Vehabizmi nuk e ka të drejtën e autorësisë mbi Islamin



Që nga paslufta, shumë thirrës kinse fetar filluan propagandimin e ideologjisë vehabiste. Meqë populli ishe i dërrmuar nga lufta, vehabistët shfrytëzuan rastin për të propaganduar dhe përhapur ideologjinë e tyre destruktive. Interpretimet e teksteve fetare nga ana e vehabistëve ishte ndryshe nga ajo që kishin mësuar populli me shekuj. Kurse imamët vehabist ngritën vetën dhe vehabizmin në atë masë, sa që pretendonin që fjala e tyre të bëhej ligj që duhej praktikuar nga besimtarët.

Imamët vehabist gjithmonë janë munduar ta paraqesin vetën e tyre dhe vehabizmin, si autor të islamit. Duke propaganduar atë që u shkonte për shtati në realizimin e qëllimeve të tyre, vehabistët deformuan normat islame. Interpretimi selektiv dhe kontekstual i ajeteve kur'anore, për të arsyetuar qendrimet dhe veprimet e tyre, është një tmerr i vërtetë. Njëherit, personat e tillë mundohen të paraqiten si përfaqësues të fjalës dhe vullnetit të Zotit në tokë, duke i dhënë vetes të drejtë për të gjykuar mbi njerëzit.

Këta individ, po ashtu pretendojnë se e dinë, se ku do të përfundojnë njerëzit në botën tjetër. Por Islami i vërtetë dhe burimor, i bazuar në ajetet kur'anore dhe porositë e të dërguarit të Zotit, Muhamedit a.s., na mësojnë se askush mbi këtë tokë nuk gëzon të drejtën e përcaktimit të shpërblimit apo ndëshkimit të njerëzve dhe parashikimit të gjendjes së tyre në botën e përtejme. Me fjalë të tjera, askush nuk ka monopolin mbi shpëtimin e pëjetësisë, ngaqë askush nuk ka qelësat e portës së xhenetit dhe amshimit.


Vehabizmi shkaktoi demoralizim dhe depresion tek rinia shqiptare

Fjala "Islam" ka kuptimin e paqes. Pra islami është fe e paqes dhe që promovon dashurinë, tolerancën dhe harmoninë në mes njerëzve, si krijesa të Zotit. Duke u nisur nga kjo, personi që përvetëson vlerat islame, duhet të jetë një person paqësor, i dashur, tolerant dhe që mirëkupton të tjerët. Mirëpo sot, realiteti është ndryshe. Shumë persona që i thonë vetës mysliman dhe që thirren në islam, janë njerëz depresiv, arrogant dhe gjithmonë me fytyrë të ngrysur. Kjo iu ndodh personave që kanë rënë viktima të indoktrinimit ideologjik vehabist.

Ideologjia vehabiste mëton ta "mbys" shpirtin e njeriut, elanin dhe vullnetin për jetesë, dashuri dhe kërkim të lumturisë. Vehabizmi e keqinterpreton Kur'anin dhe hadithin, dhe instrumentalizon fenë për qëllimet e veta. Në mënyrë sistematike, imamët vehabist kanë arritur t'ua shpëlajnë trurin shumë njerëzve. Përmes elaborimit të temave si: xhihadi, vrasja, sakrifikimi, vdekja, xhehnemi e tjera, kanë arritur t'i bëjnë xhematin e tyre depresiv, arrogant dhe agresiv. Të indoktrinuarit nga vehabizmi kanë shndërruar vetën në persona me të cilët nuk mund të komunikojnë as familjet e tyre, e lëre më shoqëria. Sjellja e vrazhdë e të rinjëve vehabist dhe reflektimi i negativitetit nga ana e tyre, ka bërë që njerëzit jo fetar të krijojnë përshtypje jo të mirë për islamin si fe.

Pra është faji i vehabizmit dhe pasuesëve të kësaj ideologjie që islami sot ka imazh jo të mirë në botë. Ligjeratat ku temë diskutimi vazhdimisht janë lufta, vrasja dhe vdekja, sjellin pesimizëm tek njerëzit, ku më pas reaksionet manifestohen me depresion dhe agresivitet. Njerëzimi në përgjithësi, e shqiptarët në veçanti, kanë përjetuar mjaft të këqija. Ne kemi nevoj për ligjerata ku rinisë u ipet vullnet për punë, edukim, studim dhe avansim. Nuk kemi nevoj për ligjerata që e demoralizojnë rininë, sepse kjo ka qenë taktikë për t'i çuar ata që të vriten nëpër shkretetirat e arabisë. Duhet t'i përvishemi punës dhe shkollimit që të ngritemi si vend dhe komb, e mos të biem pre e ujqërve të mbuluar me gëzof delesh.


