Medhhebi i ri i quajtur Vehabizem



Po te pyesesh imamet vehabi se cfare medhhebi keni do thone ndjekim "gjoja" Imam Ahmed Ibn Hambelin. Gjithmone jam mundur t'i them se selefizmi bashkohor nuk ndjek medhhebin hambeli, medhheb i cili konsiderohet si nje prej kater shkollave juridike islame synite.

Vehabizmi nuk ka strukture mendimi fikhor, e shumta deri tek Ibn Tejmija dhe Ibn Kajim Xhewzije shkojne. Keta dy dijetare i perkasin shkolles se imam Ahmedit r.a. pra medhhebit hambeli.

Por, ne fakt cfare ka bere vehabizmi apo selefizmi, ata kane krijuar nje shkolle te re (fe me rregulla ndryshe) jashte hambelizmit me reference: ibn Tejmije, ibn Kajim, Muhamed ibn Abdul Vehab, Albani, ibn Baz, ibn Uthejmin, etj.. Keta kane krijuar nje medhheb te ri te quajtur Vehabizem dhe kete medhheb po ja bejne detyrim cdo myslimani i cili ne fakt se ka idene sesi eshte kjo mesele.

Si ka nisur vehabizmi-selefizmi ne Shqiperi. Ja keshtu sikurse po thote imami i vendosur ne mes te Tiranes Ahmed Kalaja dhe i shume perkedheluri per punen e tij te palodhur ne "mbareshtimin e kurbaneve" dhe ngopjen e barkut te fukarenjve. Kjo e fundit ska piken e rendesise para atyre brockullave teologjike vehabiste qe i publikon ne mes te dites duke na e bere te gjithe sheriatin, jo vetem traditen tone hanefi, por te gjithe sheriatin me kater shkollat juridike te neperkembura.

Une e di si kapet dashi. Dashin vehabi nuk dua ta kap me fikh hanefi. Ate kam qef ta kap me medhhebin qe keta me se shumti fshihen. Imam Ahmed Ibn Hambelin r.a..

Ne librin Keshaful Kina - El-Behuti te shpejgimit te librit baze te medhhebit hambeli El-Ikna e ka te sqaruar dhikrin me xhemat dhe duane me xhemat. E si do gjeni qetesi shpirterore nderkohe qe keni kundershtuar ate qe kane kuptuar dijetaret e medhhebit hambeli nga synetin i Profetit a.s..

Madje keni shkuar aq shume saqe keni akuzuar si bidatci cdo besimtare qe ben duane dhe tespite me xhemat. Jeni kenaqur kur jane hequr tespite me xhemat ne kohen e akshamit, jacise, sabhut dhe ikindise tek xhamite e Shqiperise.

لَا يَقْعُدُ قَوْمٌ يَذْكُرُونَ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ إِلَّا حَفَّتْهُمُ المَلَائِكَةُ، وَغَشِيَتْهُمُ الرَّحْمَةُ، وَنَزَلَتْ عليهمِ السَّكِينَةُ، وَذَكَرَهُمُ اللَّهُ فِيمَن عِنْدَهُ. (صحيح مسلم)

Kuranin nuk e kuptuat po ashtu dhe synetin e Profetit a.s. e deformuat sipas pasionit te mendimit bashkohor vehabi.

Ne kete liber te medhhebit hambeli thote imam El-Behuti r.a. referenca e hambelizmit i njejte ne grade me ibn Tejmijen ose dhe me shume. Ai thote kapitull: 'Eshte synet dhikri, lutja (duaja) dhe istigfari pas namazit'.

Pra kapitull - burri i botes. Pra medhhebi hambeli. Madje thote ne shpjegim imami kthehet me fytyre nga xhemati ben dua per vete dhe per muslimanet dhe xhemati thote AMIN. Nese imami ben dua vetem per vete, ai (imami) vetem se ka tradhetuar xhematin ...

Ndersa per duane pas syneteve ose dy rekateve sic eshte pyetja. Shejh Kalase mjafton ti kujtoj namazin e istihares dhe duane pas namazit. Keshtu qe Pjegamberi a.s. ka pas bo istihare per cdo gje.



Autor: Eduard SHEFKIU

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...