Zyrtari i Vetëvendosjes bënë thirrje të mos votohet ligji: 'Keni përgjegjësi para Zotit'!



'Martesat' e gjinisë së njëjtë, zyrtari i Vetëvendosjes bënë thirrje të mos votohet ligji: "Keni përgjegjësi para Zotit"!

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi, u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë ligjin që ua mundëson 'martesën' gjinisë së njëjtë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se ky ligj është kundër fëmijëve e kundër kombit.

"Të gjithë deputetëve të Kosovës (veqanti deputetëve të VETËVENDOSJES!) mos ta votojn ligjin që ua mundëson 'martesen' gjinisë së njejtë. Ky ligj është kundër të ardhmes tonë, e kundër fëmijëve tonë, e kundër të ardhmes së kombit tonë. Dijeni se keni përgjegjësi para Zotit, por edhe para votuesve tuaj. Ndryshe do të ndëshkoheni me voten e qytetarit!", ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Projekt-Kodi i ri Civil për 'martesat' e gjinisë së njëjtë ka shkaktuar reagime të shumta në vend.

Përmes këtij projekt-kodi Civil, siç është propozuar e miratuar në Qeveri, i hapet rrugë ligjore 'martesave' të gjinisë së njëjtë në Kosovë



Përgatiti dhe përshtati: gazeta-infokus



_________________________

https://www.facebook.com/besart.krasniqi.31/posts/10227648337694403

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...