Si mund të arrijmë ta bindim ekstremistin me dialog?



Një nga kompanitë reklamuese në Shtetet e Bashkuara bëri një zhurmë të madhe për një film dokumentar si filmi më i mirë i shkurtër, dhe vendosi ta shfaqte në kinema dhe mblodhi një turmë të madhe për ta parë, filloi filmi i cili zgjati disa minuta duke u fokusuar në tavanin e një dhome, dhe kaloi shumicën e kohës në të njëjtën skenë të pandryshuar, derisa shikuesit filluan të grinden dhe disa prej tyre e kundërshtuan se ky film ua harxhoi kohën, madje shumica u hutuan dhe u larguan.

Dhe papritmas kamera lëvizi dhe në film u shfaq një fëmijë i paaftë plotësisht për shkak të sëmundjes së trupit të tij i shtrirë në krevat ku shkruhej: "Ne kemi treguar vetëm disa minuta nga sytë që ky fëmijë me aftësi të kufizuara ka parë gjithë jetën e tij dhe ju keni qenë duke u ankuar dhe ju nuk e keni parë atë për disa minuta, prandaj ta dini vlerën e çdo sekonde të jetës suaj, pra ju lutemi dhuroni donacione për spitale si ky, ku shërohen fëmijët me aftësi të kufizuara", donacioni ishte i madh për shkak se filmi arriti ti bind.

Kjo është një nga veprat më bindëse për të arritur qëllimin e saj, sepse përmban disa parime bindjeje dhe ne kemi më shumë nevojë për të bindur ekstremistin dhe fanatikun që ta largojmë nga mendimet e tij, kështu që unë paraqitem si trajnerin e parë të zhvillimit njerëzor i specializuar në ndryshimin e mendimit ekstremist, disa mënyra dhe mjete që bindin ekstremistët:

1. - Përdorimi i mesazheve të përbëra ose të fshehta për ti bindur ekstremistët: domethënë çdo mesazh indirekt në kuptimin e ndikimit të pavetëdijshëm, mund të paraqitet në bisedat me ekstremistin në formën e përparësive dhe përfitimeve të sjelljes indirekte të moderuar në fjalimin e tij që lënë të kuptohet, sidomos në rastin e vëmendjes dhe përqendrimit të dëgjuesve.

2. - Paraqitja e informacioneve duke i përsëritë, pasi përsëritja e ngurtëson idenë dhe e bën mendjen ta konsiderojë atë si aksiomë.

3. - Përdorimi i parimit të mungesës dhe ne nënkuptojmë që kjo çështje duhet të jetë për ti bindur elitat dhe jo masën.

4. - Thyerja e ikonave ose liderëve dhe shtrembërimi i liderizmit të personit për ta bindur, për shembull, grupet ekstremiste së pari i shtrembërojnë simbolet e mendimit të moderuar të Az'haristëve si dijetarë të sulltanëve dhe sundimtarëve (kështu ata rrejshëm pretendojnë ), ose ata janë me dije të mangët në Fe, dhe pastaj u paraqesin dhe i njohin me lider të rinj si të pëlqyer dhe me ideale si disa ikona të ISIS dhe të ngjashme kështu mund të shfaqë cilësitë e shtrembëruara të këtyre simboleve të grupeve terroriste, siç është gatishmëria për kënaqësitë e botës, dashuria për udhëheqjen, ose trajtimi i bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë.

5. - Krahasimi i gjendjes aktuale me situatën e shpresës, për shembull, grupet ekstremiste përpiqen të bindin një person që të mos e shijojë botën siç dëshiron, ta shtyjë atë me shpresë si në Parajsë apo edhe në botë duke ndjekur fenë. Predikuesi mund të përfitojë duke paraqitur aspektet negative të terrorizmit dhe ekstremistit për jo-myslimanët ose frikësimi i tyre dhe se ndikimi i kësaj në dëmtimin e fesë Islame.

6. - Përdorimi i shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit për të sugjeruar që personi është bindur dhe i sinqertë në ndjenjat e tij, predikuesi ose dialoguesi duhet të shpreh idetë e tij me besueshmëri dhe bindje për të bindur të tjerët.

7. - Qëndroni larg metodës së komandimit, por pro përdorimit të ballafaqimit dhe mirëdashjes dhe dëgjimit të të tjerëve, filloni një hyrje logjike për të sqaruar realitetet e programit të ri dhe preferoni të theksoni akset e çdo ideje ose cilësie të përbashkët mes tij dhe personit që dëshiron ta bindë, ta bëjë predikuesi që i riu t'i përgjigjet me po.

