Vehabizmi - Molla e kalbur që rrezikon t'i kalbë edhe të shëndoshat



Dikush e quan komplot kundër shtetit Islam, dikush e quan fitne të futur në botën Islame, ndërsa themeluesin e kësaj lëvizjeje, njeri me ide të skajshme, të shfrenuara e të prira për devijim, që fshihet pas maskës së reformës. Ithtarët e tij e quajnë reformator të pashembullt, ndërsa ai, veten e shpall për ripërtrirës të tevhidit (monoteizmit) të Islamit burimor, të humbur për 600 vjet të tëra.

Është fjala për lëvizjen vehabite dhe themeluesin e saj Muhammed ibën Abdu'l- vehhabin, që si për ironi rrjedh nga një familje dijetarësh Islam siç ishin babai i tij, kadi hanbelit në fshatin ku jetonte dhe vëllai i tij Shejh Sulejmani. Në të vëtrtetë një figurë e zymtë si ky, as që meriton të përmendet pasi nuk është as i pari e as që do të jetë i fundit, por dëmi, që ai i shaktoi Islamit dhe shoqërise muslimane të Hixhazit janë të papara gjer në atë kohë, kështu që na imponohet të flasim për lëvizje dhe persona të këtillë, që për fat të keq, por sipas përcaktimit hyjnor janë sfidat me të cilat duhet të përballet Islami burimor.

Se cili nga epitetet e lartëshënuara, i përgjigjet më së miri kësaj lëvizjeje, si dhe personalitetit dhe veprës së Ibën Abdu'l-vehhabit, teoricienit me emrin e të cilit emërtohet kjo lëvizje, ju lëmë të vlerësoni ju, pas asaj që do t'jua parashtrojmë rreth paraqitjes, metodologjisë dhe mënyrës së zhvillimit të Vehabizmit dhe rreth jetës e veprës së Ibën Abdu'l-vehhabit në rreshtat në vijim.

Për ta bërë më të qartë dhe më të kuptueshëm mesazhin tonë dhe për ta argumentuar tezën se Vehabizmi paraqet rrezik edhe për Islamin burimor të trevave tona, ju rrëfejmë nga disa aspekte, të ndara veç e veç.


Personaliteti i deformuar dhe i devijuar i vetë ibën Abdu'l-Vehhabit

Themeluesi i vehabizmit, Muhammed ibën Abdu'l- vehhabi, u lind në Ujejne në afërsi të Rijadit, në fshatin Nexhd, në vitin 1115 hixhrij. Edhe nga nëna edhe nga babai rrjedh nga një familje e njohur, Temim ibën Murr ibën Adnan që ka dhënë kontribut të madh për Islamin. Babai i tij ishte kadi hanbelit në fshat dhe nga ai e ka mësuar fikhun hanbelij, pastaj tefsirin, hadithin dhe shkencat e tjera fetare. Në moshën dhjetëvjeçare bëhet hafidh i Kur'anit. [1] Gjatë udhëtimeve të shumta që ai i bëri më vonë në jetën e tij, u njoftua me doktrina e lëvizje të ndryshme dhe mori mësime nga mësues të shumtë, prej të cilëve ndikim më të madh në idetë e tij pati lëvizja e Ibën Tejmijjes në shek. XIV dhe nxënësit të tij Ibën Kajjim el- Xhevzij, të cilin ai e ndoqi në masën më të madhe të mundur.

Në vitin 1153 H. ai kthehet në krahinën Nexhd, në fshatin Hurejmli ku ishte vendosur i ati i tij, për të mbajtur ligjerata publike, me qëllim të përhapjes së ideve të tij. Mirëpo ai nuk hasi në mirëkuptim tek dijetarët e tjerë e as tek babai dhe i vëllai i vet, të cilët duke qenë dëshmitarë të fjalëve dhe veprave të Ibën Abdu'l- vehhabit, prognozuan për skajshmërinë e ideve të tij dhe prirjen për lajthitje. Ata duke druajtur për pasojat, që mund të shkaktonte ai në shtresën e popullatës së paarsimaur, e kritikuan ashpër atë dhe ua tërhoqën vërejtjen të tjerëve prej tij, shumë shejhë dhe dijetarë medinas kanë folur për të: "Ky do të lajthit", apo "All-llahu me të në lajthitje do t'i dërgojë disa njerëz, qoft larg prej nesh!", madje vëllai Shejh Sulejmani ka shkruar edhe një vepër në kundërshtim të ideve të shfrenuara të Ibën Abdu'l- vehhabit, [2]por pasi e panë ngurtësinë e mendimeve të tij, e dëbuan nga fshati.

