Dëshirojmë një 'islam të reformuar'!



Në historinë e njerëzimit njihen lëvizje të ndryshme në drejtime të ndryshme. Lëvizje të tilla ka edhe sot e kësaj dite edhe në mesin e myslimanëve. Edhe kohëve të fundit, kemi lëvizje të quajtura islame, që luftojnë për një "islam liberal" disa po e quajnë "islam progresiv" apo edhe "Islam të reformuar".

Të gjitha këto janë proçka me tendenca të errëta. Janë proçka sepse zakonisht këto shprehje i gjen te njerëzit më të prishur të shoqërisë, te ata që ligji i Allahut paraqet pengesë për realizimin e synimeve të tyre mediokre të kësaj bote.

Ata ose harruan, ose janë xhahilë e nuk e dinë, ose janë hipokrit dhe shtiren se nuk e dinë, se Islami nuk mund të reformohet nga njeriu, përkundrazi, qëllimi i Islamit dhe ligjeve islame është të reformojë njeriun si individë dhe shoqërinë,e jo individi të reformojë islamin.

Kur'ani Famëlartë, përmes tregime për popujt e më hershëm, jo rrallë herë na tregon se ata të cilët thirreshin në reforma dhe shtireshin si mbrojtës dhe pionier të reformave ishin tiranët, gjakpirësit, zullumqarët, shkatërrimtarët. Vetëm si shembull le të na shërbej ky rast.

Kur Musai a.s. me urdhrin e Allahut xh.sh. i bëri ftesë Faraonit të pranojë besimin në Allahun Një dhe të ndalë zullumin mbi popullin, ai jo vetëm që nuk ju përgjigj kësaj ftese, por ai pretendoi se është një reformator i madh i cili po bënë reforma në shoqëri dhe po vendon rend, pra njëjtë sip po pretendojnë vëllezërit e tij në kohën moderne.

Këtë na e qartëson Allahu xh.sh. përmes ajetit 36 të sures el-Gafir, ku thotë: "Faraoni tha: "më lini mua ta mbys Musain, e ai le të thërrasë Zotin e vet, (në ndihmë) pse unë kam frikë se ai (Musa) po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend"!". Pra, kundërvihesh reformave të tiranëve, nënkupton që me automatizëm cilësohesh si rebel që duhet gjithsesi sanksionur.

Pra Kur'ani na mëson, se kjo është cilësi hipokrite e të gjithë tiranëve në çdo kohë dhe vend. Kjo është vërtetuar historikisht gjeneratë pas gjenerate, dhe nuk mund të kontestohet në asnjë aspekt. Shihni kasapin e ballkanit, kur njerëzit i thoshin mos bënë krime, thoshte: "po vendoj rend kushtetues"! Prandaj, Allahu xh.sh. për të mos u bë pre e "Reformistëve satanik" që duan islam të reformuar, na tregon qartë dhe prerë për këtë fenomen, duke thënë: "E kur atyre u thuhet: "Mos bëni ç'rregullira në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm reformues" që mbajmë rend!", (el-Bekare, 11).

Pra të nderuar besimtarë, kudo që jeni, Islami është Një, i vërtetë cili fillimisht përforcon bindjet e njerëzve, sistemon jetën e tyre, rregullon raportet ndërnjerëzore apo thënë më mirë është sistem jete, e atyre që nuk ju konvenon kjo, kërkojnë "islam të reformuar".



Autor: Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...