Terrorizmi: Ballkani, rajon shqetësues



Incidenti i të premtes ne Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë ku një polic mbeti i plagosur ishte i fundit i një serie incidentesh në Evropën Lindore që përfshijnë ekstremistët islamikë, thuhet në një raport të Associated Press, publikuar sot.

Shtimi i fundit i militantëve dhe radikalëve islamistë në të gjithë Ballkanin, përfshirë Bosnjen, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, ka shkaktuar shqetësim se rajoni mund të kthehet në një terren të përshtatshëm për terroristët me qasje të lehtë në Evropën Perëndimore dhe SHBA, vazhdon më tej shkrimi.

Sipas Associated Press, autoritetet në të gjithë Ballkanin thonë se jo të gjithë janë militantë vehabistë. Por, ata thonë se përhapja e ideve radikale anti-perëndimorë në mësimdhënie kthehet në potencial për krijimin e qelizave terroriste që mbështesin militantët në Arabinë Saudite, Afganistan dhe Pakistan.

Associated Press, shkruan më tej se ka pasur incidente në vazhdimësi. Në mars, një shqiptar i Kosovës duke vepruar i vetëm, në mënyrë fatale qëlloi dy pilotë amerikanë në Frankfurt. Në vitin 2008, tre vëllezër shqiptarë me origjinë nga Maqedonia ishin të implikuar në një komplot për të sulmuar bazën Fort Dix të ushtrisë amerikane në Neë Jersey.

Në mars të viti 2007, gjatë një bastisje të policisë në një kamp të dyshuar terrorist u zbulua një sasi e madhe armësh dhe municioni. Dymbëdhjetë anëtarët e celulës u arrestuan dhe u dënuan.

Për momentin nuk mund të përbëjnë rrezik, thotë Dragan Simeunoviç, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit, por, nëse ata arrijnë të marrin mbështetje financiare nga disa vende muslimane, problemet në Ballkan mund të jenë më të mëdha.

Prania e myslimanëve radikalë në Ballkan është e lidhur edhe me luftën e e Bosnjes në vitet 1992-1995, kur muxhahedinë luftëtarë, iu bashkuan myslimanëve boshnjakë.

Çështja e ndikimit radikal islamikë është veçanërish prezent në Bosnje, një vend i ndarë mes myslimanëve boshnjakë, kroatëve dhe serbëve katolike ortodoksë.

Sipas agjencisë së inteligjencës, Bosnja, ka rreth 3.000 pasues të vehabizmit, por jo të gjithë mund të konsiderohen si një kërcënim për sigurinë.

Policia boshnjake të shtunën filloi një operacion masiv kundër një komuniteti konservator mysliman në fshatin malor Gornja Maoca, bastisje e dytë e tillë në fshat brenda një viti.

Në këtë fshat ku fëmijët mësojnë në bazë të programeve myslimane dhe gratë janë të mbuluara, policia është në mënyrë të vazhdueshme e pranishme.

Austria mendohet të jetë qendra shqiprtërore e vehabizmit evropian. Prej andej vinte edhe Mevlid Jasarevic, 23 vjeç, i cili sulmoi vetëm pak ditë më parë ambasadën amerikane në Sarajevë.



Përgatiti: gazetatema, tetor 2011.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...