8. - Njohja me atë që ai dëshiron të diskutojë, madje edhe në terma të shkurtë siç është njohja me dëmtimet e dhunës, për shembull, nëse ai dëshiron të flasë për rreziqet e terrorizmit.

9. - Modeli, preferohet që të jetë burim besimi për të tjerët në këtë çështje për t'i bindur ata, të tilla si heshtja psikologjike apo dashuria e të tjerëve, etj..

10. - Tregoni besim në aftësitë e atyre që dëshironi t'i bindni dhe t'i lavdëroni për guximin dhe inteligjencën e tyre edhe në qoftë edhe në përgjithësi, për të krijuar një bazë për harmoni dhe pranim.

11. - Negocimi ose gradualiteti midis dy gjërave në bindje; në kuptimin e kërkimit të diçkaje të madhe, pas refuzimit për të kërkuar miratimin e diçkaje më të vogël që kërkohet.

12. - Dhënia e dhuratave është një nga mënyrat më të mira për të bindur të tjerët, që bëhet nga grupe ekstremiste në rekrutimin e rinisë së re.

13. - Përqendrohuni në trajtimin e ndjenjave njerëzore të të tjerëve, ose lexoni idetë e tyre në kuptimin e njohjes së orientimit të tyre përpara bindjes për të eksploruar motorët e tyre të bindjes, A është feja apo fjalimi i ëmbël apo tjetër?

14. - Të sigurojë dhe të nxjerrë në pah përfitimin ose kthimin e bindjes së personit të çështjes që mund të jetë interes material ose shpirtëror.

15. - Përdorni çdo mjet edukativ në dispozicion si vizuale ashtu edhe audio, sepse është më i shpejtë dhe më i fortë në procesin e bindjes.

16. - Vëmendje ndaj përshtypjes së parë, edhe pse jo gjithmonë të qëndrueshme! Por është shumë i fuqishëm dhe me ndikim.

17. - Përdorimi i emrave të dashur për personin që kërkohet ta bindë atë, dhe duhet të përmbahet nga shfrytëzimi dhe përçmimi i tij.

18. - Përdorimi i konteksteve ose citimeve të fshehura, duhet të përmendet se studimet dhe eksperimentet provuan përfitimet e kësaj çështjeje, ose përdorimi i statistikave, e cila është një nga metodat më të rëndësishme të përdorura nga mbështetësit e mrekullive shkencore në Kuran dhe Sunet.

19. - Përdorimi i shprehjeve taktike dhe rrjedhshmërisë, eleganca në të folur dhe rrjedhshmëria nuk na intereson për lavdërim për aftësinë tonë për të folur dhe shpërndarjen e fjalëve dhe frazave, por fleksibiliteti në paraqitjen e idesë duke zgjedhur kohën dhe vendin dhe mënyrën e duhur, duke përfituar nga mënyrat më të përshtatshme për të paraqitur idenë kur dialogu me palën tjetër është e vështirë.

20. - Njihni fushat e marrëveshjes për një temë të caktuar kur flisni dhe përqendrohuni në atë me njohjen e detajeve të temës së diskutimit.

21. - Dëgjo me kujdes palën tjetër me interes në gjuhën e trupit të të tjerëve, sidomos në shprehjet e fytyrës, duke treguar interes për tjetrin për ta bërë më të lehtë bindjen.

22. - Demonstrimi i abstraksionit dhe qëllimit të së drejtës dhe distancës nga jo toleranca, duke marrë parasysh vetëpërmbajtjen dhe zemërimin dhe duke marrë parasysh distancën e shfaqjes së vetë-admirimit dhe kotësisë dhe për të shmangur sfidat dhe konfuzionet.

23. - Duke supozuar në palën tjetër se ai ka një qëllim të mirë për t'iu përmbajtur mendimit të dëshiruar, dhe për t'u përqendruar në idenë e tij si një mendim i gabuar, që rrjedh nga mendime të ndryshme.



Autor: Dr. Muhamed Mahmud Habib
Nga arabishtja: Zuhdi Hajzeri



_________________________

(Trajneri i parë i zhvillimit njerëzor i specializuar për ndryshimin e mendimit ekstremist dhe trajnimin e imamëve - ka botuar 10 libra të miratuara nga Universiteti Al Az'har - Hulumtues në një institucion fetar, Ligjërues dhe autor i qasjes së parë gjithëpërfshirëse në zhvillimin njerëzor të akredituar nga Qendra Kërkimore Islame ne Kajro në vitin 2016 dhe ligjërues dhe autor i qasjes së parë në menaxhimin e burimeve njerëzore të akredituara nga Qendra Kërkimore Islamike ne Kajro në vitin 1997).

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...