Ringjallja e Vehabizmit



Çfarë është Vehabizmi?!

Vehabizmi është një sekt fetar i krijuar në Arabi. Ky sekt është krijuar më 1764 nga shehu i quajtur Muhammed bin Abdylvehab. Sekti është pagëzuar vehabizëm sipas emrit të atit të Muhammed bin Abdylvehabit. Sipas vehabinjve, feja islame nga burimi i saj është larguar, është prishur. Fenë duhet futur në kryeradhën e vjetër. Prandaj duhet mbështetur vetëm në Kur'an, gjërat të tjera duhet hedhur poshtë. Duhet ndaluar vizita e varrit të Pejgamberit (Muhammed) dhe të titullarëve të tjerë.

Me kohë vehabizmi filloi të zhvillohet - të përhapet. Vehabinjtë në Arabi krijuan një shtet. Princi Ibnussuud hyri në Mekke. Të gjitha tyrbet i rrënoi. Cigarishtet dhe veglat muzikore i dogji. Gjësendet e Profetit Muhammed, që ndodheshin në tyrben e tij në Medine, i vodhi. Njerëzit që kishin ardhur për në haxhillëk i vrau. Në këtë kohë haxhillëku u ndërpre.

Kjo ngjarje nuk ishte një kryengritje për pavarësi nga osmanët, por ishte një lëvizje për çrrënjosjen e Perandorisë Osmane. Sepse Perandoria Osmane mbështetej në Fenë Islame dhe në Kalifat [sulltani ishte perandor, po edhe kalif - Përfaqësues i Profetit Muhammed]. Vehabinjtë synonin t'i rrënonin këto dy themelata.

Meqë Perandoria Osmane ishte e angazhuar në luftë kundër Kryengritjes serbe, dhe me Rusinë, nuk kishte mundësi të merrej me vehabinjtë. Prandaj i urdhëroi valiut të Egjiptit Mehmet Ali Pashës (shqiptar) që t'i dënojë vehabinjtë. Mehmet Ali Pasha të birin, Tosunin, e dërgoi kundër vehabinjve. Tosun Pasha vehabinjtë i mundi, me ç'rast Meken dhe Medinën i shpëtoi nga këta barbarë (1813). Por, puna nuk mbaroi me këtë. Lufta vazhdoi deri më 1818. Më 1815 shefi i vehabinjve vdiq. Udhëheqjen e mori në dorë biri i tij. Mes Tosun Pashës dhe liderit të ri të vehabinjve u zbvilluan shumë përleshje. Në fund Tosun Pasha u fuqizua. Vehabinjtë i mundi, shefin e tyre e zu rob, dhe e dërgoi në Stamboll. Udhëheqësit e vehabinjve në Stamboll u varrën. Në këtë mënyrë lëvizja e vehabinjve mori fund (1818). (Shih: M. Çağatay Uluçay, Tarih Ansiklopedisi, Istanbul, 1967, 488).


Vehabizmi, dorë e zgjatur e pansllavizmit

Vehabizmi, në të vërtetë, është dorë e zgjatur e pansllavizmit. D.m.th., Sektin e vehabinjve e ka krijuar pansllavizmi, më saktë Rusia pansllaviste, me qëllim për të krijuar përçarje në botën islame, dhe për ta shkatërruar Perandorinë Osmane, e në Stamboll, për ta vendosur kryeqytetin e Rusisë. Prandaj, pansllavizmi Stambollin (Islam-boll = Boll myslimanë) e pagëzoi Carigrad = qytet i carëve rusë. Kështu, Rusia synonte për t'u bërë supërfuqi botërore.

Fatkeqësisht, në ditët tona, vehabizmi, sinonim bashkëkohor i pansllavizmit, është ringjallur, dhe, me veprimtarinë e tij barbare, kriminele, inkuzitore, ka marrë hov në prishjen e harmonisë ndërnjerëzore, nderfetare, ndërkombëtare në botë në përgjithësi, e në Botën Islame, në veçanti.

