Librat dhe 'dijetarët' e Vehabizmit i thonë të njëjtat fjalë



Ai është në arsh mbi të gjitha krijesat e tij në vendin më të lartë dhe vendin më të pastër, ne i kemi caktuar atij një vend, vendi më i lartë dhe më i pastër e më i ndershëm - arshi i tij - i madhërishëm mbi qiellin e shtatë e atje nuk ka me të as njerëz dhe as xhin, maja e kodrës është më afër All-llahut xh.sh. se sa fundi i saj, maja e minares është më afër All-llahut xh.sh. se sa fundi i saj sepse çdo gjë që është më afër qiellit është më afër All-llahut xh.sh. e bartësit e Arshit janë më afër me All-llahun xh.sh. se sa melaiket tjera, shtatë qiejt janë në mes Arshit dhe krijesave të tij në tokë, Zoti i qiejve dhe tokës është në arsh krijesë e madhërishme mbi qiellin e shtatë e mbi te nuk ka vend tjetër, ai është mbi arsh dhe mbi te nuk ka vend tjetër ... mbi arsh në ajrin e Ahiretit. [82]

Pastaj zbret në qiellin e dytë në xhennetu Adnin të cilin nuk e ka pa syri dhe as nuk e ka menduar zemra ai është vend banimi i tij dhe me te nuk banon askush nga njerëzit përveç tre lloje: pejgamberët, të sinqertit dhe shehidët, pse sillen rreth Arshit sepse ai është mbi të ... nga kjo duket qartë se ai është i kufizuar vërtetë All-llahu xh.sh është mbi arsh e melaiket sillen rreth tij e madhërojnë atë. [83]

Muhamed Halil Herras thotë: "duket qartë se ai është mbi me qenien e tij sepse ai ka treguar se arshi është mbi qiej dhe kjo është e arritshme me ndjenja", [84] "dëshmoi për sundimin tënd të fuqishëm mbi qiejt në arsh ... shikon prej mbi shtatë qiej dhe dëgjon", [85] "All-llahu xh.sh. zbret nga qielli i shtatë në vend qëndrimin e tij", [86] "muslimanët nga Ehlu Suneti janë të pajtimit se All-llahu xh.sh. qëndron në arsh me qenien e tij", [87] Ibni Tejmije thotë: "në Inxhil thuhet se Mesihu a.s. ka thënë: mos u betoni në qiellin sepse ai është Kursia e All-llahut xh.sh., u ka thënë havarijunve nëse ju ua falni njerëzve babai juaj në qiell ua fal mëkatet juve të gjithëve". [88] "Vërtetë All-llahu xh.sh. me qenien e tij është mbi arsh", [89] "ti je xhahil se nuk e njeh All-llahun xh.sh. dhe nuk e din vendin e tij", [90] Ibni Tejmije transmeton nga Uthman bin Seid Ed-Darimij i cili thotë: "muslimanët dhe pabesimtarët janë të pajtimit se All-llahu xh.sh. është në qiell dhe kufizohet me këtë", [91] Ibni Tejmije thotë duke shpifur ndaj Eshariut dhe pasuesve të tij: "vërtetë All-llahu xh.sh. është mbi qiell me qenien e tij", [92] ibn Uthejmin thotë: "Vërtetë All-llahu xh.sh. është mbi çdo gjë me qenien e tij dhe të gjitha gjërat janë nën të dhe All-llahu xh.sh. është mbi ato me qenien e tij". [93]

"Ai i cili i përshkruan All-llahut xh.sh. vend dhe beson kështu ai është qafir (pabesimtarë, jomysliman)", [94] "ti përshkruash All-llahut xh.sh. anë është kufër te katër imamët". [95] Vehabistët adhurojnë trup (idhull) që e mendojnë ulur mbi arsh, ata adhurojnë fotografi në realitet, adhurojnë trup e ndërsa Ehlu Sunetin i akuzojnë për shirk dhe adhurues të putave, e ndërsa "Shejhu" i Vehabive Ibni Tejmije dhe nxënësit e pasuesit e tij kanë akiden të njëjtë dhe në përputhje të plotë me akiden Jehude dhe se siç duket bazament dhe burim i Akides Vehabite është Tevrati i shtrembëruar nga ajo që cekëm nga librat e Vehabizmit.

