Dijetarët më të mëdhenj hanefij të fikhut përgjatë historisë!



- Zufer b. Hudhejl (728-775), i lindur në Isfahan dhe ishte ndër nxënësit më të zgjuar të Ebu Hanifes.

- Nuh b. Ebi Merjem (v. 789), nxënës i Ebu Hanifes.

- Kasim b. Me'an (v. 791), ishte nxënës i Ebu Hanifes.

- Ebu Jusuf (731-798), ishte nxënësi më i zellshëm i Ebu Hanifes.

- Jahja b. Zekerija (v. 799), ishte ndër nxënësit e njohur të Ebu Hanifes.


Shekulli IX

- Shejbani (749-806), ishte nxënësi më i zellshëm i Ebu Hanifes, pas Ebu Jusufit.

- Esed b. Amr el-Bexheli (v. 806), ishte njëri prej dhjetë nxënësve të parë të Ebu Hanifes.

- Hafs b. Gijas (735-810), ishte nxënës i Ebu Hanifes.

- Veki b. El-Xherrah (746-812), ishte nxënës i Ebu Hanifes.

- Ebu Mut'i el Belhi (v. 814), ishte nxënës i Ebu Hanifes dhe transmetuesi i veprës "Fikhu'l-Ekber" të Ebu Hanifes. (Këtë vepër e kemi përkthyer në gjuhën shqipe në vitin 1999. Bashkësia Islame e Kosovës e ka botuar në vitin 2000).

- Hasan b. Zijad (734-819), ishte ndër nxënësit e njohur të Ebu Hanifes.

- Ismail b. Hammad (v. 827), ishte nipi i Ebu Hanifes dhe nxënësi i Ebu Jusufit.

- Ebu Hafs el-Kebir (767-831), njihet me disa qëndrimet kritike ndaj mendimtarëve paraprak hanefij.

- Bishr el-Gijas el-Merisi (v. 833), ishte nxënës i Ebu Hanifes.

- Isa b. Eban (v. 836), në kohën e Mehdiut ishte kryegjykatës i shtetit islam.

- Ibn Sema'a (747-847), nxënës i Ebu Jusufit, Shejbanit, Hasan b. Zejjadit. Në kohën e Halifes Me'mun, ishte kadiu i Bagdadit.

- Bishr b. Veli del-Kindi (v. 867), sipas disa burimeve ishte dijetar shafiit. Halifja Me'mun e emron për kadi të Bagdait në vend të Ibn Sema'as.

- Hilalu'r-Rej (v. 858), ishte nxënës i Ebu Jusufit dhe Zuferit.

- Hassaf (797-874), një ndër muxhtehidët më të mëdhenj të kohës.

- Ibnu's-Selxhi (797-879), ndër njohësit më të mirë të kohës në fikh, hadis dhe kiraete.

- Bekkar b. Kutejbe (798-864), ndër dijetarët heneci më të njohur të kohës kur jetoi.


Shekulli X

- Ebu Hazim el-Kadi (v. 906). Autori i librit të njohur Edebu'l-Kadi.

- Ebu Seid el-Berdai (v. 929), i lindur në Azerbejxhanin e stoshëm. Vdiç në haxh si pasojë e kryengritjes keratite që kishte ndodhur.

- Tahaviu (852-933), ndër dijetarët hanefioj më të njohut në Egjipt. Autori i el-Muhesar.

- Maturidiu (v. 944), ndër dijetarët më të mëdhenj të Kelam-it në historinë islame. "Themeluesi" i medhhebit maturidij në kelam.

- El-Hakimu'sh-Shehid (855-945). në Nisabur dhe Horasan prej tij janë dëgjuar dhe mësuar shumë hadithe të Pejgamberit a.s..

- Kerhi (873-952), muxhtehid i njohur hanefij. Në kohë kur jetoi, ishte dijetari hanefij më i njohur në gjithë botën islame.

- Sebezmuni (871-962), dijetari i cili komentoi Musned-in e Ebu Hanifes. Jetoi dhe vdiç në Buhara.

- El-Hakimu's-Semerkandi (v. 963), komentatori më i zëshëm i Maturidiut.

- Ebu Ali esh-Shashi (v. 966), dijetar i njohur i medhhebit hanefij. Jetoi, vepro dhe vdiç në Bagdad.

- Rustegfeni (v. 956), ishte ndër nxënësit e njohur të Maturidiut.

- Ebu Xha'fer el-Hinduvani (v. 973), ishte një rob i sjell nga India, por që u bë njëri prej dijetarëve të njohur hanefijë në kohën e atëhershme. Jetoi në Maverauneher.

- Xhessas (917-961), racionalist i rryer i kohës dhe njëri prej muxhtehidëve më të njohur hanefij në kohën kur jetoi.

- Ebu Lejs es-Semerkandi (v. 983). Ishte ndër nxënësit më të njohur të el-Hinduvanit. Autori i "Ilmu'l-Huda", ...



Autor: Mustafa BAJRAMI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...