Larg fitneve dhe përçarjeve o Ramadan Ramadani



Të nderuara mediume ne si anëtarë të Shoqatës së Ulemave pranë Muftinisë së BFI Shkup, jemi tepër të indinjuar nga fakti se Ramadan Ramadani i cili në kokat tona paraqet sinonimin e përqarjes, fitneve, dhunës dhe sjelljeve radikale, pa asnjë turp i jep vetës të drejtë të del nëpër mediume dhe flet në emër të imamëve dhe xhemateve të Shkupit.

Muhammedi a.s. thotë: "Nëse nuk ke turp, vepro çka të duash".

Njëherit, duhet t'i përmendim këtij personi se i njëjti në vitin 2003 me përdorimin e dhunës dhe armëve së bashku me grup radikal vehabist hyri në Institucionin e Bashkësisë Fetare Islame të RM dhe detyroi muftiun e atëhershëm të bën propozim dhe me tytën e kallashnikovëve mori Dekret pa asnjë të drejtë dhe procedure ligjore nga kryetari i atëhershëm i BFI.

Përkundër kësaj, ai pa asnjëfarë legjitimiteti dhe fije turpi e morali prej asaj kohe kreu detyrën e Hatibit në xhaminë e Isa Beut Shkup, por ne si hoxhallarë e pamë se ai që prej fillimit kishte marrur teposhtëzën, lëre më qe përçante xhematin por edhe ajetet e Kur'anit i lexonte pa Bismilah.

I larpërmenduri me qëllimet e tij të errëta në kohën e fundit paraqiteshte si anëtar i të ashtuquajturit këshillë koordinativ për rindërtimin e xhamisë së Burmalisë, me të cilën jo vetëm Ne, por edhe tërë xhemati e kuptuan se qëllimi i tij nuk ka qenë aspak rindërtimi i kësaj xhamie por qëllimi i tij ka qenë me përmasa të errëta ideologjike me qëllim të eksponimit të lëvizjes vehabiste.

Pas incidentit makabër në xhaminë e Isa Beut-Shkup nga i cili u tmerruan gjithë ulemaja xhemati dhe besimtarët brenda dhe jashtë vendit, organizator kryesor i të cilit është vetë Ramadan Ramadani, person ky që po të jetë pak i ndërgjegjshëm do të ishte mirë që mos të dilte as prej pragut të shtëpisë.

Prandaj këtij personi pa fije turpi dhe morali i themi se nuk ka të drejtë morale dhe fetare të thirret në emër të imamëve dhe xhemateve të Shkupit, sepse ai tani nuk ka cilësi të hatibit, imamit, apo nëpunësit të BFI e RM, dhe si një që po ushtron detyrën pa Dekret, Institucioni i BFI-së kundër tij ka ngritur padi për cenim të posedimit të xhamisë së Isa Beut.

E mjera ajo popullatë e cila do të qëndronte në dorën e një zullumqari, përqarësi siq është profili i Ramadan Ramadanit, si ish koleg edhe pse asnjëherë I njëjti nuk ka merituar ta thërrasim koleg.

Ti je ai i cili personalisht në gazetën 'Vreme' të datës 28.07.2010. në faqen 4, ke deklaruar se vehabizmi është ekstremizëm dhe se personat e parë të cilët këta ekstremist do t'i vriteshin, do të ishin pikërisht hoxhallarët.

E kaluara jote o Ramadan Ramadani në Medresenë Isa Beu të Shkupit kur ishe nxenës është shumë e njohur siç janë të njohur edhe dy emra të profesorëve tanimë të ndjerë të cilët duke parë arrogancën, djallëzimin dhe mosedukatën tënde gjithnjë ta kanë thënë troç në fytyrë atë që je duke e dëshmuar edhe sot pas njëzet viteve.

Andaj, apelojmë publikisht deri tek Ramadan Ramadani: Qëndro larg fitnes, përqarjes dhe dhunës posaqërisht tani para muajit të bekuar të Ramazanit, muaj në të cilin ne imamët kemi për obligim të jemi në shërbim të xhematit tonë dhe institucioneve arsimore islame të RM, ndaj të cilave kemi obligime, siç kemi edhe ndaj gjeneratave të reja të cilat janë duke u shkolluar dhe presin në radhë për tu shkolluar.

Ne imamët premtojmë para popullatës se me ndihmën e Allahut xh.sh., dhe Bashkësisë Fetare Islame në krye me Reisul Ulemanë Haxhi Sulejman ef. Rexhepin, do të dalim fitues në çdo betejë ndaj atyre që dëshirojnë përqarje dhe shtrembërim të së vërtetës Islame në trojet tona.



Autor: Shoqata e Ulemave pranë Muftinisë së BFI Shkup, gusht 2010.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...