Mendoj dhe besoj se shumica e vehabinjve: për shkak të injorancës së tyre, për shkak të fanatizmit të tyre, për shkak të korruptimit të tyre, nuk janë të vetëdijshëm se veprimtaria e tyre është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të Fesë Islame, fe kjo e cila është, siç ka dëshmuar historia përgjatë rrjedhës së saj, fe liberale, fe tolerante, fe përparimtare - qytetëruese.


Përkundrazi, vehabizmi:

1). Më 18 Maj 1981, nënshtetasi turk, kurdi Vehabi, bëri atentat në Papa Gjon Palin II, të cilin e plagosi rrënd, vetëm e vetëm pse ky personalitet i shquar, luftonte, me mish e shpirt, në krijimin e harmonisë ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndërkombëtare në botë, d.m.th., orvatej t'i afroj tri fetë monoteiste: islamizmin - krishterimin - hebraizmin.

2). Në Botën Islame, sidomos në Botën Arabe, vehabinjtë, në emër të Kur'anit, po vrasin njerëz të pafajshëm, po qesin bomba në xhami të synitëve dhe të shiitëve gjatë namazit të xhumasë, ...

3). Në Turqi, vehabinjtë, po i japin vetës të drejtë, bile edhe kryetarin e Qeverisë së Turqisë, Rexhep Erdogan, ta shpallin për myslimanë jo të mirëfilltë, prandaj organizuan dy atentate kundër tij, shtinë me armë të zjarrta në konsulatat e shteteve të ndryshme, sidomos në atë të SHBA, aleti kryesor i Turqisë. Mirëpo, Qeveria Turke mori masa të duhura kundër këtyre kriminelëve të organizuar. Pra, pikërisht në saje të mbrojtjes së All-llahut xh.sh., Rexhep Erdogani - si mysliman i mirëfilltë - shpëtoi pa pasojë fatale, nga dy atentatët e organizuara nga vehabinjtë kriminelë.

4). Në Shkup, vehabinjtë, duke e pushtuar xhaminë, u orvatën myslimanët syni tradicionalisht, t'i konvertojnë me dhunë në sektin e tyre.

5). Në Bosnjë, vehabinjtë, bënë disa veprime antinjerëzore, antifetare, prandaj nga pushteti vendor u dëbuan.

6). Në Shqipëri vehabinjtë po bëjnë disa veprime tinëzare: përçarëse, sektare, antikombëtare, kundër të cilëve Qeveria Shqiptare duhet të merrë masa më të rrepta, përkundrazi, ...

7). Vehabinjtë shqipfolës, gjatë viteve të fundit, kur këta rebelë filluan të shfaqen në Kosovë, rrënuan shumë varreza myslimane dhe objekte kulturore-fetare islame shekullore, në këto ditë, në Pejë organizuan demonstrata kundër ngritjes së përmendores "Nëna Tereza", në Prishtinë, njëherë bënë namaz në oborrin e Fakultetit Filozofik - Filologjik, përballë katedrales "Nëna Tereza", me ç'rast në tokë i kishin paluar 4-5 Kur'ana, për t'i treguar opinionit se vetëm këta janë myslimanë të devotshëm, e pastaj (disa ditë më vonë), m'u në këtë truall, me lopata filluan simbolikisht t'i hapin themelet e një xhamie, sepse, kinse, nuk po kanë ku t'i lutën All-llahut. Jo vetëm kaq.


Komuna e Prishtinës vonohet në caktimin e lokacionit për xhami

Në Prishtinë, në xhumatë e fundit, vehabinjtë e bllokuan rrugën kryesore, përballë Parlamentit dhe Xhamisë së Çarshisë, duke falur namazin e xhumasë, në shenjë proteste që Komuna është vonuar me caktimin e lokacionit për xhami më të madhe në qendër të qytetit e cila do t'i përmbushte kërkesat e shumta të besimtarëve, të cilët tashmë një kohë të gjatë janë duke pritur nga Komuna e Prishtinës që të caktojë lokacionin për besimtarët, kërkesë që është shtruar edhe shumë herë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Sipas të gjitha gjasave, vehabinjtë i kallën dy vetura të EULEX-it.

