Qyshkur serbet paskan filluar te flasin me gjuhen e argumenteve?!



Historia serbe eshte e ngritur mbi shume genjeshtra dhe mite. Nese serbet duan te flasin me gjuhen e argumenteve, sikurse thote Gjuriq, atehere ata duhet te flakin mitin e rreme per Kosoven si "zemra" e Serbise.

Te kujtojne faktin se serbet kane ardhur ne Ballkan nga Karpatet e Rusise, rrjedhimisht se Kosova dhe trojet tona shqiptare kurre nuk ka qene te tyre, se ata permes lufterave pushtuese te bekuara edhe nga Kisha e tyre, me qellim zgjerimi dhe hegjemonizmi kane bere shume krime e gjenocide ndaj shqiptareve dhe popujve te tjere.

Kete duhet tia kujtoj gjithnje klasa politike shqiptare edhe pales serbe edhe faktorit nderkombetar sa here qe ulen per bisedime me palen serbe dhe jo vetem. Serbet ardhacake, kurse ne populli me i vjeter i Ballkanit dhe pronar e banore te vertet te kesaj toke, po trajtohemi gjate bisedimeve me palen serbe, madje edhe me bekimin e faktorit nderkombetar, sikur ne te ishim te ardhur dhe te kishim bere gjithe ato krime ne Serbi dhe jo Serbia ne Kosove.

"Flm" Serbi qe po tregohesh megjithate zemergjere dhe po mendon te flasesh me gjuhen e argumentit dhe nuk po na shpalle lufte per te na pushtuar perseri! "Flm" qe nuk po na zhbene shtetin tone, ndonese nuk je e gatshme ta pranosh nje realitet qe nuk ka kthim! Epo edhe ky qendrim goxha "zemergjere" i Serbise duhet vleresuar nga ne shqiptaret!

Kurse nga Bashkimi Evropian duhet shperblyer me pershpejtimin e integrimit te saj ne BE! Aferim! Miq te nderuar jetojme ne kohe hipokrizie.

Selam.



Autor: Dr. Ajni SINANI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...