Përkrahësit e BFI-së kundër Ramadan Ramadanit



Hoxha Ibrahim Shabani dhe krerët e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) thuhet të kenë marrë përkrahje nga besimtarë të shumtë mysliman shqiptar dhe përkrahës të BFI-së, përballë nismave të hoxhës tjetër Ramadan Ramadani kundër krerëve të BFI-së.

Në një mbledhje të sotme midis Muftinisë së BFI-së Shkup me Mexhlisin e xhematit të Muftinisë së BFI Shkup u shpreh "mbështetje të plotë Muftinisë së BFI Shkup në krye me Muftiun e Muftinisë së BFI Shkup h. Ibrahim ef. Shabani në hapat e saj drejt organizimit dhe kultivimit të jetës fetare në territorin e Muftinisë së BFI Shkup".

"Ne Mexhlisi i xhematit do të mundohemi maksimalisht që gjatë muajit të Ramazanit të jemi aktiv nëpër terenin e të gjitha xhamive në të cilat gravitojmë, dhe në bashkëpunim të plotë me organin e Muftinisë së BFI Shkup dhe kierarkinë më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame e RM do të angazhohemi në tubimin e anëtarësisë, zeqatit, sadekatul fitrit si dhe kontributeve tjera të cilat janë bazë për mirëmbajtjen e xhamive, nëpunësve fetar pranë Muftinisë së BFI Shkup, Medresesë së Isa Beut Shkup si dhe Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup institucione arsimore në të cilat arsimohen dhe edukohen gjeneratat tona të ardhshme", thuhet në konkluzionet e lexuara para gazetarëve të hoxhës së Kondovës Mevzat Ademi.

Në konkluzion u dënua edhe rrahja e cila ndodhi në xhaminë Isa beu me 28 Maj në Shkup, midis përkrahësve të Ramadan Ramadanit dhe anëtarëve të BFI-së, e në mesin e të rrahurve ishte edhe vet Shabani.

"Mexhlisi i xhematit i Muftinisë së BFI Shkup njëzëri dënon incidentin makabër i cili ndodhi në xhaminë e Isa Beut-Shkup me 25-06-2010 ditë e xhuma, organizator kryesor i të cilit ishte Ramadan Ramadani, prandaj paralajmërojmë të njëjtin që të qëndroj larg xhamisë së Isa Beut sepse i njëjti prej ditës së suspendimit nuk është më nëpunës fetar në këtë xhami", thuhet në konkluzione.

Nga ky takim është kërkuar edhe një herë nga ramadani që të heq dorë nga përpjekjet e tija kundër kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi. Ramadani të premtën ka nisur një peticion për shkarkimin e Rexhepit. Krerët e BFI-së e akuzojnë ramadanin se po krijon një rrjet besimtar vehabist për të promovuar, siç thonë ata një radikalizëm mysliman në Maqedoni.

"Të njëjtit i bëhet me dije që të mos manipuloj xhematin dhe besimtarët në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, mos të thirret në emër të xhematit të Shkupit sepse xhamitë janë shtëpi të Ibadetit dhe jo vende përmes së cilave ai mundohet të instaloj qarqe të errëta politike dhe vehabiste", tha Ademi,i cili e ftojë "xhematin që të mos bien pre e këtyre manipulimeve djallëzore".

Sipas hoxhës së Kondovës, Ramadan Ramadani dhë përkrahësit e tij "dëshirojnë që të asgjësojnë islamin tradicional që është praktikuar dhe praktikohet shekuj me rradhë, kurse nga ana tjetër këto qarqe vehabiste në Maqedoni mëtojnë që në trojet tona të pastra të shlyejnë çdo gjurmë të gjuhës, identitetit, kulturës, dhe traditës sonë". "Vehabizmi është kanceri më i rrezikshëm i shoqërisë tonë, andaj ne Mexhlisi i xhematit të përbërë nga Imamë, Hatibë, Vaizë, Mualimë, Muezinë, dhe këshilla të xhematit të xhamive të Shkupit premtojmë para popullatës se me ndihmën e Allahut xh.sh., dhe Bashkësisë Fetare Islame në krye me Reisul Ulemanë Haxhi Sulejman ef. Rexhepin, do të dalim fitues në çdo betejë ndaj atyre që dëshirojnë përçarje dhe shtrembërim të së vërtetës Islame në trojet tona", thuhet në këto konkluzione të takimit të sotëm midis Myftinisë së BFI-së së Shkupi dhe përkrahëseve të saj.



Përgatiti: zhurnal, gusht 2010.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...