Të gjitha këto sjellje jo të hijshme, të cilat po shfaqen si rrebesh në historinë bashkëkohore të shqiptarëve martirë, po e dëmtojnë dukshëm imazhin e shqiptarëve në botë, nga një anë, si dhe veprimet e këtilla të tyre janë simptoma që po na japin mundësi të kuptojmë - të parashikojmë shfaqjen e një tërmeti të fuqishëm, pasojat katastrofike e të cilit nuk mund të parallogarisim, nga ana tjetër.

Prandaj, për t'i amortizuar, sadopak, këto dridhje të tërmetit artificial dhe shkatërrimtar të mundshëm, mendoj, që duhet të merren urgjentisht këto masa:

1). Që Komuna e Prishtinës sa më parë ta caktojë lokacionin për ndërtimin e një xhamie të madhe në qendër të Prishtinës.

2). Që Ministria e Arsimit ta miratojë programin e mësimit të fesë, e kështu rinia e shqiptarëve myslimanë të edukohet dhe të arsimohet institucionalisht në frymën e Islamit Muhammedan, që daton nga shekulli VII, e jo nga sektarët vehabinj xhahilë, që daton nga shekulli XIX.

3). Që Kryesia e Bashkësisë Islame të distancohet botërisht dhe institucionalisht nga veprimet antislame të vehabinjve fraksionistë.

4). Që organet e sigurimit dhe të drejtësisë së Republikës së Kosovës të marrin masa përkatëse kundër vandalizmave të këtyre anarkistëve bashkëkohorë.

Përkundrazi, xhynahet (mëkatët) e këtyre katër institucineve të Republikës së Kosovës, për qëndrimin duarkryq të tyre ndaj këtyre dukurive të rrezikshme, nuk do t'ia falë as Zoti, po as historia, sepse Kosova martire është duke u shndërruar në Irak - në Afganistan të Evropës.


Vehabizmi, një fenomen anti-Islam

Që Vehabizmi është një Lëvizje heretike, që është një fenomen anti Islam, që ky formacion është antiqytetërues, përçarës, na dëshmon më së miri Kur'ani i Shenjtë, në të cilin, kinse, vehabinjtë po mbështetën. Në të mirë të këtij konstatimi, përveç tjerash, flasin këto ajete kuranore:


1). Ja! Unë, vetëm Unë, jam All-llah. Nuk ka Zot përveç Meje. Prandaj, Mua më adhuro, dhe, për të më kujtua Mua, fal namaz. (Kur'an: 20/14).

(Lo! I, even I, am Allah. There is no God save Me. So serve Me and establish worship for My remembrance. (The Koran: 20/14)).

[D.m.th., All-llahu është Sovran - Absolut i mirëfilltë, është Krijues i Gjithësisë, është Krijues i njerëzve, është Krijues i gjuhës njerëzore, është Krijues i kushteve optimale për të jetuar të gjitha krijesave të Tij, është Krijues i diturive dhe të shkencave, prandaj të gjitha krijesat e Tij, në mënyrë specifike, i falënderohen Krijuesit të tyre - Zotit, e njerëzit i falënderohen Zotit në shtëpinë e Tij - në faltore: në sinagoga, në kisha, në xhami ... Namazi (falja) është i nevojshëm po qe se në atë rast njeriu bënë meditim transcendetal (vënë lidhje me Zotin), e nëse mendjen njeriu e çon në çështje të kota të Botës materiale, atëherë namazi shkon huq, nuk pranohet nga Zoti. Kështu, Profeti Muhammed ka thënë: "Më mirë është një minut transcendetal (vahj) sesa 100, 1.000 vjet namaz". Zoti nuk e do formën, por përmbajtjen. Zoti, jo vetëm që di çfarë vepron, çfarë flet, po edhe çfarë mendon njeriu. Atë askush nuk mund ta mashtrojë me djallëzira].


2). [O njerëz!] Ju, atëherë, a keni menduar se iu kemi krijuar kot se koti, dhe se ju nuk do të ktheheni te Ne [All-llahu]?! (Kur'an: 23/115).

(Deemed ye then that We had created you for naught, and that ye would not be returned unto Us?! (The Koran: 23/115)).

