Akideja (çështjet e besimit) vehabite



1. Urrejtja e Muslimanëve

Kur'ani i madhëruar flet në shumë ajete në lidhje me urrejtjen ndaj mushrikëve dhe armiqëve, të cilët i kanë larguar muslimanët nga shtëpite e tyre, i kanë torturuar, i kanë vrarë për shkak se ata kanë zgjedhur fe tjetër nga ajo në të cilën ishin gjyshërit e tyre. Në lidhje me këtë flasin ajetet në vijim: sureja El-Bekare 217, Et-Tewbe 8, 15, 23, 24, El-Enfal 30, 38, 40, El-Muxhadele 20, 22, El-Mumtehinetu 8, 9. Urrejtja në këto ajete përmendet kur ekziston armiqësia dhe padrejtësia (dhulmi). Komentimi i këtyre ajeteve është se nëse nuk ekziston kurrfarë armiqësie dhe kurrfarë padrejtësie nuk ka vend urrejtja, kurse lufta është për shkak të largimit të armiqësisë dhe padrejtësisë dhe jo armiqësi me muslimanët siç flasin ajetet e sures El-Bekare 190 dhe 194, për joarmiqësi me muslimanët, ndërsa Muhamed Bin Abdulvehab mushrik i quan muslimanët të cilët nuk shkojnë sipas mendimit të tij (në librat e tij 'Keshf'ush-shubehat' dhe në librin 'Risaletu tefsir kelimet'ut-Tewhid').


2. Tekfiri (akuzimi për mosbesim) i muslimanëve

Kjo qështje akuzimi për msbesim ndaj muslimanëve ishte shum prezent ne mesin e tyre dhe ishte një qështje shum me rëndësi për arsyetimin e sulmeve dhe krimeve të tyre kundër musliamanëve.
Madje Muhamed bin Abdulvehab i ka akuzuar njerëzit të cilët jetonin në atë kohë për mosbesim, madje duke menduar se mosbesimi i njrëzve që jetonin në kohën kur ai vepronte dhe përhapëte mendimet e tij ishte më i madh më i rëndë se mosbesimi i njerëzve para islamit,në lidhje me këtë thotë: 'Vërtetë shirku (të bërit shok Allahut) i xhahilëve të hershëm (i popujve para islamit) është më i lehtë se shirku i njerëzve të kohës së tij për dy arsye'.

E para: 'të parët (popujt para islamit) nuk i kanë bërë shok Allahut dhe nuk iu kanë lutur melaikeve as evlijave dhe as idhujve përveç kur kanë qenë të lirë (ky mendon se ata kur ishin jo në vështirësi i besonin idhujve)'. Ndërsa kur ishin në vështirësi i besonin All-llahut.

Arsyeja e dytë: 'të parët paraislamikët i kanë besuar përveç Allahut edhe gurëve e jo pejgamberëve, pemëve e jo melaikeve e kjo është më e lehtë sepse pemët dhe gurët janë të nënshtruara ndaj Allahut dhe nuk i bëjnë mëkate, e ndërsa njerëzit në kohën tonë iu besojnë dhe ju luten përveç Allahut njerëzve më të prishur' (kjo thënie gjendet në librat e Muhammed ibn Abdulvvehabit 'Keshf'ush-shubehat' faqe 10, 'Risaletu tefsir kelimetu-t-tewhid' faqe 35, 'Risaletu erbea kawaid li'd-din' faqe 39).

Ndërsa në librin 'Ed-Din'ul-halis', autor i librit Muhamed Siddik Hasan El-Fetuh, vëllimi i parë faqe 140, botim i shtëpisë botuese 'Daru'l-kutub El-Ilmije', Bejrut, thuhet se: 'që të katër medhhebet kanë bërë kufër dhe llogarisin se kufri i mushrikëve kurejsh është më i lehtë se pasimi i katër medhhebeve'.

Madje, kanë shkuar edhe më larg dhe kanë shtuar edhe më tepër armiqësinë ndaj muslimanëve duke shkruar po në këtë libër, në faqe 160, se nëna e njerëzimit, Hava ishte mushrike dhe duke i llogaritur se i gjithë njerëzimi janë 'evlad'uz-zina' (fëmijë jashtë martese).