Vehabizmi nuk të bën besimtar por të bën huligan dhe injorant

Shumë të rinjë janë mashtruar nga imamët vehabist që shtireshin si pasues të devotshëm të suntetit të Muhamedit a.s.. Në fakt, xhemati nuk ishin në dijeni se imamët e tyre vehabist ishin të devotshëm vetëm karshi kauzës vehabiste që financohej nga Arabia Saudite. Këta thirrës të shitur propaganduan vehabizmin duke proklamuar se po thirrnin në islamin e gjeneratave të hershme të myslimanëve. Në të vërtet, thirrësit vehabist përhapën urrejtje dhe mësuan xhematin e tyre të urrejnë çdo gjë qytetruese dhe të gjithë ata që nuk i përkisnin ideologjisë së tyre të sëmurë.

Në vazhdimësi është propaganduar dhuna, agresiviteti dhe huliganizmi, kinse për të mbrojur islamin dhe për të ngritur fjalën e Zotit. Një numër i madh i të rinjëve që ndoqën predikimet vehabiste dhe u besuan atyre, përfunduan si terrorist. Asnjë person që ka ndjekur ligjeratat vehabiste nuk ka mësuar fenë dhe nuk është bërë ma besimtar, përkundrazi, ata që kanë përqafuar vehabizmin janë shnërruar në huligan dhe injorant. Vehabizmi i mësoi njerëzit si të sillen si huligan me besimtarët, e madje edhe me prindërit dhe familjet e tyre. Huluganizmi nuk ka vend në fenë islame, fe, emri i së cilës do të thotë "paqe".

Huliganizmin vehabist le ta praktikojnë beduinët shpellar që i shkatërruan popujt e tyre, se në shqiptari nuk ka vend për këtë ideologji mesjetare. Njëherit janë pikërisht këta huliganë vehabist që po e dëmtojnë islamin dhe shkaku i tyre myslimanët janë mbetur prapa me shekuj. Në çdo vend ku kanë vepruar huliganët vehabist, atë vend e ka kapluar mjerimi dhe dekadenca. Por trojet shqiptare nuk do të bien asnjëherë pre e huliganëve injorant që duan shkatërrimin e vendit tonë, për të cilin dhanë jetën shumë dëshmorë. Andaj ti themi jo injorancës dhe huliganizmit që sjellë vehabizmi.


Vehabizmi ka marrë peng fenë islame

Kur'ani Fisnik dhe Suneti i Muhamedit paqja qoftë mbi të janë baza e mësimeve islame. Njëherit këto dy burime të diturisë, urtësisë dhe dashurisë, janë burime të cilat fatkeqësisht më së shumti edhe keqpërdoren sot, duke shndërruar kështu islamin në peng të keqpërdoruesëve. Injorantët fetar të vetëshpallur dijetar të fesë dhe oportunistët dashakeq, duke u thirrur në Kur'an dhe Sunet mëtojnë legjitimimin e absurditeteve të tyre të cilat i veprojnë në emër të fesë, por gjithnjë për qëllime të caktuara të tyre. Duke mos lëshuar nga goja përmendjen e Kur'anit dhe Sunetit, disa mundohen të shndërrohen në autoritet të vetëm dhe absolut fetar. Të këtillët duan ta monopolizojnë fenë me qëllim të manipulimit të ndjenjave të njerëzve dhe respektit që ata kanë për Kur'anin dhe pejgamberin paqja qoftë mbi të.

Pas manipulimit dhe shpëlarjes së trurit, besimtarët do t'u nënshtrohen individëve dhe grupeve, duke menduar se po i nështrohen Zotit dhe se po e pasojnë Muhamedin paqja qoftë mbi të. Personat që vetëm formalisht thirren në Kur'an dhe Sunet, në vazhdimësi kanë ushqyer urrejtje ndaj prijësve fetar që thërrasin dhe praktikojnë islamin e vërtet dhe burimor. Si në Kosovë, një ashtu edhe jashtë saj, hoxhallarët e mirëfilltë janë kërcënuar dhe linçuar nga persona që janë thirrur formalisht në Kur'an dhe Sunet. Këta individ duke pasur kinse dertin e fesë, kanë akuzuar hoxhallarët e mirëfilltë se janë novator (bidatçi), hipokrit, e deri tek akuzimi për mosbesim, duke i quajtur hoxhallarët dhe studiuesit e islamit, të pafe dhe pabesimtar. Kjo ka qenë metodologji djallëzore e njerëzve të sëmurë, që t'i largojnë nga skena njerëzit kompetent, për t'i hapur rrugë vetës, që vetë të prejnë e vetë të qepin petkun që do ta vishnin popullata e pafajshme, por e indoktrinuar.