[All-llahu xh.sh. njerëzit nuk i krijon rastësisht. Përkundrazi, i krijon në kohë të caktuar, në mjedis të caktuar, dhe me mision të caktuar. Ata që e kryejnë misionin e tyre me përkushtim shpërblehen dhe përkrahen nga Krijuesi i tyre, e ata që devijojnë, qoftë në këtë botë, qoftë kur do t'i kthehen Krijuesit në botën tjetër, prej Tij do të marrin dënim të merituar, kuptohet sipas shkallës së mëkatit. Pra, njerëzit lindin - rilindin (ringjallën - reinkarnohen) dhe vdesin - rivdesin. Kështu, sot në botë janë mbi një miliardë myslimanë fetarë - dindarë (formalisht), ndërsa myslimanë besimtarë (imandarë) janë në numër shumë të vogël. Pikërisht për këtë shkak myslimanët, marrë në përgjithësi, janë të përçarë, janë të prapambetur, janë, ...)].


3). Sikur [profeti] Ibrahim që u urdhëroi bijve [ithtarëve] të vet, ashtu edhe [profeti] Jakub [tha]: O bij [ithtarë] të mi! Ja! All-llahu iu ka zgjedhur për ju fenë (dinin) [e mirëfilltë: monoteizmin - islamizmin], prandaj mos vdisni si njerëzit të cilët kanë kapituluar [para Tij - All-llahut]. (Kur'an: 2/132).

(The same did Abraham enjoin upon his sons, and also Jacob (saying): O my sons! Lo! Allah hath chosen for you the (true) religion, therefore die not save as men who have surrendered (unto Him). (The Koran: 2/132)).

[Të gjithë profetët, natyrisht, e kanë predikuar monoteizmin - islamizmin, pra edhe profetët Ibrahim dhe Jakub para 4.000 vjetëve. Me fjalë të tjera, islamizmi nuk daton nga koha e profetit Muhammed, siç mendon shumica e njerëzve, por nga koha e profetit Adam. D.m.th., edhe feja i ka fazat e veta të zhvillimit. Të gjithë profetët, gjatë kryerjes së misionit të tyre, kanë përjetuar peripeci të ndryshme. Bie fjala, ati i profetit Ibrahim, si kryepagan, jo vetëm që nuk i ka besuar të birit, i cili e predikonte monoteizmin - islamizmin, por ka dashur atë, për këtë arsye, për ta mbytur. Porse, profeti Ibrahim, është detyruar ta braktisë vendlindjen - Mesopotaminë (Irakun) dhe të vendoset, njëherë në truallin e Palestinës së sotme, e pastaj në truallin e Arabisë Saudite të sotme, ku sot ndodhet Meka. Këtu, në shkreti, iu rrezikua jeta nga etja. Prandaj, e luti Krijuesin e tij - All-llahun xh.sh. që t'ia shpëtojë jetën. I Plotfuqishmi menjëherë e krijoi Burimin e Ujit, të cilin Profeti Ibrahim e quajti në gjuhën e tij - në pellazgjishte hyjnore Abu Zemzem - Uj Burimi, ndërsa vendin e burimit e quajti Ar-Ab = Tokë - Ujë. Me kohë, toka që ndodhet me qendër në Mekë quhet Arabia, ndërsa banorët e saj arabë = njerëz të tokës së burimit të ujit. Atdheu i Profetit Ibrahim Mesopotamia, po ashtu ka domethënie pellazgjike - shqipe: mes-o-pot-am-a = ama e brezit (pot)(tokësor) (që) o (oshtë) mes (lumenjve Tiger dhe Eufrat). Ndërsa banorët e migruar nga Mesopotamia në krye me Profetin Ibrahim quheshin hikës (ikës) = emigrantë - muhaxhirë. Siç po shihet nga ajeti në fjalë, në të gjitha fazat e historisë ka besimtarë të mirëfilltë (në pakicë), dhe ateistë, paganë (në shumicë). Besimtar i mirëfilltë është vështirë me qenë, sepse njeriu duhet ta luftojë egon e vet, duhet të ketë karakter të fortë, duhet të jetë i moralshëm, duhet të jetë vetëmohues, duhet të jetë tolerant, duhet të jetë bujar, duhet të jetë mirëbërës, duhet të jetë qytetërues, duhet të jetë respektues i të gjitha krijesave të Zotit, pa marrë parasysh së cilës kategori i takojnë ato, ...].


