Shejh Albani ka gabuar rende ne fetvane e tij



Se Palestinezet duhet te emigrojne nga Vendi i tyre ashtu si beri Pejgamberi a.s, kur emigroi nga Meka ne Medine.

Pse kjo fetva eshte gabim i rende dhe cili eshte argumenti i rrezimit poshte te kesaj fetvaje?

Fillimisht ecim me parimin se Dijetaret jane pasuesit e Pejgambereve dhe duhet te gezojne respektin maksimal per shkak te diturise se tyre.

Mirpo ne Islam Dijetaret nuk shenjterohen dhe mund edhe te konsiderohen gabimtare ne mendimet e tyre te caktuara. Sepse sic thote Imam Shafiu se: Vetem njeriu qe eshte ne kete varr (duke bere me shenje nga varri i Pejgamberit a.s.) eshte i pagabueshem. Ndersa te tjereve mendimi u merret dhe i lihet.


Por le te diskutojme per fetvane

A duhet te largohen palestinezet prej tokes se tyre, sepse represioni izraelit aty eshte shume i madh?

A nuk e ka bere kete hixhret pejgamberi a.s. ne nje represion akoma me te vogel sesa ky qe izraelitet po bejne me palestinezet sot?

Fetvaja e Shejh Albanit ka dale ne nje kohe kur represioni Izraelit nuk kishte arritur kete barbari qe ka arritur sot. Imagjinoni cfare do te thoshte sot Shejh Albani per kete nivel barbarie qe Izraeli po perdor sot. Madje bazuar ne kete parim, ai do ta sulmonte ashper edhe Rezistencen sepse -sipas tij, ata duhet te emigrojne dhe jo te luftojne-.


Por krahasimi i albanit eshte i gabuar

Ai po u thote palestinezeve te shkojne ne ndonje vend tjeter. Por Pejgamberi a.s. nuk emigroi ne nje vend tjeter. Ai emigroi ne Medine, dhe Medina ne ate kohe ashtu dhe sot eshte nje qytet tjeter dhe jo nje vend tjeter. Ne nje vend tjeter do te ishte nese Pejgamberi a.s. do te shkonte ne Abisini, pershembull. Sic bene edhe disa Sahabe.

Por a emigroi pejgamberi a.s nga meka ne medine sepse nuk duronte dot represionin e kurejsheve?


A nuk mund te bente ai zgjidhje te tjera te brendshme?

Fakti qe ai shkoi ne Medine, na tregon se ai nuk po largohej prej presionit te Kurejsheve. Por po largohej per te ndertuar nje Shtet Islam dhe kete e beri ne Medine.

A mund ta bente Pejgamberi a.s. nje shtet Islam ne Abisini?

Sigurisht qe jo. Sepse ai shtet kishte nje sistem te ndertuar dhe per ta ndryshuar sistemin e qeverisjes atje, i duhej nje revolucion ne vend te huaj. Por nese do ta bente ne kete menyre ai e kishte me te lehte ta bente ne vendin e tij ne Meke.

Po nese Palestinezet shkojne ne nje vend tjeter? A do te mund te organizohen ushtarakisht ata ne Jordani, ose ne Egjipt ose ne ndonje vend edhe me te larget, per tu kthyer dhe per te marre Palestinen, ashtu si beri Pejgamberi a.s. me Meken? Sigurisht qe jo. Dhe realiteti prej kaq dekadash e ka vertetuar kete.


A e kane bere palestinezet hixhretin e pejgamberit a.s.?

Po, Palestinezet e kane bere kete Hixhret qe ne vitet e para te pushtimit Izraelit. Kur jane perzene nga YAFA, nga HALIL, nga NABLUS, nga Tel Aviv, nga ASKALAN, e shume vende te tjera palestineze.

Ata u vrane e u dogjen fshatra te tera me palestineze. Qytete te tera me popull muslimane u vrane dhe u be nje spastrim etnik. Ata emigruan neper kampe refugjatesh brenda Palestines, ne GAZA, ne BREGUN PERENDIMOR, etj.. Vetem ne Gaza ka te pakten pese kampe refugjatesh palestineze, qe kane zbritur nga zonat veriore te perzene nga zionistet. E sot jetojne ne Gaza.

Sic ka edhe te tjere palestineze jashte Palestines ne Egjipt, Jordani Liban, Siri dhe vende te tjera. Por te gjithe keta qe dolen jashte Palestines treguan se nuk mund te benin asgje per Lirine e Palestines. Ndersa ata qe qendruan brenda territoreve Palestineze, arriten te themelojne Rezistencen e tyre qe ne e shohim.

Pra barazimi i hixhretit te pejgamberit a.s. me hixhretin e palestinezeve, eshte totalisht gabim. dhe nje gabim, qe po te mos ishte e thene nga nje dijetar si albani, do ta konsideronim tradheti te umetit. por duke menduar mire per shejh albanin, themi se ky ishte nje ixhtihad i gabuar i tij. per te cilin do te shperblehet tek zoti me nje sevap.


Le ta trajtojme fetvane nga ana politike

Ashtu sic publikova kohet e fundit, nje artikull te nje Analisti Zionist, i cili i referohej Shejh Albanit ne kete fetva, dhe lavderonte sektin Medkhali, si sekti qe punon per Interesat tona.

Do te thoja se kjo fetva Politikisht shkon ne Interesin e Pushtuesit Zionist. Me kete Fetva jo vetem qe ndihmohet Projekti i Izraelit per Spastrim Etnik dhe politika e tij shoviniste e zgjerimit. Por gjithashtu goditet pas shpine Rezistenca e Palestines, gjaku i deshmoreve dhe vuajtjet e atij populli.

Ne nje fetva te ngjashme, madje shejh albani i konsideron edhe qafira ata palestineze qe nuk e braktisin palestinen ne emigracion.

Sigurisht qe Dijetaret e kohes dhe te mevonshem e kane quajtur kete nje rrjedhje mendore te Albanit per shkak te moshes se tij. Por ka edhe prej tyre qe e kane quajtur nje fetva te qellimshme ne sherbim te Zionizmit.

Une per veten time zgjedh mendimin e pare. Se ne kohen kur i ben tekfir palestinezeve qe rezistojne ne vatanin e tyre, shejh albani ka qene thjesht i rrjedhur menderisht nga pleqeria. Dhe kjo eshte normale te ndodhe tek nje njeri.


Me poshte po ju sjell dy linke:

Ne te parin ku Shejh Albani me zerin e tij jep fetvane e pare ne te cilen une i dhashe pergjigjen me lart.

Ne te dytin ku shejh Albani komentohet per fetvane e tij qe i ben Tekfir Palestinezeve qe nuk e braktisin Vatanin e tyre.

Zeri i shejh Albanit ne fetvane e pare: https://www.youtube.com/watch?v=xyG7nV9Cjn0

Komentet e fetvase se dyte: https://shaykhgillessadek.com/%D9%84%D9%85%D8%A7%D8%B0%D8%A7-%D9%82%D8%A7%D9%84-%D8%A7%D9%84%D8%A3%D9%84%D8%A8%D8%A7%D9%86%D9%8A-%D9%83%D9%84-%D9%85%D9%86-%D8%A8%D9%82%D9%8A-%D9%81%D9%8A-%D9%81%D9%84%D8%B3%D8%B7%D9%8A%D9%86/?fbclid=IwAR2jKb8QwLaA919nSJEcIvZPYeparEo4EszSRGHwJfDwvB4UWi-UjlrnCKU



Pergatiti: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...