed Ibn Abdu'l-vehhab, vëllimi I, Damask, 1961.
[15] - Vehabitët 'kuburit" e quajnë çdo njeri që e viziton varrin dhe sipas tyre në varr sillen jokorrekt, në kuptim nëse bën lutje në varre apo si thonë ata se kaburitët u luten të vdekurve në varre. Sipas mendimit apo supozimit të ulemasë islame normale, vehabijt pa të drejtë i kanë quajtur kuburitë njerëzit që u bënin vizitë të rëndomtë varrezave (mezareve).
[16] - Ali tantavi, Muhammed Ibn Abdu'l-vehhab, vëll. I, Daru'l-fikr, 1961. Përndryshe, shejh Ali tantavi është nga Siria dhe në kohë të gjatë jetoi në Arabinë saudite.
[17] - Emin Seid, Tarih'ud-dewleti's-saudijjeh.
[18] - Ibid., fq. 105 - 106.
[19] - Ibid., fq. 106 - 107.
[20] - Muhammed Hamid el-Fekkij, Etheru da'vet'il-vehabijjeti, fq. 93.






Pasthënie

Në këtë libër flitet për historikun dhe djepin e vehabizmit nga penda e tre dijetarëve: Dehlanit, Dhel-lumit dhe Shendubit. Autorët zbulojnë tërë njëmendësinë, aktorët, ideologët dhe prapavinë e vehabizmit. Lexuesit i imponohet çështja e dobishmërisë dhe nevojës me njohjen e këtyre fragmenteve të historisë së dhembshme të islamit? Sidoqoftë, kur është fjala për momentet historike të cilës do periudhë islame, është e domosdoshme që të njihemi me shkaqet e njëmendësisë aktuale që e jetojmë. Sikur vehabizmi të kishte vepruar nga bazat e domosdoshmërisë dhe nevojës së reformës dhe në ringjalljen e mendimit fetar, të pastrimit të islamit nga çdo gjë e huaj, dhe sikur të ishte klithmë e domosdoshme kundër padrejtësisë dhe negativiteteve me të cilat ngarkohej bota islame, të gjithë do t'i thonin 'merhaba' - mirë se erdhe.

Nga ky libër vërehet qartë se reforma në të cilën qe angazhuar vehabizmi ishte në dëm të unitetit islam dhe në dobi të perandorive kolonialiste perëndimore, për të cilët hilafeti ishte pengesë për arritjen e ambicieve të tyre. Është çështje tjetër se a ka qenë çdo mbështetës i vehabizmit i vetëdijshëm për këtë, por vetëdijësimi dhe pastërtia e qëllimit të dikujt do të shikohet te Zoti në Ahiret kurse pasojat e angazhimeve konkrete në botë ose kënaqin ose durohen mbi supe. Së paku sot të gjithë e kemi të qartë çfarë janë rezultatet dhe pasojat e atyre ndodhive në fund të shekullit 118 dhe në fillim të shekullit 19. Hilafeti u rrënua.

Shumica e botës muslimane u kolonizua. Muslimanët erdhën në gjendje edhe më të rëndë se në kohën e halifit islam. Së këndjemi, i drejtohemi lexuesit të këtij teksti, që këtij t'i qaset nga ky këndvështrim.

Prandaj, fare nuk dyshojmë se shumë djelmosha, të mbushur me zjarrë fetar, djelmosha që dëshirojnë të jetojnë dhe ta praktikojnë Kur'anin dhe Sunnetin, që synojnë ta vendosin shoqërinë që do të organizohej në bazë të mësimeve të Kur'anit dhe Sunnetit, të gatshëm dhe vendsomërisht shërbëtorëve të Lorensit do t'i thonë: JO! Kurrë më!

Si rezultat i doktrinës dhe da'ves së tij pasoi shlyrja e të gjitha gjurmëve dhe përmendoreve kulturore të kulturës dhe traditës shekullore islame. Janë rrënuar të gjitha tyrbet dhe nishanet në varrezat më të njohura, siç janë Beki'a medinase, varrezat e luftëtarëve të Uhudit dhe është kryer urbicid i mirëfilltë. Ashtu që sot askush nuk e di kush ku gjendet. Shejh Jusuf Rifai në veprën e vet "Nesihat ulemi Nexhda" ka numëruar disa dhjetëra shembuj të rrënimit të të gjitha që ka përkujtuar në kolosët e të kaluarës. Në vendin Ebva, ku gjendjej kaburi i Amines, nënës së Muhammedit a.s., saktë në vendin e kaburit është ndërtuar rezervoarin për benzinë. Në Mekken e ndershme ku gjendjej shtëpia e hazreti Hatixhes momentalisht është lokacioni i tregut të kafshëve. Në vendin në të cilën ka qenë Shtëpia në të cilën është lindur Pejgamberi janë ndërtuar nevojtoret publike e të ngjashme. Të gjitha këto janë "frytet" e da'ves vehabite.

La hawle we la kuvvete il-la bi'l-lahi'lalijji'l-adhim! All-llahumme'nsur islame ve'l-muslimin. We ali kelimet'ul-hakki we'd-din. All-llahume'nsur men nasare'd-din wehdhur men hadhele'l-muslimin. Amin!






Përmbajtja:

I. Sejjid Ahmed ibn Zejn Dehlan - Fitneja vehabite

II. Abd'ul-kadim Dhel-lum - Komploti kundër shtetit islam

III. Dr. Muhammed Husejn Shendub - Lëvizja vehabite

IV. - Mendimi i prof. shejh Ali Tantavit mbi Vehabizmin

V. - Pasthënie

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...