4). 1. Mirëbërësi [All-llahu]. 2. [Njeriut] ia mësoi (leximin, kuptimin, zbatimin në jetë) të Kur'anit. (Kur'an: 55/1, 2).
(1.The Beneficent [Allah]. 2.Hath made known the Qur'an. (The Koran: 55/1, 2)).

[Me një fjalë, All-llahu xh.sh., nëpërmjet të meditimit transcendetal, profetëve ua mëson t'i lexojnë, t'i kuptojnë dhe t'i zbatojnë shpalljet e Tij hyjnore. D.m.th., mësuesi i profetëve në përgjithësi është All-llahu, kurse mësuesi i njerëzve të zakonshëm janë profetët].


5). Muhammedi është lajmëtar (kumtar) i All-llahut. (Kur'an: 48/29).

(Muhammad is the messenger of Allah. (The Koran:48/29)).

E Ne [All-llahu] ty [o Muhammed] nuk të kemi dërguar ndryshe, përveç si prurës e lajmeve të mira dhe paralajmërues për të gjithë njerëzit, por këtë shumica e njerëzve nuk e dinë. (Kur'an: 34/28).

(And We have not sent thee (O Muhammad) save as a bringer of good tidings and a warner unto all mankind, but most of mankind know not.(The Koran:34/28)).

[Me një fjalë Profeti Muhamed është profet universal, i cili i përket njerëzimit në përgjithësi, aq më tepër që edhe ky, sikurse pejgamberët e tjerë, ka qenë pellazg me prejardhje, por i arabizuar. Meqenëse, pellazgët kanë qenë popullatë hyjnore, atëherë pa tjetër që edhe profetët kanë prejardhje pellazgjike. Bazuar në librat e Giuseppe Catapano-s: Thot - Tat - parlava albanese (Profeti Thot - Tata fliste shqip para 12.000 vjetëve), Antichità della Lingua Albanese (... anche Cristo parlò questo idioma (Lashtësia e gjuhës shqipe (... Krishti fliste në këtë gjuhë). Muhammedi është profet universal, sepse ai nuk është dërguar vetëm për ta përsosur monoteizmin - islamizmin, por për t'ua treguar njerëzve, në përgjithësi, rrugën e drejtë, rrugën e qytetërimit, rrugën e humanizmit, qoftë nëpërmjet të Kur'anit, qoftë nëpërmjet të haditheve të tij, të cilat nuk janë gjë tjetër pos komentime të mirëfillta të ajeteve kuranore.).


6). Thuaj [O Muhammed, urdhëron All-llahu xh.sh.]: Unë jam [duke u mbështetur] mbi kuptueshmërinë [e Kur'anit] që mbrohet nga Zoti (Rabbi) im [All-llahu], [Kur'an ky] të Cilin ju [paganë] ndonjëherë jeni duke e mohuar (përgënjeshtuar). Unë [Pejgamberi Muhammed] nuk kam kompetencë [të foli për zbritjen e ajeteve të tjera të Kur'anit] që ju po i kërkoni me nxitim prej meje. Për këtë vendos vetëm All-llahu. Ai [All-llahu] e thotë të vërtetën dhe Ai [All-llahu] është Më i Miri nga Gjykatësit. (Kur'an: 6/57).

(Say: I am (relying) on clear proof from my Lord, while ye deny Him. I have not that for which ye are impatient. The decision is for Allah only. He telleth the truth and He is the Best of Deciders. (The Koran: 6/57)).

