Islami po e humb atraktivitetin shkaku i ekstremistëve



Shkaku i selljeve të vrazhda, por edhe mizore të ekstremistëve, feja islame e ka humbur reputacionin e saj, dhe atë si në rrafshin global, një ashtu edhe në atë lokal. Nga një fe paqësore, Islami tani nga shumë kush shihet si rrezik dhe kanosje ndaj rendit dhe rregullit shoqëror. Por pse po ndodhë kjo?! Shkaku i interpretimeve abnormale të mësimeve të fesë që bëjnë ekstremistët, Islami ka fituar një reputacion jo të mirë në botë, dhe si rrjedhoj po e humb atraktivitetin e saj. Ekstremistët janë ata që po njollosin islamin, sepse Islami është i pastër nga ajo që ia përshkruajnë ekstremistët.

Propaganduesit ekstremist kanë vetëm njohuri sipërfaqësore të Kur'anit, kurse interpretimi i tyre selektiv dhe kontekstual i ajeteve kur'anore, për të arsyetuar qendrimet dhe veprimet e tyre, është një tmerr i vërtetë. Këta personat mundohen të paraqiten si përfaqësues të fjalës dhe vullnetit të Zotit në tokë, duke i dhënë vetes të drejtë për të gjykuar mbi njerëzit. Ekstremistët thirren në islam por veprat e tyre nuk janë askund në përputhje me mësimet dhe vlerat islame, ato në fakt janë kundër tyre. Ideologjia vehabiste e cila kamuflohet me islamin është përgjegjësja e vetme për shkuarjen e shqiptarëve në Siri.

Doktrina vehabiste dhe shtrembërimi i mësimeve islame nga ana e vehabistëve, bënë që mëse 300 shqiptar të shkojnë në Siri për të marrur pjesë në të ashtuquajturin xhihad të organizatës terroriste ISIS. Pra nuk është feja islame ajo që po përhap urrejtje e qe po nxitë luftëra, janë ekstremistët ata që po derdhin gjakun e të pafajshmëve duke u thirrur në islam dhe Kuran. Nuk mbahet mend asnjëherë përgjatë historisë që feja islame të jetë cilësuar si vrastare e primitive, këtë epitet ia dhanë ata që po thirren në islam por punojnë vazhdimisht për ta shkatërruar atë. Ideologjitë e dhunshme që po ua shpëlanë trurit besimtarëve, po e keqpërdorinë fenë duke e keqinterpretuar atë pë qëllimet e tyre djallëzore.

Ekstremistët nuk e kanë dertin e fesë. Misioni i tyre është shkatërrimi i çdo vlere dhe përhapja e frikës dhe injorancës. Mos të na mashtrojnë thirrjet e tyre ku permendin emrin e Zotit, ngaqë Zoti nuk urdhëron vrasjen, gjakderdhjen, përdhunimet e plaçkitjet. Këto krime i bëjnë në emër të Zotit, vetëm ata që nuk i frikësohen Atij dhe që urrejnë krijimtarinë e Tij. Këta janë djajë, kurse vetëm forma e tyre është njerëzore, asgjë tjetër.


Çdo gjë që prekën ekstremistët, e shkatërruan Do të kalojnë shekuj të tërë dhe krimet makabre të organizatës terroriste ISIS nuk do të harrohen. Përkundrazi, gjenocidin që bëri ajo, historia do ta shënoj si fatkeqësinë më të madhe që e ka goditur njerëzimin gjatë shekullit XXI.

Në çdo vend ku kanë vepruar ekstremistët, ai vend është shndërruar në gërmadhë dhe është larë me gjak. Shembulli më i freskët janë Iraku dhe Siria, vende të cilat më së shumti pësuan nga çmenduria e ekstremistëve. Lufta e tmershhme që u zhvillua atje, ngjante me një luftë vampirësh të etur për gjak. Si pasoj pati qindra mijëra njerëz të vrarë e masalryar, kurse miliona të tjerë të zhvendosur.