Në sherhun e El-Buhariut, pjesa e dytë, boton 'Dar'ul-Ma'rifeh', Bejrut, faqe 95, Abdulaziz Bin Baz e akuzon për kufër sahabiun e ndershëm Bilal bin El-Harith El-Mezenij, sepse e ka vizituar varrin e Pejgamberit a.s.. Madje edhe shejhu i këtij Ibni Tejmije në librin 'Iktidae Essirata Elmustekiim' (- اقتضاء الصراط المستقيم -) boton 'Dar'ul-Marife', Bejrut, faqe 390, akuzon për mosbesim edhe Abdullah bin Omerin r.a..

Po ashtu, në librin 'Feth'ul-Mexhid Sherh Kitab'ut-tewhid', me autor Abdurrahman bin Hasan bin Muhamed bin Abdulvehab, libër të cilin e ka rishikuar Bin Baz dhe në faqe 190 akuzon për kufër ehlussunetin në Sham, në Xheziren Arabe, Hixhaz, Irak, Egjipt, duke thënë se: 'banorët e Shamit adhurojnë Ibni Arabiun, banorët e Egjiptit adhurojnë El-Bedewiun, banorët e Irakut adhurojnë Xhejlaniun, ndërsa banorët e Hixhazit e Jemenit adhurojnë pemët, gurët dhe varrezat'.

Kurse Muhamed Bin Salih El-Uthejmin, në librin 'Likau elbab el-meftuh' faqe 42, boton 'Dar'ul-Watan', Rijad, akuzon Imam Newewiun dhe El-Hafidh Bin Haxherin për dalal (humbje), duke thënë: 'Ata dy nuk janë nga ehlussuneti dhe el-xhemaati'.

Po ashtu, vehabitet akuzojnë për mosbesim banorët e Dubait vetëm pse nuk thonë si vehabitët, nuk i përcaktojnë All-llahut vend dhe anë, madje në lidhje me këtë në librin 'Ixhmau Ehl'us-suneti En-Nebewijjeti ala tekfiri el-mutaletu el-xhehmijjeh' në faqe 101, 102, 124, 125, thuhet se: 'ata janë qentë e xhehennemit'.


3. Lejimi i gjakut të muslimanëve, pasurisë së tyre dhe grave të tyre

Vehabitët kan lejuar që muslimanët të vriten të plaqkitet pasuria e tyre me arsyetimin se janë mosbesimtar apo shpikës të risive dhe lejohet luftimi i tyre.
Në librin 'Risaletu sitte mevadia', nga Muhamed Bin Abdulhvehab, faqe 31, 32, thuhet kështu: 'Duhet ta dini se pabesimtarët të cilët i ka luftuar Pejgamberi a.s. kanë besuar se Allahu është krijues, furnizues është ai që jep jetërat dhe merr jetërat ... edhe kjo nuk i ka bërë të jenë muslimanë', po ashtu në lidhje me këtë shkruan në të njëjtin vend: 'Vërtetë Pejgamberi a.s. është paraqitur në mesin e njerëzve me besime të ndryshme, i ka luftuar ata pa bërë kurrfarë dallimi në mes tyre', me këtë ka për qëllim të thotë se besimi i atyre që i ka luftuar pejgamberi a.s. ka qenë më i madh se i njerëzve që kan jetuar në kohë e pushtimeve të tij dhe me gjithë atë i ka luftuar pejgamberi a.s. e si mos ti luftojmë ne tani ata që kan besimin më të dobët dhe janë mushrik e bidatgji sipas tijë.


4. Lejimi i haramit, ndalimi i hallallit dhe ekstremizmi në vendime

Këtu duhet përmendur çështjen e duhanit që lidhet me atë kohë kur janë dhënë këto vendime. Deri aty ka shkuar çështja që ai që ka pirë duhan është vrarë me urdhër të vehabitëve dhe mbretit Abdulaziz, ndërsa vetë Abdulazizi kur ka pushtuar Xhiden ia ka obliguar vetes pirjen e duhanit,kur është pushtuar Xhideja Abdulaziz ka urdhëruar djegien e të gjithë duhanit që gjindet në depot e Xhides ndërsa kur është njoftuar se vlera e atij duhani kap shifrën 100 Mijë funta është habitur dhe ka lejuar për tregëtarët e hixhazit të bëhet shitja e tij, kështu kan vazhduar në pirjen e duhanit banorët e Xhides për vëllezërit e tyre në Nexhd. (Xhelal Kishk libri 'Esseudije velhal Elislamij', faqe 721,722).

