Ç'është spastrimi i trurit (manipulimi me njerëzit)?



Spastrimi i trurit është një shprehje që përshkruan një situatë në të cilën ndonjë faktor i jashtëm, në rastet më të shepeshta fjala është për një person apo grup njerëzish, manipulon sistematikisht me një person tjetër ose me një grup me qëllim për t'i bërë për vete dhe për të fituar anën e tyre. Qëllimi arrihet me një manipulim afatgjatë të procesit që mendja e njeriut, përndryshe e shfrytëzon me rastin e të mësuarit dhe përthithjes së informacioneve.

Qëllimi përfundimtar është që t'i bëjë njerëzit të mos mendojnë dhe në mënyrë jokritike të pranojnë çdo gjë që u servohet. Mjafton që manipuluesi të ketë qëndrim të qartë, minimum inteligjence dhe një grup njerëzish mbi të cilin do të provojë këtë metodë.

Kompanitë e marketingut dhe kompanitë e mëdha të medias janë shembujt më të mirë të këtij lloj manipulimi. Sa herë që dikush ju ushqen me qëndrime dhe ide se cilin duhet ta urreni dhe cili është kampioni më i mirë për ju, ju jeni një viktimë e spastrimit të trurit. A mendoni se një grup i caktuar është kërcënim për stilin e jetës suaj? A keni arritur ju vetë në këtë përfundim? A e keni hulumtuar vetë ju për çka është fjala dhe në çfarë mënyre ju kërcënon grupi i caktuar? Ndoshta jo, por me siguri jeni pajtuar me qëndrimet e huaja të servuara.


Taktika e vjetër viktimat e reja

Ndonëse shumë njerëz kanë shkruar tashmë mbi manipulimin, mdisi tjerëve edhe Noam Chomsky i cli ka bërë një list prej dhjetë metodave të manipulimit me njerëzit. Thënë shkurt fjala është për disa taktika të thjeshta që përdorën shpesh. T'i përmendim disa prej tyre:


Pasiviteti dhe loja me kartën e emocioneve

Promovimi i mënyrës pasive të jetës është një gjë e përkryer në qoftë se doni të manipuloni me njerëzit. Ju e keni zgjidhur një pjesë të madhe të problemit nëse para vete keni një turmë pasive dhe injorante të cilës me një fjalorë të thjeshtë dhe duke luajtur me kartën e emocioneve, ua servoni një tregim të caktuar. Përdorimi i regjistrit emocional mundëson qasje në të pavetëdijshmën, dhe më vonë në atë nivel është e mundur që ide, dëshira, shqetësime, frika ose detyrime të shndërrohen në vepër, apo të paktën të shkaktohen sjellje të caktuara.


Manipulimi me opsione

Ju duhet njerëzve t'u ofroni disa opsione, por në të njëtën kohë të përkujdeseni që ato opsione të japin rezultate të njëjta. Për shembull, nuk do t'i pyesni njerëzit çfarë duan për darkë, por, dëshironi për darkë picë apo vezë. Po e përsëritet këtë praktikë për një kohë të gjatë, ju krijoni iluzionin e zgjedhjes dhe lirisë.


Përsëritja

Përsëritja është çelës. Sa më shpesh që dëgjoni një gjë, aq më e madhe është mundësia që një ide e caktuar "të lëshojë rrënjë". Për shembull, në qoftë se dikush ju flet vazhdimisht që një grup i caktuar përbën kërcënim, me kalimin e kohës ju do të filloni të mendoni nëse ka ndonjë të vërtetë në të.


Largoni njerëzit nga vetëvetëdija dhe përgjegjësia

Bindeni njerëzit që instinktet e tyre janë gjithmonë të gabuara dhe me kohën do ta besojnë ata këtë. Bindeni ata se nuk kanë fuqi pa ndihmën e huaj (tjetrit) dhe se me atë janë një forcë e pazhdukshme. Pavrësia nxit të menduarit dhe vullnetin e lirë dhe kjo në fund të fundit rezulton me zhvillimin e rezistencës.


Fëmijët

Shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime marketingu është një nga metodat më të shpeshta të manipulimit. Mirëpo, fëmijët janë një "armë e shkelqyeshme" edhe për të gjithë ata që duan të luajnë me kartën e emocioneve dhe të tërheqin vëmendjen e të rriturve, të cilët gjoja se duan t'i mbrojnë fëmijët e rrezikuar.


Injoranca dhe madhërimi i marrëzisë

Shtresave më të varfëra me pëlqimin e tyre duhet t'u bëhet e pamundur qasja mekanizmave të të kuptuarit të manipulimit. Kualiteti i arsimit të shtresave të ulta shoqërore duhet të jetë sa më i dobët ose nënmesataren me qëllim që hendeku në mes arsimit të shtresave më të larta dhe më të ulëta të mbetet i pakapërcyeshëm.


Topitja (matufosja) intensive

Kur t'i informoni njerëzit, informacionet jepjani në paketë dhe përfshini sa më shumë tema. Kjo shkakton ADD (çrregullimin e vëmendjes së pakësuar) dhe nxit të kujtuarit afatshkurtër. Masat e marra janë masa të trurëve të spastruar.


Le të jenë të frikësuar

T'i bindësh njerëzit se ekziston një kërcënim është një metodtë e shklëqyeshme e kontrollit. Nëse në atë situatë i ofrohet mbrojtja, njerëzit e frikësuar edhe më kollaj do t'i pranojnë idetë e manipulatorëve dhe do t'i konsdierojnë të drejta.



Autor: Muhidin Ahmeti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...