Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. gjymtyrën e fytyrës



Nga ngjashmëritë më të ndyta të Vehabizmit me jahudizmin është kjo se të dy palët i përshkruajnë All-llahut xh.sh. gjymtyrën e fytyrës.

Jahudit në Tevratin e ndryshuar thonë për All-llahun: "Ndriçoje robin tënd me fytyrën tënde", [34] pastaj thuhet: "Sepse unë kam parë fytyrën tënde ashtu siç shihet fytyra e Allahut". [35]

Jehudizmi thotë: "Jakubi ka thënë kam parë All-llahun fytyrë për fytyrë". [36]

Jehudizmi thotë: "Fytyrë për fytyre na ka folur neve Zoti në kodër nga mesi i zjarrit". [37]

Në këtë besim të këtillë kanë ecur edhe "dijetarët" e Vehabizmit ata të cilët besojnë se All-llahu është trup siç është Ibni Tejmije, Muhamed bin Abdulvehabi, Bin Baz dhe Uthejmin, më poshtë do të cekim thëniet e tyre të ngjashme me jahudizmin.

Çdo gjë do të shkatërrohet përveç fytyrës se tij, fytyrë e cila është më e mira nga të gjitha fytyrat, më e bukura fytyrë, fytyra është tjetër dhe nuk janë duart, duart janë tjetër gjymtyrë, është ngritur - Xhibrili- me fjalët e dhikrit derisa i ka dërguar ato në fytyrën All-llahut, janë ndriçuar qiejt dhe toka nga drita e fytyrës së tij, atë ditë do të shikojmë atë me ndjenjën e shikimit ashtu siç e shohim diellin dhe hënën. [38]

Shkojnë te All-llahu e ai iu kthehet atyre me fytyrën e ndershme dhe e shikojnë atë e i thonë na lejo të bimë në sexhde te këmbët tua . [39]

Këto janë fjalët e atij të cilin e kanë udhëheqës të tyre vehabistët të cilin padrejtësisht e kanë konsideruar si ripërtëritës të mësimeve islame në shekullin dymbëdhjetë, dhe vrapojnë ti sqarojnë librat e tij kudo që janë.



Përgatiti dhe përshtati: Halef bin Selef



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Akideja Vehabite dhe Jehude janë një".

[34] - Tevrat Sefer Mezamiir El-Is-hah 44 nr.3.
[35] - Tevrat Sefer Et-Tekvin El-Is-hah 33 nr.10.
[36] - Tevrat Sefer Et-Tekvin El-Is-hah 32 nr.30 .
[37] - Tevrat Sefer Et-Tethnijetu El-Is-hah 5 nr.4.
[38] - Red Ed-Darimij ala Beshir El-Murisi fq.159, 161, 167, 190.
[39] - Kurretu Ujun El-Muwehidin fq.187 autor Abdurrahman bin Husejn bin Muhamed bin Abdulwehab bot. Mektebetu El-Muejid Et-Taife vit. i bot.1990.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...