Mbulesa islame, edhe simbol edhe uniform (uniformë) edhe obligim fetarë



Nuk është i rastësishëm debati për mbulesën Islame në këtë kohë,poashtu ky debat nuk bëhet për zgjidhjen e qështjes së mbulesës Islame por për të ndërlikuar edhe më shumë atë.

Sikurse edhe gjysma e diturisë është e dëmshme po ashtu edhe përgjigjia gjysmake është e dëmshme.

Në Islam kemi: "Nikabin dhe Hixhabin".

Dietarët Islam kur kanë debatuar për mbulesën islame kanë debatue se sa është farz mbulimi i trupit, pra:

- Për Nikab-in (Burkën) mbulimin e këmbëve duarve dhe të fytyrës, apo
- Për Hixhabin (Mbulesën) për mbulimin e trupit përpos fytyrës,duarëve dhe këmbëve deri te nyjet e këmbëve.

- Sa i përket asaj se a është mbulesa (Hixhabi) farz, të gjithë mendojnë se është uniform (uniformë) pra janë unik për të.

- Sa i përket asaj se a është mbulesanë tërësi (Nikabi) farz kemi dy mendime:

Mendimi i parë: Farz është edhe mbulimi i fytyrës i duarëve dhe këmbëve deri te nyjet e këmbëvekëmbës, për këtë nuk janë unik dhe konsiderohët uniform (Uniformë).

Mendimi i dytë: Farz nuk është edhe mbulimi i fytyrës i duarëve dhe këmbëve deri te nyjet e këmbëve,por tërë pjesa tjetër e trupit përpos këtyre,pra për këtë nuk janë unik dhe nuk e kosiderohët uniform(uniformë).

Aq shumë është degradue ky debat sa që jo rastësisht del analisti edhe profesor për të thënë se Hixhabi është vetëm mbulimi i organeve intime.Si do që të jetë në gjungël i mbulojnë organet intime edhe kur njeriu jeton i vetëm në gjungël, ndërsa në qytetërimin bashkëkohorë analisti profesori e merrë të drejtën të flasë në emër të fesë dhe lirinë e veshjes dëshiron ta ndalon ndërsa lirinë e zhveshjes ta lejon deri te organet intime.

Në emër të lirisë dhe të drejtës njeriu të ketë të drejtën ezhvishes në tërësi përpos organeve intime ashtu që në kohën bashkëkohore të civilizimit të jetohët si në xhungël.në anën tjetër.

Në emër të lirisë dhe të drejtës të mos i lejohet arsimi i femrës muslimane dhe të mos i lejohët mbulimi si në tërësi (Nikabin) apo edhe deri te fytyra,duart dhe këmbët deri të nyjet e këmbëve (Hixhabin).

Asgjë të keqe nuk ka nëse thuhet se veshja Islame (Hixhabi) përpos që është farz dhe uniformë të quhet se është edhe simbol. Kjo nga shkaku në emër të terminologjive të reja dëshirohët të fshihet esenca e qështjeve.



Autor: Dr. Musli VËRBANI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...