Pas dëbimit pati një avanturë që përfundoi pa sukses, në Ujejne, ndonëse në fillim u përkrah nga emiri i Ujejnes, Uthman ibën Ma'mer, por më vonë u detyrua të largohet dhe shkon në fshatin Der'ijje, ku lidhi marrëveshje me familjen saudite, në vitin 1744, që ai ta përkrahë ideologjikisht luftën e tyre për marrjen e territoreve prej Perandorisë dhe Hilafetit Osman, ndërsa ata, ta përkrahin ushtarakisht dhe t'i mundësojnë t'i përhap me dhunë idetë dhe mësimin e tij në vendet e pushtuara, që është kundërshtim i hapur i metodës së thirrjes Islame, të cilën e proklamon ajeti kur'anor: "Nuk ka dhunë në fe", (El -Bekare: 285).

Nga e tërë kjo shihet qartë personaliteti i shrembëruar Islam i vetë themeluesit të kësaj lëvizjeje, pasi ashpër u kundërshtua nga të gjithë dijetarët e kohës. Ai ndër të tjera, në vitin 1787 prezenton në shpalljen e administratës së pavarur shtetërore nga emiri Abdulaziz, i cili vetshpallet halif dhe vendos sistemin trashëgues të sundimit, me çka i siguron të birit hilafetin pas tij dhe njëherit i siguron vazhdimësi marrëveshjes me Abdu'l- vehhabin, i cili si duket harron thënien e Pejgamberit a.s.: "Nëse u jepet zotim i (bej 'at) dy hal i fëve, mbytne të fundit prej atyre dyve.", (Hadithi sherif). [3]


Prapavija politike e lëvizjes

Në një kohë kur Perëndimi, kishte vendosur që me çdo kusht, pa marrë parasysh mënyrën dhe mekanizmat e nevojshme, ta shkatërrojë Islamin dhe institucionin e hilafetit, që zë fill nga koha e Muhammedit a.s. dhe i cili ishte pengesë në realizimin e qëllimeve të tyre të errëta, copëtimit të muslimanëve, okupimit të territorit të tyre dhe plaçkitjes së pasurisë së tyre.

Ata provuan të ngjallnin lëvizje nacionaliste brenda vet shtetit Islam, ku viset e para në të cilat u testua kjo formulë, ishin viset ballaknike, nga ana tjetër Franca fillon invazionin e saj ushtarak drejt trojeve arabo-Islame, ashtu që në vitin 1797 e merr Egjiptin, pastaj vazdhon drejt Palestinës, por tentativa për rrënimin e hilafetit si formë Islame e qeverisjes, dështoi.

Armiqtë e përbetuar të Islamit nuk e lanë me kaq, ata mundoheshin që të gjejnë mënyrën e duhur për realizimin e synimeve të tyre, me ç'rast ndërmorën disa aktivitete strategjike, për sulm nga prapavija. Për ta kuptuar se cila ishte lëvizja më dobiprurëse për ta, e citoj Abdulkadim Dhel-lumin, i cili thotë: "Potez i suksesshëm që Perëndim i e tërhoqi ishte them el im i i një lëvizjeje fetare e ci la në form ën e saj të jashtm e do të dukej Islam e, e në esencë detyra e kësaj lëvizjeje do të ishte që vendet Perëndimore, nëpërmjet saj, ta m arrin pushtetin m bi m uslim anët dhe ta rrënojnë hi lafetin. Angl ia nëpërm jet njeriut të saj, Abd'ul-aziz ibn Muham m ed ibn Saudin, tentoi ta dërmojë dhe dobësojë shtetin Islam përbrenda. Në brendi të hapësirës së Arabisë erdhi deri te form im i i lëvizjes vehabite. Anglezët e ndihm uan m e arm ë dhe para, në m ënyrë që të m und ta ngrejnë zërin dhe armën kundër halifit". [4]

Kjo edhe ndodhi, Anglia e ndihmoi lëvizjen vehabite në çdo luftë të zhvilluar, ndërsa nga ana tjetër gjithçka sinkronizoi shumë mirë, ashtu që në kohën kur vehabistët sulmonin, Perandoria Osmane sulmohej edhe nga Perëndimi. Sa për ilustrim, ju sjellim vitin 1804, kur vehabistët një vit pas pushtimit të Mekes, e sulmuan dhe e morën edhe Medinen. Po në atë vit Karagjorgje ngriti kryengritje kundër Turqisë.


