Shejh Muhamed ibën Abdulvehabi - Allahu e mallkoftë: shpall kafir vetveten dhe dijetarët e tij!!!



Letra e njëzet e tetë: Mesazhi i Muhamed ibën Abdulvehabit drejtuar popullit të Riadit dhe Menfuhas (qytezë në periferi të Riadit).

Në këtë kohë, Muhamed ibën Abdulvehabi ka qenë i vendosur në Der'ije.

Muhamed Ibën Abdulvehabi këtu flet, ndërsa fjalët e tij i shkruan kadiu i Derijes-Abdullah ibën Isa,në prezencën e tij, si dëshmitar.

Teksti i letrës është ky:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit. Nga Muhamed ibën Abdulvehabi,drejtuar myslimanëve që u arrin kjo risale ... (Këtu fillon e sqaron "teuhidin e vërtetë", ndërsa pak rreshta më poshtë thotë kështu):

((( ... Po ju tregoj për veten time, betohem në Allahun, që s'ka zot tjetër pos Tij, kam kërkuar dituri, dhe ata që më kanë njohur kanë menduar për mua se jam bërë i ditur, ndërsa unë në atë vakt nuk e dija kuptimin e fjalës "La Ilahe Ila Allah", dhe as që e dija dinin islam para këtij hajri që tani na begatoi Allahu. Po kështu, edhe dijetarët (meshaikhij) nga të cilët unë pata mësuar, asnjë njeri prej tyre nuk e dinte këtë. "Nëse dikush prej dijetarëve të Nexhdit (Aridit) pretendon se ai e ka ditur kuptimin e "La Ilahe Ila Allah", apo e ka ditur kuptimin e Islamit para kësaj kohe, apo pretendon se dikush prej dijetarëve të tyre e ka ditur këtë, ka gënjyer dhe shpifur, i ka mashtruar njerëzit dhe e ka lavdëruar vetveten me atë që se ka". )))!!! (Përfundoi fjala e tij).

Ky tekst është marrë nga përmbledhja e vet shkresave të Muhamed Ibën Abdulvehabit, vëll.6, fq.186:

الرسائل الشخصية - (مطبوع ضمن مؤلفات الشيخ محمد بن عبد الوهاب، الجزء السادس) .

Këtu i keni fjalët e tij në gjuhën arabe:

الرسالة الثامنة والعشرون: رسالته إلى أهل الرياض ومنفوحة

الرسالة الثامنة والعشرون: ومنها رسالة أرسلها إلى أهل الرياض ومنفوحة، وهو إذ ذاك مقيم في بلد العيينة، وكتب إلى عبد الله بن عيسى قاضي الدرعية يسجل تحتها بما رآه من الكلام، ليكون ذلك سبباً لقولها، وهذا نص الرسالة:

بسم الله الرحمن الرحيم

من محمد بن عبد الوهاب، إلى من يصل إليه هذا الكتاب من المسلمين ...

إلى أن قال: "وأنا أخبركم عن نفسي، والله الذي لا إله إلا هو، لقد طلبت العلم، واعتقدَ من عرفني أن لي معرفة، وأنا ذلك الوقت لا أعرف معنى "لا إله إلا الله"، ولا أعرف دين الإسلام قبل هذا الخير الذي مَنَّ الله به، وكذلك مشايخي، ما منهم رجل عرف ذلك. فمن زعم من علماء العارض أنه عرف معنى "لا اله إلا الله"، أو عرف معنى الإسلام قبل هذا الوقت، أو زعم عن مشايخه أن أحداً عرف ذلك، فقد كذب وافترى، ولبس على الناس، ومدح نفسه بما ليس فيه".(انتهى كلامه)

Them: Meditoni fjalët e këtij havarixhi. Thotë se ai se paska ditur kuptimin e shehadetit e as çfarë është islami para kësaj kohe, d.m.th. para thirrjes me të cilin ai tani kishte ardhur.

Thotë se edhe hoxhallarët e botës islame nga të cilët ai ka mësuar, edhe ata nuk e dinin kuptimin e shehadetit e as të islamit!!!

Të thuhet se askush prej njerëzve dhe dijetarëve në atë kohë nuk e kuptonte domethënien e vërtetë të shehadetit, kjo është fatkeqësi, sepse mohimi i islamit nga ata që kanë qenë para tij, do të thotë se të gjithë ata ishin qafirë!!!

Si kjo fjalë ka shumë në librat e tij dhe pasuesve të tij.

Bile në një vend tjetër thotë se pasi e ka kuptuar kuptimin e vërtetë të shehadetit, ka bërë Haxh për së dyti, sepse haxhillëku i tij i mëparshëm ishte në kufër!!!

Spo komentoj ma tepër ...

Allahu na ruajtë nga devijimi!



Përgatiti: Drilon I. GASHI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...