[Kur'ani komplet iu ka zbritur Profetit Muhammed - nëpërmjet të medititim transcendetal (vahj), brenda 23 vjetëve. Meqë fjala është për ajetin (vargun) 57 të surës (kaptinës) 6 të Kur'anit të Shenjtë, paganët nuk u besonin shpalljeve hyjnore të zbritura profetit Musa (Mojsi) dhe Isa (Jezus), d.m.th., nuk i besonin pesë sureve të Kur'anit, të zbritura, deri në atë moment, Profetit Muhammed. Për këtë arsye, All-llahu xh.sh. ia ka zbritur këtë ajet Profetit Muhammed, me qëllim që ky t'u përgjigjet kundërshtarëve të All-llahut, të Kur'anit, të atij vetë - Profetit Muhammed. Paganët, në atë kohë, nuk ishin të vetëdijshëm se edhe profeti Musa dhe Isa e kanë predikuar monoteizmin - islamizmin, kuptohet fazat më të hershme të Islamizmit - Monoteizmit. Shpalljet hyjnore që iu kanë zbritur profetëve të përparm, tani, profetit universal - Muhammedit, natyrisht, iu kanë përtëritur. Pra, suret (kaptinat) e Kur'anit 1-46 janë, në të vërtetë, shpalljet hyjnore të zbritura profetëve të përparm (nga Adami e deri të Isai), kurse suret (kaptinat) tjera, nga kaptina 47, e cila quhet Muhammed, e deri të kaptina e fundit - 114, janë shpalljet hyjnore të zbritura vetëm Profetit Muhammed. Kështu është kompletuar Libri i Shenjtë - i quajtur Kur'an. Gjykuar sipas këtij ajeti kuranor All-llahu është autor i Kur'anit, prandaj Ai është edhe mbrojtës i librit të vetë, e jo vehabinjtë myslimanë fiktivë (të rrejshëm), të cilët po rrahin gjoks se këta janë, gjoja, mbrojtës të Kur'anit].


7). Thuani (o myslimanë): Ne [myslimanët - besimtarët - monoteistët - imandarët] i besojmë All-llahut dhe shpalljeve hyjnore që na u kanë shpallur neve, si dhe në ato që iu kanë shpallur Ibrahimit, Ismailit, Isakut, Jakubit, fiseve [të Jakubit që ishin 12], si dhe atyre që iu kanë shpallur Musait dhe Isait. Po ashtu u besojmë shpalljeve hyjnore [që iu kanë shpallur drejtpërsëdrejti të gjithë profetëve] nga ana e Zotit (Rabbi) të tyre. Ne [myslimanët] nuk bëjmë dallim ndërmjet tyre (profetëve). Pra, ne [myslimanët] vetëm Atij [All-llahut] iu kemi dorëzuar. (Kur'an:2/136).

(Say (O Muslims): We believe in Allah and that which is revealed unto us and that which was revealed unto Abraham, and Ishmael, and Isac, and Jacob, and the tribes, and that which Moses and Jesus received, and that which the Prophets received from their Lord. We make no distriction between any of them, and unto Him we have surrendered. (The Koran: 2/136)).

[Me një fjalë, myslimanët e mirëfilltë besojnë se All-llahu është Krijues i Gjithësisë, pra edhe i profetëve, të cilët janë, në të vërtetë, mëkëmbësit, zëvendësit, misionarët, lajmëtarët, të deleguarit, zëdhënësit të Absolutit - All-llahut xh.sh. Numri i profetëve - pejgamberëve, sipas një llagarije, kap 142.000 personalitete. Shumica e pejgambereve janë anonimë. Pejgamberët krijojnë qytetërime në kohë të caktuara, në mjedise të caktuara, dhe me veçori të caktuara. Edhe qytetërimet, sikurse çdo krijesë e Krijuesit, e kanë jetëzgjatjen e caktuar nga Krijuesi. Pra, edhe fetë, si një nga elementet e qytetërimeve, evoluojnë - përjetojnë batica dhe zbatica. Myslimanët e mirëfilltë u besojnë vetëm All-llahut, librit të Tij - Kur'anit të Shenjtë, dhe Profetit të Tij - Muhammedit a.s., e jo vehabinjve dallkaukë].


Disa pyetje fundamentale për Vehabistët

Le të përfundojmë:

Në dhjetëvjetëshin e fundit në Kosovën martire na zbritën, kuptohet nëpërmjet fluturakeve qiellore -UFO-ve, të vetëquajturit vehabinj të shenjtë - myslimanë të mirëfilltë - zbatues të denjë të Kur'anit, prandaj shqiptarët myslimanë syni dhe katolikë, dashur pas dashur, duhet të konvertohen në sektën e tyre - në vehabizëm - madje-madje në mënyrë revolucionare. Me këtë rast, këtyre "myslimanëve të mirëfilltë, këtyre patriotëve të flakët shqipfolës", ua shtrojë disa pyetje fundamentale.

