Ofendimi i Sahabeve nga Sektet dhe Grupimet



Duke qenë brezi që pati fatin të jetonte live me Pejgamberin a.s., si besimtarë dhe ndjekës të tij, Sahabet kanë një status të veçantë në doktrinën Islame.

Mirëpo kohë pas kohe sekte dhe grupime politike me origjinë antiislame kanë guxuar të ofendojnë ose edhe ti gjykojnë qëndrimet e tyre.

Prej tyre më ekstremistët ishin sekti Rafidi. Grupim shiit që herë pas herë ka krijuar probleme të mëdha në botën Islame sidomos me aleancat e tyre me kryqtarët kundër muslimanëve.

Në kohën e Salahudin Eyubit u morën masa të rrepta ndaj kujtdo prej atyre që ofendonin Sahabet e Pejgamberit a.s..

Një rast i tillë ishte në vitin 1176 me ibn Kurajan një Rafidi nga Iraku.

Fillimisht ai u mor në një podium ku u vu përballë dijetarëve të Islamit në një debat publik. Pasi aty dështoi të argumentonte qëndrimet e tij, atij iu ofrua pendimi dhe largimi nga ato qëndrime kundër Sahabeve.

Mirpo nuk e bëri.

Pas kësaj erdhi dënimi i tij duke i prerë gjuhën dhe krahët. Mirpo para se të binte në dorë të policisë, ai u hodh për vetvrasje në Eufrat, ku më vonë u gjend i mbytur.



Autor: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...