Këta thirrës formal i kanë shpallur luftë jo vetëm besimtarëve, por gjithë botës së qytetruar. Është tragjedi kur shohim se si vrasjet, plaçkitjet, perdhunimet dhe tmerre të tjera arsyetohen duke keqpërdorur Kur'anin dhe Sunetin. Duhet ta kuptojmë se mësimet islame në tërësi thërrasin në vlera të mirëfillta, duke porositur për dashuri, harmoni, paqe, dhembshuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Andaj le të dihet se ata që në emër të fesë bëjnë thirrje për dhunë, vrasje, linçime dhe perçarje, ata nuk janë pasues të Kur'anit dhe Muhamedit paqja qoftë mbi të, ata janë armiqtë dhe dëmsjellësit më të mëdhenjë të islamit, myslimanëve dhe njerëzimit në përgjithësi. Andaj t'i themi ndal indoktrinimit, t'i themi ndal radikalizmit dhe ekstremizmit. T'u kthehemi vlerave të mirëfillta islame dhe të punojmë për të mirën e vendit, kombit dhe popullit tonë.


Si ndërlidhet vehabizmi me terrorizmin?!

Për ata që nuk e kuptojnë ndërlidhjen mes vehabizmit, radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, ju themi se vehabizmi është teoria ideologjike që nëpërmjet interpretimit rigjid dhe keqinterpretimit të teksteve islame, radikalizon besimtarët mysliman, për t'i shndërruar më pastaj në ekstremist, të cilët të frymëzuar nga demagogjia e thirrësve vehabist, ndërmarrin veprime të dhunshme dhe kriminale që çojnë deri tek terrorizmi. Në korrik 2013, Parlamenti Evropian në Strasburg e identifikoi vehabizmin si burimi kryesor i terrorizmit global.

Vehabizmi është bërë gjithnjë e më me ndikim, pjesërisht për shkak të parave saudite dhe pjesërisht për shkak të ndikimit të Arabisë Saudite nëpërmjet Mekës, vendi shpirtëror i gjithë besimtarëve të besimit islam. Arabia Saudite ka shpenzuar miliona në eksportimin e degës së saj radikalo-ekstremiste të islamit vehabi në komunitetet myslimane në perëndim që nga vitet 1960. Shumica e financimeve për përhapjen e vehabizmit janë bërë dhe bëhen përmes organizatave humanitare, ashtu siç nodhi edhe tek ne në Kosovë, ku shfrytëzua mjerimi i shqiptareve të dalur nga lufta për t'i indoktrinuar ata me ideologjinë vehabiste. Paratë vehabiste shkojnë për ndërtimin dhe operimin e xhamive dhe institucioneve arsimore që predikojnë vehabizmin.

Paratë shkojnë gjithashtu në trajnimin e imamëve, shtrirjen mediale dhe zhvillimin e sektorit të botimeve, në shpërndarjen e literaturës vehabiste, dhe dhënien e fondeve për universitetet dhe qendrat e ndryshme kulturore. Duhet të theksojmë se përkundër reformave kozmetike, monarkia e Arabisë Saudite mbetet e prapambetur dhe jotolerante. Freedom House pati botuar një raport mbi programin e rishikuar arsimor saudit, duke konkluduar se monarkia vazhdon të përhapë ideologji urrejtje ndaj "pabesimtarëve", që përfshinë të krishterët, hebrenjtë, shiitët, sufistët, myslimanët sunitë që nuk ndjekin doktrinën vehabiste, e të tjerët. Kjo ideologji nuk mësohet vetëm brenda Arabisë Saudite, por gjithashtu ajo eksportohet me entuziazëm edhe jashtë vendit. Në shumë vende të varfëra myslimane, zgjedhja është tani midis shkuarjes në një madrese të ekstremistëve apo mos shkollimit fare. Varfëria shfrytëzohet për të nxitur ekstremizmin dhe kjo ka përfshirë shumë vende myslimane.

Islami burimor, i cili shquhet për tolerancë dhe bashkëjetesë, nuk po mund të mbijetojë përballë cunamit të parave që derdhen në promovimin e fashizmit vehabist. Njëherit ky është një problem i madh që bota myslimane duhet të adresojë urgjentisht, një problem me të cilin edhe shoqëria kosovare është duke u ballafaquar që nga paslufta. Është vehabizmi ai i cili përçau familjet shqiptare, është vehabizmi ai që mbolli urrejtjen dhe jotolerancën në shoqëri, dhe është vehabizmi si i cili i dërgoi shqiptarët në Irak dhe Siri. Çdo vend që është prekur nga vehabizmi, ai vend dhe ajo shoqëri janë shkatërruar. Andaj t'i themi ndal kësaj ideologji vrastare që mëton shkatërrimin e vendit, kombit dhe popullit tonë. Ti kthehemi vlerave të mirëfillta kombëtare dhe fetare me të cilat populli ynë është shquar gjithmonë.



Përgatiti: foltash

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...