Pas luftës së dytë në Gji në vitin 1991 shfaqet problemi i ndalimit të lejes për vozitje për gratë Saudite, ndërsa lejohet për gratë e huaja të vozitin brenda Saudisë me lejen e dijetarëve vehabitë, ndërsa në Shtator të vitit 2004 problemi i lejimit të femrës që të marrë pjesë në zgjedhjet shtetërore apo moslejimin?!. Këtu kuptojmë se ekstremizmi, ndalimet, mosmëshira kanë të bëjnë me muslimanët ndërsa me jomuslimanët ata tregohen të mëshirëshëm, tolerant dhe falës.!

Po ashtu, duhet përmendur çështjen e duhanit që ishte i ndaluar, normal për të pafuqishmit dhe për muslimanët, ndërsa vetë Abdulaaziz i jepë hedije një kuti duhan Diksonit, udhëheqësit politik anglez në Kuwajt, si rezultat i vizitës së tij në Ahsae në vitin 1919.


5. Ajetet e Kur'anit që kanë të bëjnë me pabesimtarët i zbatojnë për besimtarët

Transmeton Buhariu nga Ibni Omeri, i cili duke i përshkruar havarixhët ka thënë: 'Vërtetë ajetet të cilat kanë zbitur për pabesimtarët ata i kanë bërë për besimtarët'.

Transmetohet nga Ibni Abbasi se ka thënë: 'Mos u bëni si havarixhët, i komentojnë ajetet e Kur'anit për ehl'ul-kibleti, ndërsa ata kanë zbritur për ehl'ul-kitabët dhe mushrikët, kanë vepruar me to dhe e kanë lejuar gjakun dhe pasuritë (e muslimanëve)'.

Mund të lexosh në librat e tyre për ajetet të cilat kanë zbritur për idhujt dhe adhuruesit e tyre, kurse idhujt i bëjnë sikur të jenë pejgamberët dhe njerëzit e sinqertë që kanë vdekur.

Nga ajetet të cilat flasin për mushrikët dhe idhujt kurse i kanë zbatuar për muslimanët janë: El-Araf 194, Junus 18, El-Haxh 73.


6. Urrejtja ndaj Pejgamberit a.s.

Një nga qështjet që dominon në librat dhe mendimet e tyre është edhe urrejtja ndaj pejgamberit a.s., kjo tregohet nga ndalesat dhe shkrimet e tyre në librat e tyre duke bërë përpjekja për largim sa më shum nga gjërat dhe veprimet që bëjnë të përkujtohet pejgamberi a.s. dhe të ketë besimtari dashuri edhe me të madhe për pejgamberin a.s. dhe zbatim të sunetit të tij.

a). Vehabitët e konsiderojnë diqka shum të keqe dhe të urrejtur po qese njerëzit tubohen që ta përkujtojnë pejgamberin a.s., vehabitët mundohen të gjejnë ndonjë argument ekziston apo nuk ekziston ky argument vetëm e vetëm të vërtetojnë se kjo është gjë e urrejtur,si thotë Abdul Aziz bin Baz në librin e tij: 'Fetava Muhimetu' (faqe 45) se këtë gjë duhet larguar me dor d.m.th. me forcë, ndërsa në librin 'Sijanetu Elinsan'(faqe 233) gati sa nuk i ka konsideruar pabesimtar ata që festojnë ditlindjen e Pejgamberit a.s., 'ndërsa qudi është se e kan lejuar për vetën e tyre që të tubohen e ta mësojnë Siren e Muhamed Bin Abdulvehabit me rastin e kalimit të kaq viteve të tij apo për rastin e ditlindjes së tij apo vdekjes së tij, dhe në shum konferenca e tubime për festime të tilla shpenzojnë pasuri të shumta' (shiko librin 'Hadha Validi' faqe 123), 'po ashtu festojnë edhe me rastin e uljes së mbretit në karrigen e mbretëris në muajnin tetor!'.

