Qetësojeni vetën rreth meseles së sifateve të Allahut



Dijetari i njohur botëror,hoxha i Ez'heri Sherifit - Hasan Shafiu deklaron: "Qetësojeni vetën rreth meseles së sifateve të Allahut. Thjeshtë, dijeni se selefi për kuptimin e këtyre teksteve kishte tri rrugë":

1. - Besimi dhe dorëzimi.

2. - Mohimi i kuptimit të dukshëm, të drejtëpërdrejtë ndijor.

3. - Dedikimi i dijes - Zotit të Gjithdijshëm.

Ata thanë se nuk kthehemi në interpretime(tevil), vetëm kur paraqitet frika e antropomorfizmit nder njerëz.

Shejh Ibn Tejmije r.a. dhe pasuesit e tij thonë: "I kuptojmë në anën e tyre të dukshme (zahir) dhe se ato janë të vërteta (hakikat)"!!!

Ne i pyesim: "Qfarë dukshmërie dëshironi"?

Çfarë të vërtetë dini rreth tyre?

Kuptimi literal ndijor që përdorët në krijesa (gjymtyra) është absolutisht e pamundur për Allahun dhe e mohuar me ixhma të ymetit.

Fjalët e imam Malikut r.a.: "Istivaja është e njohur", po e njohur sigurisht, sepse është fiksuar në argument sheriatik. E kemi njohur me kuran dhe hadithe se Allahu ka një cilësi që e ka quajtur Isteva.

Fjala e tij kur tha "ndërsa modaliteti për të është i palogjikshëm", dmth: "çdo kuptim ndijor nuk pranohet për Allahun sepse një gjë e tillë është e paarsyeshme absolutisht".

Prandaj ne pranojmë 'ISTIVA-në' e Zotit të Plotfuqishëm dhe qëllimin e saj ia dedikojmë dijes së Allahut duke mohuar njëkohësisht dhe pa asnjë dyshim se Istivaja për Të ka qëllimin e ules, stabilitetit, qëndrimit, zënjes vënd apo lartësinë fizike me anë horizontale, sepse mu kjo është modaliteti (tekjifi) nga e cila patën frikë gjeneratat e para. Arshi(froni) në anën tjetër ka nevojë për tu mbajtur dhe për të qendruar, e jo e kundërta.

Po kështu: Ardhja e cilësisë "dorë" apo "sy" në numrin njëjës, dysi dhe shumës, është një tregues i fortë se me to nuk është menduar gjymtyra dhe organi, por qëllimi me to është një kuptim që Zoti e di, e ne kemi bërë "tefuid", pra ia kemi mbështetë dijen për to Allahut të lartësuar, dhe nuk e preferojmë interpretimin e tyre me kuptime tjera gjuhësore vetëm nëse detyrohemi.



Autor: Drilon ef. Gashi

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...