Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheval



Falënderimet, madhërimet janë vetëm për Allahun xh.sh. sunduesin e gjithë botëve, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij gjer në Ditën e Gjykimit.

Ebu Ejub el-Ensari, r.a., transmeton se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Kush e agjëron Ramazanin e pastaj e përcjellë dhe me gjashtë ditë nga Shevvali, është sikur ta ketë agjëruar tërë kohën (vitin)", (Muslimi).

Nga Sevbani r.a., transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: "Agjërimi muajit të Ramazanit ka vlerë sa agjërimi i dhjetë muajve, ndërsa agjërimi gjashtë ditëve të muajit (Sheval) ka vlerë sa agjërimi i dy muajve, dhe ky është agjërim i tërë vitit".

Në një transmetim tjetër thuhet: "Kush (pas muajit të Ramazanit) agjëron edhe gjashtë ditë pas Fiter Bajramit, kjo i llogaritet si të ketë agjëruar tërë vitin", (Shënon Ahmedi dhe Ibn Maxhe).


Udhëzimet dhe rregullat

Agjërimi i gjashtë ditëve në muaj të Shevalit ka vlerë të veçantë. Kush i agjëron rregullisht pas Ramazanit çdo vit, sikur të ketë agjëruar tëre jetën, e kjo është një punë e madhe dhe një shpërblim i madh.

Hadithi tregon në mëshirën e pafundme te Allahut xh.sh., ndaj robërve të Tij. Për vepra të vogla Ai ofron shpërblime të mëdha. Është mirë që të ngutemi me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, sepse ne jemi të urdhëruar për të bërë gara në të mirë. Gjithashtu, është mirë t'i agjërojmë para se të na kalojnë apo të mos preokupohemi me ndonjë punë tjetër dhe ta harrojmë agjërimin. Këto ditë mund të agjërohen në fillim të muajit, në mes apo në fundin. Mund të gjerohen një pas një ose të ndara, veç e veç. Secili opsion është i lejuar, dhe sido që të agjërohen, shpërblimi i parapare për to do të jetë i merituar, nëse pranohet nga Allahu xh.sh..

Kujt i kanë mbetur disa ditë të Ramazanit të cilat duhet t'i agjëroj, e dëshiron të agjërojë gjashtë ditët Shevalit, së pari duhet të agjëroi ditët e mbetura te Ramazanit, e me pas, gjashtë ditët e Shevalit, sepse në këtë tregon hadithi i Pejgamberit s.a.v.s., ku thotë: "Kush e agjëron Ramazanin", d.m.th. komplet Ramazanin, ndërsa për atë i cili i nuk i ka agjëruar disa ditë të Ramazanit, nuk mund të themi se e ka agjëruar tërë Ramazanin, derisa t'i agjëroj të gjitha ditët e humbura, e vetëm kryerja e obligimit te waxhibit - është më primare se veprimet e lavdërueshme dhe të rekomanduara.

Ligjvënësi i Mençur i ka përcaktuar veprat vullnetare para dhe pas farzit. Kështu pra, te namazi kemi sunetet që kryhen para ose pas namazit farz, e kur është ne pyetje agjërimi, është përshkruar agjërimi vullnetar në muajin Sha'ban dhe agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval, ndërsa në mes tyre agjërimi i obligueshëm i muajit të Ramazanit.

Nafilet e përmendura i plotësojnë boshllëqet e lëshuara në farze, e secili njeri - besimtar mund të bëjë diçka që mund t'ia shkatërrojë agjërimin e tij dhe t'ia redukton - zvogëlon shpërblim e tij për të, si: të folurit e kotë, pamje të shëmtuara, si dhe shpenzimet e tepërta gjatë iftarit dhe te ngjashme me to.

Çmimi - shpërblimi për agjërimin e plotë edhe nëse muaji i Ramazanit i ka njëzet e nëntë ditë.

Nga Ebu Bekreta r.a., transmetohet se Pejgamberi .s.a.v.s,. ka thënë: "Dy muaj nuk mund të shkurtohen, dy muajt e bajrameve: Ramazani dhe Dhul-Hixhe".