Një nga dijetarët e tyre Ebu Bekir Elxhezairij thotë: 'Vërtetë kafsha që therret për ushqimin e njerëzve për ditën e lindjes është më haram se Derri' (libri 'Elmekalat Essunijjetu' nga Shejh Abdullah Elhererij faqe 319). Kurse Shejhu i tyre Ibni Tejmije nuk e ndalon festimin e ditlindjes së pejgamberit a.s. në librin e tij 'Iktidae Essirata Elmustekim' faqe 294, 297 thotë kështu: '... kështu disa festime që i veprojnë njerëzit me përjashtim të festimit të krishterëve për ditlindjen e Isait a.s., kurse dashurija për Pejgamberin a.s. dhe madhërimin e tij, All-llahu do ti shpërblej për këtë dashuri dhe për këtë mund që po e shpenzon dhe jo për risi'(nuk konsiderohet risi), pastaj thotë: 'madhërimi i ditlindjes dhe festimi i saj që po e bëjnë njerëzit, për këtë ka shpërblim të madh për shkak të nijetit të mir, dhe madhërimit për Pejgamberin a.s.''.

b). Iu pengon shum dhe e konsiderojnë si diqka shum të urrejtur gjithashtu përkujtimin e hixhretit të Pejgamberit a.s. apo natën e Isras dhe Miraxhit ose natën e Bedrit apo natën e Kadrit, këtë e konsiderojnë risi e cila të largon nga feja.

c). Iu pengon po ashtu nëse dikush sipas tyre e tepron në salavatet ndaj Pejgamberit a.s. dhe fjalëve lavdëruese për të, ndërsa për (shujuhët) dijetarët e tyre nuk iu pengon përdorimi i shprehjeve 'madhëria juaj', 'zotriu ynë', me qenëse ka shum pika të ketij lloji po mjaftohemi vetëm me përmendjen shkurtazi të tyre,e përmendin pejgamberin a.s. vetëm me emër pa salavate, ndalojnë salavatet për Pejgamberin a.s. pas ezanit madje tregohet nga historianët e tyre se M.Bin Abdulvehab ka vrarë një muezin të verbër për shkak të salavatit për Pejgamberin a.s. pas Ezanit.

Në lidhje me këtë Essejid Elemin në librin e tij 'Keshfu Elirtijab' në faqe 127 botimi i dytë dhe në faqe 230 tregohet në përmbledhje se: Muhamed Bin Abdulvehab thotë për Pejgamberin a.s.: 'ai ishte vetëm një postier', madje disa nga ndjekësit e tij thonë: 'shkopi im është më i vlefshëm se Muhamedi a.s., sepse shkopi im më sjell dobi siç është mbytja e gjarpërit në rrugë ndërsa Muhamedi a.s. ka vdekur dhe nuk ka kurfarr dobie nga ai, ai ka qenë vetëm një postier'.


7. Urrejtja e Ehlubejtit (familjes se Pejgamberit a.s.)

Kur'ani i madhërishëm tregon në shum ajete për vlerën dhe pozitën e ehlubejtit, siç është ajeti 33 i Sures Ahzab, po ashtu hadithi 2424 në Sahihu Muslim,në Sunen Tirmidhi hadithi 3205, Sahihu Muslim hadithi 2408, në Sunen Trimidhi hadithi 3788, në Msnedin e Imam Ahmedit 3/17.

Sa i përket urrejtjes për Ehlubejtin kjo tregohet nga 'Shejh' Ibni Tejmije në librin 'Minhaxh Essuneti' vëllimi 3 faqe 269 thotë: Mendimi për dhënjen përparësi Ali Rresul është një gjurmë e xhahilijetit siç ishte më herët dhënja përparësi familjeve të kryetarëve (udheheqesve)!, ndërsa në lidhje me hadithin e Pejgamberit a.s.: 'O zoti im këta janë Ehlu bejti largoje nga ta papastërtinë dhe pastroi ata' Ibni Tejmije në lidhje me këtë thotë në librin 'Minhaxh Essuneti' vëllimi 3 faqe 117: 'Kjo nuk është asgjë tjetër veqse dëshirë dhe lutje Allahut që ti pastroj dhe nuk do të thotë se në të vërtetë i ka pastruar'.

