Vehabizmi, prodhim i çifutëve dhe i kristianëve



Për një musliman është vështirë të paramendojë një mjekërgjatë, i rënë në dy gjunjë, duke qajtur në Meke, ndërsa është prodhim i çifutëve dhe kristianëve. Por, e vërteta është e hidhur. Po këtë e themi me besim shumë të thellë se kështu është e vërteta, sepse do të sjellim argumente të bollshme dhe bindëse për këtë.

Vehabitet i kanë kushtuar kujdes të madhë besimit për personifikimin e All-llahut xh.sh., duke i dhënë formë Atij e kjo është besim i qartë kristian, që e ka ujitur Ibni Tejmije nga librat e përkthyera nga kristianët, sepse vendi i tij ishte HARANI, qendër e njohur e përkthimit të librave grekë. Ulematë e Shamit e kanë cilësuar Ibni Tejmijen, duke i thënë se është në humbje për besimin e prishur të tij dhe e kanë burgosur në burgun e njohur El-Kalea në Damask deri në vdekje, ndërsa këtë ide, të drejtuar nga mushrikët, e ka ringjallur Muhamed Bin Abdulvehab. Ky besim është përhapur me shpatë në Xheziren arabe, duke e lejuar gjakun dhe pasurinë e muslimanëve.

Muhammed bin Abdulvehab kur kthehet nga Basra, ai kthehet me një grup kristianësh dhe çifutësh. Kur pyetet nga njerëzit kush janë këta, ai thotë: "se janë robër që i kam blerë".

Në të vërtetë, ata ishin mësuesit e tij kristiano-çifut, ata kishin ardhur për t'u qetësuar se Abdulvehabi po shkonte me hapat qe ia kishin vizatuar ata që të sundojë kundër Xhihadit, gjë e cila e kishte shkatërruar Anglinë në luftën në Indi nga musliamanët duke bërë xhihad atje. Asnjë luftë nuk ështe shënuar se e kanë bërë vehabitet kundër çifutëve ose të kristianëve, ndërsa sa i përket luftrave kundër muslimanëve duke filluar nga Meka, Medineja e ndritshme, Katari, Kuvajti, Omani, Basra dhe Shami, të gjitha e kanë provuar mizorinë vehabite dhe madje krenohen me këtë në historinë e tyre në librat e tyre sikur në librin 'Unwan el-mexhd fi tarihi Nexhdi', me autor Osman bin Besher En-Nexhdij.

Vehabitët i kanë rënë në gjunje kristianëve dhe udhëheqësave të tyre si Mister Hamfer, pastaj Kapiten Shekspir, i cili u vra në luftën që e bënë vehabitët kundër Er-Rreshidit në vitin 1915, e këtë e trashëgoi Xhon Filipi, të cilin vehabitët e quajtën 'Esh-Shejh Abdullah Filip'!

Shteti Osman ishte shumë i vendosur kundër të kristianëve dhe çifutëve dhe duke bërë përpjekje për të shuajtur fitnet në vitin 1914, bën njohjen e udhëheqjes së tyre në Nexhd, por kur kërkon Enver Pasha në emër të shtetit turk, duke u bazuar në marrëveshjen e mëhershme që ti vijnë në ndihmë vehabitët kundër Anglisë në mbrojtje të Basrës ata i përgjigjen: jemi të zënë me luftimin kundër Ibni Reshidit!!! Këtë e bënë të ditur edhe Ministria e Indisë Angleze, me datën 31 Kanun Eth-thani 1915, duke e përshendetur dhe falënderuar vehabizmin për zënien e tyre me Bin Reshidin dhe pengimin e fitores së Osmanëve.

Po ushtria Vehabite ka ushtruar çdo herë për luftë nga Ministria e ushtrimeve në Indi, sikur që Xhon Filipi i jep Emirit të vehabive Abdulaziz Al Seud një shumë të madhe prej sterlinave dhe Rijaleve Marja Tereza, e ndihma vjetore për vehabitet ka arritur në 100 mijë rijalë për përgaditjen e fiseve kundër Bin Reshidit. Po ashtu, Anglia ka shpërndarë armë. Kur fillon lufta, Xhon Filipi e ndjekë luftën nga një kullë aty afër nga frika se po vritet si paraardhësi i tij Shekspiri, madje nganjëherë plaçkitjet e tyre kan vënë në vështirësi qeverinë angleze që në vitin 1817 kërkon nga vehabitët t'u kthehet njerëzve ajo çka e kanë plaçkitur e ata udhëheqësit vehabit i përgjigjen: 'Si po kërkon nga ne ta kthejmë atë çka e kemi fituar nga armiqtë tanë në Xhide, në Shahra, në Elmekla, Maskat, Basra dhe nga populli persian, pasues të Seid Bin Sultan! Vërtetë ata janë armiqët tanë dhe do t'i vrasim ku do që të jenë, në zbatim të ligjeve të Allahut, Allahu Ekber'. Kështu shumë qartë thotë: 'muslimanët, armiqtë e mi, e kristianët evlijatë e mi'.