Pse lejuat, që serbët pansllavistë - barbarë - vandalistë, më 1999:

- ta bëjnë pastrimin fetar dhe kombëtar të Kosovës,

- të vrasin dhe të masakrojnë me dhjetëra mijë shqiptarë myslimanë dhe katolikë,

- të dhunojnë me mijëra gra dhe vasha shqiptare myslimane,

- t'i rrënojnë dhjetëra mijë shtëpia të shqiptarëve myslimanë dhe katolikë,

- t'i rrënojnë me qindra xhamia të myslimanëve suni,

- pse nuk e vizituat kampin famëkeq në Bllacë të Maqedonisë, i cili u shndërrua në varr masiv të një milionë shqiptarëve të molisur dhe të vdekur, e këtë e vizitoi kryetari i SHBA-së Bill Klinton me bashkëshorten, kryetari i Qeverisë së Britanisë së Madhe, Toni Bler, me bashkëshorten, dhe kryetari i Turqisë, Sylejman Demirel,

- pse nuk morët pjesë në çlirimin, se paku, të një pëllëmbe të tokës arbërore, nga kthetrat e barbarëve serbë, por Kosovën martire e çliruan forcat e NATO-s,

- pse e keni shtuar veprimtarinë e juaj antislame dhe antikombëtare shqiptare kur është shtuar veprimtaria diplomatike e Serbisë dhe e Rusisë pansllaviste kundër myslimanëve dhe shqiptarëve, në përgjithësi,

- pse po iu pengon ndërtimi i katedrales së shqiptarëve katolikë në truallin e ish-gjimnazit "Xhevdet Doda", edhe pse kisha katolike e ka financuar ndërtimin e ndërtesës së re të gjimnazit në fjalë pikërisht afër katedrales,

- pse nuk po iu pengon ndërtimi i kishës ortodokse nga regjimi i kriminelit Sllobodan Milosheviq mu në truallin e uzurpuar të Universitetit të Prishtinës,

- pse Sadam Huseini i Irakut, dhe Gadafi i Libisë ishin aleatë besnikë të Sllobodan Milosheviqit në masakrimin e myslimanëve të Bosnjës dhe të Kosovës,

- pse sot Bota Arabe, marrë në përgjithësi, po heziton për ta njohur Republikën e Kosovës, popullsia e së cilës përbëhet prej myslimanëve shqiptarë, turq, boshnjakë (99%),

- a ishte rastësi apo marrëveshje paraprake pikërisht kur serbët dhe rusët (në dekadën e dytë të shekullit XIX) u ngritën kundër Perandorisë Osmane - për pushtimin e Ballkanit dhe të Stambollit, edhe vahabinjtë u ngritën kundër Perandorisë Osmane, më saktë kundër sulltanit hafife (kalif) (përfaqësues i Profetit Muhammed) dhe shejhylislamit (komentues i Kur'anit), si dhe në Meke i rrënuan të gjitha tyrbet, në Medine i vodhën të gjitha gjësendet nga tyrbja e Profetit Muhammed, i vranë të gjithë haxhillarët ...?!