Madje Shejhu ka shkruar libër për vlerën e Muavijes dhe Jezidit, dhe në librin 'Resu Elhusejn' faqe 207 thotë: 'Vërtetë Jezidi nuk ka qenë i pajtimit në vrasjen e Husejnit, madje ai ka shprehur keqardhje për vrasjen e tij', madje ka shkruar libër për vleren e jezidit për të cilin nuk tregohet asnjë vlerë.

Transmeton Elhafidh Ibni Haxher Elaskalani në 'Edderer Elkamine' vëllimi 1 faqe 114 se Ibni Tejmije 'e ka bërë Aliun r.a. gabimtar në gjashtëmbëdhjet qështje në të cilat Aliu r.a. ka vepruar në kundërshtim me Kur'anin', për këtë ulemat e islamit e kanë quajtur munafik Ibni Tejmijen dhe po ashtu për thënjen e Ibni Tejmijes se: 'Aliu r.a. është vrarë për shkak të udhëheqjes (për pushtet) dhe jo për fe'.


8. Urrejtja ndaj sahabëve të ndershëm

Urrejtja dhe fjalët e këqija shprehen në shumë vende dhe në shumë libra madje akuzime që as mendja nuk mund t'i pranojë, akuzim për mosbesim madje ...

Në lidhje me këtë udhëheqësi në dukje i vehabizmit thotë: 'Vërtetë ka pasur grupe nga sahabet që kanë luftuar me Pejgamberin a.s., janë falur me të, kanë dhënë zekatin, kanë agjëruar dhe kanë bërë haxhin, megjithatë edhe pse i kanë pasur të gjitha këto kanë qenë pabesimtarë (kufarë), larg nga Islami' (Libri 'Err-rresail El-ilmije Ettisa', Muhamed bin Abdulvehab, pastaj 'Risaletu Keshfu Eshubehat', faqe 120, botim i vitit 1957).

Sahabiun e ndershëm Abdullah bin Amrin e akuzojnë për mosbesim, kufër në librin 'Fetava Muhimmetu' faqe 111, me autor Abdulaziz bin Baz.

Sahabiun e ndershëm Bilal bin El-Harith El-Mezeniun e akuzojnë për kufër po ashtu (kjo në komentimin e 'Fet'hu'l-Bari', botim i shtëpisë botuese 'Errejan li turath', vëllimi 2, faqe 575).

Po ashtu, Sahabiun e ndershëm Abdullah Bin Omer r.a. e akuzojnë për mosbesim se ka thënë: 'O Muhamed (Ja Muhammed)' (transmeton Buhariu në librin e tij 'El-edeb El-mufred') dhe vehabitët thonë se kush thotë 'O Muhamed', ka bërë kufër dhe lejohet gjaku i tij si në librin e tyre 'El-Usul 'uth-thelathe'... kuptimi i kësaj është se ata e kanë bërë pabesimtar sahabiun Abdullah Bin Omer, Buhariun dhe transmetuesit. Po ashtu e akuzojnë për mosbesim edhe Sahabiun e nderuar Ebu Ejub El-Ensariun.


9. Urrejtja e njerëzve të devotshëm

Në lidhje me këtë autori Muhamed Bin Abdulvehab shkruan në librin 'Kitab'ut-tewhid', botim i vitit 1404 h., faqe 76, 77 thotë: 'Shirku i parë në këtë botë ka ndodhur nga dyshimet e njerëzve të devotshëm dhe shkak i kësaj është përzierja e të vërtetës me të pa vërtetën'.
Për çudi të madhe është se Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi te ata konsiderohen më me vlerë se muslimanët. Në librin 'Kejfe nefhemu et-tewhid', të autorit Muhamed Ahmed Bashmil, botim i Qendrës së Përgjithëshme për Fetwa dhe Dave në Rijad, viti i botimit 1407 h., 1987, faqe 16 thotë: 'Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi dhe të gjithë ata që janë në fenë e tyre nga mushrikët kanë besuar në njëshmërinë e All-llahut dhe se është krijues, furnizues, dhënës i jetës dhe vdekjes dhe nuk i kanë bërë shok në adhurim'. Çudi që Ebu Lehebi dhe Ebu Xhehli kanë qenë me iman më të madh se muslimanët që thonë La ilahe Il-lall-llah.


