Ping-Pongu i Popullit tonë



Idriz Seferi luftoi me Turqit në grykë të Kaçanikut por në të njejtën kohë Gjeneral (Bozhidar) Jankoviçi erdh dhe pushkatoi populatën civile në Llanisht dhe Dërmjak dhe okupoi Kaçanikun dhe u konsiderua si "Çlrimtarë" i këtij rajoni.

Pleqët tanë nga Odat e miqëve thonin jemi duke shkuar në Elez Han ndërsa mësuesit na mësonin të themi: 'Jemi duke shkuar në Gjeneral Janakoviç'.

Ping-Pong


Filloi lufta e dytë botërore:

Ballistët nuk iu bashkuan ushtrisë partizane se e dinin se qëllimi i tyre ishte okupimi i Kosovës ndërsa Partizanët i bashkoheshin Luftës se Konferencës së AVNOJIT.

Pleqt e odave na mësonin se Ballistët ishin e mira, ndërsa mësuesit na mësonin se partizanët ishin të mirë, ndërsa Ballistët ishin të këqinjët.

Ping-Pong


Pas luftës së dytë botërore:

LNDSH nuk u pajtua me komunistët dhe me riokupimin Jugosllav.

Mësuasit mësonin gjeneratën e re se ata janë Kaçak, dhe termi Kaçak sipas tyre kishte kuptim të keq.

Ping-Pong


Filluan demostratat e vitit 1981:

Në shkollë na mësonin mësuesit se demonstruesit e demostratve të '81 janë të këqinjë.

Në Oda na mësonin se demonstruesit janë të mirë.

Ping-Pong


Gjatë viteve 1990-1999:

Nga zemra e popullit u krijua ideja se nuk ka çlirim nga rezhimi i Sllobodan Millosheviqit pos me luftë.

Në anën tjetër vinte ideja se ne mund të çlirohemi nga rezhimi i Millosheviqit dhe Jugosllavija edhe me paqë.

Ping-Pong



Autor: Dr. Musli VERBANI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...