Vehabizmi është i rrezikshëm për islamin dhe për mbarë botën



Ulemaja e El Ez-herit dhe dijetarët e specializuar në fushën e studimeve të grupeve dhe lëvizjeve islame kanë vërtetuar se Vehabizmi si ide dhe si lëvizje është armiku më i rrezikshëm për muslimanët dhe për botën mbar, dhe se Vehabizmi është i dëmshëm po aq sa është i dëmshëm masonizmi që ekziston sot, sepse është duke përhapur ide dhe sjellje të cilat janë duke dërguar në dhunë, terrorizëm dhe urrejtje, po ashtu duke bërë te lehtë akuzimin për mosbesim te të gjithë atyre që nuk pajtohen me mendimet e tyre, është duke manipuluar dhe shkatërruar me sjelljet e tyre të ndyta përpjekjet islame në Palestinë dhe në Irak, dhe se është obligim i domosdoshëm fetar sipas sheriatit që të luftohen dhe kundërshtohen këto ide dhe pasuesit e këtyre ideve me të gjitha mjetet dhe rrugët e mundshme, ky konstatim ka ardhur nga konferenca e gjerë e specialistëve të fushave islame, konferencë e cila është mbajtur të Shtunën (09.04.2011) në Kajro me titull: "Vehabizmi: Rrezik për Islamin dhe Botën", në këtë konferencë morën pjesë me punimet e tyre dhe me konsulta shumë dijetar islam nga të cilët veçojmë: Shejh Dr. Abdurrahman Es sebekij dijetar nga Universiteti i El Ez-herit, mendimtari Dr. Ahmed Es sajih Prof. i Akides dhe Filozofisë Islame në Universitetin e El Ez-herit, këshilltari Ahmed Abduhu Mahir i cili është dijetar i specializuar për lëvizjet islame në Egjipt, Prof.Dr. Abdulfetah Asakir mendimtar i njohur islam, Dr. Abdullah Es sadawi mendimtar dhe kritik, Dr. Ahmed Shewki El Fenxheri mendimtar i njohur islam, Dr. Ali Abdulxhevad specialist në mësimet e lëvizjeve islame, po ashtu pjesëmarrës ishin edhe një numër i madh i dijetarëve dhe mendimtarëve islam të fushave të ndryshme.

Kjo konferencë përfundoi me disa propozime dhe rezultate nga të cilat veçojmë:

1. Ulematë dhe dijetarët islam vërtetuan në kërkimet dhe punimet e tyre shkencore (7 punime shkencore) dhe gjatë konsultave se Vehabizmi si thirrje dhe si ide ngrihet mbi mohimin dhe mos pranimin e tjetrit (palës së kundërt) dhe akuzimin për mosbesim ndaj të tjerëve, kjo lëvizje (Vehabizmi) kërcënon sigurinë dhe paqën në të gjitha shtetet e botës islame (kudo që ka musliman) për shkak te përhapjes së ideve terroriste dhe kriminele të cilat janë shumë të rrezikshme, këto ide nxisin rinin islame që të akuzojnë për mosbesim dhe terrorizimin e shoqërisë dhe udhëheqësve për arsye të ulëta dhe të pa vlera, në kohën moderne nuk është vërejtur ndonjë organizatë ose thirrje më e keqe se Vehabizmi i cili u shndërrua në (Alkaid) ose në ndonjë organizatë tjetër islame, sikur të mos ishte pasuria (paraja) saudite nuk do të përhapej Vehabizmi dhe sikur të mos ishin (mynafikët) dyfytyrëshat e Amerikës do të bëhej i mundur luftimi dhe shuarja e kësaj të keqeje, por Amerika dhe Saudia përfiton nga këto ide të këqija dhe të ndyta të cilat janë duke ju veshur islamit padrejtësisht dhe duke u emëruar Vehabizëm e krejt kjo për terrorizimin e botës ndonjëherë, e ndonjëherë tjetër të kërcënohet dikush.

2. Dijetarët dhe Ulematë pjesëmarrës në këtë konferencë konstatuan se Vehabizmi mban qëndrim negative ndaj gruas dhe ndaj diturisë, muzikës dhe ndaj të gjitha arteve, mban qëndrime negative dhe armiqësore ndaj të krishterëve dhe ndaj të gjitha medh-hebeve islame dhe ndaj të gjitha grupeve islame dhe pasuesve të tyre (siç janë Shiat, Esh'arit dhe të tjerët), thirrja vehabiste është thirrje për në padituri, shumica e bagazhit të Vehabizmit dhe pasurisë së Vehabizmit ngrihet mbi terrorizmin e ideve dhe terrorizmin fetar, armiqësinë e realitetit dhe mendjes e logjikes, për këtë arsye shumë nga pjesëmarrësit e konferencës dhe studiuesit specialist islam e kanë konsideruar fe në vete (Fe tjetër) nga feja islame, fe e cila thërret në terrorizëm dhe vrasje në emër të Zotit, e Zoti është larg dhe i pastër nga kjo, ajo çka po ndodh në Irak dhe Afganistan madje edhe në Saudi nga pasuesit dhe kultivuesit e këtyre ideve me vrasjet dhe terrorizmin sipas dëshirave dhe përfitimeve të tyre, kuptojmë se gjendemi para një thirrje për krime dhe vrasje e jo para një thirrje për në islamin tolerant dhe të drejt e mesatar.

3. Ulematë dhe dijetarët pjesëmarrës në konferencë kërkuan që të përgatitet strategji islame dhe botërore kulturore, civilizuese dhe politike për kundërshtimin dhe luftimin e Vehabizmit, nevojitet që universiteti i El Ez-herit të ketë rol të madh në këtë sepse është institucion i islamit mesatar para se të pushtohet nga Vehabizmi dhe ata të cilët e quajnë vetveten thirrës reformues nga selefinjet ekstremist, universiteti i El Ez-herit si institucion i ndritshëm, mesatar dhe i drejt do të ketë mundësi që ti kundërvihet me forcë këtij teprimi dhe ekstremizmit Vehabi kokë fort i cili është kundër shpirtit islam të drejt dhe mesatar.



Përgatiti: agjensi-lajmesh, prill 2011.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...