Ibni Haxher El-Hejtemij thotë: "Dije se El-Karafi dhe të tjerë transmetojnë nga Shafiu, Maliku, Ahmedi dhe Ebu Hanife se ai i cili thotë dhe beson se All-llahu xh.sh. ka anë dhe është trup ai është qafir dhe e meriton këtë". [96]

Nëse themi se askush më shumë se Ibni Tejmije nuk e ka sprovuar dhe as dëmtuar islamin më shumë duke i ndarë dhe përçarë muslimanët e ndërsa me jahudit është treguar më i mëshirshëm dhe më tolerant se sa me muslimanët sepse ai beson se librat e tyre nuk janë ndryshuar. [97]

Ndërsa "Shejh" Albani gjithherë është kujdes që të flas dhe të jap fetfa për të mirën e jahudive dhe duke i gëzuar ata, një nga ato fetfa është se: "ai ua ka bërë obligim palestinezëve largimin nga Palestina dhe se ata palestinezët të cilët vriten në Palestinë duke eksploduar vetveten Albani i konsideron se janë vetëvrasës dhe kanë të njëjtën shkallë me ata që varrin vetveten", ai konsideron se palestinezët janë të humbur. [98]

Albani thotë se: "të gjithë palestinezët duhet të largohen nga Palestina dhe të shkojnë në një vend tjetër dhe të gjithë ata të cilët mbesin atje konsiderohen qafir (jobesimtar)". [99]

Në lidhje me këtë fetfa Dr. Ali El-Fakir deputet në parlamentin Jordanez thotë: "Vërtetë kjo fetfa vjen nga shejtani", po ashtu thotë: "logjika e këtij njeriu është logjik e pastër Jehude".



Përgatiti dhe përshtati: Halef bin Selef



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Akideja Vehabite dhe Jehude janë një".

[82] - Red Ed-Darimij ala Besher El-Murisi fq.82,96,100,79,81.
[83] - Err-Rred Ala El-Xhehmijetu Li Darimi fq.33 dhe 43.
[84] - Sherh Nunijetu ibn El-Kajim fq.249.
[85] - El-Fevaid Li Ibn El-Kajim El-Xhevzijetu fq.131 me koment të Beshir Muhamed Ujun - Mektebetu El-Muejid - Taif Botimi i dytë viti i botimit 1988.
[86] - Mearixh El-Kabul vëllimi 1 fq.243.
[87] - Kurretu Ujun El-Muwehidin fq.263 autor Abdurrahman bin Hasan bin Muhamed bin Abdulwehab botimi i parë Mektebe El-Muejid - Taif vit.1990.
[88] - Sherh Hadith En-Nuzul fq.217 Li Ibni Tejmije El-Harani boton Dar El-Asimetu.
[89] - El-Akidetu Es-Sahihatu ve ma Judaduha fq.72.
[90] - Red Ed-Darimij fq.103.
[91] - Bejan Telbiis El-Xhehmijetu fq.427, Minhaxh Es-Suneti fq.29,30.
[92] - Sherh Hadith En-Nuzul fq.182 botim i Dar El-Asimetu.
[93] - Tefsir Ajetu El-Kursij Lil Uthejmin fq.33.
[94] - Fetawa El-Hindijetu vëllimi 2 fq.259 boton Dar Ih-ja Et-Turath El-Arabij.
[95] - Mekalat El-Kewtherij fq.321.
[96] - El-Minhaxh El-Kavim fq.224.
[97] - El-Ishfak ala Ahkam Et-Talak fq.72 Li Shejh Muhamed Zahid El-Kewtherij Boton Dar Ibn Zejdun.
[98] - Gazeta Liwa data e botimit 7.7.1993 fq.16 po ashtu libri - Fetawa El-Albani - boton Mektebetu Turath fq.18, po ashtu ne kasetën e incizuar në shtëpinë e Albanit me daten 22.04.1993.
[99] - Gazetat të cilat janë shpërndarë me datën 1.9.1993.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...