Kuptimi i Kur'anit

Kur'ani është, pa dyshim, burim i pashtershëm i frymëzimit dhe i diturive. Por, është vështirë për ta kuptuar porosinë e tij, sepse arabishtja kuranore, dhe shkrimi arab i Kur'anit, janë krijuar nga vetë All-llahu xh.sh., i cili këto ia ka mësuar Profetit Muhammed. Arabishtja kuranore, baza e së cilës është pellazgjishtja hyjnore, nuk është arabishtja e beduinëve arabë. Kjo gjuhë është metaforike, figurative, simbolike dhe enciklopedike, prandaj, për t'i kuptuar plotësisht porositë e Kur'anit duhet me pas njohuri nga astronomia, fizika, kimia, matematika, gjeologjia, mjekësia, historia ... Bie fjala, në kohën e Profetit Muhammed ishin kacafytur dy hafizllarë, se cili prej tyre ishte duke e lexuar mirë Kur'anin. E pyesin Profetin Muhammed, i cili ka vërejtur se asnjëri prej këtyre dy hafizllarëve nuk ishin duke e lexuar mirë Kur'anin. Porse, Profeti Muhammed, këtyre dy hafizllarëve, u ka thënë: "Të dytë jeni duke e lexuar mirë Kur'anin. Mirëpo, nuk është me rëndësi a po e lexoni mirë Kur'anin, me rëndësi është a po e kuptoni mirë atë, dhe a po i zbatoni në jetë mirë porositë e Tij. Me dijtë që Kur'ani do të shkakton përçarje mes njerëzve unë atë do ta tërheq nga përdorimi. Kur'ani është zbritur për t'i afruar, për t'i bashkuar, për t'i humanizuar, për t'i përparuar njerëzit në çdo pikëpamje. A kuptuat?!" E sot, as ulematë më të lartë arabë nuk e kuptojnë plotësisht Kur'anin, e lëre më vehabinjtë injorantë, anarkistë, pansllavistë. Kur'anin e shpjegon, siç pohohet në Kur'anin e Shenjtë, vetëm koha, d.m.th., Kur'anin e kuptojnë, e komentojnë dhe e zbatojnë në jetë vetëm pejgamberët dhe dijetarët, të cilët pajisen me dituri të duhura nga All - llahu. Pra, Profeti Muhammed dhe Kur'ani nuk i përkasin vetëm arabëve, por të gjithë njerëzve, me qëllim që këta dy faktorë me rëndësi të ndikojnë në mirëqenien e njerëzve, pa marrë parasysh cilës fe, cilit komb, cilës racë i takojnë, sepse të gjithë këta janë krijesa të Zotit. Me rëndësi është që njerëzit të jenë humanë, të jenë tolerantë, të jenë përparimtarë, e mos të jenë barbarë dhe vrasës së njerëzve të pafajshëm. Ngase, gjykuar sipas Kur'anit të Shenjtë, vrasja e një njeriut të pafajshëm është njësoj sikur të vritet e gjithë njerëzimi. Shpirti i çdo njeriut është dhuratë e All-llahut, për këtë arsye vetëm Ai atë mund t'ia marrë njeriut, kuptohet për t'ia lëshuar vendin gjeneratave të ardhshme në mënyrë evolutive. Përndryshe, do t'ishte bërë një kaos i tmerrshëm në këtë botë.

Mysliman (monoteist) i mirëfilltë nuk është ai (ajo) që mban mjekër, që mban kule treçerekëshe, që mban shami në kokë, apo ferexhe në trup, që i falë pesë vakte të namazit, që agjëron gjatë muajit të ramazanit ..., por ai (ajo) që ka ndërgjegje të pastër, që ka ndërgjegje kombëtare, që ka vetëdije të plotë për All-llahun, që e frenon egon e vet, pa marrë parasysh personi përkatës a e konsideron vetën budist, hebre, i krishterë, myslimanë apo ... Me një rast, një shok i imi më tha: "Unë jam ateist, sepse kurrë nuk kam shkuar në xhami për t'u falur, as nuk agjëroj, por i besoj Zotit, nuk ia dua të keqën askujt, nevojtarëve u ndihmoj në çdo pikëpamje ...!" Unë këtij "atiesti" iu përgjigja: "Jooo! Ti nuk je ateist. Ti je mysliman i mirëfilltë. Ti nuk je fetar formal, por je besimtar i devotshëm. Kjo është me rëndësi ...!"

Nëse nuk është kështu pse All-llahu xh.sh., tani për tani, ua ka dhanë shpullën e vet myslimanëve dindarë-fetarë (formalisht), kurse në kohën e Kalifatit të Bagdadit, të Kordovës (pas ndërrimit të jetës së Pejgamberit), të Stambollit (prej shekullit XV-XX) myslimanëve imandarë-besimtarë (të mirëfilltë) ua ka dhanë krahun ...?!!!

Atëherë pra, O All-llah i Plotfuqishëm, i Gjithëdijshëm, i Gjithëmëshirshëm të lus, si krijesë e Juaj e devotshme, shpëto njerëzimin në përgjithësi, e shqiptarët në veçanti, prej shejtanllëqeve të vehabinjve anarkistë - pansllavistë (ateistë) ...



Autor: Dr. Skender RIZAJ, korrik 2011.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...