Kërkesa e të krishterëve nga Sulltani për ta çliruar Janinën



Kur Sulltan Murati i II kishte çliruar qytetin e Selanikut në vitin 1431, pasi kishte ngadhënjyer mbi venerianët, një ditë prej ditëve te Sulltani kishte ardhur një delegacion të krishterësh nga Janina dhe kishin kërkuar takim me sulltanin.

Janina atë kohë ishte nën sundimin e familjes Carlo Tocco nga Italia dhe atje dominonte padrejtësia, zullumi dhe gjakëderdhja. Sulltani u habit kur u informua për ardhjen e delegacionit të krishterë, andaj menjëherë vendosi t'i pranojë në kabinetin e tij. Pasi i pranoi në zyrën e tij, ju drejtua: "Mirë se vini, çfarë u solli deri këtu? Cila është kërkesa e juaj?".

Kryetari i delegacionit iu përgjigj duke thënë: "O i Madhi Sulltan, kemi ardhur për të kërkuar ndihmën tuaj, andaj shpresojmë të mos e ngulfatësh shpresën tonë!".

Sulltani tha: "Si mund t'ju ndihmojë?".

Kryetari i delegacionit tha: "I nderuar, udhëheqësit tanë po na torturojnë, po na përdorin si robër, e uzurpojnë pasurinë tonë, dhe pastaj po na dërgojnë në luftë".

Sulltani: "Çfarë mund t'ju ndihmo unë juve, këto janë probleme mes jush dhe sunduesve tuaj".

Udhëheqësi i delegacionit: "Ne, i nderuari Sulltan, nuk jemi myslimanë, ne jemi të krishterë, por ne kemi dëgjuar shumë për drejtësinë e myslimanëve, se udhëheqësit islam nuk u bëjnë padrejtësi popullit të tyre dhe askujt nuk ia imponojnë përqafimin e fesë së tyre, porse çdo kush e merrë atë që e meriton. Këtë e kemi dëgjuar nga turistët dhe tregtarët dhe nga ata që e kanë vizituar vendin tuaj. Andaj, ne kërkojmë dhe shpresojmë që ta çlironi edhe vendin tonë dhe ta mposhtni tërë atë padrejtësi atje e të na lironi nga udhëheqësit tanë tiranë e zullumqar".

Ata kishin sjell me veti një çelës të artë si simbol i hapjes dhe çlirimit të qytetit të Janinës.

Në këtë rast Sulltani urdhëroi një komandant ushtarak që t'i përgjigjet kërkesës së delegacionit dhe, vërtetë, në vitin 1431 e çliroi edhe Janinën nga tirania dhe zullumi. Ky tregim nuk është një përrallë e këndshme, porse është një fakt historik që dëshmon për drejtësinë dhe barazinë e myslimanëve.



Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI



_________________________

(Tregimi është shkëputë nga Kryevepra e Historisë Osmane, Ali Muhamed Orhan, f.32)

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...