10. Puna dhe angazhimi që besimtarët të merren me gjërat më dytësore dhe t'i lënë dhe largojnë besimtarët nga gjërat parësore

Në librin 'Fetawa muhimetu liumuum elummeti' (- فتاوي مهمة لعموم الامة -) autor i librit muftiu i vehabitëve, Abdulaziz bin Baz, libër të cilin e ka vazhduar Muhamed bin Salih El-Uthejmin, i ndanë muslimanët në tri grupe:

1. Mushrik: kush betohet në tjetër kend pos All-llahut xh.sh..
2. Qafir.
3. Bidatçi (shpikës i risive): ai që lexon Kur'an te varrezat.

Vetëm mund të mendosh a ka një mendje dikund në botë që mund t'i ndajë muslimanët në këtë mënyrë, mendo: musliman, mushrik, musliman, qafir, musliman, bidatçi.

Tani po sjellim disa gjëra nga libri 'Tewhid ala tarikati sual ve xhevab', autor Muhamed El-Merzuki bin Abdulmu'min, boton shtëpia botuese 'Mekketu Li tabaa Vel-I'lan', faqe 79:

Pyetja: Cili është hukmi i atij që e rruan mjekrën?
Përgjigja: Ai që e rruan mjekrën është munafik, fasik dhe i dalur nga nënshtrimi i All-llahut dhe të dërguarit të Tij.

Pyetje: A lejohet të jetë imam ai që e rruan mjekrën?
Përgjigja: Nuk lejohet të jetë imam as të pranohet dëshmia e tij dhe as shoqërimi me të.

Pyetje: A lejohet të jetë muezin ai që e rruan mjekrën?
Përgjigja: Nuk lejohet.

Pyetje: Pse nuk lejohet të jetë muezin?
Përgjigje: Sepse ai është tradhëtar.


11. Nënshtrim i plotë ndaj cionistëve dhe Krishterëve

Besoj që në lidhje me këtë pikë kemi folur më lartë shumë, për këtë tregojnë shumë letrat e tyre dërguar udhëheqësve cionist dhe nënshtrimi ndaj tyre dhe zbatimi i urdhërave të tyre në përpikëri.


12. Shkatërrimi i Qabesë si argument se ajo është nga mbetjet e shirkut


13. Shpejtimi në rrëzimin e hilafetit

Patjetër se në lidhje me këtë duhet të flitet edhe për shujuhët (ulemat) e tyre, në të cilët janë mbështetur dhe mbështeten, kanë përkrah njëri tjetrin këta shejhë (imamët e tyre). Së pari po përmendim disa gjëra në lidhje me imamin e tyre Ibni Tejmije.



Përktheu nga arabishtja: Zuhdi HAJZERI, Kajro-Egjipt.



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Vehabizmi - kush e prodhoi dhe kujt i shërben?".



Literatura:

Shkëputur nga botime të një varg librash që flasin për këtë qështje, të botuara nga grup autorësh, janë shkëputur fragmente nga librat numër 1.a., 1.b. dhe 3, botuar në Kajro në vitin 2004.

Libri 1.a. me titull:(- انوار الحقاءق الجلية في كشف الوهابية -), 'Enwar Elhakaik Elxhelijjetu fi Keshfi Elvehabijjetu', botimi i parë Rexhep 1425 h. - Shtator 2004 Kajro nr. i bot. 15177\2004.

Libri 1.b. me titull: (- كشف الارتياب في امامة ابن سعود و ابن عبد الوهاب -), 'Keshf El-irtijab fi Imameti Ibni Seud we Ibni Abdulvehab', botimi i parë Shewal 1425 h. - Nëntor 2004, Kajro nr. i bot. 18853\2004.

Libri 3 me titull: (- الوهابية لمصلحة من؟ -), 'Elvehabijetu limaslahati men?', botimi i parë Shewal 1425 h. - Nëntor 2004 Kajro nr. i bot. 18854\2004.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...