Kundërshtimi i doktrinës së tyre me burimet e islamit

Që në paraqitjet e para publike Ibën Abdu'l-vehhabi, i kundërshtoi dijetarët e mëdhenj të fesë dhe arriti deri në atë shkallë që t'i shpall ata për kafira (jobesimtarë). Ai shumë çka nga Islami shpalli për kufër (mosbesim) dhe shirk (politeizëm), siç ishte ndalimi i tevessulit, [5] dhe vizitës së varrit të Pejgamberit, me çka vjen në kundërshtim të hapur me hadithe të shumta. Bile ai shkon aq larg saqë të gjitha ajetet që flasin për mushrikët (politeistët) e Mekes, ua përshkruan po thuaj gjithë botës Islame, që nuk e ndiqnin mësimin e tij të shtrembëruar të Islamit. Kjo e irrtion tejmase Sejjid Ahmed ibn Zejn Dehlanin (Mufti të Mekkes), i cili në librin "Fitneja vehabite" thotë: "E si mund t'i lejohet Ibn Abdu'l-vehhabit dhe atyre që e ndjekin, që t'i barazojnë besimtarët (mu'minët) monoteistë me ata që janë jobesimtarë (mushrikë) dhe që besojnë në hyjnishmërinë e idhujve të tyre?".

Vetëm po sjell disa shembuj, që vërtetojnë lejueshmërinë e asaj nga e cila ndalon Ibën Abdu'l-vehhabi:

Lejimi i tevessulit - Ekziston transmetimi sahih (autentik) se Muhammedi a.s. kur ka vdekur Fatime bint Esed, nëna e Ali ibn Ebi Talibit, se ai me dorën e tij të ndershme e ka lëshuar në varr dhe e lexoi duanë: "All-llahu im, falja nënës sime Fatime bint Esed dhe bënja varrin të gjerë me të drejtën e Pejgamberit Tënd dhe të pejgamberëve para meje. Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit".

Gjithashtu ekziston transmetimi sahih se Ademi a.s. ka bërë tevessul me Pejgamberin tonë a.s.. Kur hëngri nga frutat e drurit të ndaluar, Ademi a.s. e pa emrin e tij të shkruar në Arsh, në dyert e Xhennetit dhe në anën e engjëjve, dhe e pyeti All-llahun për të. All-llahu i tha: "Ky fëmijë është pasardhës i yti, sikur të mos ishte ai as ty nuk do të të krijoja". Atëherë Ademi a.s. ka thënë: "O All-llahu im, pashë hyrmetin tënd ndaj këtij fëmije, mëshiroju ndaj këtij prindi". Atëherë është ftuar: "O Adem, sikur të kishe kërkuar falje me Muhammedin për të gjithë banorët e qiejve dhe Tokës, ne do ta jepnim". [6]

Lejimi i vizitës së varrit të Muhammedit a.s. - Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se Muhammedi a.s. thoshte: "Kush viziton varrin tim i bëhet obligim shefaati (ndërmjetësimi) im", këtë hadith Hafidh Ibën Ali es-Sukni e njeh si sahih (të shëndoshë) dhe e shënon në librin e tij "Sunen Es-Sihah", Ibën Adiu përcjell në librin e tij "El-Kamil", me zinxhir të shëndoshë tranmetuesish që arrin deri te Ibni Umeri r.a. që tregon se Pejgamberi a.s. thoshte: "Kush bën haxhin dhe nuk më viziton më ka lënduar". [7]

Edhe në shumë çështje tjera Vehabizmi vjen në kundërshtim me Kur'anin dhe hadithin, por nuk mund t'i cekim të gjitha këtë punim të shkurt dhe amatoresk.