Për të treguar edhe mëqartë armiqësinë e vehabitëve kundër muslimanëve po cekim shkresën drejtuar nga Emiri i tyre (vehabitëve) në vitin 1810 qeverisë Britanike në Indi në të cilë emiri i vehabitëve shkruan: 'Shkaktar i armiqësive në mes meje dhe atyre që e quajnë veten muslimanë është largimi i tyre nga Libri i Krijuesit dhe refuzimi i tyre që të veprojnë sipas traditës së Pejgamberit a.s.. Nuk do të bëj luftë kundër grupeve të tjera dhe nuk do të përkrahi askend që është kundër jush dhe në këto kushte ju lajmëroj se nuk do të më interesoj bregdeti, ai është i juaji e unë i kam ndaluar pasuesit e Muhamedit nga çdo vepër që cenon anijet tuaja'.

Po, ky është vehabizmi, vrasja e muslimanit dhe ndihma për kristianët, kjo është ajo që e kanë dashur kristianët me formimin e këtij drejtimi, grupi të ndytë,shumë qartë e cek se ka armiqësi duke thënë .'shkaktar i armiqësive'.e që me këtë shprehje tregon dhe thotë për veten e tij se une jam armik i muslimanve.

Nuk ju ka mjaftuar vetem kaq, por e kanë mbyllur bregdetin për muslimanët për ushqime e ndihma. Kjo qartë shihet në letrën drejtuar britanezëve në Basra ku thuhet: 'Vërtetë e dini që me parë se ne ju nderojmë ju dhe çdo kend që është me ju dhe mbështetet në ju. Nuk do të ju ndodhë asnjë mundim apo e keqe sado e vogël të jetë nga pasuesit e mi, por në kompenzim të kësaj ju duhet juve ta mbyllni bregdetin për armiqtë e mi'.

Kjo që u tha më lartë ishte në fillim të përhapjes së tyre, ndësa më vonë e deri në kohën tonë tani dijetarët e tyre e kanë lejuar që çifutët dhe kristianët të hyjnë në tokat e shenjta dhe t'i vrasin irakianët muslimanë, madje udhëheqësi i vehabitëve ka dhënë fetwan që lejohet vrasja e irakianëve, qoftë edhe në namaz, a nuk ka menduar se ka lejuar vrasjen e muslimanëve atëherë kur janë më së afërmi me All-llahun xh.sh..

Muslimanë të dashur, vehabitët u janë nënshtruar kristianëve dhe çifutëve plotësish duke zbatuar urdhërat e tyre në përpikëri edhe më e rrezikshme se kjo është fakti se ata identifikojnë veten e tyre me dukjet e jashtme dhe duke paraqitur para njerëzimit konse takwallëkun e lartë të tyre ndërsa në mendjet e tyre nuk ka asgjë përveq vrasje të muslimanëve,kështu në vitin 1210 h. kan sulmuar AHSAN sikur tregon historiani i tyre Ibni Besher kur lavdërohet me masakrat e tyre atje.



Përktheu nga arabishtja: Zuhdi HAJZERI, Kajro-Egjipt.



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Vehabizmi - kush e prodhoi dhe kujt i shërben?".



Literatura:

Shkëputur nga botime të një varg librash që flasin për këtë qështje, të botuara nga grup autorësh, janë shkëputur fragmente nga librat numër 1.a., 1.b. dhe 3, botuar në Kajro në vitin 2004.

Libri 1.a. me titull:(- انوار الحقاءق الجلية في كشف الوهابية -), 'Enwar Elhakaik Elxhelijjetu fi Keshfi Elvehabijjetu', botimi i parë Rexhep 1425 h. - Shtator 2004 Kajro nr. i bot. 15177\2004.

Libri 1.b. me titull: (- كشف الارتياب في امامة ابن سعود و ابن عبد الوهاب -), 'Keshf El-irtijab fi Imameti Ibni Seud we Ibni Abdulvehab', botimi i parë Shewal 1425 h. - Nëntor 2004, Kajro nr. i bot. 18853\2004.

Libri 3 me titull: (- الوهابية لمصلحة من؟ -), 'Elvehabijetu limaslahati men?', botimi i parë Shewal 1425 h. - Nëntor 2004 Kajro nr. i bot. 18854\2004.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...