Mesele mbi Mevludin dhe Tevesulin 1



Pyetja:

Këtu ne dëgjojm prej dijetarëve tanë se Mevludi i Pejgamberit është bid'at (risi në Fe) dhe se vizita e varrit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhivesel-lem nuk është në rregull (nuk lejohet), se ndërmjetësimi i Pejgamberit nuk lejohet dhe se prindët e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhivesel-lem janë në zjarr. I nderuari Hoxhë shpresoj që t'më tregoni fjalën e vërtetë lidhur me këto çështje?


Përgjigjja:

Bid'at është ajo që futet në Fe e që nuk është prej saj ... Kurse përkujtimi i lindjes së të Dërguarit të All-llahut është aktivitet shoqëror nga e cila pritet (dhe bëhet për) dobi fetare. Pra, kjo është si kongreset dhe simpoziumet fetare të cilat mbahen në kohën tonë bashkëkohore e të cilat nuk kanë qenë të njohura më herët ... Andaj, festimi i Mevludit nuk i përket definicionit të Bid'atit siç nuk i përkasin simpoziumet dhe kongreset Islame. Së këndejmi këto festime duhet të bëhen pa mos patur gjëra të shëmtuara (të ndaluara).

Kurse sa i përket teves-sulit (ndërmjetësimit) nuk ka ndonjë transmetim as prej të Dërguarit të All-llahut, as prej sahabeve e as prej tabiinëve dhe atyre që kanë ardhur pas tyre ndonjë fjalë ku ndalohet teves-suli (ndërmjetësimi) me të Dërguarin e All-llahut ose me ndonjë tjetër prej njerëzve të devotshëm ... I pari që e bëri këtë risi (të thotë se është bid'at) është Ibni Tejmiu fjala e të cilit bie poshtë me argument ngase ai me këtë gjë kundërshtoi vetë kohën e selefëve.



Shejh - Dr. El-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...