Shkatërrimi i paparë i trashëgimisë kulturore islame

Militantizmi ekstrem është çështja, të cilën intelektualët Islamë më së shumti ia zënë për të madhe vehabizmit, ndërsa shpalljen e luftës së shenjtë kundër të gjithë atyre që nuk ishin të një mendje me ta, e konsiderojnë jashtë çdo mase. "Ata ku depërtonin aty shkretonin, plaçkitnin në emër të presë së luftës dhe i mbysnin të gjithë kundërshtarët, sepse i shpallnin për renegatë dhe heretikë". [8]

Vehabistët kur e pushtuan Medinen, shkatërruan dhe asgjësuan tërë atë trashëgimi që e quanin objekt shirku (politeizmi), duke u thirrur në emër të eliminimit të bid'ateve (risive). E rrënuan kuben mbi varrin e Pejgamberit a.s., e plaçkitën huxhrën (vendin ku gjendej trupi i Muhammedit a.s.) dhe gjithë ç'kishte aty, rrënuan tyrbet në varrezat më të njohura siç ishin Bekia Medinase, varrezat e dëshmorëve të Uhudit etj.. [9] Shejh Jusuf Rifai ka numëruar dhejtra shembuj të rrënimeve të pashembullta, që i bëri dora vehabite ndër të cilët: "ndërtimi i deponisë së benizinës, në vend të varrit të Emines nënës së Muhammedit a.s. në Ebva, vendosja e tregut të kafshëve në vend të shtëpisë së Hatixhes r.a. dhe ndërtimi i nevojtores (WC) publike në vend të shtëpisë së Pejgamberit a.s.".

Shpresoj, që ky punim i imi sado pak të ketë hedhur dritë mbi çështjen e trajtuar, nuk gjej fjalë më adekuate se fjala e All-llahut për ta përmbyllur këtë trajtesë të shkurtër mbi lëvizjen vehabite. Lartmadhëria e tij thotë: "Kush i kundërvihet Pejgamberit pasi që i është shpjeguar rruga e vërtetë dhe e ndjek rrugën që nuk është rrugë e bashkësisë do ta lëm ë të veprojë ç' të dëshirojë e atëherë do ta hedhim në Xhehennem, e sa vend i shëmtuar është ai.", (En-Nisa', 115).



Autor: Ensar SINANI



_________________________

[1] - Shih: Nexhat Ibrahimi, "Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit Islam", Tetovë 2007, fq. 123-127.
[2] - Shih: Sejjid Ahmed ibn Zejn Dehlan (Mufti i Mekkes), "Fitneja Vehabite", në kuadër të "E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve", tre libra në një, Prizren - Tetovë 2002.
[3] - Shih: Grup autorësh, "E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve", Prizren 2002.
[4] - Titulli i librit, prej nga është marrë citati është: "Komploti kundër shtetit Islam", Prizren-Tetovë 2002.
[5] - Tevessul konsiderohet që dikush ta lexojë e drejtojë duanë Allllahut xh.sh. dhe në të ta përmendi Pejgamberin Muhammedin a.s. ose ndonjë pejgamber ose evlija tjetër me shpresë se Allllahu xh.sh. do t'i përgjigjet duasë së robit të tij për shkak të mëshirës dhe bereqetit të Tij ndaj robit të përmendur në dua. Kjo mënyrë e duasë ka mbështetjen e vet në hadithet e Pejgamberit të All-llahut. Të parët që këtë dëshiruan ta largojnë nga mësimi Islam janë vehabijt.
[6] - Shih Sejjid Ahmed ibn Zejn Dehlan (Mufti i Mekkes), "Fitneja Vehabite", Prizren-Tetovë 2002, fq. 4-6.
[7] - Këto dy hadithe janë të marra nga revista "El-Ahnaf", botuar në Zvicër, në vitin 2004. Hadithet e shënuara në revistë janë të përshtatur nga libri i çmueshëm "I'lau Sunen" i Imam Ahmed Dhafer Uthmani Et-Tehanevij.
[8] - Citat nga Nexhat Ibrahimi, "Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit Islam", Tetovë 2007, fq 150.
[9] - Shih: Nexhat Ibrahimi, "Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit Islam".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...