Iraku dhe Siria që ishin pjesë e Mesopotamisë së lashtë, e cila konsiderohet si djep i civilizimit. Si të tilla, këto vende kanë pasur një trashëgimi tejet të pasur kulturore dhe historike. Qytetet e lashta historike si Hatra, Palmira dhe Nimrud janë shkatërruar tërësisht nga ekstremistët, duke lënë pas vetës vetëm rrënoja. Po ashtu janë shkatërruar objekte të panumërta fetare, si kisha dhe manastire, por edhe xhamia dhe varre të profetëve e dijetarëve islam. Dora shkatërrimtare e ekstremistëve demoloi edhe bibioteka të njohura ku u dogjën me mijëra dorëshkrime të rralla të librave antike.

Pra aty ku kanë vepruar ekstremistët, aty ka mbizotruar vetëm shkatërrimi, frika, tortura dhe vdekja. Andaj edhe ne si Foltash ngrisim zërin kundër ekstremizmit, ngase nuk duam që atdheu ynë i shtrenjtë të bie në duartë shkatërrimtare e vrastare të ekstremistëve, të cilëve iu pengon njerëzimi në përgjithësi dhe urrejnë çdo gjë qytetruese. Shqiptarët kanë vuajtur dhe sakrifikuar shumë për atdhe, kështu që ekstremistët le ta ngulisin në kokat e tyre të pa tru, se këtu janë troje arbërore dhe kurrë nuk do të jenë strehë për terroristët.


Po t'i bindeshim ekstremistëve, tani të gjithë do të ishim duke bredhur kodrave e shkretetirave në Siri Menjëherë pas luftës në Kosovë, vendi ynë është ballafaquar me një invazion ideologjik të rrymave ekstreme fetare. Organizata të shumta "humanitare", grupe dhe individ të paguar, filluan propagandimin e vehabizmit, ideologji kjo e dhunshme dhe ekstreme. Vehabizmi që filloi të propagandohej në Kosovë, është përgjegjësi i vetëm i prapambeturisë së myslimanëve në botën islame, por edhe përgjegjësi kryesor i luftërave me karakter fetar në lindjen e mesme.

Vërshimi me literaturë ideologjike vehabiste, si dhe aktivitetet e shumta e të pareshtura "fetare" të grupeve dhe individëve destruktiv, bëri që vehabizmi të përhapej deri në shkallën e pandemisë në Kosovë. Dymbëdhjetë vite pas luftës në Kosovë, u pa qartë se sa dëm i madh kishte shkaktuar vehabizmi në shoqërinë kosovare. Nga viti 2011 kur filloi konflikti në Siri, i cili më pastaj degjeneroi në një ndër luftat më të tmerrshme në historinë moderne, mëse 300 kosovar të indoktrinuar dhe frymëzuar nga ideologjia vehabiste, shkuan në Siri për të luftuar për shtetin e ashtuquajtur islamik të Irakut dhe Levantit. Rezultati i 12 viteve të indoktrinimit vehabist, ishte shkuarja e qindra shqiptarëve për tu bërë pjesë e organizatës famkeqe, terroriste ISIS.

Pra të gjithë ata që u indoktrinuan nga vehabizmi, përfunduan si terrorist që shkuan të vrasin gra, pleq, fëmijë e njerëz të tjerë të pafajshëm. Madje këta terrorist, nga Siria kërcënonin hoxhallarët dhe popullin e Kosovës, duke thënë se do i vinte radha edhe vendit tonë për ta shijuar "luftën e shenjtë".

Por shtrohet pyetja: Çfarë sikur i gjithë populli ta përqafonte vehabizmin, çfarë do të ndodhte me ne? Sigurisht që tani do të ishim duke bredhur shkretëtirave arabe, kurse shumë të tjerë do të ishin të vrarë, kurse gra të veja dhe fëmijë bonjak e jashtëmartesor do të kishte ngado. E Kosova jonë për të cilën dëshmorët e kombit dhanë jetën, do të përfundonte në duart e armiqëve tanë shekullor. Kjo është synimi i vehabistëve ekstremist. Ta shkatërrojnë këtë popull e këtë vend. Andaj t'i themi jo ideologjive të destruktive. Ta duam atdheun dhe kombin tonë, sepse ai që nuk i takon atdheut të vetë, ai nuk i takon as njerëzimit.



Përgatiti: foltash

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...