Në një transmetim tjetër thuhet: "Dy muajt e bajrameve nuk mund të shkurtohen. Ramazani dhe Dhul Hixhe".

Në komentimin e hadithit thuhet se këto dy muaj, Ramazani dhe Dhul-Hixhe, nuk shkurtohen në të njëjtin vit: nëse njeri shkurtohet, tjetri plotësohet, kryesisht është kështu. Gjithashtu thuhet se shpërblimi i parashikuar për muajin e Ramazanit mbetet i njëjtë, nuk zvogëlohet, pa marrë parasysh se muaji ka më pak ditë (d.m.th., njëzet e nëntë), dhe ky është një interpretim më i saktë.


Udhëzimet dhe rregullat

- Ligjvënësi i Urtë i ka veçuar këto dy muaj me një rregullore të posaçme në raport me muajt tjerë, sepse ata janë të lidhur me agjërimin dhe Haxhin.

- Lejohet që Ramazani i Bajramit t'i atribuohet muajit të Ramazanit edhe pse ai është në fillim të muajit Sheval. Në transmetimin e Imam Ahmedit thuhet: "Dy muaj nuk mund të reduktohen sepse në secilin nga këto janë dy Bajrame: Ramazani dhe Dhul-Hixhe".

- Është i mundur gabimi në përcaktimin fillimit te muajit, por nuk ka pasoja negative nëse njerëzit veprojnë në bazë të rregullave që kërkon përcaktimin e fillimit të muajit me pamjen e hënës së re ose përfundimin - përmbushjen e muajit te kaluar për tridhjetë ditë në rastin kur shikimi I hënës se re nuk është i mundur.

- Te gjitha shpërblimet dhe rregulloret e parashikuara për këto dy muaj, Ramazanin dhe Dhul-Hixhen, vlejnë pavarësisht sa zgjate Ramazani, tridhjetë apo 29 ditë, dhe pavarësisht nëse ajo është për shkak të pritjes së hënës së re, ditën e Arafatit përkoi me ditën e nëntë të Dhul-Hixhes ose jo.

- Mësimi bazë nga ky hadith është për të eliminuar dyshimin dhe ankthin në gjokset e atyre që agjërojnë Ramazanin njëzet e nëntë ditë, ose ata të cilët gabimisht qëndrojnë në Arafat nga dita aktuale e Arafatit. Një shembull i kësaj është se disa në mënyrë të gabuar dëshmojnë duke parë hënën e re në fillim të muajit Dhul-Hixhes, dhe njerëzit vijnë në Arafat në ditën e tetë të muajit. Në një situatë të tillë ata nuk janë mëkatarë dhe adhurimi i tyre është i saktë, dhe çmimin - shpërblimin e bashkangjitur, me vullnetin e Zotit, nëse Zori dëshiron.

- Hadithi tregon se shpërblimi për adhurim nuk është paraparë vetëm atëherë kur në të ka dozë të caktuar të vështirësive, por Allahu i Madhërishëm nga të mirat e Tij u jep besimtarëve shpërblime për muajin e plotë apo të shkurtuar të agjërimit dhe është i njëjtë.

- Në këtë hadith ka dëshmi mbështetëse që e konfirmojnë mendimin e dijetarëve se nijeti në fillim të Ramazanit është i mjaftueshëm për gjithë muajin e agjërimit (d.m.th. agjëruesi nuk është e obliguar që të ripërtërijë nijetin për çdo ditë të Ramazanit), sepse Ligjvënësi i Urtë e bëri tërë muajin e agjërimit me një ibadet. O Allah të lutemi nga thellësia e zemrave dhe shpirtrave tanë që të na e pranosh agjërimin, ibadetin, sadakanë dhe të gjitha kontributet që i bëjmë gjatë këtyre ditëve të bekuara, o më Mëshirshmi Mëshirues. Amin!



Autor: Dr. Ibrahim b. Muhammed EL-HUKAJL
Përktheu: Fahrudin ef. HASELJIQ
Nga boshnjakishtja: Esat REXHA

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...