Vehabistët e pranojnë dhe mburren me termin Vehabizëm [1]



Shumë nga Vehabistët e mohojnë termin vehabi dhe i akuzojnë muslimanet se ata janë që e kanë shpikur këtë term kundër tyre, ndërsa disa të tjerë akuzojnë se qafirët janë ata që e kanë zbuluar dhe përdorur këtë term këtë etiketim dhe tani janë duke e përdoruar të gjithë ata që nuk janë në të njëjtën fe me vehabistët, por këtë term ata vet e pëlqejnë dhe mburren me termin Vehabizëm e ndërsa padrejtësisht fshihen prapa emërtimit selefi qe ti mashtrojnë njerëzit e tu bashkohen atyre.

Por e vërteta qëndron se termin vehabi edhe vet "Dijetarët" e tyre e kanë pranuar e pranojnë dhe e përdorin me mburrje në librat e tyre dhe një nga ata që e pranon dhe e përdor me mburrje këtë term dhe këtë etiketim është edhe Ahmed Ibn Haxher Aal Butami Aal bin Alij i cili thotë në një libër të tij e që parathënien e këtij libri e ka shkruar AbdulAziz bin Baz në këtë libër thuhet: "... Kur u takuan vehabistët në Meke (فلما التقى الوهابيين في مكة)", pastaj thotë: "vehabistët kanë arritur që të ngrinin shtetin islam mbi bazat e parimeve të Vehabizmit (استطاع الوهابيون أن يقيموا الدولة الإسلامية على أساس من المبادئ الوهابية)", po ashtu thotë: "... Por thirrja Vehabiste (ولكن الدعوة الوهابية)", pastaj thotë: "... Vehabistët fenë islame e zbatojnë sipas Medh-hebit (drejtimit) Vehabi (يدينون الإسلام على المذهب الوهابي)". [2]

Po ashtu këtë term me mburrje e pranon dhe e përdor edhe Muhamed bin Zejnu profesor vehabistë në Meke i cili në librin e tij thotë: "Vehabi rrjedh nga El-Wehab i cili është emër i All-llahut xh.sh. (وهابي نسبة إلى الوهاب وهو اسم من أسماء الله)", [3] kjo është një gënjeshtër e pa skrupull sepse vehabistë quhen pasuesit e bidatçis i cili beson se All-llahu xh.sh. është trup e ai është Muhamed bin AbdulWehab e ky njeri nuk e din se në gjuhën arabe vehabij i thuhet AbdulWehabit si Abdul Kajsit i thuhet Kajsij.

Këtë e përforcon edhe më tepër edhe pranimi i tyre që të emërtohen Vehabij duke e quajtur veten e tyre "Lëvizja Vehabiste" dhe me këtë emër Muhamed Halil Herras ka shkruar një libër që e ka emëruar "El-Hareketu El-Wehabijetu (الحركة الوهابية)" në këtë libër ky njeri i cili është nga kokat e Vehabizmit e mbron Vehabizmin dhe emërtimin vehabistë dhe lëvizje vehabiste. [4]



Përgatiti dhe përshtati: Halef bin Selef



_________________________

[1] - Në këtë punim termin dhe emërtimin vehabizem i cili gjendet në librat e tyre do ti sjellim edhe në gj. arabe që vehabistët ti gjejnë më lehtë dhe te mos e akuzojnë askën për shpikje të këtij termi, të mos mohojnë kurr se ska vehabizem dhe lëvizje vehabiste të mos mohojnë kurr se është një term i shpikur dhe se nuk e pranojnë por prej tash edhe hapur ta prenojnë para botës turpin se janë nga feja vehabiste dhe janë pasues të bidatçis që e ka trupëzuar All-llahun M. bin Abdulwehab.
[2] - Libri "Esh-Shejh Muhamed bin AbdulWehab Akidetuhu Es-Selefijetu ve Davetuhu El-Islamijetu" fq. 105 autor Ahmed Ibn Haxher Aal Butami Aal bin Alij me parathënie të Abdul Aziz bin Baz botimi i dytë boton Sheriketu Metabia El-Xheziretu.
[3] - Libri "Kutuf min Esh-Shemail El-Muhamedijetu" fq. 67 boton Dar Es-Sahabetu ky liber është shpërnda në Liban nga një organizat vehabiste e quajtur "Xhemijetu En-Nur ve El-Iman El-Hajrijetu El-Islamijetu".
[4] - Libri "El-Hareketu El-Wehabijetu" fq. 37 boton Dar El-Kutub El-Arabij.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...